LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Rrethimi dhe ndërprerja e transmetimit të News24 nuk ka bazë ligjore", Berisha: Altin Dumani, mburojë e Ramës për të mos e hetuar skandalin McGonigal

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë nga selia blu, ku në nisje të fjalës, shprehu solidaritetin e tij dhe të PD-së, me gazetarët dhe punonjësit e Focus Media Group, të cilët sipas tij janë subjekt i agresionin të kryeministrit Edi Rama. • Ai tha se News24, është televizioni i tretë "viktimë e Ramës", ndërsa shtoi se nuk ka asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit, shkëputja e kabllove të transmetimit, që është realizuar këto 3 ditë ndaj medias në fjalë. • Berisha u shpreh se këto janë akte të rënda ndaj fjalës së lirë dhe përpjekje për të shuar çdo zë kundër, çdo burim të pavarur, çdo hetim gazetaresk të pavarur nga qeveria. • Më tej akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin se po bëhet mburojë e kryeministrit Edi Rama, duke mos hapur dosjen "McGonigal". • Ky i fundit, tha Berisha, është armik i presidentit Donald Trump dhe një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, për të cilën tha se FBI hapi dosjen 2 javë më parë. • Ai është shprehur se opozita do të krijojë komisionin hetimor parlamentar për atë që ai e quan "veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal, në Shqipëri e Kosovë". • Berisha tha se opozita do të faktojë mbrojtjen që Dumani po i bën kësaj dosjeje. • I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se nuk ka asnjë të dhënë se ishulli i Sazanit është shitur. • Kryedemokrati sqaroi se ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. • Ai theksoi se nuk ka dijeni që çifti Kushner të ketë blerë ishullin sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë. • Berisha komentoi gjithashtu shembjen e godinës trekatëshe në Vlorë, me shpërthim të komanduar. • Berisha tha se shpërthimi i 32 kilogramëve tritol që hodhën në erë ndërtesën që ishte ndërtuar pa leje, terrorizoi banorët dhe turistët në Orikum. • Ai tha se shembja e ndërtesës mund të bëhej në vjeshtë dhe jo në periudhën e sezonit veror, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama është një person që udhëhiqet nga urrejtja. • Sipas Berishës, edhe shembjet ne Theth ishin politikisht të motivuara, për arsye se ajo zonë kishte votuar me shumicë për PD.

4 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Shpërthimi i godinës tre katëshe në Vlorë, Berisha: Berisha: Denoncoj turizmin e tritolit, nga një njeri që shfryn dufet e tij me shpërthime

"Rrethimi dhe ndërprerja e transmetimit të News24 nuk ka
berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi sot shembjen e godinës trekatëshe në Vlorë, me shpërthim të komanduar. Berisha u shpreh se shpërthimi i 32 kilogramëve tritol që hodhën në erë ndërtesën që ishte ndërtuar pa leje terrorizoi banorët dhe turistët në Orikum. 

Ai tha se shembja e ndërtesës mund të bëhej në vjeshtë dhe jo në periudhën e sezonit veror, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama është një person që udhëhiqet nga urrejtja. Sipas Berishës, edhe shembjet ne Theth ishin politikisht të motivuara, për arsye se ajo zonë kishte votuar me shumicë për PD.

"Mariglen, unë sapo e mësova bëra një denoncim. Por, nuk arrita të marr një informacion, se sot në mëngjes u njoha mne këtë lajm, me njëherë e denoncova turizmin e tritolit të një njeriu të shfazuar që, u ofron banorëve të Orikumit, dhe keni parasysh një qytezë është Orikumi, dhe pushuesve që mund të jenë aty, iu ofron terrorin e 32 kilogramëve tritol, pluhurin, zhurmën në kulmin e turizmit. Këtë, mund ta bëjë vetëm një njeri që quhet Ramaduro. Një njeri që, nuk ka asnjë parim, asnjë normë përveç dufeve, shpërthimeve të tij shpirtërore. Se si mund të zgjosh një qytezë të tërë dhe fillojnë ditën, fillojnë pushimet, me një shpërthim të atillë, duke iu prerë dhe dritat, duke krijuar një situatë lufte, këtë mund ta bëjë vetëm Ramaduro, askush tjetër. Nuk di se e kujt është, do pyes, do të informohem, padiskutim, nuk kam arritur por, u kujdo që të ishte dhe çfarëdo që të ishte, ajo nuk mund të bëhej kurrë jnë ditë në atë qytet. Ajo mund të bëhej në vjeshtë në qoftë se kishte çdo komision të shkelur, e me radhë. Por ky, është një njeri që udhëhiqet nga urrejtja.

Ne e denoncuam se, kishim të dhëna të sigurta se, ato që bëri në Theth ishin politikisht të motivuara, për arsye se, pikërisht, ajo zonë kishte votuar me shumicë për PD, megjithëse ky, kishte shkuar dhe i kishte, si të thuash, mikluar, që të vijnë të investojnë bijtë e tyre, të jetojnë këtu me radhë e me radhë. Nuk mori votat, ka bërë në Theth atë që nuk e ka bërë kush kurrë. Domethënë, në historinë e Thethit, një rrënim të atillë, Thethit nuk ia ka bërë asnjë hordhi, asnjë pushtues. Kanë tentuar serbët, por janë kthyer në kufoma. Thethi rrafshohet për herë të parë nga një armik i betuar i Thethit, i Shkodrës, i veriut, i Kosovës, që e ka emrin Edi Rama. Kjo është e vërteta. Po unë, kudo që të ndodhte ajo, e dënoj njëlloj. Edhe në Orikum, e dënoj njëlloj. Cilido që të jetë ajo. Unë, kam respekt për banorët, respekt për turistët. Duhet të jetë i çmendur nga urrejtja. Kënaqësitë e tij duket se vijnë vetëm nga shkatërrimet. Njeri i degraduar totalisht nga krimi.", tha Berisha. 

11 MUAJ ME PARE

"Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro", Berisha: Nuk kam dijeni që ishulli i Sazanit të jetë shitur nga Rama

"Rrethimi dhe ndërprerja e transmetimit të News24 nuk ka
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot në konferencën me gazetarët se nuk ka asnjë të dhënë se ishulli i Sazanit është shitur.  Berisha sqaroi se ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Ai theksoi se nuk ka dijeni që çifti Kushner të ketë blerë ishullin sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë.

"Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje. Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatë skriminale, Edi Rama Personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë.", tha Berisha. 

Media e huaja kanë shkruar disa artikuj se vajza e Donald Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner kanë blerë  kanë shpenzuar mbi një miliard dollarë për të blerë Sazanin, një ishull shqiptar. Artikulli më i fundit ishte nga "Il Messaggero" se sfida e vërtetë e investimeve në atë ishull do të jetë pastrimi i tokës nga minat e pashpërthyera.

Gjithashtu përmendenin dhe kritikat kundër investimeve në Sazan ku thuhet se grupet mjedisore dhe anëtarët e komunitetit shkencor janë shprehur të shqetësuar për pasojat e projektit.

11 MUAJ ME PARE

"Dumani, mburojë e Ramës për të mos e hetuar skandalin McGonigal", Berisha: Opozita do krijojë komision hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale të tyre në Shqipëri e Kosovë

"Rrethimi dhe ndërprerja e transmetimit të News24 nuk ka
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin se po bëhet mburojë e kryeministrit Edi Rama, duke mos hapur dosjen "McGonigal". 

Ky i fundit tha Berisha është armik i presidentit Donald Trump dhe një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, për të cilën tha se FBI hapi dosjen 2 javë më parë. 

Ai është shprehur se opozita do të krijojë komisionin hetimor parlamentar për atë që ai e quan "veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal, në Shqipëri e Kosovë". Ai tha se opozita do të faktojë mbrojtjen që Dumani po i bën kësaj dosjeje. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Rikujtoj se, për shkak të urrejtjes së Edi Ramës për fjalën e lirë, shqiptarët janë të gjobitur dhe duhet të paguajnë nga taksat e tyre 120 mln euro për Agon Channel. Dhe kjo, ndonëse është veprimtari, vendimet personale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, këto i amniston Altin Troplini dhe nuk hap çështje penale ndaj tyre. Qëndrim të njëjtë kanë mbajtur ndaj Ora News, të cilin e konfiskuan në mënyrën më antiligjore, dhe së fundmi e mbyllën informativ, ndër më të pavarurit në Shqipëri News 24.

Së dyti, jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal.

McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për të cilin 2 javë më parë FBI rihapi dosjen, edhe njëherë, konkretisht, për McGonigalin, Altin Troplini hesht si fija e barit. Paçka se, McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, u kontraktua nga zyrat e Edi Ramës, iu dërguan dëshmitarë në Nju Jork për të kryer misionin e tij kundër opozitës.

Paçka se, McGonigal urdhëroi Ramën të heqë licenca të një kompanie ruse, për t’ia dhënë një kompanie tjetër ruse, të lidhur me Deripaskën. Paçka se, famëziu McGonigal vendosi gjoba të tmerrshme, një gjer në 5 milionë euro bizneseve shqiptare, duke i mashtruar me blacklistim.

Paçka se McGonigal, udhëtoi në Vjenë, duke përzgjedhur dhe një prokuror amerikan, udhëtoi në Vjenë më ministër të narkoqeverisë Rama, për të dëgjuar përrallat e Tom Doshit dhe dhe Durim Bamit, se si kishte nxitur Ilir Meta Durimin për të vrarë Tom Doshin.

Pra, aktiviteti kriminal i McGonigal dhe Edi Ramës është më i dënueshmi pas atij që McGonigal ka kryer në SHBA ndaj presidentit në detyrë, Donald Trump, pas ardhjes së tij herën e parë në pushtet. Me gjithë këto, Altin Troplini, ky mercenar, që nuk ka as ligj as oral, mban në sirtar dosjen e McGonigal prej dy vitesh, të dorëzuar aty, nga opozita. E garantoj Altin Troplinin se, do të jetë opozita që do të hetojë Ramën, McGonigalin dhe Altin Troplinin, së bashku, të lidhur ngushtë në një krim të shëmtuar.

Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar dhe do u dëshmojë shqiptarëve veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal në Shqipëri, do përpiqemi të hetojmë edhe me Kosovën, se kjo veprimtari është shtrirë dhe në Kosovë, sikundër do të demaskojë me prova dhe fakte mbrojtjen që Altin Troplini i ka bërë McGonigalit, delinkuent dhe një nga protagonistët kryesorë në mashtrimin e madh të dosjes ruse për presidentin Donald Trump, në mandatin e tij të parë.

11 MUAJ ME PARE

Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore rrethimi apo ndërprerja e sinjalit të transmetimit, që Rama ka realizuar këto 3 ditë ndaj News24

"Rrethimi dhe ndërprerja e transmetimit të News24 nuk ka
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë nga selia blu. Berisha shprehu solidaritetin e tij dhe të PD-së, me gazetarët dhe punonjësit e Focus Media Group, të cilët sipas tij janë subjekt i agresionin të kryeministrit Edi Rama. 

Ai tha se News24, është televizioni i tretë "viktimë e Ramës", ndërsa shtoi se nuk ka asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit, shkëputja e kabllove të transmetimit, që është realizuar këto 3 ditë ndaj medias në fjalë. 

Bërisha u shpreh se këto janë akte të rënda ndaj fjalës së lirë dhe përpjekje për të shuar çdo zë kundër, çdo burim të pavarur, çdo hetim gazetaresk të pavarur nga qeveria. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Jam sot këtu për të shprehur solidaritetin tim më të plotë dhe të PD, me gazetarët dhe punonjësit e Focus Media Group, të cilët janë subjekt i një agresioni të vërtetë banditesk të Ramaduros dhe narkoshteit të tij që, nuk zbaton asnjë ligj, asnjë rregull, përveçse sentimenteve të urrejtjes së tij ndaj fjalës së lirë.

News 24 shënon televizionin e tretë viktimë e Edi Ramës, bastard i xhelatit Kristaq Rama, që firmosi më 10 gusht të vitit 1988 varjen në litar të disidentit Havzi Nela, vetëm e vetëm për fjalën e lirë, vargjet e lira, mendimin e lirë.

News 24 dhe Focus Media Group, ishin nga të paktat media shqiptare, të cilat me përpjekje të mëdha ruanin një pavarësi në lajmet, në debatet, në investigimet e tyre. E vërteta është që, ky ekip e tronditi me emisionet e tij Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale, qeverinë.

Nuk ka absolutisht asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit, shkëputja e kabllove të transmetimit, që Edi Rama ka realizuar këto 3 ditë ndaj televizionit.

Në ndërtesën ku ndodhet televizioni News 24, kontrata është gjer në 2033, siç e kanë pohuar vet organet zyrtare. Për pjesën tjetër të ndërtesës ku ndodhen media të tjera të Focus Group, qiraja është paguar edhe në muajin korrik.

Ka një proces gjyqësor midis palëve, sepse kemi të bëjmë me tjetërsime pronash, dhe natyrisht, ligji vepron, njeh të drejtën e parablerjes të atij që e administron pronën.

Të gjitha këto, janë akte atentate të rënda ndaj fjalës së lirë, janë përpjekje për të vendosur, për të shuar çdo zë kundër çdo burimi të pavarur, çdo hetimi gazetarësk të pavarur nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.

Dënoj me forcën më të madhe në emër të PD këto akte tiranike të narkoshtetit të Ramaduros, dhe kërkoj rikthimin e menjëherëshëm të sinjalit, veprimtarisë normale të gazetarëve dhe punonjësve të News 24 dhe mediave tjera të këtij grupi.

sali berisha edi rama altin dumani rrethimi i news24 nga policia

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit