LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin, Opozita: Qeveria po përdor Kodin Penal për të kërcënuar gazetarët

• Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme. • Në rend dite do diskutohen rishikimi i buxhetit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal. • Në Kuvend është dhe shqyrtimi dhe votimi i ndryshimeve në Kodin Penal për dekriminalizimin e shpifjes. • Gjithashtu do diskutohen ndryshime të tjera si ashpërsimi i dënimeve për ndërtimet e paligjshme, zjarrvënie dhe parkimin dysh. • Kuvendi merr në shqyrtim ndryshimet në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nismë e deputetit socialist Olsi Komici. • Po ashtu, Kuvendi ka parashikuar në rendin e ditës edhe disa marrëveshje me Italinë për kujdesin shëndetësor, energjinë dhe mjedisin. • Ndërkohë, Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka kërkuar që Ministrja e Brendshme Albana Koçiu të japë llogari për dhunën në protestën e Opozitës. • Gjatë fjalës së tij, Bardhi u shpreh se edhe sot ata dhe protestuesit kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të gazit lotsjellës të skaduar. • Bardhi gjithashtu ka folur edhe për mbylljen e hipotekës së Vlorës dhe kalimin e saj në Tiranë, ku u shpreh se kjo ka ndodhur pasi policia e shtetit nuk garanton dot institucionet publike. • Bardhi theksoi se krimi i organizuar në hipotekën e Vlorës ka detyruar drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekës të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë. • Ndërsa, deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu duke thënë që nuk meriton as të thërritet 'zonjë. Sipas Blushit, të pretendosh se shoqërimi i një minoreni është nen është revoltuese. • Deputeti Blushi vijoi me akuza duke thënë se, Ergys Agasi nuk është arratisur dhe se ministrja Koçiu e di ku është. • Nga ana tjetër, Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu u shpreh se policia ka vepruar në përputhje me ligjin. • Në lidhje me arrestimin e një të mituri, Koçiu tha u shoqërua sepse po qëllonte me gurë efektivët dhe është lënë i lirë sapo ka mbërritur përfaqësuesi ligjor. • Ndërkohë që Koçiu nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me gazin lotsjellës të skaduar që u është hedhur në fytyrë qytetarëve dhe gazetarëve. • Po ashtu kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u shpreh se, ka vetën një arsye pse seancat janë të ngjeshura dhe kjo sipas tij, lidhet me axhenden e integrimit të Shqipërisë në BE. • Peleshi iu përgjigj deputetëve të opozitës pasi kërkuan që të ndahen 19 projektligjet e futura në rendin e ditës së seancës së sotme. • Sipas Peleshit, kërkesat që vjinë në Kuvend, janë projektligje që diskutohen në komisionet dhe së pari duhet shfrytëzuar hapësira aty.

24 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

"Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes"/ Manja në Kuvend: Pa mediat, pa gazetarët e lirë, gjithçka që bën politika do kishte mbetur brenda kësaj salle

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti Ulsi Manja ka deklaruar se pa mediat dhe pa gazetarët e lirë, gjithçka që bën politika do kishte mbetur brenda sallës së Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Manja u shpreh se 800 portale, shpifësish profesionistë duhet të përballen me forcën e ligjit.

Ai tha se gazetarët që merren me lajmin dhe me të vërtetën, nuk duhet të shqetësohen. Por sipas tij, duhet të shqetësohen 'profesionistët' e shpifjes.

“Mendoj se jemi në rrugën e duhur, të kemi kod të ri penal. Jemi ulur në negociata me BE, kemi hapur 6 shtyllat për të 36 kapitujt. Shtylla më e rëndësishme ka të bëjë me sundimin e ligjit, siguria e qytetarëve, e kështu me radhë. Ka një dokument kornizë tashmë. Asgjë nuk ndodh sa i takon ndryshimeve në legjislacionin tonë të brendshëm, për ato që kemi diskutuar me KE. Reformë agjenda, progres raportet e BE në raport me Shqipërinë, këto dokumente janë përkthyer për detyra për qeverinë shqiptare.

Këto shtesa dhe ndryshime që ne paraqesim sot, kodi penal kërkon 84 vota, janë hap i domosdoshëm në procesin e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE dhe lidhet me deyrimet tona për kapitujt 24 të negociatave. Ndryshimet e propozuara forcojnë kuadrin penal kundër pastrimit të parave. Kjo ndërhyrje është në përputhje të plotë me direktivat e BE. Forcohet kuadri penal kundër terrorizmit. Zgjerohet juridiksioni penal i Shqipërisë, edhe për vepra penale të ndodhura jashtë territorit të saj.

Kur e thashë që kemi dokument kuadër, kemi marrë shumë angazhime aty sa i takon lirisë së fjalës. Pati një shqetësim këtu, se nuk kemi status gazetarësh, nuk po kërkon kurrkush të regjistrojë gazetarët. Gazetarët të merren me lajmin, me të vërtetën, nuk duhet të shqetësohen. Profesionistët e shpifjes duhet të shqetësohen, nuk ka ligj që e mbron profesionistin që shpif. 800 portale, shpifësish profesionistë duhet të përballen me forcën e ligjit.

Ne kemi marrë përsipër të hartojmë daptimin e ligjit anti-slapp, angazhim për ta përmbushur deri në mesin e vitit 2027. Shqipëria në muajin shtator 2025, ka dorëzuar në KE tabelat e përputhshmërisë për ligjin anti-slapp. Janë masa që shkojnë në harmoni me njëra-tjetrën. Pa mediat, pa gazetarët e lirë, sigurisht gjithçka që bën politika, do kishte mbetur brenda kësaj salle," tha Ulsi Manja./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Shqipëria, i vetmi vend në Europë që penalizon me burg parkimin dysh"/ Bardhi në Kuvend: Si do të kualifikohet një gazetar për të përfituar nga dekriminalizmi i shpifjes

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Foto ilustruse

TIRANËKreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që penalizon me burg parkimin dysh. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se nuk e di si do të kualifikohet një gazetar për të përfituar nga dekriminalizmi i shpifjes. Ai tha se nëse parkohet makina dysh në një vend ku ndërtohen kulla, do të thotë që mungon hapësira e lirë. 

"Sot kemi ardhur në një tjetër standard, kemi ardhur në stadin kur kërkesa ndaj Shqipërisë na kërkon dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe nuk po u hy argumenteve që po përmend më pas. Ky vend ka marrë angazhimin për të reflektuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, për këtë le të referohemi Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Vini këtu dhe shikoni si standard diçka që nuk e ka asnjë vend tjetër. Ju thoni që nuk do të mbajnë përgjegjësi për shpifje gazetarët që janë të regjistruar, por ky Kuvend e di që profesioni i gazetarisë nuk është i rregulluar. Kush do ta ndajë kush është gazetar, kush nuk është gazetar, ku futen analistët, etj. Cili është problemi juaj që shpifja të jetë një shkelje civile, që edhe ajo në Kodin Civil duhet të trajtohet me standardet më të mira ndërkombëtare.

Ne e kemi vepër penale pengimin e mjeteve të transportit, me çfarëdo lloj mjeti e kemi sot vepër penale. Në asnjë vend të BE-së parkimin dysh e kriminalizojnë. Nëse parkohet makina dysh në një vend ku ndërtohet kulla, po s’ka një rrugë të re, zihen hapësirat publike, po nuk ka një zgjerim rruge në asnjë qytet, kemi mbetur akoma me rrugët dhe bulevardet që kemi pasur para viteve ’90, ama po parkove dyshe se ke një hall 2 minuta apo 3 minuta, apo po vodhe 50 milionë euro ti dhe të vish këtu, të ulesh në karrigen e numrit 2 të qeverisë. Qytetari që parkon dysh, me votën e Belinda Ballukut, do të shkojë në burg", tha Bardhi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Ligjin penal e keni përdorur si mjet presioni"/ Tabaku: Të shfuqizohen nenet 119 dhe 120, shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale! Kush prek një gazetar duhet të dënohet njësoj...

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Foto ilustruse

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kërkuar të shfuqizohen nenet 119 dhe 120, pasi shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku u shpreh se kush prek një gazetar duhet të dënohet njësoj, pasi gazetari është shërbyes publik.

Ajo tha se qelia nuk mund të jenë kërcënim për fjalën e lirë. Në fund, ajo tha se ligji penal nuk mund të përdoret për të mbrojtur reputacionet e politikanëve.

“Së pari, prej disa muajsh së bashku me një grup shumë të mirë ekspertësh, gazetarësh, juristësh, aktivistësh, kemi punuar për të sjellë në Kuvend një amendim për Kodin Penal. Kjo është nismë që ne si PD e propozojmë jo thjesht për rregullim burokratik, por sepse këmbanat e alarmit për median në Shqipëri, bien aq fort saqë ata që kanë mbyllur veshët nga zhurma e propagandës së pushtetit, nuk e dëgjojnë. Realiteti i medias nuk është kaq rozë sa u prezantua këtu. Kujtesa është shpesh armiku më i madh i kësaj qeverie. Në vitin 2004, Shqipëria rënditej në vendin e 34 në botë për lirinë e medias.

Në vitin 2014, Shqipëria ishte ne vendin 85, sot Shqipëria është në vendin e 99. Ky është rrënim, certifikim ndërkombëtar i kapjes së medias nga interesat e pushtetit.. Analiza bëhet më e zymtë kur shohim edhe indeksin e demokracisë. Shqipëria klasifikohej si autokraci elektorale. Sot ligji penal përdoret si presion, e përdorni si mjet presioni politik. Vetëm në 2024, janë shënuar 45 incidente të rënda ndaj gazetarëve. Këto tregues targetojnë kryesisht gazetare gra. Nuk ka integrim europian me gazetarë që rrinë nëpër gjykata për shkrimet e tyre. Ligji penal nuk mund të përdoret për të mbrojtur reputacionet e politikanëve.

Propozimi është i qartë, i drejtë, europian, e ndarë në dy shtylla. Shtylla e parë është liria, kërkojmë shfuqizimin e neneve 119 dhe 120 të Kodit Penal, shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale. Sigurisht që nëse dikush ka ankesë,e mbron me ligjin civil, por pranga dhe qelia nuk mund të jenë kërcënim për fjalën e lirë. Kemi propozuar ndryshim të ashpërsimit të neneve, 237 dhe 287.

Kush prek një gazetar duhet të dënohet njësoj, gazetari është shërbyes publik.  Ky amendament nuk ka absolutisht asgjë politike. Ky është ligj që duhet ta bashkojë këtë parlament. Sot, kemi zgjedhje të qartë para vetes, mund të votohet kundër, ose të mbahet Shqipëria në këtë listë. Me ligjin që ka sjellë qeveria shqiptare dhe ndryshimet në kod, asnjë gazetar nuk do të përfitojë. Unë shpresoj që kolegët t’i thërrasin arsyes së tyre", tha Tabaku./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Bido dhe Korreshi 'përplasen' në Kuvend: Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar! Demokrati: Mos na bëni sikur shpikët rrotën! Të gjithë njerëzit duan të flasin për drejtësinë

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Ardit Bido, Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi pati një përplasje me deputetin socialist, Ardit Bido në Kuvend. Teksa Bido fliste për Kryedemokratin Sali Berisha në Komisionin Europian, ku tha se doktori përbalti Shqipërinë, Korreshi i tha se populli shqiptar po pret ende Reformën në Drejtësi. Ndërkohë që të gjithë socialistët po e vënë theksin tek Italia, Korreshi i tha Bidos, që të mos bëjnë sikur po shpikin rrotën dhe sikur po i çojnë sot për herë të parë në Itali. 

"Sot, në momentin që flasim për diasporën shqiptare, për këta ambasadorë të Shqipërisë dhe imazhin e Shqipërisë,  fatkeqësisht dëgjuam që në KE doli doktori dhe vetëm përbalti atdheun e tij, mori fjalën Shqipëria dhe e shpërdoroi brenda gojës së vet, foli për narko-trafikantët. A thua se shqiptarët jashtë vendit nuk janë ata që punojnë me djersën e ballit. Atje në KE keni mundësinë që të flisni për Kosovën, Shqipërinë, Çamërinë, të drejtat dhe për të rritur imazhin e vendit, por zgjidhni që të fyeni termin shqiptarë sa herë shkoni jashtë vendit. Ky është një turp kombëtar," tha Bido.

"Ore, ti mund të thuash që s’të përmenda, mos na bëni këtu sikur po na shpikni rrotën. Në vitin 2000 kam studiuar në Romë. Populli shqiptar sot po pret atë të drejtësisë, ato ligjet për Reformën në Drejtësi që po i bini me daulle dhe trumbet ju, po flisni të gjithë për Italinë sikur po na çoni sot për herë të parë në Itali. Ti s’ke qenë refugjat, por unë po, që kemi marrë edhe bursë dhe konvikt. Tregoni ju për Italinë tani. Të gjithë njerëzit duan të flasin për drejtësinë," tha Korreshi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"E papranueshme sjellja e Greqisë me shqiptarët në kufi, sa herë ka festa"/ Braçe: Marrëdhëniet me Italinë, në nivelet më të larta! Sa më lart shkon niveli i marrëdhënieve me Italinë, aq më keq duket...

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në foltore deklaroi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë janë në nivelet më të larta. Braçe theksoi se marrëveshja me Italinë për disa fusha të caktuara, do i shërbejë vendit për të rritur produktivitetin ekonomik, por edhe shoqëror.

Ai tha gjithashtu se sjellja e Greqisë me shqiptarët në kufi, sa herë ka festa është e pa pranueshme, teksa shtoi se mënyra sesi e një pjesë e Greqisë politike i shikon shqiptarët, është e papranueshme. Sipas tij, sa më lart shkon niveli i marrëdhënieve me Italinë, aq më keq duket Greqia në raport me ne.

“Patjetër që mund ta kritikoni qeverinë, ta shani sa të doni, por të paktën, për dokumentin që është përpara, nuk ka arsye për çfarë ta shash. Marrëdhëniet me Italinë nuk kanë qenë kurrë në këtë nivel. Shqipërisë i ofrohet bujarisht dija njohuria, teknologjia, për atë që ne kemi më shumë nevojë, për të rritur produktivitetin ekonomik, por edhe shoqëror. Fushat që janë përshkruar në këtë marrëveshje, janë jetike për Shqipërinë, duke filluar nga shëndetësia. Duam të marrim ekselencën italiane, me qëllim që atë që ka arritur për kaq e kaq vite, sistemin shëndetësor publik, ta kemi edhe ne këtu.

E dyta vjen industria, kemi qenë përgjithësisht fasoni i Italisë. Industria e sigurisë, është avantazh për ne. Për arsimin, Italia ka përvojë qindra vjeçare. Ne në po kaq vite kemi defiçitarë. Është shumë thjesht të flasim për universitetet e Shqipërisë, ne jemi bërë vend në universitet pas luftës, ata qindra vite, Italia po flas. Kjo gjë na duhet. Mos harroni që kjo marrëveshje është shkruar në një periudhë të ndërmjetme, ku edhe negociojmë edhe ku realizojmë për t’u bërë anëtarë të BE. Ne me Italinë kemi tejkaluar çdo gjë. Kemi pasur histori të mirë, por edhe luftëra. Kemi tejkaluar çdo gjë, duke ecur përpara, duke i çuar marrëdhëniet në nivele më të larta.. Niveli i integrimit të shqiptarëve në Itali është në kuota maksimale. Sa më lart shkon niveli i marrëdhënieve me Italinë, aq më keq duket Greqia në raport me ne.

Ky është problem shumë i madh. Grekët janë fqinjët tanë, ne kurrë nuk mund të kemi ato marrëdhënie që kemi, dhe nuk është nga ne. Ajo sjellje e përvitshme në kufi, është turpëruese, për një vend anëtar të BE, mënyra sesi e një pjesë e Greqisë politike i shikon shqiptarët, është e papranueshme. Jemi atje jo vetëm si qytetarë europianë, por edhe si aset ekonomik. Shqiptarët janë ndër punëtorët më të mirë në Greqi.

Nuk mund të na shohin vetëm si krah pune. Atje në kufi vendosin barrierat e dy policëve, që e kanë hobi krijimin e radhëve, nga 4, 5 apo 6 kilometra sa herë ka Pashkë, vit të ri, sa herë ka pushime verore në Shqipëri. E kemi këtë problem me Italinë ne? Jo. Mbas 36 vjetësh të kemi sërish këtë problem? Kemi prapë sipërmarrjet shqiptare në Itali, janë kthyer në kontribut të rëndësishëm. Niveli i integrimit të tyre atje, është në kushte optimale. Shikoni atje si trajtohen emigrantët shqiptarë në Greqi, një copë leje, që të detyron të paguash sigurime shoqërore për të marrë atë copë leje.

Edhe pse ka pasur nevojë për krah pune Greqia, shqiptarët kanë qenë atje. Kjo marrëveshje që kemi përpara, është kornizë e vlefshme, e dobishme, duhet të vihet në lëvizje. Nga marrëveshja te projektet kronkrete, është rrugë e gjatë përpara, burokracia nuk duhet ta dështojë këtë marrëveshje. Po i referohem marrëveshjes me pensionet, e kemi me vendet kryesore të Europës, por nuk e kemi me Greqinë. 3800 shqiptarë kanë aplikuar, 500 dosjet e para ka shkuar, por ende asnjë shqiptar nuk ka përfituar nga marrëveshja. Burokracitë duhen kaluar që marrëveshja duhet të efektivitet të plotë. Me Greqinë nuk e kemi. Italia po zgjidhet, Greqia duhet të jetë në plan," tha Braçe./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Boçi përplaset me Braçen në Kuvend: Keni frikë nga e vërteta ju apo si! Socialisti: Mund ta shani qeverinë, por të paktën për...

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Luçiano Boçi, Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në Kuvend është përplasur me deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe. Teksa demokrati po fliste, Braçe e kritioi, duke i thënë se në 10 minuta të fjalës së tij, Boçi kishte folur më shumë për aktivitetin politik partiak sesa për rendin e ditës.

"Meqë unë këtu dëgjova shumë lavde për universitetet shqiptare, dëgjoni këtu. Keni frikë nga e vërteta ju, se s’po e marr vesh fare. Unë kam procedurën time dhe e parashtroj vetë. Të lutem shumë, se më ikën edhe minutazhi dhe kam një informacion shumë të rëndësishëm për arsimin e lartë në kuadër të marrëveshjes. Bazuar te një organizatë, nga 1501 universitete, Shqipëria është jashtë; nga rajoni ka universitete nga Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia.

Edhe universitete të Afrikës që kanë GDP për frymë më të ulët se Shqipëria. Është Etiopia, ndërkohë që Shqipëria pretendon që ka universitete, por nuk është te asnjë nga këto rankime. Krenohet me fjalë boshe universitete që janë thjesht iluzione se bëjnë kërkim shkencor, transmetojnë dije dhe nxjerrin diploma reale," tha Luçiano Boçi.

"Zoti Boçi, natyrisht që kjo është e padrejtë. Kemi që nga mëngjesi këtu, kemi kaluar vetëm 1 pikë të rendit të ditës. Këtej nga krahu juaj nuk keni thënë asgjë për aktin normativ. Ju folët 10 minuta, 9 minuta e 30 sekonda për një aktivitet politik partiak tuajin dhe 30 sekonda për aktin. Patjetër që mund ta shani qeverinë, por të paktën për këtë dokument që është këtu para, s’ke pse e shan," Erion Braçe./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Marrëveshja me Italinë/ Ibrahimaj në Kuvend: Ndihmon vendin të përgatitet për tregun e përbashkët europian

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar ditën e sotme projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj italiane “Për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

Gjatë fjalës së saj në seancë plenare, ministrja Ibrahimaj, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të madhe. Kjo pasi është ë ndër të parat e këtij niveli që Shqipëria nënshkruan me një vend të Bashkimit Europian.

Sipas saj, ajo ka një rëndësi jo vetëm politike, por edhe praktike, pasi ndihmon vendin të përgatitet për tregun e përbashkët europian.

Ajo tha se marrëveshja e çon partneritetin Shqipëri-Itali në një nivel më të lartë, strategjik, duke përfshirë fusha kyçe si shëndetësia, arsimi, energjia, mjedisi, siguria, inovacioni, migracioni dhe transformimi ekonomik.

Sipas ministres Ibrahimaj, kjo marrëveshje është plotësisht në përputhje me prioritetet e Bashkimit Europian, dhe do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në punësim dhe kapitalin njerëzor.

“Projektet që priten të zhvillohen do të krijojnë vende të reja pune, do të rrisin cilësinë e punësimit dhe do të investojnë në aftësi profesionale në sektorë me vlerë të shtuar si energjia, industria, infrastruktura, mbrojtja, shëndetësia dhe inovacioni”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Je dënuar me vendim gjykate”/ Balla përplaset me Shehajn: Vodhe të dhënat e anëtarëve dhe listat e PD-së 

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla është përplasur me deputetin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla deklaroi se Shehaj i ka vjedhur PD-së të dhënat dhe listat e anëtarëve.

Në lidhje me këtë, Balla tha se ka edhe një vendim gjykate ku Shehaj rezulton i dënuar. Në fund ai i ta Shehaj se u bë deputet “qyl” nga PD, por në fund i vodhi. 

“Këtu kam një vendim të një autoriteti të Shqipërisë, i cili këtë njeri e ka dënuar me vendim të formës së prerë këtu se i ka vjedhur PD-së të dhënat dhe listat e anëtarëve të kësaj partisë së lodhur që fut lloj-lloj njeriu aty. Në fakt ua futi Luli, është prerje e Lulit ky dhe jo e Saliut. Nuk ka faj Saliu për këtë, është e vërtetë, është prurje e Lulit ky. Unë këtu e kam vendimin, të ftoj ta marrësh, jo tani, herë tjetër.

Ka një vendim ku ti je dënuar dhe partia jote është dënuar për vjedhje të të dhënave personale. Aaa, e pranove! Dhe nuk po hyj te vendimi i Lapajt, sepse ai është vendim që do e kundërshtosh në gjykatë dhe kur të marri formën e prerë, të dalë tezja e Lapajt të marri fjalën dhe të flasë këtu. I ke vjedhur PD-së listën e anëtarëve, imagjino çfarë je ti? Këta të marrin të fusin qyl, e ti u vjedh të dhënat pa leje! Turp!”, tha Balla./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

 "Qeveria ka dështuar në menaxhimin e ekonomisë" Kapri: Rënia e euros sjell dëme të jashtëzakonshme për bizneset

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka dështuar në menaxhimin e ekonomisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri u shpreh se rënia e euros ka sjellë dëme të jashtëzakonshme për bizneset.

Sipas tij, qeveria po kërcënon vendet e punës së mijëra shqiptarëve. Në fund, ai tha se zgjidhja është një qeveri me kryeministër të pakorruptuar, ku të jenë qytetarët ata që vendosin për fatin e tyre.

"Kjo tregon dështimin e qeverisë në menaxhimin e ekonomisë. Kemi ekonomi të kapur dhe të punësuar rekord në sektorin publik, 185 mijë dhe kjo vetëm për të mbajtur pushtetin. 96.4 lekë këmbehet euro sot, duke sjellë dëme të jashtëzakonshme për bizneset. Miliarda euro të pista hyjnë në ekonominë shqiptare. Qeveria po kërcënon vendet e punës së mijëra e mijëra shqiptarëve. Çmimet e naftës dhe ushqimeve anë nga më të lartat në Europë. Zgjidhja është një qeveri me kryeministër të pakorruptuar, të jenë qytetarët që vendosin për fatin e tyre. Jeni ju qytetarë shqiptarë që mund të rrisni mirëqenien e familjeve tuaja.", tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Politikat buxhetore s’bëhen sipas dëshirës së një ministri"/ Braçe debat me Klosin: Futbolli po jep shpirt

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,

TIRANË- Dy deputetët e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Erion Braçe, kanë debatuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Lidhur me një plan për t’i dhënë prioritet fuqizimit të sportit të Padelit në Shqipëri, Klosi tha se sipas një pjese të madhe të deputetëve shihet si një sport luksi por ky sport mund të ndihmojë në rritjen e imazhit të Shqipërisë dhe të ofertës turistike për vendin tonë.

Deputeti Braçe ka replikuar, duke theksuar se 2.2 milionë euro për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete, mund të investoheshin diku tjetër. Ndërkohë Braçe shtoi se, nëse ka një sport që sot është në ditët e tij më të këqija, ai është Futbolli, sport i cili sipas tij po jep shpirt.

Blendi Klosi: 

“Fatkeqësisht opozita tregon sesa larg është realiteti. Se diskutimet e tyre flasin për histori që nuk kanë asnjë lidhje për mënyrën sesi menaxhohet buxheti i shtetit dhe me mënyrën sesi sot Shqipëria zhvillohet. Janë shumë larg diskutimit të një vendi kandidat për anëtar të BE-së. Ajo që lexojmë sot nga ky akt normativ, është qartazi ajo që PS ka në gjenezën e saj, shteti nuk braktis askënd dhe njëkohësisht ruan stabilitetin ekonomik dhe disiplinën fiskale. Ky akt nuk rrit deficitin, nuk rrit borxhin, nuk cënon të ardhurat, përkundrazi, ai bazohet në kursimet reale të krijuara nga menaxhimi i kujdesshëm i financave publike dhe dëshmon dallimin tonë të madh. Kjo dëshmon dallimin tonë të madh që ne nuk premtojmë pa mbulim, nuk shpërndajmë iluzione, por shpërndajmë mundësi reale dhe mbështetje konkrete.

Në këtë paketë konkretisht ata që kanë më shumë nevojë për mbështetjen e shtetit, gjejnë mbështetje me aktet normative dhe me pjesën e menaxhuar të buxhetit, në mënyrë korrekte brenda mundësive që Shqipëria të ofron. Mbi 148 mijë qytetarë, përfitues të ndihmës ekonomike dhe personave me aftësi të kufizuar, marrin një ndihmesë të drejtëpërdrejtë nga ky projekt-akt. PS nuk e shikon sportin thjeshtë si një mbështetje vetëm për realizimin e atij aktiviteti, por si një aktivitet politik që rrit imazhin e Shqipërisë dhe prezencëne saj në arenën ndërkombëtare. Më konkretisht sporti i Padelit, që jo vetëm për kolegët e opozitës, por edhe për ata të mazhorancës, quhet si një luks, por nuk është fare kështu. Ai është një nga sportet me rritjen më të madhe sot në botë. Nuk është thjesht një aktivitet, por një pozicionim i qartë. Nuk kërkon infrastrukturë të shtrenjtë si sportet tradicionale. Por është një sport që padyshim që ashtu siç kemi edhe dakordëinë me Federatën për ndërtimin e ambienteve të reja, krijimin e qendrave të ekselencës dhe trajnimin e të rinjve. Nëse Shqipëria futet në këtë mbështetje, ajo pozicionohet në hartën e sporteve moderne, rrit imazhin e vet dhe rrit ofertën turistike”

Erion Braçe:

“Unë mendoj që jemi në seancën e aktit normativ dhe kur flasim për para publike duhet të kemi parasysh një gjë, që politikat buxhetore sektoriale nuk bëhen sipas dëshirës apo afeksionit që secili ministër, deputet e me radhë ka. Në këtë akt normativ nuk janë para për të mbështetur sportin e Padelit. Këto para janë për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete. 2.2 milionë euro për kuota, më vjen keq por janë shumë para.

Po të flasim për sporte moderne, më lejoni t’ju them se Superliga po mbahet nga disa Presidentë me lekët e tyre. Futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Pastaj një pjesë e aktivitetit të Futbollit po mbahet edhe me para pa destinacion. Prandaj nëse do mbështesim, hajde mbështesim këtë sportin masiv në Shqipëri, jo sipas dëshirës së një ministri. Unë mendoj që jemi në seancën e aktit normativ dhe kur flasim për para publike duhet të kemi parasysh një gjë, që politikat buxhetore sektoriale nuk bëhen sipas dëshirës apo afeksionit që secili ministër, deputet e me radhë ka. Në këtë akt normativ nuk janë para për të mbështetur sportin e Padelit.

Këto para janë për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete. 2.2 milionë euro për kuota, më vjen keq por janë shumë para. Po të flasim për sporte moderne, më lejoni t’ju them se Superliga po mbahet nga disa Presidentë me lekët e tyre. Futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Pastaj një pjesë e aktivitetit të Futbollit po mbahet edhe me para pa destinacion. Prandaj nëse do mbështesim, hajde mbështesim këtë sportin masiv në Shqipëri, jo sipas dëshirës së një ministri”, /Dosja.al 

4 MUAJ ME PARE

Shkrirja e Hipotekës Vlorë/ Bardhi: Policia e Shtetit nuk garanton dot institucionet publike

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi ka treguar sipas tij arsyet e mbylljes së hipotekës së Vlorës dhe kalimin e saj në Tiranë. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi u shpreh se kjo ka ndodhur pasi policia e shtetit nuk garanton dot institucionet publike. 

Bardhi theksoi se krimi i organizuar në hipotekën e Vlorës ka detyruar drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekës të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë.

“Unë e di që ajo nuk e drejton policinë e shtetit, është vënë aty për posten e zjarrfikësin. Policia drejtohet nga një kryekriminel si Ilir Proda dhe ajo duhet të japë llogari që si ka mundësi që policia e drejtuar nga ky kryekriminel përdoret për të rrëmbyer biznesmenë, jo më të mitur. Ça i kanë të miturit këta?! Policë të shtetit kanë rrëmbyer biznesmen. E thotë Prokuroria e Posaçme këtë. Po pse është mbyllur Hipoteka e Vlorës?  Sepse Policia e Shtetit nuk garanton dot institucionet publike. Krimi i organizuar cdo ditë në hipotekën e Vlorës dhe ka detyruar drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekës të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë. Sepse policia e zonjës nuk i garanton dot në krye të detyrës funksionarët e shtetit”, tha Bardhi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"As zonjë s’meriton të të thërrasin"/ Blushi debaton me Koçiun: Është revoltuese të dëgjosh se burgosja e një minoreni është humanizëm

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,

Ted Blush

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu duke thënë që nuk meriton as të thërritet 'zonjë. Sipas Blushit, të pretendosh se shoqërimi i një minoreni është nen është revoltuese. 

Deputeti Blushi vijoi me akuza duke thënë se, Ergys Agasi nuk është arratisur dhe se ministrja Koçiu e di ku është.

“Zonja drejtuese e seancës, para se të dëgjonim fjalën e Diellës në krye të Ministrisë së brendshme, do ishte e udhës të shpërndanit maska kundërgaz në këtë sallë. Unë ju dëgjova replikat për padelin dhe ping pongut, kini duron të dëgjoni qëndrimin që po mbaj, dëgjuat ato për një orë. Ju kërkova të shpërndani maska kundër gazit sepse fjalimi i Diellës ishte i cilësisë më të dobët edhe se gazi i hedhur në protestë. Të pretendosh se shoqërimi i një minoreni është nen, këtë nuk e thotë asnjë njeri i pashpirt, është revoltuese ta dëgjosh se burgosja e një minoreni është humanizëm. As zonjë nuk meriton të të thërrasin.

E kush e thotë këtë, reagoi pasi i doli gjumi Ergys Agasit dhe i dërgoi mesazh dhe kjo reagoi. Agasi është këtu, nuk është arratisur, e di  mirë ministrja ku është”, tha Blushi. Kush e rrëmbeu Geron meçen e Daniel Shimën. Kush e lejoi killerin me 5 vrasje t’i ikte Policisë së Shtetit, minoreni që ju arrestuat? Kush është përgjegjës? Nëse do kishit ndjenjë do prekeshit për lotët e asaj nëne që i arrestuat djalin. Kush i rrëmben qytetarët e ndershëm të këtij vendi, kush e rrëmbeu Ilir Metën zonjë, pa vendim gjykate. Dhe këto laraskat mbrapa ju lutem na i kurseni”, tha sekretari i përgjithshëm i PL, Ted Blushi./Dosja.al 

 

4 MUAJ ME PARE

"Qytetarët numërojnë qindarka ndërsa pushteti numëron projekte imagjinare"/ Topalli: Ky është hendek moral i pushtetit

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli akuzoi qeverinë duke u shprehur se ndërkohë që qytetarët numërojnë qindarkat, pushteti numëron projektet imagjinare. Topalli tha se ndërkohë që flitet për satelitë dhe prodhim armësh, në urgjencën e Spitalit ikin dritat.

E gjitha kjo sipas, deputetes është një hendek moral i pushtetit. Topalli vijoi me akuza duke thënë se përmes AKSHI-t miliona euro po përqendrohen në një rreth të ngushtë të lidhur me pushtetin.

“U mësuam me premtime madhore dhe jetë të vogël për qytetarët. Sot flasim për satelitë, Smart City, prodhim armësh e makina lufte, fjalë të mëdha, tituj propagandistik. Në urgjencën e spitalit ikin dritat dhe nuk ka as gjenerator. Ky është hendek moral i pushtetit, nga satelitët në qiell te errësira në shtratin e pacientit. Na flasin për shëndetësi moderne por mungon energjia, aparatura, siguria bazë dhe aparaturat. Na flasin për zhvillim në teknologji por pensionet janë më të ulëtat në Evropë. Qytetarët numërojnë qindarka ndërsa pushteti numëron projekte imagjinare.

Ky është ikje nga realitet dhe kur refuzohet, gënjeshtra bëhet sistem. Ministra të arrestuar për korrupsion, të tjerë nën hetim, zyrtarë që bien një nga një jo si aksident por si model qeverisjeje. Kur korrupsioni bëhet sistem, ai shfaqet në asfalt, mungesë gjeneratorësh etj. Rrugë që çahen nga pesha e korrupsionit, jo nga pesha e makinave e as nga shirat. Tunele që pikojnë pa u hapur se kanë ndërtuar për tendera dhe jo jetë njerëzish. Pastaj vjen mashtrimi i ri, dixhitalizimi. Përmes AKSHI, miliona euro përqendrohen në një rreth të ngushtë të lidhur me pushtetin.”, tha Topalli./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Asnjë fjalë për gazin lotsjellës të skaduar/ Koçiu: Mbi policët u hodhën mjete të rënda, i mituri u la i lirë

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu komentoi akuzat e deputetëve se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Nga Kuvendi, Koçiu u shpreh se policia ka vepruar në përputhje me ligjin.  

Në lidhje me arrestimin e një të mituri, Koçiu tha u shoqërua sepse po qëllonte me gurë efektivët dhe është lënë i lirë sapo ka mbërritur përfaqësuesi ligjor. Ndërkohë që Koçiu nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me gazin lotsjellës të skaduar që u është hedhur në fytyrë qytetarëve dhe gazetarëve. 

"Policia e kryer detyrën me përpikëri. Policia nuk ushtroi dhunë  ndaj protestuesve, ajo që ndodhi ishte që policët u përballën me dhunë, gjatë tubimit të thirru nga opozita, policët u sulmuan me moltotov dhe si pasojë e këtyre pati edhe lëndim, 11 punonjës u lënduan dhe u trajtuan pranë spitalit, policia e shtetit ka vepruar në përmbajtje të rregullave, të ligjit, ka bërë thirrja për ndalimin e dhunës, dhe vetëm pasi këto thirrje u shpërfillën, rreziku për jetën e punonjësve të policë u bë evident, u ndërmorën masa për shpërndarjen e trumës. Akuzat se policia ka përdor forcë janë të pavërteta, të pabazuar, çdo veprim është kryer mbi parimin e proporcinalitet siç e kërkon ligji. Dua të theksoj se e drejta për protestë është e drejtë kushtetuese dhe pacenueshme, por dhuna nuk është e drejtë politike, hedhja me molotov dhe sulmi ndaj institucioneve është shkelje e ligjit dhe cenimit të rendit demokratik. Duhet të kemi guximin për të dënuar dhunën dhe mbrojtur rendin dhe jo të mbrohen autorët e dhunës e më keq akoma që të hidhen akuza ndaj punonjësve të policisë së shtetit.

Manipulim politik, me shoqërimin e një të mituri. Gjatë veprimeve të policisë së shtetit, siç e ka bërë të ditur, për parandalimin e shkeljeve të rrezikshme, policia ka konstatuar një të mitur duke gjuajtur me gurë në drejtim të policëve, me qëllim për të mbrojtur jetën e punonjësve dhe të miturit, është marrë për verifikime. Bëhej fjalë për një shtetas 14 vjeçar, i mituri nuk është trajtuar në mënyrë të paligjshme, nuk është mbajtur në ambiente të përbashkëta me persona të rritur apo të ndaluar, por ka qëndruar në ambient të posaçëm dhe të përshtatshëm. Pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor, i mituri është lënë i lirë. Askush nuk është mbi ligjin, mos përdorni fëmijët si mburojë politike për të justifikuar dhunën. Kush nxit dhunë duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe politike, policia ka për detyrë të garantojë rendin dhe të mbrojë jetën e qytetarëve", tha Koçiu./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Si të votoj?"/ Braçe dhe Balla përplasen në Kuvend: Amendamentin tim e rrëzuat katër javë më parë, sot e sillni akt

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Erion Braçe dhe Taulant Balla

TIRANË- Një përplasje ka ndodhur në Kuvend ditën e sotme në grupin socialist. Gjatë seancës plenare, deputeti Erion Braçe për aktin normativ të buxhetit, tha se propozimet e tij për kalimin e një pjese të parave të pashpenzuara te bujqit, u rrëzua para disa javësh në Kuvend dhe tani ka ardhur si propozim përmes aktit normativ.

Braçe me ironi pyeti kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla nëse këtë herë duhet të votonte pro apo kundër, meqenëse propozimi i tij ishte rrëzuar më parë. Ndersa Balla që se aktet normative ose miratohen ose rrëzohen por nuk bëhen ndryshime.

Replika:

Balla: Jam plotësisht dakord me shqetësimet që ngrihen për t’iu gjendur pranë fermerëve e bujqërve, apo banorëve për fenomenet natyrore, përmbytjet apo zjarret. Ka grupe të qeverisjes vendore e qendrore që po bëjnë monitorim dëmesh. Sa i përket aktit normativ e dimë të gjithë që nuk bëjmë ndryshime brenda ditës. Aktet ose miratohen, ose rrëzohen. E vlerësoj shqetësimin e kolegut tim, por ju ftoj ta votojmë.

Braçe: Nuk bëra kërkesë për ndryshim të aktit normativ. Thashë vetëm që amendamenti i rrëzuar katër javë me parë, sot është sjellë me akt normativ. Unë pyetja grupin tim se si duhet të votoj? Çfarë të bëj, të votoj pro apo kundër, kaq thashë!.

4 MUAJ ME PARE

Malaj: Çdo lekë i pashpenzuar nga institucionet do kalojë në llogarinë e pensioneve

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj ka prezantuar në Kuvend detaje nga akti i ri normativ për ndryshime në ligjin e Buxhatit të vitit 2025. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Malaj u shpreh se ky akt i ri normativ synon që çdo lekë i pashpenzuar nga institucionet të kalojë në llogarinë e pensioneve. 

Sipas Malajt, ky akt normativ adreson nevojën e mbështetjes së shtresave në nevojë, siç janë familjet me ndihmë ekonomike dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar.

“Me këtë akt normativ siguruam mbështetjen e shtresave më në nevojë, siç janë familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, apo personat me aftësi të kufizuar, si dhe kujdestarët e tyre. Si dhe paralelisht me këtë, kemi garantuar edhe fondet e nevojshme për skemën e pensioneve. Përmes fondeve të dedikuara kemi synuar jo vetëm ruajtjen, por edhe rritjen graduale të mbështetjes sociale, duke iu përgjigjur nevojave reale të qytetarëve shqiptarë. Për vitin 2025, mbështetja buxhetore për familjet që kanë përfituar ndihmë ekonomike, si dhe për personat me aftësi të kufizuar, arrin në vlerën 25.6 miliardë lekë apo 256 milionë euro, përfshirë këtu dhe fondin për bonusin e fundvitit. Ndërsa për kategorinë e pensionistëve, që përfshin bonusin plus indeksimin, fondi buxhetor u llogarit në rreth 120 milionë euro. 

Në kuadër ekonomik që kërkon kujdes dhe balancë në vendimmarrje, ne kemi zgjedhur që të mbështesim ato shtesa të cilat kanë më shumë nevojë. Ndaj edhe nëpërmjet këtij akti normativ, ne synojmë transferimin e të gjitha fondeve të buxhetit 2025, të cilat nuk janë përdorur nga ministritë apo institucionet buxhetore, të transferohen në llogarinë e mbështetjes së pensionistëve pranë Bankës së Shqipërisë. Këto fonde do të përdoren me vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu, nëpërmjet aktit normativ, ne synojmë mbështetjen e shtresave të nevojë, por nga ana tjetër edhe ririalokimin e kursimeve të evidentuara gjatë periudhës janar-nëntor 2025 drejt programeve apo projekteve të cilat kanë pasur një ecuri më të mirë. Paralelisht, me këtë akt normativ, kemi bërë dhe një shpërndarje të brendshme të fondeve me efekt neutral në deficitin buxhetor, në funksion të rritjes së efikasitetit dhe përmirësimit të zbatimit të projekteve.

Ne parashikojmë që viti 2025 të mbyllë me një rritje ekonomike prej 3.9%. Sa i takon borxhit publik, sipas vlerësimeve paraprake që Ministria Financave ka kryer, ai pritet të jetë nën masën 54% të prodhimit të brendshëm bruto në fund të vitit 2025 dhe ky është niveli më i ulët i borxhit publik që kemi pasur që nga viti 2010.  Në zërin e shpenzimeve korrekte, ndër alokimet kryesore mund të veçohen. buxheti financiar për disa kategorive në nevojë, në masën 15 mijë lekë, ku kanë qenë rreth 148,500 përfitues që vijnë nga familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, si dhe kujdestarët e tyre me një efekt financiar për buxhetin e shtetit në masën 2.23 miliardë lekë. Bonusi për familjet me mendje ekonomike deri ditën e premte, ka patur një realizim në masën 98.4%, ndërsa për personat me aftësi të kufizuar realizimi i këtij buxheti ka qenë në masën 99.5%.  Nga një vlerësim paraprak që kemi bërë si Ministri e Financave, shuma që minimalisht dhe në vizionin minimalist do të kalojë në këtë llogari është rreth 150 milionë euro. Përmes këtij mekanizmi krijojmë hapësirat e nevojshme për mbështetjen e kësaj kategorie, por nga ana tjetër pa rrezikuar edhe ekuilibrat fiskal”, tha Malaj./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Rendi i ditës i ngjeshur prej axhendës së integrimit në BE"/ Peleshi: Shfrytëzoni kohën në komisione, deputetët nuk shkojnë në mbledhje

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Niko Peleshi

TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi u shpreh se, ka vetën një arsye pse seancat janë të ngjeshura dhe kjo sipas tij, lidhet me axhenden e integrimit të Shqipërisë në BE. Peleshi iu përgjigj deputetëve të opozitës pasi kërkuan që të ndahen 19 projektligjet e futura në rendin e ditës së seancës së sotme.

Sipas Peleshit, kërkesat që vjinë në Kuvend, janë projektligje që diskutohen në komisionet dhe së pari duhet shfrytëzuar hapësira aty. Kryetari i Kuvendit, deklaroi se deputetët nuk kanë marrë pjesë në komisione. 

"Kam vetëm një kërkesë me shkrim nga kreu i grupit të PS që do trajtohet. Ju e dini rregulloren, propozimet që vijnë në seancë, duhet të respektojnë rregulloren. Pr.ligjet vijnë nga komisionet, së pari duhet shfrytëzuar hapësira aty.

Deputetët nuk kanë marrë pjesë në komisione. Ka vetëm një arsye që seancat janë të ngjeshura, axhenda e integrimit në BE.", tha Peleshi./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

Gaz lotsjellës i skaduar/ Bardhi: Ushtari i Suel Çelës dhe Albana Koçiu të japin llogari

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka kërkuar që Ministrja e Brendshme Albana Koçiu të japë llogari për dhunën në protestën e Opozitës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se edhe sot ata dhe protestuesit kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të gazit lotsjellës të skaduar.  

"Kjo tregon se sa serioz jeni ju sepse propozimi që vjen nga grupi parlamentar i PS është të heqim katër projektligje. Dhe ju nuk jemi kujdesur të kontrolloni procedurën parlamentare nëse ka apo jo konsultimit me Komisionin Europian. Kërkesa e bërë nga kolegët nuk bazohet në nenin 31. Kërkesa që paraqiti kolegu Blushi, nuk ka nevojë me shkrim që ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore nga policia e drejtuar nga Ilir Proda, si një ushtar i Suel Celës, i klanit të Troplinëve. Sot kemi probleme me frymëmarrjen për shkak të një akti kriminal të drejtuar nga zonja”, tha Bardhi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Koçiu të ngrinte kokën e të jepte llogari"/ Blushi: Prangosët një minoren dhe helmuat qytetarë

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka kërkuar llogari nga Ministrja e Brendshme Albana Koçiu në lidhje me dhunën e policisë ndaj protestuesve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Koçiu duhet të dalë dhe të japë shpjegime pse në protestën e opozitës u arrestua një minoren. 

"Hiqni dorë dhe tërhiqni nga rendi i ditës pr.ligje që mbrojnë interesat mafioze të Edi Ramës. Hiqni nga rendi i ditës pr.ligjet e lobimeve, që s’ka interes publik, është pr.ligji i Mcgonigal. Hiqni ndryshimet nga kodi Penal. Prisja sot që ministrja e Brendshme të ngrinte kokë dhe të dilte aty dhe të jepte llogari. Molotovin po e sillini ju në këtë sallë. Sot në burgjet tuaja janë protestues paqësor. Si ka mundësi që keni arrestuar një minoren? Helmuat qytetarë të pafajshëm, protestues paqësor. Kjo duhet të jetë çështja kryesore e rendit të ditës," tha Blushi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Parlamenti është kthyer në zyrë noterie"/ Kapri: Qeveria kërkon të regjistrojë gazetarët

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Erald Kapri

TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri ka kërkuar sot heqjen nga rendi i ditës projektligjin për ndryshimet në Kodin Penal për gazetarët. Gjatë fjalës në Kuvend, Kapri theksoi se qeveria po kërkon që të regjistrojë gazetarët dhe më pas që mund t'i intimidojë ata. 

Ndërkohë që më tej thekson se Kuvendi është kthyer në zyrë noterie dhe nuk diskuton projektligjet. 

"Parlamenti është kthyer në zyrë noterie, se kuptoj se cili është kriteri që disa duhen hequr e disa jo. Kemi një projektligj për ndryshimet në kodin penal, ku kjo qeveri kërkon të regjistrojë gazetarët, kemi kundërshtimin e KE, dhe gazetarëve që thonë se ky ligj është i pazabtueshëm. Unë nuk pres që qeveria të dijë se kush është gazetar dhe kush jo. Do të kërkoja që të tërhiqet nga seanca e sotme, meriton një debat më të gjerë. Të respektojmë procedurën edhe në bashkëpunim me KE. Nuk mund të kalojmë kaq lehtë se ka interes qeveria që disa gazetarë nesër t’i procedojë dhe intimidojë," tha Kapri./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Qeveria po përdor Kodin Penal për të kërcënuar gazetarët"/ Tabaku: Kërcënim ndaj fjalës së lirë

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh se, qeveria po përdor Kodin Penal për të kërcënuar gazetarët. 

Në një deklaratë për shtyp, Tabaku deklaroi se Shqipëria në fushën e medias është një nga fushat që ka përkeqësimin më të madh në raport me të gjithë treguesit. Sipas Tabakut, ndryshimet që pritet të diskutohen, janë kërcënim për fjalën e lirë.

"Kërcënim ndaj fjalës së lirë. Për këtë arsye mbas një procesi të gjatë dy mujor konsultimesh, jo vetëm me gazetarët, me organizatt e shoqërisë civile, me Komisionin Europian, ne propozuan një draft të Kodit Penal i cili kishte shfuqizimin e plotë të nenit 119 dhe nenit 120, që janë specifikisht neni për fyerjen dhe neni për shpifjen. Jo vetëm për gazetarët, po për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, si një masë për të treguar që fjala e lirë nuk kërcënohet me burg. Fjalës së lirë nuk mund t'i vësh pranga. Sigurisht që ka masa në kodin civil, ashtu siç e kanë të gjithë vendet e tjera, jo vetëm të rajonit, por edhe vende europiane, në qoftë se ekziston fyerja dhe shpifja. Qeveria shqiptare shkoi për një draft tjetër. Qeveria shqiptare vendosi që nenin 119, pra fyerjen mos ta prekë, ndërkohë që nenin 120 ta prekë pjesërisht dhe të përcaktojë grupin e individëve që do të jenë jashtë veprave të Kodit Penal, pra jashtë kërcënimit me burg.

Të gjithë ato gazetarë të cilët janë të regjistruar si të vetërregulluar në organizata, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të njohura si të tilla. Për momentin në Shqipëri ka zero të tilla. Që do të thotë, Kodi Penal do të përdoret si kërcënim ndaj gazetarëve për të seleksionuar ato gazetarë që do t'i kërcënojë me burg e ato të tjerë të cilët do t'i lejojë që të vazhdojnë të shpifin, të fyejnë, të intimidojnë. Kjo nuk është Shqipëria europiane, kjo nuk është një vend normale. E ka Maqedonia, e ka Mali i Zi, e ka Kosova, komplet të dekriminalizuar shpifjen. Ndërkohë që qeveria shqiptare e përdor akoma si kërcënim. Të mos ju them që Shqipëria në fushën e medias është një nga fushat që ka përkeqësimin më të madh në raport me të gjithë treguesit. Të mos t'ju them që është kriter bazë në grup themelore sepse këto janë çështje që ju i dini.

Sot ne duhet të marrim një vendim të qartë, do të marrim vendimin për t'ju bashkuar standarteve europiane apo do ta përdorim përsëri median si formë presioni. Fatkeqësisht qeveria shqiptare gjithmonë zgjedh të parën. Për këtë arsye, megjithëse ne bëmë një proces transparent, gjithpërfshirës, u konsultuam me Komisionin Europian dhe sollëm një draft që mban firmën dhe mbështetjen e të gjithëve, përsëri mazhoranca do ta refuzojë. Dua ta mbyll duke thënë që procesi i integrimit nuk është një proces letër. Nuk është një proces ligjesh që nuk zbatohen. Nuk është një proces standartesh që i kupton vetëm qeveria. Është një proces për Shqipërinë, për shqiptarët dhe në këtë rast edhe për median dhe këto standarte ne sot nuk kemi nuk kemi për t'i arritur me këtë miratim, nuk do kishim për t'i arritur as nesër me miratimin qoftë edhe të propozimeve tona, por ishte nisja e një rruge të gjatë për t'i dhënë zgjidhje gjithë problemit që ka media. Duke nisur me dekriminalizimin, duke vazhduar me padi të publike për shpifje ndaj gazetarëve, duke vazhduar me mbështetje përsa i përket sigurimeve shoqërore, shëndetësore të gazetarëve dhe duke vijuar me shumë shqetësime të tjera që jo vetëm ju ka, keni, por e gjithë fjala e lirë ka në Shqipëri.

Unë i kam këtu të gjitha komentet e Komisionit Europian dhe Komisioni Europian në përfundim thotë: ëh, ne sugjerojmë që burgu, por njëkohësisht dhe të gjitha sanksionet e tjera përsa i përket fyerjes dhe shpifjes, duhet të jenë të gjitha të përjashtuara për të gjithë individët, duke përfshirë edhe rastet e agravuara, sigurisht që kjo pastaj do të jetë subjekti i Kodit Civil. Neni 119, 120 dhe 268 i Kodit ekzistues penal duhet të shfuqizohen. Dhe njëkohësisht tregon dhe masa të tjera që duhen marrë. Qeveria shqiptare i ka, është angazhuar pranë Brukselit që këto masa do t'i përfshijë në Kodin e ri Penal që është duke u diskutuar.

Si fazë të parë kanë prezantuar këtë, sepse është një, një, nga këto objektivat e ndërmjetëm. Ndërkohë që nuk arrihet absolutisht asgjë me propozimin që ka sjellë qeveria shqiptare, sepse në praktikë ai nuk ka për të funksionuar. Janë angazhuar që bashkë, mbas gjashtë muajsh në propozimet e plota të kodit, kur ato të vijnë, këto dy nene nuk do të ekzistojnë.

Ky është edhe shqetësimi im dhe për këtë arsye i bëj thirrje që të gjithëve, sidomos atyre që e kontrollojnë, e monitorojnë, e skrutinojnë, e analizojnë Shqipërinë në këto momente akoma dhe më shumë, që ta bëjnë procesin e integrimit për për qytetarët, mos ta bëjmë këtë për politikën, se askujt nuk i duhet asnjë letër e miratuar kot. Faleminderit.", tha Tabaku./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Kuvendi nuk është kioskë"/ Luçiano Boçi: Po e ktheni qesharak, 19 pr.ligje në ditë

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Luciano Boci

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka kërkuar ditën e sotme shtimin e seancave plenare ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi është shprehur se Kuvendi po kthehet në qesharak si dhe në zyrë noterie.

Sipas Boçit të fusësh 19 pr.ligje në një seancë është që tu hedhësh hi syve shqiptarëve. 

"Po tentohet që kjo hapësirë të bëhet një hapësirë pa arsye, për të mos thënë e çmendur. Sot shoh që kjo hapësirë po bëhet tërësisht e çmendur. Listuar një seri pr ligjesh të rëndësishme që i keni përmbledhur në një seancë të vetme dhe kjo është tërësisht pa arsye. Ajo hapësira e çmendur ka një arsye objektive. Të bëhesh i çmenduar me dashje është qesharake. Po e bëni të çmendur dhe qesharake Kuvendin. Të fusësh 19 pr ligje në një seancë është që t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Shtoni seancat e kemi propozuar më parë. Kjo është të kthesh në kioskë Kuevndi, hajde kalojmë edhe një projektligj. Nëse vijojmë kështu, kjo nuk ka kuptim. Shtoni seancat, reflektoni," tha Boçi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Niko Peleshi

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme. Në seancën e sotme pritet që diskutohen ndryshimet në Kodin Penal.

Po ashtu do të diskutohen disa ndrshime në buxhetin e shtetit si dhe disa marrëveshje të tjera./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Sot Kuvendi do rishikojë buxhetin e 2025 dhe ndryshimet e Kodit Penal! Ja çfarë pritet tjetër të diskutohet

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Sot në orën 10:00 Kuvendi pritet të mbajë seancë plenare ku sipas rendit të ditës, do diskutohen rishikimi i buxhetit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal. Sipas aktit normativ nr. 11 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024” i dhjetorit 2025 u miratua më 20 janar nga Komisioni i Ligjeve.

Për sa i përket rishikimit të Kodit Penal që dekrimininalizon shpifjen, parashikon mbrojtje për gazetarët duke dënuar ata që i kërcënojnë ose dhunojnë. Gjithashtu do diskutohen ndryshime të tjera si ashpërsimi i dënimeve për ndërtimet e paligjshme, zjarrëvnie dhe parkimin dysh.

I.                    Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare të datës 27.1.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.1.2026.

3. Akti normativ nr. 11, datë 19.12.2025 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, "Për buxhetin e vitit 2025", të ndryshuar.

4. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente".

5. Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To, bërë në Gjenevë, më 24 maj 2024".

6. Projektligji "Për ratifikimin e vendimit nr. 5/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore "Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale".

7. Projektligji "Për ratifikimin e vendimit nr. 6/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore "Për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë"".

8. Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndalimin e tregtisë së paligjshme në produktet e duhanit".

9. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar.

10. Projektligj "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar.

11. Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

12. Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", të ndryshuar.

13. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope"".

14. Projektligji "Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, "Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope", të ndryshuar.

15. Projektligji "Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje".

16. Projektligji "Për lobimin në Republikën e Shqipërisë".

17. Projektligji "Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve".

18. Projektligji "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike".

19. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 "Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

20. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 "Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit".

21. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 "Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.

22. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

 IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Dosja.al

 

Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,Seanca plenare në Kuvend/ Socialistët debat me njëri-tjetrin,

 

seance plenare 27 janar 2026

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje