LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shqipëria 'mes flakëve'/ 6 vatra zjarri aktive, shuhen 16, rrezikohen banesat në Shtiqën të Kukësit

•Riaktivizohen zjarret në vend. •Ditën e sotme, në fshatin Shtiqën të Kukës zjarri kërcënon të djegë katër banesa. Flakët po përhapen me shpejtësi pranë oborreve të shtëpive, ndërsa bnorët po mundohen të shuajnë flakët së bashku me punonjësit e zjarrfikësen e Bashkisë Kukës. •Një zjarr ka prekur një sipëfaqe toke në fshatin Kalivaç të bashkisë së Memaliajt. Deri më tani raportohet se flakët po shkrumbojnë drurë frutorë dhe ullishte. •Ministria e Mbrojtjes raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 22 vatra zjarri, prej të cilave janë shuar 16 vatra zjarri dhe janë vijojnë të jenë aktive 6 vatra zjarri. •Vatrat aktive të zjarrit raportohen konkretisht në: Maje të Zorgjit, njësia administrative Shalës, sipër fshatit Nderlysa, bashkia Shkodër; Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German”, në fshatin German, bashkia Mat. •Vatrat e zjarrit të shuara në 24 orë janë në: Fshatin Melgush dhe fshatin Rranxa, bashkia Vau Dejës; Fshatin Çernen, bashkia Dibër; Fshatin Mukje, Fshatin Derven bashkia Krujë; Fshatin Plashnik i Madh, bashkia Poliçan; Në  vendin e quajtur Uznovë, bashkia Berat; Fshatin Fier i Ri dhe në fshatin Saver bashkia Lushnjë; Fshatin Petov, bashkia Fier; Në njësinë administrative Rajoni Nr.5 dhe në lagjen “Partizani” bashkia Vlorë; Fshatin Shkozë, bashkia Selenicë; Fshatin Golem, bashkia Kavajë; Fshatin Çerkezë dhe në fshatin Mjull Bathore, bashkia Tiranë; Njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër; Fshatin Mal i Bardhë, bashkia Kurbin.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zjarr në fshatin Shahinas të Shijakut, “kërcënohen” banesat!

Shqipëria 'mes flakëve'/ 6 vatra zjarri aktive, shuhen 16,
Zjarr në Shijak

SHIJAK- Një zjarr ka rrezikuar mbrëmjen e së enjtes fshatin Shahinas të Shijakut. Zjarri që kërcënonte dhe banesat ka vënë në lëvizje dhe banorë të fshatit, të cilët i janë bashkuar zjarrfikësve për të shuar flakët që po u afroheshin banesave. Po ashtu, në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një zjarrfikëse e portit detar të Durrësit.

Deri më tani sipërfaqja e djegur paraprakisht vlerësohet në afro 5 hektarë kryesisht me bimësi të ulët, por ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Hetimet do të zbulojnë nëse ka qenë i qëllimshëm, apo ka nisur nga temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin kohët e fundit. 

1 VITE ME PARE

Zjarri përfshin kabinën elektrike në Memaliaj, zjarrfikësit në luftë me flakët

Shqipëria 'mes flakëve'/ 6 vatra zjarri aktive, shuhen 16,
Zjarr

GJIROKASTËR- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme në fshatin Kalivaç, në Memaliaj. Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar drurë frutorë dhe ullishte.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikëse të Tepelenës dhe Memaliajt. Përhapja me shpejtësi e flakëve, ka përfshirë edhe kabinën elektrike që furnizon fshatin me energji dhe zonën përreth duke shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë. Ka nisur puna për shuarjen e zjarrit dhe për riparimin e kabinës.

1 VITE ME PARE

FOTO- Zjarr te Gryka e Motinës, terreni vështirëson shuarjen e flakëve

Shqipëria 'mes flakëve'/ 6 vatra zjarri aktive, shuhen 16,
Pamje nga zjarri

TROPOJË- Zjarr në vendin e quajtur Gryka e Motinës Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. Edhe pse në një terren të vështirë po punohet për izolimin dhe fikjen e plotë të saj. Nuk dihet nëse flakët e zjarrit rrezikojnë banesat pranë, mirëpo puna ka nisur për shuarjen e tyre.

Ekipet zjarrfikëse, punonjësit e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura po punojnë për shuarjen e zjarrit.

1 VITE ME PARE

Zjarret në vend/ 22 vatra gjatë 24 orëve, zjarrfikësit në “luftë” me flakët, rrezikohen 4 banesa në Kukës

Shqipëria 'mes flakëve'/ 6 vatra zjarri aktive, shuhen 16,
Zjarre

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e vatrave të zjarrit gjatë 24 orëve në vendin tonë. Sipas “Mbrojtjes” janë regjistruar 22 vatra, nga të cilat 16 janë shuar dhe 6 vijojnë të jenë aktive. 

Në fshatin Shtiqën të Kukës zjarri është rritur me shpejtësi dhe rrezikon që të djegë 4 banesa. Flakët po përhapen me shpejtësi pranë oborreve të shtëpive. Banorët po mundohen të shuajnë flakët së bashku me punonjësit e zjarrfikësen e Bashkisë Kukës.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

IZOLOHEN VATRAT NË:

• Fshatin Melgush dhe fshatin Rranxa, bashkia Vau Dejës.
• Fshatin Çernen, bashkia Dibër.
• Fshatin Mukje, Fshatin Derven bashkia Krujë.
• Fshatin Plashnik i Madh, bashkia Poliçan.
• Në vendin e quajtur Uznovë, bashkia Berat.
• Fshatin Fier i Ri dhe në fshatin Saver bashkia Lushnjë.
• Fshatin Petov, bashkia Fier.
• Në njësinë administrative Rajoni Nr.5 dhe në lagjen “Partizani” bashkia Vlorë.
• Fshatin Shkozë, bashkia Selenicë.
• Fshatin Golem, bashkia Kavajë.
• Fshatin Çerkezë dhe në fshatin Mjull Bathore, bashkia Tiranë.
• Njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër.
• Fshatin Mal i Bardhë, bashkia Kurbin.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 562 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 47 mjete zjarrfikëse.
Aktualisht janë aktive vatrat në:

• Në Maje të Zorgjit, njësia administrative Shalës, sipër fshatit Nderlysa, bashkia Shkodër. Aktualisht po vijon puna nga forcat e pushtetit vendor.

• Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German”, në fshatin German, bashkia Mat. Gjatë ditës së djeshme kanë punuar forca të pushtetit vendor, vullnetarë dhe forca Armatosura të cilët kanë mundur të bëjnë izolimin e disa vatrave të zjarrit, operacioni do të vazhdoj edhe sot ku do të angazhohen forcat e pushtetit vendor dhe 50 efektive nga FA.

• Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, vijon puna në terren për shuarjen zjarrit të rënë më datë 19.07.2022. Gjate natës janë shfaqur dhe tre vatra te tjera zjarri qe janë ne distance rreth 500 m nga vatra kryesore. Nga bashkia e Durresit po punohet per hapjen e rrugëve per futjen e mjeteve zjarrfikëse. Operacioni vazhdon.

• Në fshatin Dragobi, bashkia Tropojë zjarri i rënë në një sipërfaqe malore me pemë ahu vijon të digjet me intensitet të ulët brenda vatrave të saj. Ditën e sotme kanë filluar punën për izolimin e vatrave aktive nga forcat e bashkisë dhe ADZM.

• Në fshatin Skuraj, vijon puna nga bashkia Kurbin, intensiteti i vatrave është më i ulët.

• Fshatin Mal i Bardhë, bashkia Kurbin po mbahet ne monitorim nga bashkia.
U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve të nxehta, të njoftojnë për çdo vatër zjarri në kohë të shpejtë pranë strukturave te sistemit te mbrojtjes civile.
Të gjitha forcat e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, me kapacitetet e nevojshme për ndërhyrje nga toka dhe nga ajri.
Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni