Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Moti i keq vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. • Mësohet se në Çukë të Sarandës, argjinatura e lumit Bistricë është çarë dhe si pasojë janë përmbytur 5 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. • Si pasojë katër barinj kanë mbetur të izoluar në një stallë me dele. • Përmbytje raportohen edhe në zonën e Shalësit, ku lumi i Pavllës ka dalë nga shtrati pranë urës në Vilë, duke izoluar gjashtë fshatra të njësisë administrative Markat. • Situata paraqitet kritike edhe në Vlorë. • Niveli i lumit Vjosa ka arritur në 8.25 metra, ndërsa pritet ende rritje për shkak të prurjeve nga Tepelena dhe Memaliaj. • Në Mifol dhe Novoselë ka përmbytje të tokave bujqësore. •Ndërkohë 10 banesa në fshatin Fitore, pranë Urës së Mifolit, dhe 7 të tjera në Novoselë janë përmbytur dhe si pasojë banorët janë evakuuar. • Gjithashtu në fshatrat përgjatë Vjosës, Kashisht, Çerven dhe Ferras, ka prezencë të ujit në tokat bujqësore brenda argjinaturës, ndërkohë që niveli i prurjeve në lumin Seman vijon të rritet.
6 artikuj për këtë temë.
POGRADEC- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në vend gjatë ditëve të fundit. Si pasojë e reshjeve shumë banesa në zona të ndryshme të vendit janë përmbytur nga uji.
Një rast i tillë është shënuar edhe në fshatin Rrëmenj, ku kryefamiljari nxjerr fëmijët nga banesa gjatë orëve të natës pasi uji brenda saj arriti 30 cm. Në pamje shihet edhe momenti kur familjarët detyrohen të dalin nga banesa, për shkak të përmbytjeve./Dosja.al
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, të gjitha strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë monitoruar pa ndërprerje situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve në fundit, në disa qarqe të vendit. Në një pjesë të zonave situata është e stabilizuar, ndërsa në Vlorë, Lezhë, Fier, etj. është bërë evakuimi i disa familjeve.
NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT NË VEND
Gjatë 24 orëve të fundit, të gjitha strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë monitoruar pa ndërprerje situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve në fundit, në disa qarqe të vendit. Në një pjesë të zonave situata është e stabilizuar, ndërsa në Vlorë, Lezhë, Fier, etj. është bërë evakuimi i disa familjeve.
Më poshtë situata e detajuar sipas qarqeve dhe bashkive:
QARKU VLORË
Sot ka nisur tërheqja e ujërave të Vjosës. Për shkak të prurjeve të larta të lumit Vjosa, në njësinë administrative Novoselë janë evakuuar dje 7 familje, të cilat u sistemuan pranë të afërmve. Gjithashtu, 3 familje pranë urës së Mifolit u evakuuan për arsye sigurie. Në total deri mbrëmjen e djeshme ishin 10 familje të evakuuara.
Bashkia Himarë
Pas ndërhyrjes së kontraktorit është hapur rruga, e cila u bllokua në segmentin midis fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa vijon puna për pastrimin e segmentit Selenicë–Rromës.
Bashkia Sarandë
Në monitorim është aksi Sarandë–Delvinë në vendin e quajtur Shelegar, ku ka prani uji për shkak të daljes së lumit të Kalasës nga shtrati. Me prioritet po vijon puna për të shmangur rrezikun për banesat në fshatin Çukë, ku është dëmtuar argjinatura e lumit Bistricë. Ekipet e OSHEE po punojnë për rilidhjen e energjisë në tunelin e Llogarasë.
Gjithashtu po punohet për pastrimin e rrugës në Shkallë Qafë Botë dhe në segmentin nga karburanti drejt qendrës së Konispolit. Forcat në terren kanë bërë të mundur pastrimin e ujit në një banesë në Ksamil dhe në Metoq, ndërsa puna vijon në një banesë në fshatin Vrion ku ka prani të uji në një banesë. Rrugët hyrëse në bashkinë e Delvinës janë të gjitha të kalueshme. Në mbështetje janë 30 efektivë dhe 3 mjete të DRGj Gjirokastër. Hidrovorët e bashkisë Vlorë po punojnë me kapacitet të plotë.
QARKU FIER
Po monitorohet me vëmendje maksimale situate e krijuar si pasojë e prurjeve të Vjosës. Lumi në Kashisht–Çervën–Ferras, ka dalë nga shtrati por është brenda argjinaturës, ndërsa 50–60 ha tokë bujqësore janë nën ujë. 1 familje me 2 anëtarë është evakuuar në Çerven. Ka prezencë uji, në oborret e 30 ndërtesave në fshatrat Kashisht, Cerven, Ferras. Si masë paraprake, janë stakuar pompat në stacionin e ujësjellësit në Kafaraj. Po ashtu ka rritje prurjesh edhe në lumin Seman, por pa rrezik për banesa.
QARKU KORÇË
Po mbahet nën monitorim situate si pasojë e fryrjes së lumenjve Devoll dhe Dunavec. Në disa zona si në Dërsnik, Bulgarec dhe lagjen nr. 6, po bëhet devijimi provizor i ujërave. Po ndërhyhet në Sheqeras në një banesë. Po punohet nga kontraktori për pastrimin nga gurët e rënë në aksin Qafë Plloçë–Qukës dhe Pogradec–Qafë Thanë.
QARKU LEZHË
Në njësitë Shënkoll dhe Zejmen, niveli i ujit nga çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit vijon të rritet, por ekipet e emergjencave po punojnë për të shmangur rrezikun për banesat e bizneset. Në rastet kur është e nevojshme është kryer edhe evakuim me varka, ndërsa punimet për riparimin e argjinaturës do të vijojnë edhe sot. Vijojnë ndërhyrjet në aksin Skuraj–Gallatë–Vinjollë, në bashkinë Kurbin. Në bashkinë e Mirditës situate është e stabilizuar; po vazhdon rehabilitimi i rrugëve. Lumi Drin ka rënie niveli, ndërsa hidrovorët funksionojnë, përjashtuar Talen.
QARKU DURRËS
Në lumenjtë Erzen, Ishëm, Zezë nuk ka rritje niveli. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj po punojnë normalisht. Vijon pastrimi i kanaleve të Tonës dhe Tarinit. Lumi Erzen ka nisur të tërhiqet. Situatë e qetë është në bashkinë e Krujës, ku ka përfunduar forcimi i argjinaturës në lumin e Drojes. Po pastrohen kanalet në Borzanë dhe po punohet në njësinë Cudhi. Në tokat bujqësore ka tyërheqje të ujërave.
QARKU DIBËR
Në bashkinë e Bulqizës situiata është e stabilizuar, por po punohet në aksin e qytetit të vjetër. Në bashkinë e Dibrës po punohet në Luzni, Zall Dardhë, Muhur për hapjen e përrenjve. Furnizimi me energji normal, përveç fshatit Vakuf. Rrugët e fshatrave Vinjoll, Stojan, Derjan, Urxall në bashkinë Mat janë hapur. Me mbështetjen e FA është normalizuar situata në Bruç. Po punohet për pastrimin nga rrëshqitjet e dheut, në lagjen Mali-Lezajtë në bashkinë e Klosit.
QARKU SHKODËR
Në qarkun e Shkodrës reshjet kanë vijuar me intensitet mesatar deri të lartë. Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit po punohet për pastrimin e rrugëve, ndërsa në Malësinë e Madhe ka rritje të prurjeve në përroin e Thatë.
QARKU BERAT
Po monitorohet më vëmendje situate si pasojë e prurjeve të larta të lumit Osum, ka rrezik daljeje nga shtrati në lagjen Goricë. Po ndërhyhet nga UKT Në lagjen 28 Nëntori. Në Bashkinë e Poliçanit, ujërat në tokat bujqësore janë tërhequr. Ndërsa në Dimal, ka prani uji në tokat bujqësore të Çiflig dhe Arrëz.
QARKU GJIROKASTËR
Janë pastruar nga inertet e rëna gjatë natës në akset Kardhiq–Delvinë, Tepelenë–Gjirokastër, Gjirokastër–Kakavijë dhe tashmë janë të qarkullueshme. Në qarqet e Kukësit, Tiranës, dhe Elbasanit, situate paraqitet e stabilizuar, ndërsa në disa fshatra po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura si dhe të gjitha strukturat në varësi të tyre mbeten në gatishmëri të plotë dhe në komunikim të vazhdueshëm me strukturat vendore dhe qendrore për menaxhimin e çdo situate dhe marrjen e masave të nevojshme në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike./Dosja.al
FIER- Reshjet e dendura të shiut ka shkakatuar problematika të mëdha në qarkun Fierit. Si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë, situata është vështirësuar, pasi niveli i ujit ka arritur në 7.3 metra në urën e Mifolit, duke mbetur në pikë kritike. Ndërkohë në fshatrat Kashisht, Çerven dhe Ferras, lumi ka dalë nga shtrati.
Gjithashtu në Çerven është evakuuar një familje me dy anëtarë, ndërsa uji ka hyrë në oborret e 30 ndërtesave në zonat brenda argjinaturës në Kashisht (5 banesa), Çerven (4) dhe Ferras (21)./Dosja.al
VJOSË- Moti i keq po vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. Niveli i Vjosës ka arritur në pikën 8.25 metra. Si pasojë e reshjeve intensive, tre banesa në fshatin Fitore prane urës së Mifolit dhe shtatë Novoselë janë përmbytur. Ndërkohë nën ujë janë edhe tokat bujqësore në këtë zonë./Dosja.al
SARANDË- Moti i keq vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. Mësohet se në Çukë të Sarandës, argjinatura e lumit Bistricë është çarë dhe si pasojë janë përmbytur pesë banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. Si pasojë e përmbytjeve katër barinj kanë mbetur të izoluar në një stallë me dele.
Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në zonën e Shalësit, ku lumi i Pavllës ka dalë nga shtrati pranë urës në Vilë, duke izoluar gjashtë fshatra të njësisë administrative Markat./Dosja.al
SOVJAN- Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa zonë në vend. Bëhet me dije se kanali i ujërave në në fshatin Sovjat ka dalë nga shtrati dhe për pasojë ka përmbytur disa banesa. Katër familje janë detyruar të evakuohen, pasi uji është futur në banesat e tyre.
Prej disa ditësh intensiteti i reshjeve të shiut ka shkaktuar përmbytje dhe probleme në qarkullim ndërsa në shumë zona lumenjtë dhe kanalet janë në nivel kritik. Banorët shprehen se uji ka dëmtuar prodhimet e tyre të vitit./Dosja.al