LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PD marrëveshje me PBDNJ, Berisha: Betejë e përbashkët kundër monizmit. McGonigal? Rrezikon 80 vite burg, aq meriton dhe Rama

• Partia Demokratike dhe PBDNJ firmosën ditën e sotme marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet vendore të 14 majit. • Partia Demokratike i ka lënë tre zona te lira PBDNj në jug, në bashkinë Himarë, Finiq dhe Dropull. • Në Himarë garon Fredi Beleri, n3ë Finiq, garon Leonidha Hristu, në Dropull, Anastas Maneka. • Berisha u shpreh se ky koalicion synon që t’i kthejë bashkitë qytetarëve shqiptarë dhe të përmbysin monizmin.• Gjatë konferencës për mediat, Berisha deklaroi se janë në diskutime me PDIU-në. • Berisha foli sërish edhe për skandalin me ish-zyrtarin e lartë Charles McGonigal, duke kërkuar me këmbëngulje largimin e hetimin e kryeministrit Edi Rama.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dule i dhuron libër Berishës në mbyllje të konferencës, lideri i PD-së: Do të fitojmë!

PD marrëveshje me PBDNJ, Berisha: Betejë e përbashkët
Sali Berisha dhe Vangjel Dule

TIRANË- Konferenca ku u firmos koalicioni parazgjedhor mes PD dhe PBDNJ-në u mbyll me shtrëngime duarsh dhe me një dhuratë. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i dhuroi kreut të PD-së, Sali Berishës një libër. Berisha u duk i gëzuar nga dhurata. 

Pas shtrëngimit të duarve, Berisha iu drejtua Dules duke thënë: “Mirë u pafshim, na vaftë mbarë edhe suksese! Do të fitojmë.”

3 VITE ME PARE

Meta përshëndet marrëveshjen PD-PBDNJ: Fund monizmit në pushtetin vendor

PD marrëveshje me PBDNJ, Berisha: Betejë e përbashkët
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e firmosur ditën e sotme midis Partisë Demokratike dhe PBDNJ-së. Meta e quan një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin dhe bashkimin e opozitës për fitoren e 14 majit. Kreu i PL-së e quan këtë hap të rëndësishëm për ti dhënë fund monizmit në pushtetin vendor.

POSTIMI I METËS:

Përshëndesim marrëveshjen e sapo nënshkruar midis Partisë Demokratike dhe PBDNJ, si një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe bashkimit të opozitës për Fitoren e Ndryshimit në 14 Maj, për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor dhe rivendosur Llogaridhënien dhe kontrollin e qytetarëve!

Ditën e sotme, Partia Demokratike dhe PBDNJ firmosën marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet vendore të 14 majit. Partia Demokratike i ka lënë tre zona te lira PBDNj në jug, në bashkinë Himarë Finiq dhe Dropull. 

3 VITE ME PARE

"Mafia shqiptare, ndër më të rrezikshmet e botës'/ Berisha THIRRJE Ramës: S'e bën dot më strucin, jep dorëheqjen!

PD marrëveshje me PBDNJ, Berisha: Betejë e përbashkët
Sali Berisha

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon dorëheqje nga kundërshtari i tij politik, Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk mund të bëjë më asnjë hap për të shpëtuar veten.

"Rama është në panik, e kupton që ka nisur count-down. Foli për Big Brother, por e di që mediat e botës po çahen. Është afera që ka lënë pas çdo problem tjetër në mediat e botës. Nuk është pak ai, Rama nuk bën dot strucin më, të japë dorëheqjen. E shpëtuan njëherë me Bilalin, janë dy qytetarë amerikanë të dënuar për foton që bëri me Obamën. Ramën e kursyen si kryeministër. Tani ai ka bërë një akt që kurrë një vend partner nuk e bënte ndaj tjetrit dhe të dalë para drejtësisë, Duçka që ta dini ju është ish-drejtori i një konglomerati për 4 vite. A ju kujtohet një avion i gjatë që merrte Ramën, Tiranë-Kinë. Hipte dhe Olsi mbrapa. Atë e sillte kompania e Duçkës që ta dini ju. Është një hetim intensiv në SHBA dhe Duçka është një nga mafiozët më të rrezikshëm sot. Këto ngjarje tregojnë se mafia shqiptare është ndër më të rrezikshmet e botës,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Pse po hesht ambasadorja Yuri Kim? Berisha s'e kursen: Dihet qëndrimi im ndaj saj, të dalë e të sqarojë deklaratat e saj

PD marrëveshje me PBDNJ, Berisha: Betejë e përbashkët
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim të dalë dhe të komentojë çështjen e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal në dosjen e të cilit përmendet edhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se vetë ambasadorja ka përmendur një hetim të FBI në Shqipëri, ndaj dhe tani duhet që të dalë të sqarojë.

Ndërsa të gjithë aktivitetetin e saj në Shqipëri, Berisha tha se ia lë në dorë drejtësisë në SHBA për të hetuar. 

Si e komentoni heshtjen e ambasadores Kim në Tiranë?

Berisha: Hetimi do të jetë kompleks. Oleg Deripaska ka arritur gjer në statusin e investitorit strategjik në Shqipëri. Kjo është e vërteta. Përveç të tjerash gjithçka do të hetohet. Dhe këtu ne nuk heqim dorë. Lidhur m e zonjën Kim, dihet botërisht qëndrimi im ndaj saj dhe i saj ndaj meje. Nuk mund të them se cili është roli i saj në aferën Rama-McGonigal, i takon drejtësisë në SHBA të bëjë hetimin e përgjithshëm. Ka vetëm një deklaratë, të cilën nëse u kujtohet, unë i jam përgjigjur flakë për flakë. Në një nga intervistat e saj, ajo shprehet se ka bërë hetime edhe FBI. Në këtë intervistë, ajo tha atë që DASH nuk e ka thënë kurrë. Tani që del lobimi i McGonigal, tani e din ajo nëse e përdori për të mbuluar gënjeshtrat e saj ndaj qeverisë amerikane për personin tim, unë ia la për hetim drejtësisë së SHBA. Ajo është qytetare e atij vendi mik dhe ata do e shqyrtojnë këtë punë.

3 VITE ME PARE

"Bota po zien!"/ 225 mijë $ për zyrtarin e FBI, Berisha: Rama duhet të largohet, këto janë vetëm maja e ajzbergut

PD marrëveshje me PBDNJ, Berisha: Betejë e përbashkët
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra, pasi i doli emri në dosjen e hetuar nga FBI, ku në pranga përfundoi ish-zyrtari i lartë, Charles McGonigal. Në fjalën e tij, Berisha tha se e gjithë bota po zien me skandalin e publikuar, duke kërkuar menjëherë një hetim sa më të shpejtë në lidhje me ndikimin e kryeministrit Edi Rama. 

"Këto janë të gjitha si i mbyturi që kapet në fijen e barit. Po zien bota, Shqipëria ka korruptuar dhe ka paguar shefin e inteligjencës së organizatës më të fuqishme në botë. Po për Duçkën dini gjëra. Keni dëgjuar për konglomertatin energjitik. Është nën hetim në Kinë dhe në SHBA. Edhe vetë Duçka që lidh Ramën me Sinaloan e Meksikës. Këto që lexoni janë thellësisht të redaktuara. Por janë vetëm maja e ajzbergut. Duçka me pasaportë qeveritare qarkullon. Një gjë e mbyll këtë punë, Rama është një përgjegjësi e madhe. Është krijesë e Sorosit. Edhe unë edhe njëherë e denoncoj para botës këtë rast. Po ja cilat janë pasojat. Kujt mund t'i shkonte ndërmend që Shqipëria të sillej me SHBA në këtë mënyrë. Është tejkaluar çdo vijë e mundshme, Rama duhet të ikë, përndryshe shqiptarët do e kthejnë,"-tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

PD marrëveshje me PBDNJ, Berisha: Betejë e përbashkët kundër monizmit. McGonigal? Rrezikon 80 vite burg, aq meriton dhe Rama

 

3 VITE ME PARE

Akuzat e Gjiknurit, i PËRGJIGJET Berisha: S'e kam kushëri, Ramës ia lashë për shërbime, ai...

PD marrëveshje me PBDNJ, Berisha: Betejë e përbashkët
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit lidhur me çështjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, Berisha tha se ndryshe nga ç'pretendon Gjiknuri, ai nuk ka asnjë lidhje familjare me Agron Nezën. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Berisha: Edi Rama duhet të shkojë dhe të pësojë fatin e McGonigal. Ai ka kryer një nga aktet më të rënda. Tirana është një epiqendër botërore dhe Edi Rama nuk njeh asnjë parim. Asnjë vit më pak dënim nuk meriton Edi Rama. Ka kryer akte që nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi. Ka përdorur elemente të policisë sekrete të Enver Hoxhës. Edi Rama duhet të zbërthehet do të ketë komision hetimor parlamentar. Do të ketë bashkëpunim me çdo institucion të SHBA për t'i shkuar deri në fund kësaj çështje. Lë hije të tmerrshme. Gjithë mediat e botës ziejnë se u pagua nga kryeministri shqiptar. E merrni me mend se çfarë përshtypjesh krijon kjo në botë. Ai duhet të ikë, nuk mund të ketë vend në qeverisje.

Gjiknuri foli për lidhjet tuaja me një prej personave që e keni akuzuar zotin Neza që tha se është kushëriri juaj, deklaratat i cilësoi për t'u ikur përgjegjësive për 21 janarin?

Berisha: Duhet të jetë kretin. Unë ia thashë Agron Nezën për shërbime, ai...Unë nuk e kam kushëri, nuk e njoh. Kam njohur të tjerë, por jo atë. Ai sekretari i PS është mafioz 

3 VITE ME PARE

Marrëveshje me PDIU? Berisha: I kemi vendosur disa kontakte, nuk e di nëse ka diskutuar me maxhorancën

PD marrëveshje me PBDNJ, Berisha: Betejë e përbashkët
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme nëse do të ketë marrëveshje me PDIU-në njëjtë siç bëri ditën e sotme me PBDNJ-në. Berisha tha se kanë vendosur disa kontakte mirëpo nuk ka asgjë për të thënë duke qënë se nuk kanë dalë në një përfundim. Nga ana tjetër, kreu i PD shtoi se nuk është i sigurtë nëse PDIU ka marrëveshje me maxhorancën. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Pyetja: Sot, keni lidhur me marrëveshje elektorale me Dulen, por me PDIU-së do të ketë një të tillë?

Berisha: Disa kontakte janë vendosur dhe them që më shumë nuk mund dhe nuk kam për të thënë. Unë nuk kam dijeni se PDIU ka marrëveshje me maxhorancën. Ne po diskutojmë.

Pyetja: Mbi ç'mekanizëm keni zgjedhur kandidaturat?

Dule: Kemi bashkëpunime me organizata që përfaqësojnë interesat e minoriteteve në vend. Në kuadër të tyre parashikohet dhe mënyra sesi do të zgjidhjen kandidaturat.

3 VITE ME PARE

E keni marrë "bekimin" e Mitsotakis për koalicionin PD-PBDNJ? Përgjigjet Dule

PD marrëveshje me PBDNJ, Berisha: Betejë e përbashkët

Një muaj më parë kishit qëndrime të kundërta për Mistotakis, e keni marrë bekimin e tij për koalicionin, pasi në Himarë u prit nga kandidati juaj?

Berisha: Nuk kishte asnjë dallim në deklaratat tona. Deklarata ime se kryeministri i Greqisë mund të vizitojë çdo vend. Nuk u pajtova me reagimet që ishin larg një realiteti.

Dule: Në lidhje me 'bekimin', në politikë nuk ka bekime. PBDNJ vendos me kritere që i ka në statutin e vetë duke marrë parasysh interesa në komunitetin që përfaqëson. As Mitsotakis, e as ndonjë kandidat tjetër grek, nuk ka imponuar individë apo dhe politika të caktuara.

Berisha: Një parti që përfaqëson interesat e minoritetit janë vlerë kombëtare. Një parti që merr përsipër në një mënyrë që të përfaqësojë një pakicë, pavarësisht se çfarë përqindje kap, ajo kryen një mision. Besoj se një vend demokratik këtë duhet të bëjmë.

3 VITE ME PARE

PD firmos koalicion me PBDNJ, Berisha: Bashkojmë forcat për 14 majin. Dule merr kandidatët në Himarë, Dropull dhe Finiq

PD marrëveshje me PBDNJ, Berisha: Betejë e përbashkët
Momenti i firmosjes

TIRANË- Partia Demokratike dhe PBDNJ firmosën ditën e sotme marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet vendore të 14 majit. Partia Demokratike i ka lënë tre zona te lira PBDNj në jug, në bashkinë Himarë Finiq dhe Dropull.

Berisha u shpreh se ky koalicion synon që t’i kthejë bashkitë qytetarëve shqiptarë dhe të përmbysin monizmin.

'Shpreh kënaqësinë time dhe të PD për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të PD, me të cilin ne vendosim të bëjmë një betejë të përbashkët kundër monizmit të plotë, të vendosur nga regjimi më i korruptuar në Europë dhe botë, regjimi i Edi Ramës. Përmbysja e këtij monizmi është përparësi absolute e çdo qytetari të lirë, e çdo opozitari dhe në këtë kontekst, ne së bashku me PBDNJ, OMONIA-n, bashkojmë forcat me bindjen se me 14 maj do i japim një goditje fatale sistemit monist. Nga ana tjetër, ne synojmë që t’ju kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë. T’i kthejmë bashkitë në shtëpitë e përbashkëta të qytetarëve shqiptarë. Qytetarët e parë të këtyre bashkive të kenë vetëdijen e plotë, përgjegjësinë e plotë, gatishmërinë e plotë për të funksionuar si shërbëtorë të këtyre qytetarëve. Për të përdorur në mënyrën më transparente dhe të ndershme të gjitha burimet njerëzore dhe materiale, financiare, të bashkisë, për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e mëdha që çdo bashki ka sot në Shqipëri, së pari në interesin më të mirë të qytetarëve të atyre bashkive. Unë, duke falënderuar zotin Dule për mirëkuptimin dhe marrëveshjen që firmosëm, shpreh bindjen se kemi shënuar një hap shumë të rëndësishëm në realizimin e objektivave tona të përbashkëta.'- u shpreh Berisha.

Nga ana tjetër, Dule tha se ky bashkëpunim do të motivojë energjitë për partitë.

'Është bashkëpunim i hershëm me Pd dhe i suksesshëm si në opozitë ashtu dhe në qeverisje, do të veçoja 2005-2009.Bashkëpunimi ynë me të gjithë politikanët dhe aktivistët do të sjellim më 14 maj në çdo derë mesazhin se ata mund të ndryshojnë fatin e tyre dhe të familjes së tyre. Ne besojmë se do të motivojmë energjitë që duhen.'- tha Dule.

Në bashkinë e Himarës është vendosur te garojë Fredi Beleri, në bashkinë e Finiqit Leonidha Hristu dhe në Dropull, Anastas Maneka. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule më 21 janar zgjedhi 3 kandidatët për kryetarë bashkie që do garojnë në 14 maj, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm i Omonias.

sali berisha vangjel dule

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit