LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Propozimi i Macron, Pendarovski thirrje qytetarëve të protesojnë pa dhunë, Presidenti francez: Zgjedhja është e juaja

•Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dërguar një letër qeverisë maqedonase, ku ka theksuar se ata kanë në dorë ndryshimin e historisë. •Eurodeputetja Viola Von Cramon ka deklaruar se protestat në Shkup mund të përdoren nga Rusia dhe të përhapen në gjithë rajonin. •Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski i ka konsideruar protestat si huligane dhe se humbësi i vetëm është Maqedonia e Veriut. •Presidenti maqedonas apel qytetarëve për të protestuar me dinjitet dhe pa dhunë. •Të shtëna me armë zjarri në protestën e djeshme të qytetarëve në Shkup që kanë dalë kundër propozimit francez. •Pamjet e një personi me armë janë bërë virale. •Lideri i opozitës, Hristjan Mickoski ka deklaruar se një person ka dashur ta vrasë atë në tubimin e sotëm. •Agresori është prangosur nga Policia e Maqedonisë së Veriut. •BDI përmes një komunikate me shkrim thotë se dënon incidentet në protestë. •Është sulmuar me gur statuja e Skëndërbeut. •Vandalizëm në bizneset e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. •Sonte është dita e pestë e protestës, ndërkohë edhe mbrëmë pati përleshje para Kuvendit. Këto protesta po mbahen kundër propozimit francez që mundëson heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. •Propozimi francez arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues.

12 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Publikohet video e protestuesve në Shkup ku dëgjohen duke ofenduar shqiptarët

Propozimi i Macron, Pendarovski thirrje qytetarëve të protesojnë
Pamje nga protesta e djeshme

SHKUP- Simpatizantët e opozitës maqedonase OBRM-PDUKM dhe partisë E Majta, tashmë pesë ditë radhazi protestojnë në qytetin e Shkupit, kundër propozimit francez. Telegrafi shkruan se për pesë ditë protesta, janë raportuar me dhjetra raste të lëndimeve ndaj punonjësve të policisë të cilët u sulmuan nga protestuesit, shumë objekte u dëmtuan, duke lënë prapa vetës për cdo natë, vetëm fishekjarret e përdorur, shishet e qelqit dhe rrugë plot me mbeturina.

Mbrëmë protestuesit gjuajtën me gurë statujën e Skënderbeut në Shkup, duke dëmtuar kështu dhe bizneset përreth. Ndërkohë që sot është publikuar një video nga vetë protestuesit ku dëgjohen duke ofenduar shqiptarët me fyerje nga më të ndryshmet. Në video dëgjohet qartë një gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve edhe pse nuk kuptohet se çfarë ata thonë, pasi flasin më maqedonisht.

Ndërkohë, dita e pestë e protestës ka përfunduar me akuza të rënda mes partive politike. LSDM dhe BDI akuzuan se incidenti tek sheshi “Skenderbeu” ishte një skenar nga koalicioni VMRO-ASH-Levica për të tensionuar situatën dhe për të nxitur tensione ndëretnike. Ndërkohë, nga ASH dhe Lëvizja BESA kanë theksuar se skenaret e tilla pikërisht po inskenohen nga ana e pushtetit, nga koalicioni LSDM dhe BDI.

1 VITE ME PARE

Macron letër RMV-së: Keni fuqinë për të ndryshuar rrjedhën e historisë

Propozimi i Macron, Pendarovski thirrje qytetarëve të protesojnë

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se Maqedonia e Veriut gjendjet para momentit të rëndësishëm të historisë së saj. Alsat.mk shkruan se në porosinë e tij të publikuar nga ambasada franceze theksohet se 17 vjet pas marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, hapet mundësia historike, hyrja në fazën aktive të procesit të integrimit ën BE.

Zgjedhja është e juaja. Ju takon juve të merrni vendimin i cili do ta krijojë ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut. Ju mbetet juve të vendosni. Fuqia për ta ndryshuar rrjedhën e historisë është në duart tuaja. Nuk do ju them se kjo marrëveshje është e përkryer, por do t’ua hap rrugën evropiane. Sikurse çdo marrëveshje, ashtu dhe ky bazohet në kompromise. Kjo marrëveshje nuk e vë në pikëpyetje ekzistimin zyrtar të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, shkruhet në letrën e Macron.

Makron thekson se është koha që secili të veprojë, me përgjegjësi të plotë dhe të vlerësojë rëndësinë dhe pasojat e veprimeve që bën.

Ndërkohë, dita e pestë e protestës ka përfunduar me akuza të rënda mes partive politike. LSDM dhe BDI akuzuan se incidenti tek sheshi “Skenderbeu” ishte një skenar nga koalicioni VMRO-ASH-Levica për të tensionuar situatën dhe për të nxitur tensione ndëretnike. Ndërkohë, nga ASH dhe Lëvizja BESA kanë theksuar se skenaret e tilla pikërisht po inskenohen nga ana e pushtetit, nga koalicioni LSDM dhe BDI.

1 VITE ME PARE

Maqedonia e Veriut/ Qeveria çon në Kuvend propozimi francez për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë

Propozimi i Macron, Pendarovski thirrje qytetarëve të protesojnë
Flamuri i Maqedonisë së Veriut

SHKUP- Pasi ka shqyrtuar informacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme, qeveria e Maqedeonisë së Veriut ka dërguar në Kuvend propozimin francez për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë. Propozimi do I nënshtrohet një diskutimi dhe debati në Kuvend dhe më pas do miratohet.

“Në seancë, Qeveria ka vendosur që propozim korniza negociuese të dërgohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për shqyrtim dhe sjelljen e konkluzioneve të mëtutjeshme, në përputhje me procedurat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas mediave maqedonase, nga LSDM thonë se plani Macron nuk shkel vijat e kuqe të vendosura nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Sakaq, partitë shqiptare në Shkup janë shprehur në mbështetje të propozimit francez ndërsa VMRO-DPMNE kërkon ndryshimin e tekstit për të garantuar ruajtjen e identitetit maqedonas, përfshirë gjuhën dhe historinë, teksa akuzon qeverinë se po pranon një kompromis të dëmshëm për vendin.

Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.Presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenca e të cilit hartoi propozimin, beson se me propozimin është gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

1 VITE ME PARE

Von Cramon: Protestat në Maqedoni mund të përdoren nga Rusia dhe të përhapen në rajon

Propozimi i Macron, Pendarovski thirrje qytetarëve të protesojnë
Viola von Cramon

BRUKSEL- Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka shprehur shqetësimin për protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Twitter, Von Cramon tha se ato mund të përhapen edhe në Malin e Zi dhe mund të përdoren nga Rusia për të shkaktuar rrëmuja në rajon.

Ajo bën përgjegjës Bashkimin Europian që dështoi në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa i bën thirrje të përshpejtojnë veprimet.

Kur Shtetet Anëtare të BE dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të kuptojnë dhe të përshpejtojnë veprimet e tyre”, shkruan eurodeputetja.

Ndërkohë, dita e pestë e protestës ka përfunduar me akuza të rënda mes partive politike. LSDM dhe BDI akuzuan se incidenti tek sheshi “Skenderbeu” ishte një skenar nga koalicioni VMRO-ASH-Levica për të tensionuar situatën dhe për të nxitur tensione ndëretnike. Ndërkohë, nga ASH dhe Lëvizja BESA kanë theksuar se skenaret e tilla pikërisht po inskenohen nga ana e pushtetit, nga koalicioni LSDM dhe BDI.

1 VITE ME PARE

Protestat në Shkup, Kovaçevski: “Lojëra” të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre që fshihen pas popullit

Propozimi i Macron, Pendarovski thirrje qytetarëve të protesojnë
Dimitar Kovaçevski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka komentuar ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e djeshme gjatë protestave në Shkup.

Në një postim në Facebook, Kovaçevski ka thënë se i dënon ashpër ngjarjet dhe incidentet e djeshme ku për fat të mirë nuk rezultuan fatale për qytetarët dhe policinë.

Kovaçevski ka thënë se asnjë revoltë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve të zjarrit nga civilët, gjuajtjet me gurë, dëmtimin e pronave të qeverisë, cenimin e jetës.

Urrejtja dhe dhuna nuk ishin zgjidhja dhe nuk do të jenë kurrë zgjidhje për asgjë. Nga zhvillimet e fundit, sjellja huligane në rrugë ka vetëm një humbës, e ai është Republika e Maqedonisë së Veriut. U bëj thirrje aktorëve politikë që të mos i përfshijnë qytetarët në protesta të dhunshme, duke u dhënë premtime të rreme. Skenarët e tillë tashmë janë të njohur për të gjithë ne. Dje pamë një shembull të tmerrshëm politikanësh që kishin një tendencë të pakapërcyeshme për të luajtur rolin e viktimës, për shkak të dëshirës së madhe për pushtet. “Lojëra” të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre që fshihen pas popullit. Një ditë i inkurajojnë në radikalizëm, ditën tjetër tërhiqen dhe distancohen nga qytetarët që më parë i manipuluan. Dua t’u them atyre – skenat e përgjakshme në legjislaturë, në rrugët anembanë vendit, janë një epokë e kaluar që është pas nesh dhe në të cilën nuk do të lejoj kurrë të kthehemi”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, dita e pestë e protestës ka përfunduar me akuza të rënda mes partive politike. LSDM dhe BDI akuzuan se incidenti tek sheshi “Skenderbeu” ishte një skenar nga koalicioni VMRO-ASH-Levica për të tensionuar situatën dhe për të nxitur tensione ndëretnike. Ndërkohë, nga ASH dhe Lëvizja BESA kanë theksuar se skenaret e tilla pikërisht po inskenohen nga ana e pushtetit, nga koalicioni LSDM dhe BDI.

1 VITE ME PARE

Presidenti maqedonas apel qytetarëve për të protestuar me dinjitet dhe pa dhunë

Propozimi i Macron, Pendarovski thirrje qytetarëve të protesojnë
Stevo Pendarovski

MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti Stevo Pendarovski u bëri thirrje të gjithë organizatorëve të protestave që po zhvillohen këto ditë në Maqedoninë e Veriut që të marrin përgjegjësi dhe të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të protestuar me dinjitet dhe pa dhunë.

Në të njëjtën kohë, siç thuhet në njoftimin e kabinetit të tij, ai dënon ashpër mbajtjen dhe përdorimin e armëve të zjarrit nga civilë dhe qytetarë të vendit, të cilët nuk janë pjesëtarë të organeve të sigurisë.

Përdorimi i dhunës dhe nxitja e dhunës për qëllime politike është e papranueshme. Ngjarja që ndodhi dje në Shkup nuk duhet të përsëritet sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se qetësia dhe siguria e të gjithë qytetarëve”, thekson Pendarovski.

Policia dje, siç thotë presidenti Pendarovski, ka pasur një reagim me kohë që ka parandaluar përleshje të mëdha.

Pres që të gjithë personat që ishin të përfshirë në incidentin e djeshëm të mbahen në paraburgim dhe të sanksionohen në afat sa më të shkurtër”, thekson Pendarovski.

Propozimi i ardhur nga presidenti francez Emmanuel Macron pritet t'i japë zgjidhje konflikteve historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase është shprehur skeptike për këtë propozim duke thirrje dhe protesta kundër qeverisë. Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

1 VITE ME PARE

Tensionet në ditën e 5-të të protestave në Shkup, VMRO-DPMNE-ja thirrje kundër propozimit francez

Propozimi i Macron, Pendarovski thirrje qytetarëve të protesojnë
Protesta ne Shkup

MAQEDONIA E VERIUT- Në Shkup përfundoi mbrëmë protesta e pestë e rradhës kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare që i hap rrugën Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në.

Protestat të cilat janë organizuar dhe thirrur nga opozita maqedonase dhe partia VMRO-DPMNE, e cila që pas Samitit të BE-Ballkani Perëndimor ka shprehur qëndrimin kundër propozimin francez. Sipas kryetarit të saj Hristijan Mickoski u shpreh se në protokollin e bashkëpunimit mes BE-së, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, gjuha maqedone nuk garantohet dhe nuk është e ruajtur.

“Gjuha jonë nuk është e garantuar, ashtu siç thotë qeveria e Kovaçevskit. Këta pranojnë që Bullgaria do të na shkruajë librat shkollorë. Qeveria thotë se gjuha do të ruhet por kjo nuk është e vërtetë pasi librat shkollorë do të na shkruajë Bullgaria, sipas dëshirës së tyre. Gjuha maqedone nuk është e garantuar pasi e njejta ka rrezik që të hapet në kapitullin e 34 ku edhe mund të rrezikohet ndjeshëm. Pra, gjuha jonë varret nga një komision i përbashkët me palën bullgare. Pra, nuk është i garantuar dhe siguruar si thotë qeveria”- deklaroi Mickoski.

Ndërkohë protesta e mbrëmshme u shoqërua me incidente në orët e mbrëmjes në sheshin “Skenderbeu” ku një pjesë e turmës që po lëvizte nga Qeveria në drejtim të Ministrisë së Jashtme, përmes bulevardit që përshkon Çarshin e Shkupit dhe sheshin “Skenderbeu” filloi të qëllonte.

Incidenti u përshkallëzua kur një person ishte i armatosur dhe që po përballej me protestuesit. Ai në një moment ka shtënë edhe me armë, por më pas është neutralizuar nga ana e forcave policore. Protestuesit më pas nga Ministria e Jashtme janë drejtuar tek Parlamenti, ku kanë gjuajtur me fishekëzjarre dhe bomba tymuese, ku dy policë janë lënduar. Më pas protestuesit janë shpërndarë, ndërkohë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se edhe sot do vijojë protesta dhe bëri thirrje për përkrahje sa më masive.

Ndërkohë, dita e pestë e protestës ka përfunduar me akuza të rënda mes partive politike. LSDM dhe BDI akuzuan se incidenti tek sheshi “Skenderbeu” ishte një skenar nga koalicioni VMRO-ASH-Levica për të tensionuar situatën dhe për të nxitur tensione ndëretnike. Ndërkohë, nga ASH dhe Lëvizja BESA kanë theksuar se skenaret e tilla pikërisht po inskenohen nga ana e pushtetit, nga koalicioni LSDM dhe BDI.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Protestuesit maqedonas i sulmuan biznesin, shqiptari shkrep armën

Propozimi i Macron, Pendarovski thirrje qytetarëve të protesojnë
pamje nga ngjarja

SHKUP- Protesta e opozitës maqedonase kundër propozimit francez, u shoqërua me incidente në Shkup. Koha.net shkruan se mbështetësit e VMRO-DPMNE sulmuan edhe bizneset, mes tyre edhe të shqiptarëve. Pronari i hotel De Koka, Isuf Koka u arrestua nga policia maqedonase pasi gjuajti dy-tre plumba në ajër, kur hoteli i tij dhe dy dyqanet në sheshin Skenderbeu u sulmuan nga protestuesit maqedonas.

Dhjetëra huliganë maqedonas filluan të gjuanin gur në drejtim të dyqaneve te parkingu i Skenderbeut, ndërsa u dëmtuan edhe disa vetura të parkuara. Pasi policia po reagonte me vonesë dhe turma tentoi të futet në Çarshi, pronari i hotel De Koka dhe dy dyqaneve tjera, Isufi nxori pistoletën me leje dhe gjuajti dy-tre plumba në ajër.

Protestuesit u larguan, ndërsa pas disa minutave, ai u arrestua. Në ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, është munduar që nëpërmjet këtij incidenti, ta kthejë vëmendjen nga ai. Në profilin e tij në Facebook, Mickoski shkruan se “ky është personi që sonte deshi të më vrasë”.

Megjithëse e vërteta është krejtësisht tjetër – në kohën kur Mickoski dhe turma e madhe kaloi urën dhe arritën gati te Ministria e Punëve të Jashtme, dhjetëra huliganë provokuan situatën në Çarshi dhe Isufi gjuajti në mbrojtje të pronës private.

1 VITE ME PARE

Me armë në dorë, kush është shqiptari që kërcënoi protestuesit me jetë në Shkup, PAMJET nga momenti

Propozimi i Macron, Pendarovski thirrje qytetarëve të protesojnë
Isuf Koka

SHKUP- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në protestën e zhvilluar në Shkup kundër propozimit francez. Siç duket edhe nga pamjet, Isuf Koka, pronari i dy bizneseve në zonën ku po zhvillohej protesta ka nxjerrë një armë dhe ka nisur që të qëllojë. Në një moment, një person i veshur me të zeza, i ka dalë para, por ende nuk dihet se cili është roli i tij. Ka qenë efektiv i veshur si civil, apo është ndonjë i afërm i shqiptarit. 


Shefi i opozitës VRMO-DPMNE, Hristijan Mickoski tha se plumbat ishin për të, e se sot ishte tentuar vrasja e tij, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë dalë për të mbrojtur biznesin e tij, pasi u sulmua bashkë me të shqiptarëve të tjerë. Bashkë me ta, me gurë u qëllua edhe drejt bustit të Skënderbeut.

1 VITE ME PARE

Arrestohet aktivisti i Aleancës që qëlloi me armë sonte në Shkup

Propozimi i Macron, Pendarovski thirrje qytetarëve të protesojnë
Isuf Koka

SHKUP- Të shtëna armësh janë dëgjuar gjatë përleshjes mes protestuesve maqedonas të nxitur nga VMRO-DPMNE dhe Levica mes grupit të qytetarëve shqiptarë që ndodheshin në sheshin Skendërbeu. 

Për vetëm pak kohë është arrestuar nga policia aktivisti i Aleancës, i cili qëlloi me armë në Çarshinë e vjetër të Shkupit duke u përballur me huliganët maqedonas që hodhën sende të forta tek bizneset e shqiptarëve.

1 VITE ME PARE

Protesta në Shkup/ Mickoski publikon foton e një personi me armë: Ka dashur të më vrasë

Propozimi i Macron, Pendarovski thirrje qytetarëve të protesojnë
Hristijan Mickoski

SHKUP- Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka publikuar një fotografi ku shihet një person me pistoletë në dorë, që sipas tij ka dashur ta vrasë. Mickoski përmes rrjetit social “Facebook” ka kërkuar nga Ministria e Brendshme dhe ministri Spasovski që të veprojnë dhe të arrestohet ky person.

"Ky është njeriu që do të më vriste sonte. Kërkoj që menjëherë të ndalohet nga Spasovski dhe MPB!”,-ka shkruar ai.

Ai shton se e gjithë kjo ishte vendosur nga qeveria, pasi policia nuk ishte aty në momentin që u shfaq grupi dhe njëri prej tyre filloi të qëllonte.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tha se do të ketë tensione ndëretnike nëse propozimi nuk kalon. Kovaçevski dhe Spasovski po ndërtojnë një kontekst militant, pati një njoftim për kokteje molotovi, për viktima dhe pasi dështuan, tashmë arritën në kulmin e monstruozitetit ku duhej humbur një jetë njerëzore për të qëndruar në pushtet. Shihni këtë armë dhe shikoni njerëzit që nuk kanë frikë prej saj. Kjo armë është përballë njerëzve. Ajo kishte për qëllim humbjen e një jete të pafajshme njerëzore,”-shtoi ai në një deklaratë për shtyp.

Nga ana tjetër, BDI përmes një komunikate me shkrim thotë se dënon incidentet në protestat anti evropiane të nxitura nga elementet pro ruse.

1 VITE ME PARE

FT- Nuk përmbahen! Sërish protestë në Maqedoninë e Veriut, marrin dhe armë me vete

Propozimi i Macron, Pendarovski thirrje qytetarëve të protesojnë

SHKUP- Vazhdojnë protestat në Mal të Zi. Një grup prej disa personash hodhën sende të forta ndaj protestuesve të cilët po lëviznin përmes urës “Goce Dellçev” në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në mediat vendase u publikua një foto ku shiheshin persona me armë në dorë dhe një grup personash me shishe qelqi dhe sende të forta.

 

protesta ne shkup negociatat me be 2022

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni