LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK do të hetojë "21 Janarin", xhaxhai dhe gruaja e Aleks Nikës në Prokurorisë së Posaçme! Rajmonda Nika: Dhashë fakte të reja! Audio regjistrimin do e dorëzojmë një herë tjetër

• Gruaja dhe xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika janë paraqitur paraditen e sotme në SPAK për të dhënë dëshmi. • Mësohet se bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika e cila ka bërë edhe kallëzimin në SPAK do të paraqitet në orën 10:00, ndërsa Mark Nika në orën 12:00. • Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. • Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. • Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa. • Më 16 korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka rregjistruar një procedim penal mbi ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011. • Fillimisht, Prokuroria e Posaçme kishte refuzuar të ndërmerrte hetime pas kallëzimit të bërë pranë saj nga familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 demonstruesve të vrarë. • Vrasja e tij ka mbetur pa autor. • Kjo Prokurori kishte vlerësuar se hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Tiranës, nuk kanë zbuluar elementë penalë ndaj subjekteve që hyjnë në juridiksionin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar. • Por sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, vetëm pas hetimeve paraprake dhe pasi të arrihej në konkluzionin nëse kishte apo jo elementë të veprës penale referuar kallëzimit, mund të vendosej mbi çështjen. • Ndërkohë, Rajmonda Nika ka dalë nga ambientet e SPAK. • Në një prononcim të shkurtër para mediave ajo u shpreh se gjatë dëshmisë së saj dha disa fakte të reja por që s'mund t'i bëjë publike. • Ajo shtoi se audio regjistrimin do ta dorëzojnë një herë tjetër. • Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, pas dëshmisë në SPAK në lidhje me 21 Janarin, tha për mediat se ka besim që Prokuroria e Posaçme do ta çojë deri në fund hetimin e ngjarjes. • Ai ka zbuluar detaje nga dëshmia e tij. • Xhaxhai i të ndjerit ka përsëritur kërkesën për hetimin e zinxhirit komandues.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

21 Janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës përfundon dëshminë në Prokurorinë e Posaçme: Besoj se SPAK do i shkojë çështjes deri në fund

SPAK do të hetojë "21 Janarin", xhaxhai dhe gruaja e Aleks
Mark Nika

TIRANA- Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, pas dëshmisë në SPAK në lidhje me 21 Janarin, tha për mediat se ka besim që Prokuroria e Posaçme do ta çojë deri në fund hetimin e ngjarjes. Ai ka zbuluar detaje nga dëshmia e tij. Xhaxhai i të ndjerit ka përsëritur kërkesën për hetimin e zinxhirit komandues.

“Kasetën e ka Artan Hoxha e do ta dorëzojë në SPAK. Pame se SPAK rinisi hetimet dhe premtimi është që do respektohen procedurat. Ne kemi dhënë fakte të tjera më parë në Prokurorinë e Tiranës. Unë them se siç ka nisur hetimit, çështjen do ta çojë deri ën fund. Nuk ka ndikime politike dhe do ta zbardhë çështjen deri në fund.

U thirra për kasetën. Kasetën e Artan Hoxha dhe është i gatshëm ta dorëzojë. Pamjet do të grupohen dhe do t’i jepen SPAK-ut. Sot trajtuam edhe anën teorike sepse ka probleme në procedurën penale, lidhur me parashkrimet. E ngrita si shqetësim. Kërkojmë hetim për zinxhirin komandues. Nuk kishte vullnet politik, ishte një krim shtetëror. Kërkojmë hetimin e komandës së Gardës, kryeministri i kohës dhe ministri”, tha ai.

1 VITE ME PARE

21 Janari/ Gruaja e Aleks Nikës del nga SPAK: Dhashë sqarime dhe disa fakte të reja! Audio regjistrimin do e dorëzojmë një herë tjetër

SPAK do të hetojë "21 Janarin", xhaxhai dhe gruaja e Aleks
Gruaja e Aleks Nikës

TIRANË- Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika ka dalë nga ambientet e SPAK disa orë pasi u paraqit ditën e sotme për të dhënë dëshminë e saj në lidhje me vrajesn e burrit të saj në protestën e 21 Janarit 2011 në bulevardin përballë Kryeministrisë.

Në një prononcim të shkurtër para mediave ajo u shpreh se gjatë dëshmisë së saj dha disa fakte të reja por që smund ti bëjë publike. Ajo shtoi se audio regjistrimin do ti dorëzojnë një herë tjetër.

“Dhashë fakte të reja që s’mund t’i bëj publike”, deklaroi ajo për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK.

Rajmonda Nika mbërriti në SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 për të dëshmuar për 21 Janarin, gjashtë ditë pas Prokuroria e Posaçme rinisi hetimet. Ajo mbërriti rreth orës 10:00 shoqëruar nga Mark Nika, xhaxhai i viktimës. Ky i fundit vijon të japë dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.


Më 16 korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka rregjistruar një procedim penal mbi ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011. Fillimisht, Prokuroria e Posaçme kishte refuzuar të ndërmerrte hetime pas kallëzimit të bërë pranë saj nga familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 demonstruesve të vrarë. Vrasja e tij ka mbetur pa autor. Kjo Prokurori kishte vlerësuar se hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Tiranës, nuk kanë zbuluar elementë penalë ndaj subjekteve që hyjnë në juridiksionin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.


Por sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, vetëm pas hetimeve paraprake dhe pasi të arrihej në konkluzionin nëse kishte apo jo elementë të veprës penale referuar kallëzimit, mund të vendosej mbi çështjen. 

 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Vrasja e Aleks Nikës më 21 Janar, mbërrijnë në SPAK, gruaja dhe xhaxhai

SPAK do të hetojë "21 Janarin", xhaxhai dhe gruaja e Aleks
Xhaxhai dhe gruaja e Aleks Nikës

TIRANA- Gruaja dhe xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika janë paraqitur paraditen e sotme në SPAK për të dhënë dëshmi. Mësohet se bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika e cila ka bërë edhe kallëzimin në SPAK do të paraqitet në orën 10:00, ndërsa Mark Nika në orën 12:00.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Më 16 korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka rregjistruar një procedim penal mbi ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011. Fillimisht, Prokuroria e Posaçme kishte refuzuar të ndërmerrte hetime pas kallëzimit të bërë pranë saj nga familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 demonstruesve të vrarë. Vrasja e tij ka mbetur pa autor. Kjo Prokurori kishte vlerësuar se hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Tiranës, nuk kanë zbuluar elementë penalë ndaj subjekteve që hyjnë në juridiksionin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.

Por sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, vetëm pas hetimeve paraprake dhe pasi të arrihej në konkluzionin nëse kishte apo jo elementë të veprës penale referuar kallëzimit, mund të vendosej mbi çështjen. 

1 VITE ME PARE

SPAK do të hetojë "21 Janarin", jep sot dëshminë në Prokurorinë e Posaçme xhaxhai dhe gruaja e Aleks Nikës

SPAK do të hetojë "21 Janarin", xhaxhai dhe gruaja e Aleks
Foto ilustruese

TIRANA- Sot do të paraqiten në SPAK për të dhënë dëshmi xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, i vrarë në bulevard gjatë protestës së opozitës së asaj kohe më 21 janar 2011. Mësohet se bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika e cila ka bërë edhe kallëzimin në SPAK do të paraqitet në orën 10:00, ndërsa Mark Nika në orën 12:00.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Më 16 korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka rregjistruar një procedim penal mbi ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011. Fillimisht, Prokuroria e Posaçme kishte refuzuar të ndërmerrte hetime pas kallëzimit të bërë pranë saj nga familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 demonstruesve të vrarë. Vrasja e tij ka mbetur pa autor. Kjo Prokurori kishte vlerësuar se hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Tiranës, nuk kanë zbuluar elementë penalë ndaj subjekteve që hyjnë në juridiksionin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.

Por sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, vetëm pas hetimeve paraprake dhe pasi të arrihej në konkluzionin nëse kishte apo jo elementë të veprës penale referuar kallëzimit, mund të vendosej mbi çështjen. 

21 janari

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri