Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesit në ambjentet e një kopshti privat në Tiranë, vijon të jetë në sitën e hetimeve teksa detaje të reja dalin në dritë. • Mëngjesin e sotëm kanë dhënë dëshminë e tyre para hetuesve dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes, konkretisht Dorian Aliaj dhe Dritan Nano. • Autori i vetëdorëzuar Dorian Aliaj në dëshminë e tij paraprake të dhënë para hetuesve ka deklaruar se sulmi është porositur nga Dritan Nano, dhe se autorët e kishin kryer porosinë për miqësi. •Aliaj ka thënë se kishin si qëllim vetëm ti jepnin një mesazh por nuk e kishin menduar se gjendja do të shkonte deri në këtë pikë. • Nga ana tjetër Nano ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa ka thënë se nuk është ai organizatori i sulmit dhe se nuk kishte lidhje fare me ngjarjen. • Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës, për çështje pronësie. • Sipas policisë, sulmi ndodhi pasi avokati ishte mbrojtës i një pale që ka fituar gjyqin në Apel për një truall, dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk pranoi të zbatonte kontratën e të paguante avokatin. • Avokati Sokol Mëngjesi aktualisht është në terapi intensive në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku raportohet se ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në trup. • Siç edhe u pa në pamjet e publikuara një ditë më parë 5 autorët e kanë dhunuar avokatin me doreza hekuri, leva dhe shqelma, të cilat si pasojë i kanë shkaktuar fraktura të shumta. • Tre prej autorëve të tjerë të dyshuar vijojnë të jenë në kërkim nga Policia. • Konkretiusht në kërkim janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku. •Policia ka ushtruar kontrolle në pikat kufitare dhe në banesat e tre autorëve por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË - Doriaj Aliaj nga autorët që mori pjesë në dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme në Tiranë, ka treguar se kush ishte porositësi i sulmit. Aliaj tregon para hetuesve se sulmi është porositur nga Dritan Nano dhe autorët e tjerë e kanë kryer porosinë për miqësi.
Aliaj ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave të kontratës për pronën. Më tej ai është shprehur se kishin si qëllim vetëm ta frikësonin avokatin, por nuk e kishin menduar se situata do të bëhej kritike. Sakaq në dëshminë e tij të dhënë më herët Dritan Nano, ka hedhur poshtë akuzat dhe ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit.
TIRANË- Tre autorët të cilët ushtruan dhunë ditën e djeshme ndaj avokatit Sokol Mëngjesi janë shpallur në kërkim dhe ditën e sotme janë ushtruar kontrolle në banesat e tyre. Bëhet me dije se pas kontrollit në banesat e Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabakut, asnjëri prej tyre nuk është gjetur.
Mendohet se autorët e lartpërmendur kanë ikur nga qyeteti i Tiranës. Gjithashtu mësohet se policia ka shtrirë kontrollet në pikat kufitare e doganore, në Pukë, Shkodër dhe Kukës me qëllim kapjen e autorëve përpara se të dalin nga vendi.
TIRANA- Lidhur me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditë djeshme ka dalë dhe një pjesë nga dëshmia e njërit prej autorëve, kokretisht e Dorian Aliajt. Ky i fundit ka deklaruar se ata kanë shkuar për t'i dhënë një mesazh avokatit, Ai ka shtuar se nuk e kanë menduar se do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda.
"Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda", ka deklaruar Dorian Alia.
Nga ana tjetër, policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes ku u zbulua se kjo ndodhi pasi avokati ishte mbrojtës i një pale që ka fituar gjyqin në Apel për një truall, dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk pranoi të zbatonte kontratën e të paguante avokatin.
TIRANË - Dritan Nano, një prej autorëve të dyshuar të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Në dëshminë e tij paraprake para hetuesve, Nano është shprehur se nuk ishte ai organizatori i sulmit, ashtu siç u pretendua më herët ndërsa ka refuzuar të japë detaje të mëtejshme. Edhe pse u filmua nga kamerat e sigurisë, duke dhunuar avokatin dhe u raportua se ishte ai organizatori i sulmit, ai ka mohuar implikimin e tij në ngjarje, ndërsa ka refuzuar që të bashkëpunojë me drejtësinë.
“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, mësohet të ketë thënë Dritan Nano.
TIRANË - Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua paraditen e ditës së djeshme në ambjentet e një kopshti privat në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. Aktualisht avokati është në terapi intensive në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku raportohet se ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në trup. Siç edhe u pa në pamjet e publikuara një ditë më parë 4 autorët e kanë dhunuar avokatin me doreza hekuri, leva dhe shqelma, të cilat si pasojë i kanë shkaktuar fraktura të shumta.
Katër autorët, konkretisht Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, vijojnë të jenë në kërkim nga policia, ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë prej tyre. Mësohet se Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja.Nga hetimet e deritanishme thuhet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Po ashtu bëhet me dije se policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve.
TIRANË - Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi në ambjentet e një kopshti privat në Tiranë, vijon të jetë në sitën e hetimeve teksa detaje të reja dalin në dritë. Mësohet se katër autorët, konkretisht Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, i kanë gjuajtur avokatit me leva, shqelma e doreza hekuri.
Pamjet e rënda dhe materiali policor janë dërguar në drejtim të Prokurorisë, ndërkohë që kjo e fundit ka nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim. Autorët e ngjarjes vijojnë të jenë në kërkim nga policia, ndërsa mësohet se nëse do shpalleshin fajtor dhe dënohen nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve Publikë” kryer në bashkëpunim por mbetur në tentativë, këta persona rrezikojnë një dënim nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm.