LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rikthehet në takime publike Lulzim Basha! Deputeti i PD bën SQARIMIN: S'kam nisur asnjë fushatë

• Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u rikthye zyrtarisht në politikë. •Sot ai zhvilloi një takim me të rinjtë në Tiranë. • Ai pranoi se përgjatë 1 viti e gjysmë që qëndroi larg politikës aktive kuptoi se të rinjtë, nuk janë indiferentë dhe apatikë, por janë aktivë. •Gjatë bisedës, njëri prej tyre e cilësoi si "kryetar", por Basha e sqaroi duke u shprehur se nuk kishte shkuar për fushatë. •Në këtë rikthim, ai risolli edhe disa propozime si tezat e tij për emergjencën kombëtare për të ardhmen e vendit. •Ai ripërsëriti propozimet: Listat e hapura, vettingu i politikanëve, kufizimi i mandateve për kryeministrin dhe vota e emigrantëve. •Duke u fokusuar në pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve dhe të rinjve në veçanti në zgjedhjet vendore të 14 majit, Basha tha se diçka e tillë mund të përkthehet si “skadencë e klasës së vjetër politike në vend”. •Basha solli në vëmendje se ekzistojnë mekanizma kushtetues për të ndryshuar sistemin, duke përmendur referendumin.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Akuzat e Berishës/ Basha: Heshta për të mos thelluar plagët në PD, sulmet nuk buronin nga ai por nga Rama

Rikthehet në takime publike Lulzim Basha! Deputeti i PD bën SQARIMIN:
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha ka folur sot për herë të parë në lidhje me heshtjen kundrejt akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha. Këto akuza që kanë ardhur në adresë të Bashës, ky i fundit i konsideroi si të njëjtat me ato të kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se nuk i ishte përgjigjur akuzave të Berishës, për të mos thelluar plagët brenda Partisë Demokratike.

“Nuk është se kam heshtur se nuk kisha çfarë të thoja për sulmet, akuzat, apo për personin në fjalë. Por kam zgjedhur të hesht i vetëdijshëm për plagët që shkaktonte çdo sulm i tij tek demokratët.

Çfarëdo të thoja, vetëm do i thellonte këto plagë sepse në fund të fundit asnjë prej sulmeve të tij nuk kanë buruar vetëm nga ai, kanë qenë sulme që për vite me rradhë janë bërë nga Edi Rama”, u shpreh ish-kryedemokrati.

 

3 VITE ME PARE

Basha thirrje demokratëve: Ndalni thikat ndaj njëri-tjetrit, na ka hyrë hasmi në shtëpi e të tjerë hedhin valle

Rikthehet në takime publike Lulzim Basha! Deputeti i PD bën SQARIMIN:
Basha me te rinjte

TIRANË- Deputeti i PD-së Lulzim Basha, pas një shkëputje një vjeçare nga politika, ka zgjedhur rikthimin përmes një bashkëbisedimi më të rinjtë. Thirrja e hapur që bëri ndaj demokratëve ishte për të ndalur goditjet ndaj njëri-tjetrit, pasi pala kundërshtare ‘hedh valle’.

"Mënyra e vetme që unë di për ti kundërvënë enegjisë negative është një alternativë shpresëdhënëse. Të rinjtë ikin, se nuk kanë alternativë, shpresë. Më shumë shqiptarë neveriten nga sistemi politik, dhe tallavaja fiton. Thirrja ime është për të gjithë demokratët; ndalni thikat ndaj njëri-tjetrit, na ka hyrë hasmi në shtëpi. E ca të tjerë hedhin valle, sepse ne merremi në mënyrë të pandershme me njëri-tjetrin", tha Basha.

 
3 VITE ME PARE

Basha: Largimi im nga PD, shanc për bashkimin e demokratëve

Rikthehet në takime publike Lulzim Basha! Deputeti i PD bën SQARIMIN:
Lulzim Basha me te rinjte

TIRANË- Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka shuar kureshtjen për largimin e tij prej një viti nga jeta politike. I pyetur nga një prej të rinjve se përse ndodhi ky akt, Basha tha se tërheqja është bërë për një interes të madh, kjo për ti dhënë një shanc bashkimit të demoktratëve. Në të njëjtën kohë konfirmoi se ai nuk ka hequr dorë plotësisht nga politika, e ndërsa kjo ka qenë një periudhë reflektimi. Në vazhdën e akuzave, Basha shprehu shqetësimin se niveli i debatit politik është në nivele të ulta, duke e krahasuar me show-n Big Brother.

"Do futemi në një fushë të cilën shpresoja të mbetej për një moment tjetër. Tërheqja që kam bërë para një viti është bërë për një interes të madh, për ti dhënë nje shanc bashkimit të demokratëve. Por nuk kam hequr dorë për mos e lënë kontributin e atyre që më kanë qëndruar në krahë, përfshirë edhe zgjedhjet e 2021. Kam preferuar që të qëndrojë larg syrit të publikut, por kjo nuk do të thotë që kam stakuar, kjo tërheqje më ka shërbyer se sa kohë dhe energji i kam dedikuar halleve dhe problemeve të njerëzve. Kam dalë në një konkluzion të thjeshtë; raporti duhet përmbysur. Çfarë mund të bëjmë për të ndryshuar këtë shoqëri? Politika s’mund të jetë Big Brother, niveli i debatit ka rënë përtok. Gjithçka është e qëllimshme për ti ikur përgjegjësisë. Çfarë mund të diskutosh me dikë që këndon tallava? Pyetja që shtrohet pas këmbanës së alarmin në 14 Maj, do vazhdojmë të shohim teatrin politik, apo do ti kthejmë sytë në 70 përqind të njerëzve që e ndjejnë veten të përjashtuar. Sa më pak kohë me baltën, intrigat që politikanët dhe gjithë energjinë çfarë duhet ta bëjmë që ta shpëtojmë demokracinë.

Unë dua të më besoni që jam serioz të këtë platformë, përmes listës së hapur e keni në dorë ju. Në këtë sistem kemi në dorë të vëmë mekanizmat kushtetues. Mundësia për ta bërë realitet nuk i takon vetëm parlamentit, por edhe qytetarëve. 50 mijë qytetarë mund të vëjënë në lëvizje një referendum popullor: doni lista të hapura: PO apo JO. Doni të bëni realitet votat e emigrantëve: PO apo JO. Këto janë çështje për të cilat shqiptarët nuk kanë pse të presin. Ftesa ime është të bëhemi bashkë për të nsiur një proces transformimi në procesin demokratik. Nuk ka rrugë tjetër", tha Basha.

 
3 VITE ME PARE

Basha bën 4 propozime: Mosriciklimi i së vjetrës nuk hap rrugë për lidership të ri

Rikthehet në takime publike Lulzim Basha! Deputeti i PD bën SQARIMIN:
Basha me te rinjte

TIRANË- Në takimin me të rinjtë, ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë katër propozime. Ai foli për listat e hapura, Vettingun e politikanëve, kufizimin e mandateve për kryeministrin dhe votat e emigrantëve. 

Basha tha se mospjesëmarrja e të rinjve në zgjedhjet e 14 Majit, ishte një mesazh i qartë për politikën. Deputeti deklaroi se mosriciklimi i së vjetrës, nuk hap rrugë për lidership të ri. Apeli që kishte ndaj qytetarëve është që të marrin besimin në dorën e tyre.

"Kryetarët sundojnë, qytetarët kanë një mundësi të thyejnë herësin. Sa prej jush, atyre që nuk morën pjesë në zgjedhjet e 14 majit u shkurajuan për të zgjedhur deputetin, sepse e dinin që vota nuk do përcaktonte. 730 mijë shqiptarë nuk marrin pjesë në proceset demokratike. Propozimi i parë është i domosdoshëm, që përmes konkurencës ta gjejnë veten të përfaqësuar, lista të hapura.

Nuk ka rrugë tjetër për të bërë të mundur që zëri i qytetarit të dëgjohet. Nqs bëjmë sot një votim këtu, sa doni që të ketë lista të hapura? Kjo është një nga projektet për të cilët dua të ftoj të gjithë ata që të bëjmë një rrugëim për të ndryshuar sistemin e falimentuar të Shqipërisë. Për t'ia rikthyer shqiptarëve të drejtën e votës. Ftesa ime është për të mos besuar politikanët, qytetarët të marrin besimin në dorën e tyre. Të nisim rrugërimin e ri, listat e hapura 100 përqind".

“Listat e hapura, Vettingu i politikanëve, kufizimi i mandateve dhe diçka që sot me vendim të Gjykatës Kushtetuese është e detyrueshme, por nuk ka asnjë përpjekje për ta bërë realitet, vota e emigrantëve. Midis 35-42% e bashkatdhetarëve tanë nuk ndodhen fizikisht në Shqipëri. Të gjithë i dimë arsyet se pse. Janë larguar dhe vazhdojnë të largohen në mënyrë masive, por nuk kanë të drejtë të shprehen me votë si qytetarët, vëllezërit tanë në Kosovë apo qytetarët e vendeve të tjera të BE-së. Listat e hapura, Vettingu i politikanëve, kufizimi i mandateve, votat e emigrantëve kam dhe shumë për të thënë, por mendoj si për nisje kemi mjaftueshëm për të folur, por edhe për çështje të tjera për të cilat jemi mbledhur sot këtu”, u shpreh Basha.

Këto çështje, Basha tha se i konsideron si nevojën më akute. “Këto janë propozime që gjej rastin t’i lançoj sot këtu nga mesi i juaj si grupi me nevojën më akute për të mos folur më me heshtje siç folët para dy javësh, por për të bërë të mundur që zëri juaj të kumbojë sot një orë e më parë dhe sa më parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, u shpreh Basha.

 
3 VITE ME PARE

'Zoti kryetar'/ Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Rikthehet në takime publike Lulzim Basha! Deputeti i PD bën SQARIMIN:
Lulzim Basha

TIRANË-Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, organizoi ditën e sotme një takim me të rinjtë për herë të parë pas më shumë se 1 viti që prej se kur u dorëhoq nga kreu i Partisë Demokratike. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, një prej tyre, iu drejtua Bashës me fjalën ‘kryetar’. Ky i fundit reagoi duke thënë se ka dhënë dorëheqjen dhe shtoi se ende nuk ka nisur fushata për zgjedhje në PD, duke nënkuptuar mundësinë e kandidimit të tij për kreun e partisë.

BISEDA:

Basha: Unë kam dhënë dorëheqjen, më thoni zoti Basha t’i lëmë formalitetet

I riu: Duam që ti të jesh kryetari ynë dhe kryeministri ynë i ardhshëm

Basha: Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, këtu duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar.

 

3 VITE ME PARE

FOTO- Basha nis takimin me të rinjtë në Tiranë, ish-kreu i PD: Njerëzit do thonë MJAFT

Rikthehet në takime publike Lulzim Basha! Deputeti i PD bën SQARIMIN:
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është rikthyer sot skenës politike pas një periudhe të gjatë shkëputjeje. Ai ka kryer sot një takim me të rinjtë, ku në fokus të diskutimit ishin zgjedhjet e 14 majit dhe “zhgënjimi” siç e quajti ai që kanë qytetarët, duke e treguar me pjesëmarrjen e ulët në votime.

“Politikanët janë mëësuar që mos pjesëmarrjen në zgjedhje ta kërkojnë tek populli, se rinia nuk është më aq aktive. Përvoja ime më thotë ndryshe. Për 33 vite, që njerëzit thirren nga politika për hallet e veta, jo të tyre. Vjen një moment kur njerëzit thonë: Mjaft! Të parët që kanë folur me heshtje janë të rinjtë. Bojkoti nuk është indiferencë, është mesazh, ku baza është që nuk e shohin veten tek ofertat, nëse ka të tilla. Me sa ndoqa fushatën, që e ndoqa si njëri nga ju, vetëm ofertë nuk kishte. Kishte vetëm gjuhë agresive, tallava dhe tallje por jo ofertë. Politika u kthye në një Big Brother, në një shfaqje. Por qëllimi i shfaqjes është të zbavisë. Politika është instrumenti i vetëm i zhvillimit, a mund kthehet në tallava? 14 maji data e skadencës së sistemit politik në Shqipëri të krijuar me ndryshimet kushtetuese të 2008. Kam qene i distancuar nga politika, për të reflektuar. Reflektova. Dhe nuk kam qene i stakuar. Tashmë ka nevoje për përmbysjen e kësaj klase politike. 14 maji e tregoi me se miri këtë. Dua të më besojë rinia dhe të gjithë. Kemi shpresë. Që ta bëjmë këtë realitet, duhet të vëmë në lëvizje mekanizmat kushtetues.“– tha Basha./Dosja.al

lulzim basha rikthimi i lulzim bashes

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen