Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, së bashku me ministren e Shëndetësisë Evis Sala, ku zhvilloi një takim me mjekë, infermierë dhe stafin teknik të spitaleve. • Rama garantoi se me buxhetin e ri do të sigurohet mbulimi i plotë i medikamenteve për pacientët e sëmurë, si dhe rimbursimi për rreth 400 mijë pacientë në të gjithë vendin. • Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te skandali që shpërtheu një vit më parë në departamentin e Onkologjikut, duke e cilësuar atë si një njollë të rëndë që, sipas tij, u pagua nga i gjithë sistemi. • Ai theksoi se raste të tilla kanë ndikim të madh në opinionin publik, ndërsa puna e përditshme dhe rezultatet pozitive të shërbimit shëndetësor mbeten shpesh në hije. • Kryeministri vuri në dukje se çdo vit në vend realizohen rreth 95 mijë ndërhyrje mjekësore në trupin e njeriut, shumica dërrmuese e të cilave janë të suksesshme, por që nuk përbëjnë lajm. • Rama theksoi se rasti i Onkologjikut, pavarësisht rëndësisë dhe ndikimit që pati, nuk duhet të shihet si pasqyrë e gjithë shërbimit shëndetësor ndaj pacientëve, por si një rast i veçuar, për të cilin është marrë drejtësia. • Ai shtoi se këto ngjarje kanë qenë të rënda edhe për vetë stafin mjekësor, duke bërë që, sipas tij, “të ulin kokën” përballë publikut. • Në të njëjtën kohë, kryeministri nënvizoi se të dhënat tregojnë se shumica e pacientëve kanë shprehur kënaqësi për shërbimin e marrë si në Onkologjik, ashtu edhe në QSUT, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e personelit shëndetësor. • Ministrja Sala, deklaroi se gjatë takimit janë marrë një sërë angazhimesh konkrete për përmirësimin e shërbimit shëndetësor, me fokus të veçantë te Onkologjiku. • Ajo theksoi se një nga arritjet kryesore ka qenë dyfishimi i kapaciteteve të sallave të kimioterapisë, hap që synon rritjen e cilësisë dhe aksesit të pacientëve në trajtim.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala deklaroi sot se janë ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimit te Onkologjiku. Gjatë takimit me mjekët dhe stafin shëndetësor të Onkologjikut, Sala theksoi se arritën të bëjnë disa hapa konkrete, duke dyfishuar kapacitetin për sallat e kimioterapisë. E shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, Ministrja falenderoi në fund mjekët dhe infermierët.
“Morëm disa angazhime bashkë. Kemi dhënë rëndësi më të madhe Onkologjikut. Arritëm të bëjmë disa hapa konkrete, duke dyfishuar kapacitetin për sallat e kimioterapisë. Duhet të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne. Kjo do kohën e vet, por jemi në hapa të mirë. Falenderoj mjekët dhe infermierët, por edhe specializantët”, tha Ministrja Sala./Dosja.al
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të enjte Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ka takuar fëmijët që do të kalojnë festat e fundvitit në spital, pacientët e shërbimit të Onkologjikut, si dhe personelin mjekësor dhe ndihmës.
Gjatë vizitës, Rama u ndal edhe te skandali i publikuar një vit më parë në departamentin e Onkologjikut, duke e cilësuar atë si një njollë të rëndë që, sipas tij, u pagua nga të gjithë sistemi shëndetësor dhe shoqëria. Ai theksoi se, ndonëse raste të tilla kanë ndikim të madh publik, ato nuk përfaqësojnë punën e përditshme të mijëra profesionistëve të shëndetit.
Kryeministri vuri në dukje se sistemi shëndetësor realizon çdo vit rreth 95 mijë ndërhyrje në trupin e njeriut, përfshirë dhjetëra mijëra operacione dhe ndërhyrje mikrokirurgjikale të suksesshme, por këto, sipas tij, rrallëherë marrin vëmendje publike. Në të kundërt, sipas tij, një operacion i dështuar apo një ngjarje tragjike kthehet menjëherë në lajm dhe shkakton reagime të forta.
“Është sakrifica dhe përkushtimi i të gjithë mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të Urgjencës Kombëtare, si dhe i gjithë stafit mbështetës, që punojnë çdo orë dhe çdo ditë të vitit pa pushim, duke shpëtuar jetë dhe duke shëruar njerëz të sëmurë. E mira nuk bën lajm, e keqja po. Natyrisht, rreth 60 mijë operacione të suksesshme që kryen shërbimi ynë shëndetësor çdo vit dhe mbi 35 mijë ndërhyrje mikrokirurgjikale, të cilat janë të suksesshme, nuk bëhen lajm, sepse nuk janë lajme të këqija.
Mjafton një operacion i dështuar, mjafton një tragjedi, për ta kthyer në të kundërt perceptimin për të gjithë trupën e mjekëve dhe për gjithë shërbimin tonë kombëtar shëndetësor. Kur ndodh që brenda këtij shërbimi identifikohen individë apo veprimtari që njollosin bluzën e bardhë, kostoja e reputacionit është shumë e lartë dhe e paguajnë të gjithë.
Në fund të ditës, si ata që e dinë çfarë do të thotë të shërbesh, ashtu edhe ata që marrin shërbim, e dinë se pjesa pozitive është ajo që dominon. Para se të vinim këtu, kujtuam Onkologjikun, që, siç e dini, u bë shkas në një moment të caktuar për të ulur kokën të gjithë përballë fakteve që nuk nderojnë askënd. Megjithatë, takuam disa pacientë që ishin shumë të kënaqur me shërbimin dhe ishin të sinqertë në fjalët e tyre.
I thoja drejtoreshës dhe ministres se opinioni ushqehet me një negativitet të madh për shërbimin shëndetësor nga ata që nuk kanë marrë shërbim në spital. Pjesa dërrmuese e atyre që kanë marrë shërbim, i kujtojnë mjekët për mirë”, tha Rama./ Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takim me mjekët e QSUT-së, përmendi rastet e skandalit në spitalin e Onkologjikut, ku theksoi se ky rast i bën që ai dhe mjekët të ulnin kokën. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se e mira nuk bën lajm dhe e keqja bën lajm dhe shtoi se shumica e pacientëve që kanë marrë shërbim janë të kënaqur. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh se, mjafton një operacion i dështuar për tu kthyer në të kundër për të gjithë trupën e mjekëve.
"E mira nuk bën lajm e keqja bën lajm. Është rregull kudo. Natyrisht që rreth 60 mijë operacionet e suksesshme që bën shpjegimi unë në vit dhe 35 mijë ndërhyrje kirurgjikale. Mjafton një operacion i dështuar për tu kthyer në të kundër për të gjithë trupën e mjekëve. Për të gjithë shërbimin tonë kombëtar shëndetësor. Dhe patjetër kur ndodh që brenda këtij shërbimi identifikohen individë apo veprimtari që e njollosin bluzën e bardhë sigurisht kostoja e reputacionit është shumë e lartë.
E pamerituar për të tjerët, janë të gjithë që e paguajnë. Në fund të ditës për të gjithë ata që e dinë se çdo të thotë në sistemin shëndetësor pjesa pozitive është ajo që dominon. Onkologjiku u bë shkas për të ulur kokën të gjithë së bashku për fakte që nuk nderojnë askënd, takuam disa pacientë që ishin shumë të kënaqur me shërbimin.
Dhe unë po i thosha drejtores dhe ministres që opinioni ushqehet me negativitet të madh për shërbimin shëndetësor nga ata që nuk kanë marrë ndonjëherë shërbim në spital. Pjesa dërrmuese e atyre që kanë marrë shërbim e kujtojnë për mirë. Jo për keq. Keni pacientë që kanë kaluar në kujdesin tuaj dhe ju janë mirënjohës. Puna juaj dhe e jona është që të vazhdojmë të adresojmë problemet dhe të ngremë nivelin se e mira nuk ka fund," tha Rama./Dosja.al
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e mjekëve dhe infermierëve, duke e cilësuar mjekësinë si një nga profesionet më të ndershme, por njëkohësisht ndër më sfiduesit. Gjatë fjalës së tij në një vizitë në QSUT, Rama deklaroi se përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e pagave për personelin shëndetësor do të mbeten prioritet i qeverisë edhe në vijim.
Rama bëri të ditur se buxheti i shëndetësisë për vitin e ardhshëm do të rritet ndjeshëm, me rreth 50 milionë euro më shumë krahasuar me këtë vit. Një pjesë e rëndësishme e kësaj rritjeje, sipas tij, lidhet me mbështetjen për pacientët onkologjikë, ku janë parashikuar 15 milionë euro shtesë për barna, ndërsa një tjetër fond prej 15 milionë eurosh do të shtohet në mesin e vitit të ardhshëm.
Kryeministri theksoi se qeveria synon të lehtësojë presionin mbi Spitalin Onkologjik në Tiranë, duke shpërndarë shërbimet dhe trajtimet edhe në spitale rajonale. Qëllimi, sipas tij, është garantimi i furnizimit të plotë me barna dhe ofrimi i kujdesit të njëjtë për pacientët në të gjithë territorin e vendit
“Ka marrë 50 mln euro më shumë se sa këtë vit dhe nuk janë pak për buxhetin tonë. Ka marrë 15 mln euro ekstra vetëm për barna onkologjike dhe do të shtohet edhe një 15 mln tjetër në mesin e vitit të ardhshëm për të pasur një tjetër mbështetje. Shqetësimin do e transformoj në mënyrë që gjithë presioni me Onkologjikun në Tiranë të ndahet me rijetëzimin në spitale rajonale duke garantuar të gjithë mbulimin me barna që të jenë garanci për të gjithë pacientët në të gjithë territorin. Kemi vendosur rimbursimin për 400 mijë pacientë… të gjitha këto janë në vizionin tonë.
Patjetër që do të mbyllet çfarë ka mbetur pa u mbyllur dhe ambicia është për të ngritur institutin kombëtar të arsimore për të adresuar këtë problem që po bëhet më i madh. Por tanimë ju e dini që do vazhdojmë të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët”, tha Rama./ Dosja.al

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, vizituan sot Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas vizitës në Pediatrinë Infektive, Rama është ndalur edhe te Onkologjik, konkretisht te dhomat e pacientëve që po marrin shërbimin e kimioterapisë.
“Mes fëmijëve që po kalojnë festat nën kujdesin mjekësor dhe në Shërbimin Onkologjik, ku po rriten kapacitetet e trajtimit, për ta mbyllur me një takim të fundvitit me mjekë, infermierë, ekipe të urgjencës mjekësore dhe specializantë”, tha Rama.
Gjatë vizitës Kryeministri shkëmbeu edhe disa batuta me një nga pacientët, pasi e pyeti sesi i duket shërbimi dhe përgjigja që mori ishte shumë mirë. Më pas, Rama iu përgjigj me batutë se ‘nuk i beson’ sepse ajo është socialiste dhe përgjigjja e saj do të ishte pozitive.
“Si ju duket shërbimi”, pyeti Rama njërën prej pacienteve.
“Shumë mirë”, iu përgjigj ajo, ndërsa i tregoi se ishte nga Fieri.
“Je patronazhiste ti, normal që mirë do të thuash”, tha Rama me batuta.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, ku vlersoi punën e mjekëve të infermierëve si edhe ekipeve të emergjencës. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri nënvizoi se një ngjarje e rëndë mjafton për të dëmtuar reputacionin e gjithë sistemit. Më tej, Rama kërkoi adresimin e problemeve dhe rritjen e standardeve, duke theksuar se opinioni publik ushqehet me dinjitet nga përvoja e qytetarëve që kanë marrë shërbim shëndetësor.
“Duhet të vlerësohet puna e mjekëve. Natyrisht që rreth 600 mijë operacione të suksesshme. Mjafton një tragjedi për t’u kthyer kundër të gjithë mjekëve. Sigurisht që kostoja e reputacionit është shumë e lartë. Në fund të ditës për të gjithë ata që e dinë se çdo të thotë të shërbesh në sistemin shëndetësor dhe çfarë do të thotë që të shërbesa. Ju e dini shumë mirë që onkologjiku u bë shkak që të ulnim kokën të gjithë.
Unë do i thoja drejtores dhe ministres që opinioni ushqehet me dinjitet nga ata që kanë marrë shërbim në spital. Të gjithë ata që e kanë marrë shërbim, e kujtojnë për mirë. Puna jonë dhe e juaja është që të adresojmë problemet dhe të ngremë nivelin. E mira nuk ka fund, ndërkohë që e keqja harrohet shpejt. Hapim dhe ndërtesën tjetër të parkingut që rregullon gjithë sistemin e parkimit të makinave”, tha Rama./Dosja.al