LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit përplasje fizike me policinë në 5 akse kyçe, policia shoqëron disa persona, mes tyre zyrtarë të degës nr.5 të PD

• Ka përfunduar pas tre orësh mosbindja civile e sotme e Partisë Demokratike. • Bëhet me dije se qarkullimi është zhbllokuar në të gjitha akset rrugore në kryeqytet. • Protesta u zhvillua në 5 akse kyç të kryeqytetit, konkretisht te rrethrrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Willson, te Pallati me Shigjeta dhe Bashkia e Tiranës. • Ndryshe nga herët e tjera, protesta e sotme nisi dhe u zhvilluar me përplasje të ashpra fizike mes përfaqësuesve të opozitës e protestuesve me efektivët e policisë. • Situata më e tensionuar u paraqit te "Rruga e Elbasanit", te "Sheshi Willson" dhe te bashkia e Tiranës, ku policia ka përdorur disa herë autobotët me ujë me lëndë djegëse dhe gazin lotsjellës me qëllim shpërndarjen e qytetarëve. • Gjithashtu në këto pika nuk ka munguar edhe përleshja fizike, ku disa protestues kanë humbur ndjenjat dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. • Ndërkohë përveç përplasjeve, në protestën e sotme ka pasur edhe shoqërime të shumta në polici të qytetarëve dhe jo vetëm. • Siç e raportuam edhe më herët, drejtuesi i degës së PD-së në njësinë nr.5, Fatmir Myrta u shoqërua nga policia te "Sheshi Willson". • Bashkë me Myrtën është shoqëruar edhe djali i tij në komisariatin nr.2 në kryeqytet. • Gjithashtu janë shoqëruar edhe dy zyrtaret demokrate të degës nr.5 në Tiranë, të cilat janë Linda Alushi dhe Elisabeta Skrapari. • Në protestën e sotme, kanë qenë në terren rreth 1 mijë efektivë, ndërsa kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi hodhi akuza se disa prej policëve nuk kishin as emër dhe as numër identifikimi në uniformën e tyre. • Sipas Bardhit, këta persona mund të jenë të dërguar nga bandat e krimit me qëllim moszhvillimin e protestës.

36 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Mosbindja civile e opozitës/ Policia shoqëron disa persona në komisariat, mes tyre zyrtarë të degës nr.5 të PD në Tiranë (EMRAT)

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
pamje nga shoqërimi i fatmir myrtes

TIRANË- Pas tre orësh mosbindje civile dhe përplasje të ashpër mes përfaqësuesve të PD-së dhe protestuesve me policinë, kjo e fundit vijon me shoqërimet në komisariate.

Siç e raportuam edhe më herët, drejtuesi i degës së PD-së në njësinë nr.5, Fatmir Myrta u shoqërua nga policia te "Sheshi Willson". Bashkë me Myrtën është shoqëruar edhe djali i tij në komisariatin nr.2 në kryeqytet. Gjithashtu janë shoqëruar edhe dy zyrtaret demokrate të degës nr.5 në Tiranë, të cilat janë Linda Alushi dhe Elisabeta Skrapari.

Zyrah Kola, 70 vjeç, kryetar i grup seksionit 9, dega nr.5 e Partisë Demokratike në Tiranë, është shoqërua po ashtu bashkë me të sipërpërmendurit. Ende nuk ka një numër të saktë por mësohet se ka pasur edhe shoqërime të protestuesve. 

1 VITE ME PARE

Protothema: Trazira në Tiranë gjatë demonstratës së opozitës kundër qeverisë Rama!

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Protesta

TIRANË- Mediat e huaja kanë kthyer vëmendjen në vendin tonë ndërsa kanë publikuar artikuj në lidhje me protestën e sotme të opozitës në Tiranë. Media greke, "Protothema" ka publikuar një artikull në lidhje me mosbindjen civile të opozitës ndërsa shkruan se policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shkatërruar një tubim të qindra mbështetësve të opozitës që kishin bllokuar rrugët në Tiranë, duke akuzuar qeverinë për korrupsion.

Më tej në artikull shkruhet se protestuesit bënë thirrje që qeveria të zëvendësohej nga një qeveri teknike. Protothema thekson se opozita në Shqipëri organizon tubime thuajse çdo javë me kërkesën për formimin e një qeverie të përkohshme deri në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Vetë ata theksuan se po marrin pjesë në një fushatë mosbindje sociale kundër kryeministrit socialist Edi Rama.

"Protestat do të vazhdojnë, kjo është një betejë derisa ky regjim të zhduket," tha Tedi Blushi nga Partia e Lirisë në opozitë.

Krerët e dy partive më të mëdha opozitare, Sali Berisha i Partisë Demokratike dhe Ilir Meta i Partisë së Lirisë, akuzohen për korrupsion. Të dy mohojnë akuzat dhe thonë se Rama ka orkestruar ndjekjet penale kundër tyre. Kryeministri nga ana e tij siguron se prokuroritë nuk janë të motivuara politikisht dhe akuzon opozitën se po tenton të marrë pushtetin me dhunë.

Berisha është vendosur në arrest shtëpie për akuzat që lidhen me kohën e tij si kryeministër. Meta u arrestua në fund të tetorit dhe u akuzua edhe për korrupsion gjatë kohës që ishte president i Shqipërisë, mes viteve 2017-2022.Rama ka drejtuar Shqipërinë që nga viti 2013 dhe planifikon të kërkojë një mandat të katërt si kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, përfundon shkrimi i medias greke.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ 3 orë mosbindje civile e opozitës, protestuesit "luftuan" me gazin lotsjellës dhe ujin me lëndë djegëse

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Protesta

TIRANË- Opozita ka zhvilluar ditën e sotme protestën e radhës në Tiranë. Deputetë të opozitës dhe protestues janë ndarë në 5 pika të ndryshme të Tiranës ndërsa kanë bllokuar qarkullimin. Protesta nisi me tensione dhe përplasje pas bllokimit të qarkullimit. Policia tentoi disa herë të rihapte qarkullimin por kjo nuk është pritur mirë nga protestuesit. Aty ka nisur përplasja mes protestuesve dhe policisë. 

Gjithashtu gjatë protestës është përdorur ujë me lëndë djegëse dhe gazlotsjellës nga policia e cila e ka hedhur drejt protestuesve. Shumë protestues shfaqën probleme shëndetësore ndërsa ka patur edhe raste që kanë humbur ndjenjat. 

1 VITE ME PARE

Mbyllet pas tre orësh protesta e opozitës në të gjitha akset në kryeqytet, protestuesit marshojnë për te selia e PD-së

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
foto ilustruese

TIRANË- Ka përfunduar pas tre orësh mosbindja civile e sotme e Partisë Demokratike. Bëhet me dije se qarkullimi është zhbllokuar në të gjitha akset rrugore në kryeqytet, ndërsa protestuesit bashkë me drejtuesit e PD-së kanë marshuar drejt selisë blu. 

Ndryshe nga herët e tjera, protesta e sotme nisi dhe u zhvilluar me përplasje të ashpra fizike mes përfaqësuesve të opozitës e protestuesve me efektivët e policisë. Situata më e tensionuar u paraqit te "Rruga e Elbasanit", te "Sheshi Willson" dhe te bashkia e Tiranës, ku policia ka përdorur disa herë autobotët me ujë me lëndë djegëse dhe gazin lotsjellës me qëllim shpërndarjen e qytetarëve. 

Ndërkohë përveç përplasjeve, në protestën e sotme ka pasur edhe shoqërime të shumta në polici të qytetarëve dhe jo vetëm. Siç e raportuam edhe më herët, drejtuesi i degës së PD-së në njësinë nr.5, Fatmir Myrta u shoqërua nga policia te "Sheshi Willson". Bashkë me Myrtën është shoqëruar edhe djali i tij në komisariatin nr.2 në kryeqytet. 

1 VITE ME PARE

Pas tre orësh mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës te zona e "Pallatit me Shigjeta"

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
foto ilustruese

TIRANË- Ka përfunduar protesta e opozitës te pika e "Pallatit me Shigjeta" në kryeqytet. Pas tre orësh mosbindje civile, protesta po mbyllet edhe në pikat e tjerat kyçe të protestës. 

Në ketë zonë nuk ka pasur përdorim të autoboteve me ujë apo gazit lotsjellës nga policia me qëllim shpërndarjen e protestuesve, ndonëse qarkullimi në këtë pikë është më i larti.

1 VITE ME PARE

E ulur në rrugë/ Protestuesja nuk ndihet mirë pas hedhjes së ujit me presion në drejtim të protestuesve, Çupi i vjen në ndihmë gruas

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit

Çupi

TIRANË- Një protestuese ka mbetur e dëmtuar te Bashkia e Tiranës. Mësohet se protestuesja ka mbetur e dëmtuar si pasojë e ujit me presion që është hedhur në drejtim të qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestë. Ndërkohë në ndihmë i ka ardhur deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.

Menjëherë është njoftuar ambulanca ndërsa përshkak të protestës nuk ka patur asnjë qarkullim të mjeteve. Gruaja është e ulur në rrugë ndërsa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

1 VITE ME PARE

"Dhunë shtazarake"/ Belind Këlliçi: Po përdoret gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Blelind Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Blelind Këlliçi është shprehur se sot në protestën e opozitës policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër qytetarëve dhe drejtuesve të PD-së. Gjithashtu ai tha se është hedhur gaz lotsjellës edhe kundrejt tij, ndërsa bëri të qartë se qytetarët do vazhdojnë protestën dhe se nuk largohen. Më tej ai tha se nga përplasjet ka protestues të lënduar. Mes të lënduarve sipas tij është edhe kryetarja e degës 9 të PD në Tiranë.

"Këtu ka ardhur ky autobot është përdorur kundër protestuesve, por mbi të gjitha është përdorur gaz lotsjellës dhe spraj kundër protestuesve, drejtuesve të PD, kundër meje. Kjo dhunë e sotme tërësisht jo proporcionale…I kemi bërë thirrje me megafon policisë se nuk kemi ardhur këtu për tu përplasur me ju, nuk kemi ardhur për konflikt, qëndroni në punën tuaj ne do qëndrojmë në punën tonë…Dhunë shtazarake.. Ka persona të plagosur, është lënduar kryetarja e degës 9 nuk ka marrë akoma veten". 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Shoqërohet nga policia kryetari i degës nr.5 të PD-së në Tiranë

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
pamje nga shoqerimi

TIRANË- Që në nisje të protestës, policia ka shoqëruar disa persona. Raportohet se Fatmir Myrta, kryetari i degës nr.5 të PD-së në Tiranë është shoqëruar po ashtu nga policia. Nuk dihet ende se në cilin komisariat është transferuar Myrta. 

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
pamje nga shoqerimi

Mosbindja civile e opozitës vijon ende, ndërsa qarkullimi është bllokuar në 5 zona të kryeqytetit.  Policia ka përdorur herë pas here edhe autobot me ujë me lëndë djegëse dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve dhe përfaqësuesve të opozitës. 

1 VITE ME PARE

Nuk u ndje mirë, një tjetër protestuese humb ndjenjat, Xhixho i qëndron pranë gruas (FOTO)

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Xhixho me gruan

TIRANË- Një tjetër protestuese nuk është ndjerë mirë gjatë protestës së opozitës te "Sheshi Willson". Në fillim u dyshua se protestuesja u godit nga ndonjë mjet pasi qarkullimi aty u rihap edhe pse protestuesit "luftuan" me gazin lotsjellës. Por më pas u raportua se protestuesja nuk është ndjerë mirë pasi është hedhur uji dhe gazi lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Më tej siç shihet edhe nga pamjet pranë gruas ka qëndruar deputetja e PL-së, Erisa Xhixho. Protestuesja u mor nga rruga nga një polic dhe u transportua në një cep të qetë të "Sheshit Willson" ku më pas u ndihmua nga Xhixho.

1 VITE ME PARE

Protesta e opozitës te "Sheshi Willson", hapet qarkullimi, policia shpërndan protestuesit me ujë

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Sheshi ëillson

TIRANË- Protestuesit te "Sheshi Willson" janë shpërndarë pas "luftës" me gazin lotsjellës dhe ujit të hedhur në drejtim të tyre. Protestuesit u shpërndanë për të mos u lagur ndërsa policia shfytëzoi minutat për të hapur qarkullimin.

Kur protestuesit panë që po rihapej qarkullimi ndërhynë duke krijuar sërish një kordon por policia mori direkt masa dhe rihodhi ujë në drejtim të tyre. Kjo solli që mjetet të ecnin përpara derisa qarkullimi nisi normalisht.

1 VITE ME PARE

Vijon mosbindja civille e opozitës në kryeqytet/ Paraqitet e qetë situata te "Rruga e Elbasanit", Noka: Protesta ishte e njoftuar, jemi në të drejtën tonë

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
protesta

TIRANË- Vijon mosbindja civile e opozitës në kryeqytet. Në "Rrugën e Elbasanit", aty ku nisën edhe përplasjet e para, situata tani paraqitet më e qetës.

Sipas raportimeve, policia është tërhequr, ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se protesta ishte e njoftuar dhe gjithçka po bëjnë është në të drejtën e tyre. 

Noka njoftoi po ashtu se do të vazhdojnë protestën deri në orën 8, ashtu siç ishte paralajmëruar. Qarkullimi vijon të jetë bllokuar te kjo zonë ku po protestohet. 

 

1 VITE ME PARE

“Respektoni Kushtetutën”/ Balliu thirrje policisë: Betejën do e fitojmë bashkarisht  

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
pamje nga protesta

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Klevis Balliu, i është drejtuar forcave të Policisë duke u thënë që të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën. Gjithashtu Balliu tha se protesta është e ligjshme dhe policia duhet të zbatojë ligjin.

“Ju bëj thirrje respektoni ligjin dhe Kushtetutën. Ju kemi njoftuar sipas ligjit për protestën. Këtë betejë do e fitojmë të gjithë bashkë, ne po respektojmë ligjin dhe Kushtetutën”, tha Balliu. 

Ndërkohë përplasje të ashpra ka pasur mes protestuesve dhe policisë. Gjithashtu policia ka ndërhyrë me autobotin që hedh ujë me presion. Këtu raportohet se ka pasur edhe disa protestues të dëmtuar si pasojë e presionit të ujit.

1 VITE ME PARE

‘O militantë pse shtyn’! Protestuesit dhe Edi Paloka përplasen me policinë

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Edi Paloka

TIRANË- Vijojnë përplasjet e ashpra mes protestuesve dhe punonjësve të policisë në protestën që po zhvillohet sot nga opozita. Gjithashtu siç shihet edhe në pamje efektivët e policisë po shtyjnë me forcë protestuesit para Bashkisë.

Ndërkohë një nga protestuesit dëgjohet duke thënë "O militantë pse shtyn". Po ashtu mes qytetarëve shihet edhe deputeti i PD Edi Paloka, duke u përplasur ashpër me policinë para Bashkisë. 

1 VITE ME PARE

Blushi hipën sipër autobotit të ujit, policia shpërndan protestuesit me gazlotsjellës te "Sheshi Willson" (FOTO)

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi gjatë protestës së opozitës te "Sheshi Willson" ka hipur sipër autobotit të policisë i cili është parkuar pranë protestuesve. Duke qenë se protestuesit kishin fituar terren policia hodhi gazlotsjellë në drejtim të tyre ndërsa solli shpërndarjen e tyre me shpejtësi.

Më pas policia hodhi edhe ujë në drejtim të protestuesve të cilët vrapuan për tu larguar për të mos u largur. Uji gjithashtu raportohet se ka edhe lëndë djegëse. Siç shihet edhe nga foto gazi ka mbuluar zonën teksa protesuesit janë shpërndarë me shpejtësi duke u munduar ti shpëtojnë lotëve dhe djegies së syve.

 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Deputetët e PD dhe qytetarët bllokojnë lëvizjen e autobotit te "Sheshi Willson", policia tenton t'i largojë me forcë! Bardhi: Ne nuk jemi kriminelë

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
pamje nga sheshi willson

TIRANË- Te zona e "Sheshit Willson", një nga pikat ku opozita po proteston, deputetët e PD-së dhe protestuesit kanë bllokuar lëvizjen e autobotit, duke u vendosur para mjetit. 

Policia ka tentuar t'i largojë me forcë, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se ajo çfarë protestuesit po bëjnë është në të drejtën e tyre. Ai u shpreh më tej se policia nuk ka arsye të ushtrojë dhunë ndaj tyre, pasi ata nuk janë kriminelë. 

 

“Protestuesit janë në të drejtën e tyre, nuk kanë bllokuar asnjë makinë. Policia ka marrë masa për të devijuar trafikun, cfarë nevoje ka për të dhunuar. Ca është kjo juntë policore që dhunon deputetët e opozitës dhe qytetarët. Do qëndrojmë për aq sa do jetë e nevojshme. Nuk ka asnjë arsye për të dhunuar. Ne nuk jemi kriminelë. Këta janë kundër popullit dhe kundër qytetarëve.”, u shpreh Bardhi. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Policia me ujë me lëndë djegëse drejt protestuesve, e pësojnë dhe fëmijët

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Protesta

TIRANË-  Vijon e tensionuar situata në të gjitha pikat ku opozita po zhvillon protestë. Para bashkisë së Tiranës, aty ku është protestuar prej disa javës, policia ka pasur dhe reagimin më të ashpër ndaj protestuesve. 

 

Policia ka afruar autobotin me ujë, duke hedhur ujë me lëndë djegëse ndaj qytetarëve me qëllim shpërndarjen e tyre. Ndërkohë që nga uji i hedhur me lëndë djegëse, piper dhe spec e kanë pësuar dhe fëmijët, që ndodheshin në protestë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Xhixho ulet këmbëkryq krah pensionistëve te "Sheshi Willson", dëgjon shqetësimet e tyre: Guxoni e na shkelni! Kanë dalë për pension

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Xhixho

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u është bashkuar pensionistëve të cilët janë ulur këmbëkryq në asflatin e "Sheshit Willson". Pensionistët janë ulur në asfalt ndërsa janë pyetur nga mediat se përse janë bashkuar në protestë. Një prej pensionistëve u shpreh se ai ka dalë për pensionet.

Gjatë fjalës së tij pensionisti u dëgjua me vëmendje nga Xhixho e cila ishte e ulur pranë saj. Ajo u shpreh që le të guxojnë e t'i shtypin ndërsa shtoi se pensionistët kanë dalë për pensionin. Prej një orë opozita ka dalë në protestë në 5 pika të Tiranës ndërsa janë regjistruar tensione ku ka patur përplasje.

 

1 VITE ME PARE

"Janë dhunuar gra shtatzëna dhe të moshuar", Blushi te "Sheshi Willson": Policia të shkojë të gjejë vrasësit në Shkodër, mos të prekin qytetarët

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur për mediat nga "Sheshi Willson", një nga pikat ku po zhvillohet protesta e opozitës. 

Blushi akuzoi policinë se ka dhunuar gra shtatzëna, të moshuar dhe gazetarët. Ai tha se policia nuk duhet të prekë qytetarët por të shkojë të gjejë autorët e masakrës në Shkodër. Blushi tha se deri në orën 8 do të jenë aty për të protestuar. 

“Kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën, ta harrojnë që ne ikim nga ky shesh dhe nga sheshet e të gjithë Shqipërisë. Kjo është një betejë pa kthim deri në çmontimin e këtij regjimi kriminal që dhunon gra shtatzëna në protestë. Janë dhunuar të moshuar edhe vetë gazetarët. A ka logjikë kjo? Të shkojnë të kapin autorët e masakrës në Shkodër, apo bandat në Elbasan.. Do jemi këtu deri në orën 8 edhe më mbrapa. Kemi dal për të protestuar. Nuk ka kthim. Kjo është provë e degradimit të regjimit", tha Blushi.

1 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Protestuesit ulen këmbëkryq te Sheshi Willson

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
qytetarët

TIRANË- Dhjetra protestues janë ulur këmbkryq në mes të rrugës te Sheshi Willson. Gjithashtu së bashku me portestuesit është ulur edhe Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. 

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit

1 VITE ME PARE

FOTO/ Situatë e tensionuar te "Pallati me Shigjeta", humb ndjenjat një i moshuar, pritet mbërritja e ambulancës

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
protesta

TIRANË- Zona e "Pallatit me Sigjeta" është një nga zonat ku opozita po zhvillon protestë. Situata në këtë aks paraqitet e tensionuar, ndësa një nga qytetarët, një i moshuar ka humbur ndjenjat. 

Siç shihet edhe nga fotot, Bardh Spahia po i jep ndihmën e parë, ndërsa pritet mbërritja e ambulancës për ta transportuar drejt spitalit.

Ky nuk është protestuesi i parë që ka humbur ndjenjat pas përplasjeve me policinë, pasi një situatë e njëjtë u regjistrua edhe te "Rruga e Elbasanit". 

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit

1 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, rihapet qarkullimi në "Zog të Zi"

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Zog i Zi

TIRANË- Pas disa tentativash nga policia për të shpërndarë protestuesit është rihapur qarkullimi në "Zog të Zi". Siç mund të shihet edhe nga pamjet policia ka krijuar një kordon ndërsa ka tentuar disa herë për të sprapsur protestuesit për të hapur qarkullimin.

Nga tentativa e policisë për të hapur qarkullimin janë regjistruar tensione. Pas disa minutash protestë policia arriti të hapte qarkullimin ndërsa qëndron në krye të detyrës për të mos lejuar që protestuesit të mos bllokojnë sërish qarkullimin.

 

1 VITE ME PARE

Protestuesit përplasen me efektivët te sheshi Uilson, qytetarët: Këto janë plehra, nuk e thonë se çfarë urdhri kanë

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
pamje nga protesta

TIRANË- Qytetarët të cilët janë mbledhur te sheshi Uilson, kanë pasur një përplasje të ashpër me policinë. Gjithashtu qytetarët janë shtyrë për 20 metra larg. Po ashtu protestuesit dëgjohen duke thën se këta janë horra. 

Nërkohë edhe deputeti Petrit Vasili ka thënë se është goditur nga policia. Policia dhe protestuesit po shtyhen me njëri-tjetrin. 

“Këto janë plehra, nuk e thonë se çfarë urdhri kanë. Nuk e di se çfarë ruajnë aty, ato pemët”, ka thënë një protestues.

Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se policët janë vënë “në shërbim të qeverisë dhe bandave”.

1 VITE ME PARE

Pankarta e qytetarit në protestë: Martin Cani dhe Ardit Gjoklaj

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Pankarta

TIRANË- Një qytetar ka vendosur që të marrë pjesë në protestën e sotme duke përcjell një mesazh. Me një pankartë që mban në dorë, qytetari ka vendosur fotot e dy fëmijëve të vrarë. 

Në foto, shihen portretet e Ardit Gjoklajt dhe të Martin Canit. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Policia hedh ujë me lëndë djegëse drejt protestuesve te bashkia e Tiranës

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
protesta te bahkia

TIRANË- Vijon e tensionuar situata në të gjitha pikat ku opozita po zhvillon protestë.  Para bashkisë së Tiranës, aty ku është protestuar prej disa javës, policia ka pasur dhe reagimin më të ashpër ndaj protestuesve. 

Policia ka afruar autobotin me ujë, duke hedhur ujë me lëndë djegëse ndaj qytetarëve me qëllim shpërndarjen e tyre. Ndërkohë raportohet gjithashtu se ka pasur edhe të shoqëruar nga protesta. 

1 VITE ME PARE

Protesta e Opozitës/ Policia hedh gaz lotsjellës të bashkia Tiranë

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Policia

TIRANË- Pak minuta pasi ka nisur protesta e Opozitës, policia ka agravuar situatën. Duke përdorur gaz lotsjellës, policia e vendosur të Bashkia Tiranë ka sulmuar qytetarët. 

1 VITE ME PARE

Protesta e opozitës në "Zog të Zi", qarkullimi i bllokuar tërësisht, policia tenton shpërndarjen e protestuesve

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Protesta

TIRANË- Protesta e opozitës në "Zog të Zi" ka bllokuar tërësisht qarkullimin ndërsa siç shihet edhe nga fotot tansporti publik dhe mjete të tjera janë bllokuar në rrethrrotullimin pranë "Ringut". Protestuesit janë konfrontuar me policinë ndërsa këta të fundit kanë krijuar një kordon.

Ata kanë tentuar herë pas herë të shpërndajnë protestuesit. Policia ka tentuar të sprapsë protestuesit por deputetët e opozitës kanë dalë përballë efektivëve ndërsa nuk kanë lejuar që të hapet qarkullimit.

1 VITE ME PARE

"Gjysma e efektivëve janë pa numër identifikimi", Bardhi: Janë ushtar të bandave të veshur me uniformë policie

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
gazment bardhi

TIRANË- Vijon me përplasje të ashpra protesta e opozitës në të gjitha zonat e kreyqytetit. Që në nisje qytetarët dhe deputetët e PD-së janë konfliktuar edhe fizikisht me policinës. 

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi nga "Sheshi Willson" ka hedhur akuza të rënda, ku tha se gjysma e efektivëve nuk kanë as numër identifikimi as emër në uniformën e tyre. 

Sipas Bardhit, këto janë të dërguar nga bandat kriminale të veshur me uniformë policie për të mos lejuar zhvillimin e protestës. 

1 VITE ME PARE

Protesta e Opozitës/ Shoferi i furgonit me dy gishta lart: Jam me ju. Protestuesit: Po të ishe do vije këtu

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Protesta

TIRANË- Protesta e Opozitës ka nisur me përleshje nga ana e policisë ditën e sotme. Ndërkohë që nga protesta një shofer furgoni ka ngritur dy gishtat lart dhe ka mbështetur protestuesit. Ndërkohë që ata i janë kthyer duke i thënë se duhet të ishte me ata në protestë.

Shoferi i furgonit me dy gishta: Jam me ju!

I kthehen protestuesit: Po të ishe do vije këtu.

1 VITE ME PARE

"Banditët me uniformë kërkojnë të intimidojnë dhe kërcënojnë", Noka: Askush nuk e ndalon mosbindjen civile të opozitës

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
flamur noka

TIRANË Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ndodhet në krye të protestës së opozitës te Rruga e Elbasanit. Noka tha për mediat se policia po tenton të kërcënojë dhe intimidojë protestuesit dhe opozitën. 

Ai bën thirrje që punonjësit e policisë të heqin duart nga qytetarë, ndërsa shtoi se askush nuk e ndalon mosbindjen civile të opozitës.

"Asgjë më shumë se sa po përmbushim misionin e opozitës. Banditët me uniformë, të rekrutuar nga rilindja, kërkojnë të kërcënojnë opoiztën. Sokol Bizhga, njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin në vitin 1997 dhe u vra nga bandat, është shpërblyer për urrejtjen e tij ndaj PD dhe vjen këtu të drejtojë falangat e krimit. I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe nipit të Spiro Kolekës, Edi Rama, hiqni falangat e krimit nga policia dhe largoni duart nga qytetarët.
Duart do t’ju djegin ju. Ky është një mesazh që u përcjell nga ky vend ku po ushtrojmë mosbindjen civile.
Askush nuk e ndalon dot mosbindjen civile të opozitës. Unë e kuptoj se janë në panik, janë të tmerruar, prandaj po ndërhyjnë sepse vala e revoltës qytetare do mbërrijë në Surrel.", tha Noka. 

1 VITE ME PARE

Bylykbashi përplaset me efektivin civil: Mos guxoni të shoqëroni protestues!

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Protesta

TIRANË- Protesta e sotme e opozitës ka nisur me tensione ndërsa ka patur edhe përplasje të qytetarëve me policinë. Ndërkohë raportohet se ka patur edhe shoqërime pas tensioneve të regjistruara.

Gjatë shoqërimit të qytetarëve deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi pati një debat me një efektiv civil. Bylykbashi iu drejtua efektivit që të mos shoqërojnë protestues.

Debati:

BylykbashiMos guxoni të shoqëroni protestues.

Polici civil: Mos prek punonjësin e policisë.

Bylykbashi: Ose do merremi me ne pastaj.

Polici civil: Merru sa të duash.

Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them.

1 VITE ME PARE

Protesta e Opozitës/ Bardhi i drejtohet efektivëve: Ju bëni detyrën tuaj, ne tonën

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Bardhi

TIRANË- Protesta e qytetarëve ka nisur me përplasje të dhunshme ditën e sotme. Policia pasi qytetarët kanë nisur protestën, ka shtyrë dhunshëm qytetarët nga rruga. Ndërkohë që, kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka thënë policisë që të sigurojnë që të jetë një tubim i qetë. 

“Ju bëni detyrën tuja, ne tonën. Detyra juaj është të siguroni një tubim të qetë”, thotë Bardhi.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Përplasjet mes policisë dhe protestuesve te Rruga e Elbasanit, merret me ambulancë një qytetar

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
ambulancsa

TIRANË- Ka nisur me përplasje të ashpra protesta e opozitës në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Raportohet se përplasjet kanë nisur pas zëvendësdrejtori i policisë së Tiranë, Sokol Bizhga ka urdhëruar efektivët të shpërndajnë protestuesit. 

Gjatë përplasjeve një nga qytetarët ka humbur ndjenjat, ndërsa është marrë me ambulancë. Përplasje të ashpër fizike ka pasur edhe mes deputetit të PD-së, Flamur Noka me policinë.

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit

1 VITE ME PARE

Protesta e Opozitës, shoqërohet një person nga policia

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Policia

TIRANË- Protesta e Opozitës ka nisur me përplasje të shumta mes qytetarëve dhe Policisë. Policia pasi qytetarët kanë bllokuar rrugën, ka nisur aksionin për të shtyrë qytetarët.

Ndërkohë që një prej qytetarëve është kapur nga efektivët dhe është shoqëruar drejt makinës së tyre. 

1 VITE ME PARE

Nis me tensione protesta e opozitës, përplasje mes policisë dhe protestuesve te Rruga e Elbasanit

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
foto nga protesta

TIRANË- Ka nisur me tensione dhe përplasje protesta e opozitës në Tiranë. Përplasje të ashpra janë regjistruar te rruga e Elbasanit. Shkak është bërë ndërhyrja e policisë për të shpërndarë qytetarët e mbledhur te ky aks rrugor.

Siç shihet edhe nga fotot, deputetët Flamur Noka dhe Xhelal Mziu janë përplasur me efektivët e policisë. 

 

1 VITE ME PARE

Protesta e opozitës në Tiranë, rreth 1 mijë efektivë policie në terren

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
policia

TIRANË- Për pak minuta pritet të nisë protesta e radhës e opozitës, e cila do të zhvillohet e ndarë në 5 zona të ndryshme të kryeqytetit. Lidhur me këtë ka marrë masat edhe policia, ku sipas raportimeve rreth 1 mijë efektivë do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës e cila është paralajmëruar të zgjasë rreth tre orë.

Bllokime të qarkullimit do të ketë te rrethrrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Willson, te Pallati me Shigjeta dhe Bashkia e Tiranës. Në secilën nga zonat, protesta do të udhëhiqet nga drejtuesit përkatës të kryesive të Partisë Demokratike dhe nga deputetët e saj.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë lidhur me këtë protestë se PD ka qenë e qartë që nuk është për dhunën dhe luftë guerile kundër “narko-regjimit dhe diktaturës”, por ka zgjedhur ta kundërshtojë atë me anë të mosbindjes civile.

Zonat që do të bllokohen nga protesta sot në Tiranë dhe shpërndarja e përfaqësuesve të opozitës:

RRETHRROTULLIMI ZOGU I ZI

Degët: 11, Kamëz, Vore, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kukës.

Deputetë: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani, Fisnik Qosja.

Kryesi: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysaj, Bislim Ahmetaj.

RRUGA E ELBASANIT, URA TE XHAMIA

Degët: 1, 2, 3, 4, 8, Qarku Dibër, Qarku Elbasan, Qarku Korçë.

Deputetë: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula

Kryesi: Ivi Kaso, Edit Harxhi, Clirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj, Megi Balliu

SHESHI WILLSON

Degët: 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlorë.

Deputetë: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi.

Kryesi: Enno Bozdo, Keltis Kruja, Genc Deromemaj, Indrit Hoxha.

PALLATI ME SHIGJETA

Degët: 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhë, Qarku Shkodër

Deputetë: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli.

Kryesi: Luciano Boçi, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Klevis Balliu.

BASHKIA

Degët: 7, 9, 10 dhe 14.

Deputetë: Edi Paloka, Dhurata Çupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina zhupa.

Kryesi: Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Mucollari, Ylli Asllani, Ervin Minarolli.

1 VITE ME PARE

Sot protesta e opozitës në Tiranë, pritet bllokimi i 5 zonave, ja si do të shpërndahen deputetët

Tre orë mosbindje civile në Tiranë! Opozita dhe protestuesit
Foto nga protestat e shkuara

TIRANA- Opozita do të mbajë sot protestë kombëtare në Tiranë ku është paralajmëruar se do të ketë bllokime të pesë zonave si: te rrethrrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Willson, te Pallati me Shigjeta dhe Bashkia e Tiranës. Në secilën nga zonat, protesta do të udhëhiqet nga drejtuesit përkatës të kryesive të Partisë Demokratike dhe nga deputetët e saj.

Kjo protestë nis këtë pasdite në orën 17:00. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë lidhur me këtë protestë se PD ka qenë e qartë që nuk është për dhunën dhe luftë guerile kundër “narko-regjimit dhe diktaturës”, por ka zgjedhur ta kundërshtojë atë me anë të mosbindjes civile.

Zonat që do të bllokohen nga protesta sot në Tiranë dhe shpërndarja e përfaqësuesve të opozitës:

RRETHRROTULLIMI ZOGU I ZI

Degët: 11, Kamëz, Vore, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kukës.

Deputetë: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani, Fisnik Qosja.

Kryesi: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysaj, Bislim Ahmetaj.

RRUGA E ELBASANIT, URA TE XHAMIA

Degët: 1, 2, 3, 4, 8, Qarku Dibër, Qarku Elbasan, Qarku Korçë.

Deputetë: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula

Kryesi: Ivi Kaso, Edit Harxhi, Clirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj, Megi Balliu

SHESHI WILLSON

Degët: 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlorë.

Deputetë: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi.

Kryesi: Enno Bozdo, Keltis Kruja, Genc Deromemaj, Indrit Hoxha.

PALLATI ME SHIGJETA

Degët: 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhë, Qarku Shkodër

Deputetë: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli.

Kryesi: Luciano Boçi, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Klevis Balliu.

BASHKIA

Degët: 7, 9, 10 dhe 14.

Deputetë: Edi Paloka, Dhurata Çupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina zhupa.

Kryesi: Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Mucollari, Ylli Asllani, Ervin Minarolli.

protesta e opozites ne tirane

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi