6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Të shtëna me armë zjarri u raportuan pasditen e sotme në Shkodër. • Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia ku bën me dije se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg” mes dy personave, një prej tyre ka qëlluar në ajër. • Raportohet se nuk ka asnjë person të lënduar. • Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe arrestimin e tij. • Në pranga është vënë Mondi Çekini. • Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme hetimore.
3 artikuj për këtë temë.

SHKODËR- Policia ka vënë në pranga Mondi Çekinin, autorin e dyshuar të të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër.
Sipas informacioneve policore, Çekini ka qëlluar në ajër pas një konflikti çasti me një person tjetër. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme hetimore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, ku gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar, ju informojmë se:
Shërbimet e Policisë në kohë rekord kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Mond Çekini.
Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme.
SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri u raportuan pasditen e sotme në Shkodër.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia ku bën me dije se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg” mes dy personave, një prej tyre ka qëlluar në ajër.
Raportohet se nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe E. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar. Nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër pak minuta më herët.
Të shtënat janë raportuar në lagjen "Fermentim", ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia është nisur drejt vendngjarjes.