LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, Pervin Gjikuria tërhiqet nga gara, Arqile Bollano zgjidhet kryetar i komanduar, Beleri: Shërbëtor i pushtetit!

• Këshilli Bashkiak i Himarës është mbledhur pasditen e kësaj të premte për të votuar se kush do të jetë kryetari i komanduar i Bashkisë së Himarës. • Kjo vjen pas dorëheqjes së kryetares së komanduar Blerina Bala, e cila qëndroi në këtë detyrë për 2 muaj. • Ajo paraqiti dorëheqjen të mërkurën dhe njoftoi se largohet nga detyra për arsye personale. • Bala mori detyrën e kryetares pas arrestimit të Jorgo Goros me akuzën e tjetërsimit të dy pronave. • Ndërkohë kryetari i zgjedhur më 14 maj 2023 për bashkinë e Himarës Fredi Beleri ndodhet në burg për blerje votash. • Dy emrat që ishin në garë për t’u zgjedhur kryetar i komanduar janë dy nënkryetarët aktual të bashkisë, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano. • Ky i fundit ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në Himarë. • Ndërkohë raportohet se Pervin Gjikuria është tërhequr nga gara dhe Arqile Bollano është zgjedhur kryetar i komanduar. •Në mbledhje nuk kanë munguar as zërat pro figurës së Fredi Belerit teksa janë shprehur se ky mandat i takon atij. • Në një prononcim për mediat pas zgjedhjes si kryetar i komanduar, Bollano u shpreh se nuk mund të parashikojë nëse edhe ai do të dorëhiqet njësoj si paraardhësja e tij, por theksoi se do të bashkëpunojë me të gjithë. • Pas zgjedhjes së Arqile Bollanos si kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës, ka reaguar nga burgu, me anë të një deklarate për shtyp, kandidati i zgjedhur për këtë Bashki, në zgjedhjet e vitit 2023, Fredi Beleri. • Ky i fundit shkruan në deklaratë se PS dhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet veglave qorre që i shërbejnë, sipas tij, forcës së pushtetit politik, konsumuan grabitjen e radhës së sovranitetit të popullit të Himarës.• Beleri thotë se është caktuar kryetar një i pavotuar që nuk përfaqëson askënd, sipas tij, një shërbetor i pushtetit.• Ai shton se i premton popullit të Himarës se shumë shpejt kjo bandë, sipas tij, që ka uzurpuar Bashkinë do të dalë para drejtësisë me çdo kusht.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zgjedhja e Arqile Bollanos si kryetar i komanduar i Himarës, Beleri nga burgu: Njeri që nuk përfaqëson askënd, shërbëtor i pushtetit

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, Pervin Gjikuria
Fredi Beleri

FIER- Pas zgjedhjes së Arqile Bollanos si kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës, ka reaguar nga burgu, me anë të një deklarate për shtyp, kandidati i zgjedhur për këtë Bashki, në zgjedhjet e vitit 2023, Fredi Beleri. Ky i fundit shkruan në deklaratë se PS dhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet veglave qorre që i shërbejnë, sipas tij, forcës së pushtetit politik, konsumuan grabitjen e radhës së sovranitetit të popullit të Himarës.

Beleri thotë se është caktuar kryetar një i pavotuar që nuk përfaqëson askënd, sipas tij, një shërbetor i pushtetit. Ai shton se i premton popullit të Himarës se shumë shpejt kjo bandë, sipas tij, që ka uzurpuar Bashkinë do të dalë para drejtësisë me çdo kusht.

DEKLARATA PËR SHTYP E BELERIT:

Sot, Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama, nepermjet veglave qorre qe i sherbejne ne menyre te paskrupullt dhe nepermjet forces se pushtetit politik, konsumuan grabitjen e radhes se sovranitetit te popullit te Himares duke caktuar si “kryetar te emeruar” nje te pavotuar, nje njeri qe nuk perfaqeson askend, nje sherbetor te pushtetit dhe nje deshtak ne administrimin e Himares .

Vendosja ne krye të Bashkise e ndihmesit nr 1 te deshtakut Jorgo Goro , servilit Arqilea Bollano , tregon se Rama do pasurite e Himares, pronat e saj, ujin e saj, detin dhe vegel me te mire per te grabitur se ky lake i verber nuk mund te gjente !

Hajdutlleku i “kryetarit te pavotuar” i faktuar ne 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milione euro abuzime me tendera, eshte unaza qe e mban per hunde te perzgjedhurin e Partise ne pushtet .

I premtoj popullit te Himares se shume shpejt kjo bande qe ka uzurpuar Bashkine Himare dhe abuzon cdo dite me pushtetin e pamerituar, te vjedhur dhe te sajuar nepermjet makinacioneve politike te ulëta, do te dale para drejtesise me cdo kusht !

Falenderoj nga zemra cdo qendrestar, cdo keshilltar te ndershem, cdo qytetar te Himares qe po i kundervihet autokracise se instaluar ne vend dhe premtoj se do te angazhohem personalisht më fuqishem se kurre per te demaskuar dhe luftuar kete kaste dhe regjim autokratik.

Së bashku jemi me te forte !

HIMARA JENI JU !

Fredi Beleri,
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë

IEVP FIER, 07/06/2024

2 VITE ME PARE

U zgjodh kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës, Bollano: Vij me një përgjegjësi të madhe. Kemi rrugë për të bërë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, Pervin Gjikuria
Arqile Bollano

HIMARË - Arqile Bollano është zgjedhur kryetar i Komanduar i Bashkisë së Himarës, në mbledhjen që u mbajt pasditen e kësaj të premte. Bollano ishte në garë me Pervin Gjikuria, i cili u tërhoq nga gara pak minuta para mbledhjes.

Në një prononcim për mediat pas zgjedhjes si kryetar i komanduar, Bollano u shpreh se nuk mund të parashikojë nëse edhe ai do të dorëhiqet njësoj si paraardhësja e tij, por theksoi se do të bashkëpunojë me të gjithë.

Bollano: Falenderoj Këshillin Bashkiak për bashkimin që ka. Do mundohem të jem sa më shumë bashkëpunues. Edhe me ata që nuk më votuan. I jam mirënjohës atyre. Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi rrugë për të bërë. Nuk ka nevojë për llafe, ka nevojë vetëm për punë.

Që kushdo që të vijë në Himarë të ndjehet i kënaqur. Pavarësisht kundërshtimeve unë vij me një përgjegjësi të madhe. Nuk mund të parashikoj nëse do të dorëhiqem njësoj si paraardhësja ime”.

Zgjedhja e Bollanos erdhi pas dorëheqjes së kryetares së komanduar Blerina Bala, e cila qëndroi në këtë detyrë për 2 muaj. Ajo paraqiti dorëheqjen të mërkurën dhe njoftoi se largohet nga detyra për arsye personale. Bala mori detyrën e kryetares pas arrestimit të Jorgo Goros me akuzën e tjetërsimit të dy pronave. Ndërkohë kryetari i zgjedhur më 14 maj 2023 për bashkinë e Himarës Fredi Beleri ndodhet në burg për blerje votash.

2 VITE ME PARE

Arqile Bollano zgjidhet kryetar i Bashkisë Himarë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, Pervin Gjikuria
Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano

HIMARA- Arqile Bollano është zgjedhur kryetar i Bashkisë Himarë. Mësohet se mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debate dhe diskutime. Ai do të kryejë funksionin e tij si kryetar i komanduar pas dorëheqjes së Blerina Balës dy ditë më parë. Bollano ishte në garë me Pervin Gjikuria i cili gjatë mbledhjes së sotme deklaroi tërheqjen nga gara.

Po ashtu bëhet me dije se kreu i këshillit Bashkiak, Dhimitër Kapaj është shprehur gjatë mbledhjes se sipas statutit caktohet një nga dy nënkryetarët.

“Ushtrimi i mandati fillon në çastin kur bën betimin dhe kur përfundon betimin kandidati pasardhës. Ne jemi përballë këtij fakti  pasi edhe në mbledhjen e mëparshme ne kemi pasur këto debate. Por ne duhet të marrim një vendim për të zgjedhur një kryetar për Himarën. Himara nuk është vetëm e jona. Unë rekomandoj që të zgjedhim, ligji e përcakton, janë dy nënkryetarë, të dy burra të nderuar”, tha ai.

Po në këtë mbledhje nuk kanë munguar as zërat pro figurës së Fredi Belerit teksa janë shprehur se ky mandat i takon atij.

“Belerit nuk i është lejuar betimi, dhe gjithë këto debate kanë ardhur vetëm për shkak të kësaj. Mandati i takon Fredi Belerit që është zgjedhur nga sovrani, nga populli. Dua të kujtoj se sot kishim tjetër rend dite, mbledhja duhet të mbahej në orën 10:00 dhe e zhvilluan në orën 16:00. Këtu rregullorja është shkelur kryekëput”, mësohet të ketë thënë një pjesëtaret e kësaj mbledhje.

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, tërhiqet nga gara për kryetar Bashkie, Pervin Gjikuria

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, Pervin Gjikuria
Pervin Gjikuria

HIMARA- Pervin Gjikuria ka tërhequr gjatë ditës së sotme kandidaturën e tij për kreun e Bashkisë së Himarës. Tërheqja e Gjikurias ka bërë që detyra t'i kalojë kandidatit tjetër Arqile Bollano. 

Ky i fundit do të kryejë funksionin e tij si kryetar i komanduar pas dorëheqjes së Blerina Balës dy ditë më parë. Më 29 mars të këtij viti Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak.

Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja vetëm pas një vendimi përfundimtar nga Apelit i Posaçëm për Fredi Belerin, i dënuar me dy vite burg nga GJKKO pasi u kap duke blerë vota në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

mbledhja e keshillit bashkiak te himares

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri