LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Luftoni korrupsionin”/ Raportuesi i PE për Shqipërinë: Nuk bëhet fjalë vetëm për hapjen e kapitujve, mund të bëni dhe hapa pas

• Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp me gazetarët. • Gjatë fjalës së tij, Schieder u shpreh se Shqipëria ka patur një ecuri madhore në negociatat me BE. • Ai tha se nuk bëhet fjalë për hapjen e kapitujve, por puna më e rëndësishme është mbyllja e tyre. • Schieder u shpreh se demokracia me molotov nuk është e mirë, por pohoi se në gjykimin e tij demokracia po funksionon, pasi ka debat në Kuvend. • Nga Tirana raportuesi i PE dha një mesazh për vendin, duke thënë se nuk duhet luftuar me molotov, por me argumente të forta në skenën politike. • Sipas tij, ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara, pasi mbi 90% e qytetarëve shqiptare duan integrimin në BE. • I pyetur nga gazetarët në lidhje me skandalin e AKSHI-t dhe denoncimet e Berishës rreth saj, Schieder zgjoidhi mos ta komentonte këtë situatë. • Ai tha se Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin. • Në fund, Schieder tha se arena politike, qeveria opozita, media dhe të gjithë duhet të bëjnë të pamundurën që të ketë komunikimin të duhur se ku është Shqipëria tani dhe ku duhet të arrijë.

5 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Integrimi në BE/ Raportuesi i PE: Luftoni korrupsionin, mund të bëni hapa pas

“Luftoni korrupsionin”/ Raportuesi i PE
Andreas Schieder

TIRANË- Raportuesi i Përhershëm i PE për Shqipërinë, Andreas Schieder ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria ka patur një ecuri madhore në negociatat me BE-në. Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp që po zhvillon me gazetarët, Schieder u shpreh se nuk bëhet fjalë për hapjen e kapitujve, por puna është tek mbyllja e tyre.

Ai tha se Shqipëria ka vendosur t’i përkushtohet reformave, sepse ka ndërmarrë hapin të bëj rivlerësimin e prokurorëve e gjyqtarëve dhe kjo ka reflektuar mirë në opinionin publik, sipas tij. Në fund ai tha se arena politike, qeveria opozita, media dhe  të gjithë duhet të bëjnë të pamundurën që të ketë komunikimin të duhur se ku është Shqipëria tani dhe ku duhet të arrijë.

“Shqipëria ka patur një ecuri madhore në negociata, vlerësim i Komisionit në pranverë do ecë mirë në pranverë, Shqipëria do të fillojë të mbyllë kapituj. Por këtu nuk bëhet fjalë për hapjen e kapitujve, por puna është edhe tek mbyllja. Mbyllja nuk është vetëm te miratimi i legjislacionit. Ideja e ligjit nuk është se e kënaqem BE duke miratuar ligje, por për t’u afruar me standarde europiane në zbatim.

Pra pas miratimit të legjislacionit ka shumë punë për të bërë dhe kjo më duket mirë sepse Shqipëria ka vendosur t’i përkushtohet reformave, sepse ka ndërmarrë hapin të bënte rivlerësimin e prokurorëve e gjyqtarëve dhe kjo ka reflektuar mirë në opinionin publik. Pra nuk duhet të ngecësh në vend, apo të bësh hapa pas. Duhet të bindësh publikun dhe unë dua që zgjerimi të bëhet realitet dhe ta shoh konkret. Këtu arena politike, qeveria opozita, media të gjithë duhet të bëni të pamundurën që të ketë komunikimin të duhur se ku është Shqipëria tani dhe ku duhet të arrijë”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Denoncimet për AKSHI-n, zyrtari i PE: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha...

“Luftoni korrupsionin”/ Raportuesi i PE
Foto ilustruse

TIRANË- Raportuesi i Përhershëm i PE për Shqipërinë, Andreas Schieder është pyetur nga gazetarët në lidhje me skandalin e AKSHI-t dhe denoncimet e Berishës. Berisha denoncoi se janë eksportuar të dhëna sekrete te NATO-s, te vendet armike të Aleancës Ushtarake. Në lidhje me këtë  zyrtari i PE, nuk pranoi të jepte komente.

Pyetje: Dosja e SPAK për AKSHI-n, Berisha ka denoncuar se ky grup i struktura kriminal ka eksportuar te vendet armike të NATO informacione të NATO-s që i disponon edhe Shqipëria, a është parë si shqetësim nga BE ky denoncim?

Schieder: Përgjigjja e parë dhe e shkurtër është jo. Së dyti ju lutem mos më bëni pyetje për gjithçka që thotë Berisha dhe që unë të bëj komente për gjithçka që thotë ai, sepse edhe unë do të duhet të dal pastaj nga roli im institucional./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Jo koktejeve të molotovit, luftoni me argumente”, Mesazhi i Raportuesit të PE nga Tirana: Ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara! 

“Luftoni korrupsionin”/ Raportuesi i PE
Foto ilustruse

TIRANË- Raportuesi i Përhershëm i PE për Shqipërinë, Andreas Schieder ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp me gazetarët. Gjatë fjalës së tij, Schieder u shpreh se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara.

Ai tha se nuk duhet luftuar me koktejt molotovi, por duhet të luftohet me argumente të forta në skenën politike. Kjo sipas tij është gjëja më e mirë që mund t’i tregojë Shqipria Eurpës. Në fund, Schieder tha se mbi 90% e qytetarëve shqiptare duan integrimin në BE

“Si politikan ti ke mendimin tënd personal, politik, vlerësimin dhe idetë e tua. Por duhet të përmbushësh deh rolin institucional. S’po qëndron këtu me idetë e mia, por qëndroj si relator apo raportues në parlamentin Europian, Këtu nuk është çështja për mendimin tim personal, por më gjerë.

Ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara. Mos të dramatizuar gjithçka, mos të fillohet me koktejt molotovi, etj, por të luftohet fortë me argumente të forta në skenën politike, aty ku duhet. Kjo vlen për qeverinë dhe opozitën. Mbi 90% e qytetarëve shqiptare duan integrimin në BE. Kjo është gjëja më e mirë që mund t’i tregojë Shqipria Eurpës.”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Demokracia me molotov nuk është e mirë”, Raportuesi i PE: Të gjejmë mesin e artë!

“Luftoni korrupsionin”/ Raportuesi i PE
Foto ilustruse

TIRANË- Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp me gazetarët. Gjatë fjalës së tij, Schieder u shpreh se demokracia me molotov nuk është e mirë.

Ai tha se personi që i dha emrin këtij koktejli, molotovi, kontributi nuk ishte vetëm pozitiv. Schieder deklaroi se në gjykimin e tij demokracia po funksionon dhe se ka debat në Kuvend. Sipas tij, duhet gjetur mesi i artë.

“Personi që i dha emrin këtij koktejli, molotovi, kontributi nuk ishte vetëm pozitiv. Demokracia me molotov nuk është e mirë. Javën e shkuar pamë fotografi në media për protestat në Shqipëri që duken dramatike. Pastaj vjen në Shqipëri dhe sheh një situatë jo dramatike se sa ajo që u gjenerua.

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për atë që perceptonin përmes mediave. E di se shqiptarët dhe demokracia po funksionon, ka debat në Kuvend. Ka debate deri në orën 4 të mëngjesit. Që ka hapësirë për deputetët e opozitës dhe të maxhorancës që duhet të diskutojnë këtë çështje. Ndonjëherë e ke qejf një njeri dhe ndonjëherë e urren. Por mos ta dramatizojmë situatën. Duhet të gjejmë mesin e artë. Nuk do të zgjidhja asnjëherë, por funksionimin normal të një demokracie.”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Integrimi në BE / Schieder: Shqipëria ka patur një ecuri madhore në negociata, por nuk bëhet fjalë për hapjen e kapitujve, puna është edhe tek mbyllja

“Luftoni korrupsionin”/ Raportuesi i PE
Foto ilustruse

TIRANË- Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp me gazetarët. Gjatë fjalës së tij, Schieder u shpreh se Shqipëria ka patur një ecuri madhore në negociatat me BE. Ai tha se nuk bëhet fjalë për hapjen e kapitujve, por puna është  tek mbyllja e tyre.

Në lidhje me këtë ai tha se ideja e ligjit nuk është se e kënaqem BE duke miratuar ligje, por për t’u afruar me standarde europiane në zbatim. Në fund, ai tha se arena politike, qeveria opozita, media të gjithë duhet të bëjnë të pamundurën që të ketë komunikimin të duhur se ku është Shqipëria tani dhe ku duhet të arrijë.

“Mendoj që bashkëpunimi në disa çështje po ecën mirë. Dhe mësoja që ka edhe unanimitet në disa çështje. Do doja që përmirësimi i kulturës politike është njëra gjë. Dhe Shqipëria ka patur një ecuri madhore në negociata, vlerësim i Komisionit në pranverë do ecë mirë, Shqipëria do ecë mirë. Por këtu nuk bëhet fjalë për hapjen e kapitujve, por puna është edhe tek mbyllja. Ideja e ligjit nuk është se e kënaqem BE duke miratuar ligje, por për t’u afruar me standarde europiane në zbatim.

Pra pas miratimit të legjislacionit ka shumë punë për të bërë dhe kjo më duket mirë sepse Shqipëria ka vendosur t’i përkushtohet reformave, sepse ka ndërmarrë hapin të bënte rivlerësimin e prokurorëve e gjyqtarëve dhe kjo ka reflektuar mirë në opinionin publik. Pra nuk duhet të ngecësh në vend, apo të bësh hapa pas. Duhet të bindësh publikun dhe unë dua që zgjerimi të bëhet realitet dhe ta shoh konkret. Këtu arena politike, qeveria opozita, media të gjithë duhet të bëni të pamundurën që të ketë komunikimin të duhur se ku është Shqipëria tani dhe ku duhet të arrijë”, tha ai./Dosja.al

andreas schieder

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve