Moti i keq në Shqipëri/ Bora vështirëson qarkullimin, izolohen 1 mijë banorë në Dibër
Dëmtohet rruga nga moti i keq në fshatin Qafë Murr, 1 mijë banorë të izoluar në Dibër 29 Nëntor, 0...
Dëmtohet rruga nga moti i keq në fshatin Qafë Murr, 1 mijë banorë të izoluar në Dibër 29 Nëntor, 0...
Festa e çlirimit, Rama: Ju uroj një ditë të paqtë 29 Nëntor, 08:22 VIDEO/ Nga Rama te Begaj dh...
Ngjarja në Kamëz/ Reagon policia: Autorët e grabitjes së argjendarisë ishin të armatosur, janë ngritur pika k...
Moti i keq në Shqipëri/ 17 fshatra pa energji elektrike në Dibër dhe Bulqizë 28 Nëntor, 13:08 "...
•Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe. •Flamujt e të gjithë institucioneve do të ulen në gjysmë shtizë. •Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpalli ditën e sotme ditë zie dhe flamujt e të gjitha institucioneve do të ulen në gjysmështizë dhe do të kryhen nderimet e rastit. •Sot gjatë një mbledhjeje komemorative të mbajtur në Prishtinë, presidentja ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës”, për policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator nga terroristët serbë në veri të vendit. •Sot pritet që të zhvillohen homazhe edhe në Tiranë për policin e vrarë. •Mbrëmjen e djeshme u ndezën qirinj dhe u kryen homazhe për policin 50 vjec nga Vushtria. •Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kryeministri Albin Kurti deklaroi se operacioni për kapjen e anëtarëve të grupit të armatosur që sulmuan policinë e Kosovës përgjatë gjithë ditës së djeshme do të vijojë. •Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të vrarë edhe 3 sulmues ndërsa 6 ishin arrestuar, 2 prej tyre të plagosur. •Edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot sërish për vrasjen e policit në Kosovë, teksa vendi e ka shpallur ditën e sotme ditë zie kombëtare.
46 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Kisha Shqiptare “Shën Kozmai”, ka bërë të ditur se kjo kishë ka vendosur Vendim Kanunor Kishtar ndaj kishës serbe. Përmes një postimi në Facebook, ata kanë bërë me dije se “Shën Kozmai” mallkon kishen serbe. Sipas tyre, ky vendim parasheh edhe mosnjohjen e asnjë dokumenti që lëshohet nga kisha serbe.
Postimi i plotë:
Vendim Kanunor Kishtar! Me vendim të Këshillit të Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare dhe me bekimin e kreut të Kishës sonë, zotit at Nikolla Xhufka, është vendosur:
1- Kisha jonë mallkon kishen serbe dhe kreun e saj, Patriarkun Profire.
2- Ndarja kanunore me çdo kishë serbe në Serbi ose në mbarë botën.
3- Shpalljen heretik të çdo kleriku serb.
4- Mosnjohjen e kishës serbe si kishë paqësore të krishterë.
5- Mosnjohjen e asnjë dokumenti që lëshohet nga kisha serbe (certifikata pagëzimi, kurorëzimi etj.)
6- Ndalimin e hyrjes se çdo prifti serb në kishën shqiptare.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KOSOVË- Në videon e mëposhtme shihet se si terroristët serbë, largohen nga Manastiri pasi sulmuan me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Bansjkë, duke lënë të vrarë rreshterin, Afrim Bunjaku. Siç shihet dhe në pamjet, terroristët serb, largohen nga vendi i ngjarjes nga rrugicë në mal.
Në video teksa largohen nga Manastiri, numërohen rreth 17 serbë. Nga sulmi humbi jetën efektivi shqiptar Afrim Bunjaku si dhe ngelën të plagosur dy efektivë të tjerë shqiptarë.
Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar lidhur me sulmin e terroristëve serbë ndaj policisë së Kosovës, ku u vranë 5 veta, mes tyre rreshteri Afrim Bunjaku. Përgjegjës për ngjarjen, Moska bën kryeministrin Albin Kurti.
“Përshkallëzimi i fundit në Kosovë është rezultat i drejtpërdrejtë i politikës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të pastruar rajonin nga serbët.Nuk ka dyshim se gjakderdhja e djeshme është rezultat i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i politikës së të ashtuquajturit kryeministër Albin Kurti për nxitjen e konfliktit, pastrimin e territorit të rajonit nga serbët. Përpjekjet e tij për të bërë presion shtesë nga perëndimi në Udhëheqja serbe të detyrojë Beogradin të njohë ‘pavarësinë’ e Kosovës përmes përshkallëzimit të situatës janë një pazar i vazhdueshëm me djallin, i cili, siç e shohim, ka një çmim të lartë dhe e sjell të gjithë rajonin e Ballkanit në një prag të rrezikshëm”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Diplomatja ruse shtoi se për shkak të përshkallëzimit në rajon, ekziston rrezik i drejtpërdrejtë i spastrimit të ri etnik nga radikalët shqiptarë të Kosovës kundër serbëve, shkruajnë mediat e huaja.
“Ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë i spastrimit të ri etnik të praktikuar nga radikalët shqiptarë të Kosovës më parë,” tha ajo.
Sipas Zakharova, policia e Kosovës në veri të krahinës është e angazhuar vetëm në frikësimin e qytetarëve.
“Forcat speciale të armatosura, të cilat kanë përmbytur zonat joshqiptare, mbeten mjeti kryesor për të nxjerrë serbët nga Kosova. Ajo që e përkeqëson situatën është ndalimi i importit të mallrave nga Serbia qendrore, për shkak të të cilit komunat veriore kanë ka qenë në prag të një fatkeqësie humanitare për muaj të tërë”, thuhet në deklaratën e saj.
Sakaq ajo shtoi se mënyra për të stabilizuar situatën rreth Kosovës ishte zbatimi i marrëveshjeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
KOSOVË- Tensionet e fundit në Veri të Kosovës dhe sulmet e njëpasnjëshme të serbëve, janë bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Së fundmi gazeta britanike 'The Guardian' ka bërë një koment lidhur me situatën mes dy vendeve, teksa analizon dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve. Ajo shkruan se Evropa nuk ka bërë mjaftueshëm për të ardhmen e Kosovës, ndërsa ka bërë thirrje që të angazhohen me plane konkrrete për uljen e tensioneve mes dy vendeve. Në shkrim gjithashtu theskohet se, pesë anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani, duke i dhënë barasvlerë të rrejshme rrethanave të pavarësisë së saj dhe problemeve të tyre me pakicat. Sipas 'The Guardian', një Evropë më e bashkuar do të ishte ndërmjetëse më autoritare dhe efektive në një rajon të trazuar dhe jetik.
Shkrimi i plotë:
Tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit janë kthyer sërish në dhunë. Strategjia ndërmjetësuese e Bashkimit Evropian nuk po funksionon.
Në fundjavë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli i dëshpëruar në lidhje me një dekadë bisedimesh për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, e cila vazhdon të refuzojë ta njohë statusin e pavarur të vendit të tij. Në një intervistë për “Guardianin”, Kurti u shpreh se negociatat, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, rrezikojnë të arrijnë në qorrsokak. Menjëherë pas publikimit, pati konfirmim ogurzi se me të vërtetë është arritur një ‘nadir’ (pika më e ulët). Në një përshkallëzim serioz të tensioneve, pesë persona, përfshirë një zyrtar policor i Kosovës, u vranë pas një prite nga njerëz të armatosur të paidentifikuar, pranë kufirit me Serbinë.
Për BE-në dhe shefin e saj të politikës së jashtme, Josep Borrell, pasojat e dështimit diplomatik shtrihen përtej fatit të skajit verior të Kosovës, me popullatë shumicë serbe. Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja ka dyfishuar përpjekjet e saj për të ankoruar Ballkanin Perëndimor brenda orbitës së saj për ta luftuar ndikimin e Moskës. Por të shtënat e së dielës tregojnë se në këtë zonë të nxehtë ballkanike, kjo qasje nuk po funksionon.
Marrëveshja që dukej e madhe, e pranverës së shkuar, detyronte Serbinë ta njihte shtetësinë e Kosovës në këmbim të fuqisë gjysmëautonome për komunat me shumicë serbe në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, turpësisht ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen dhe është mburrur publikisht për këtë. Në prill, Qeveria e tij kundërshtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kurti nuk ka ofruar vetëmenaxhimin politik në zonat me shumicë serbe të Kosovës. Ai ka antagonizuar vendasit përmes vendosjes së njësive speciale të policisë dhe kontrollit të zgjedhjeve të dështuara lokale atje, bojkoti i së cilave çoi në pjesëmarrje prej katër për qind.
Kështu, një vallëzim diplomatik rrezikon të shndërrohet në dhunë serioze. Por për këtë, Borrelli mund të duhet po ashtu të marrë përgjegjësi. Kurti pohon se rënia e besimit te Kosova ka rezultuar nga “humbja e neutralitetit” tek i dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Këtë verë, një grup politikanësh të lartë perëndimorë vunë në pah pothuajse të njëjtën pikë për “politikën e Perëndimit në Ballkan me Beogradin në qendër”.
Brukseli dhe ëashingtoni duket se i kanë dhënë prioritet nevojës për ta mbajtur Vuçiqin në krah, duke pasur parasysh ndikimin rajonal të vendit dhe lidhjet e rëndësishme me Rusinë. Duke vepruar kështu, ata rrezikojnë të neglizhojnë nevojën për ta mbrojtur Kosovën nga makinacionet e një fqinji ngacmues dhe shumë më të madh, e që beson se nuk ka të drejtë të ekzistojë. Duke pasur parasysh këto rrethana, dhe historinë më të re në Ukrainë, nuk është aspak befasuese që Kurti të ketë dyshime për t’u dhënë më shumë pushtet serbëve të Kosovës me prirje separatiste në veri. Ndërkohë në prapavijë, Rusia ka bërë çmos për të nxitur dhe shfrytëzuar paqëndrueshmërinë, përderisa presidenti serb zakonisht manipulon me krizën për të marrë mbështetjen nacionaliste në vend.
Disa shtete të Bashkimit Evropian thonë se edhe Kurti ka bërë gabime. Ai ka nxitur në mënyrë të pamatur pakënaqësitë në veri, ku autonomia më e madhe do të jetë pashmangshëm pjesë e çdo zgjidhjeje të suksesshme. Por kjo është çështje e statusit përfundimtar që duhet të shkojë në mënyrë paralele me lëvizjet nga Beogradi. BE-ja gjithashtu duhet ta rregullojë shtëpinë e vet. Pesë anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën deri më tash, duke i dhënë barasvlerë të rrejshme rrethanave të pavarësisë së saj dhe problemeve të tyre me pakicat. Një Evropë më e bashkuar do të ishte ndërmjetëse më autoritare dhe efektive në një rajon të trazuar dhe jetik.
SERBI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka dënuar dhunën dhe vrasjen e policit shqiptar nga sulmuesit serbë në Kosovë. I pyetur nga gazetarët, gjatë një vizite në Serbi, Abazoviç u shpreh se situata e ndodhur është vazhdim i politikës katastrofike ballkanike nga e cila, rajoni nuk mund të dalë. Po ashtu Abazoviç u shpreh se Mali i Zi i qëndron asaj që ka mbrojtur deri tani.
"Dënoj ashpër dhunën, vrasjet në veri të Kosovës. Çfarë të them tjetër, të gjithë jemi tronditur. Kjo situatë mund të kthehet lehtësisht në një konflikt më të madh dhe të ketë pasoja katastrofike për të gjithë. Dhe kjo është si është një fatkeqësi. Ne kemi atë që nuk e donim, dhe kjo është gjaku në rrugë," u tha Abazoviç.
Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
BOSNJË-HERCEGOVINË- Milan Radoiçiç ,njëri nga krerët e Listës Serbe ka mbetur i plagosur gjatë sulmit të mbrëmshëm terrorist në Veri të Kosovës. Kështu pretendon një media boshnjake, Istraga.ba, ndërsa shkruan se ai ndodhet në një spital në Serbi dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Milan Radojičić, jedan od čelnika Srpske liste, ranjen je tokom terorističkog napada na Kosovu, saznaje @IstragaB Danas smo, u nekoliko navrata, pokušali stupiti u kontakt sa Radojičićem. Prvo je nepoznata osoba koja se javila na njegov broj telefona rekla da “nije Radojičić”,… pic.twitter.com/gqR8Nu00P3
— Istraga.ba (@IstragaB) September 25, 2023
Mediumi gjithashtu përmend edhe dokumentet në emër të tij të cilat janë gjetur nga policia e Kosovës në makinat e sekuestruara në vendin ku ndodhi sulmi i përgjakshëm, që shkaktoi vdekjen e oficerit të lartë të Policisë Afrim Bonjaku.
Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
KOSOVË- Dioqeza e Rashkës-Prizrenit tha se autoritetet e sigurisë kanë gjetur në oborrin e manastirit në Banjskë armë zjarri dhe pajisje të tjera ushtarake “që ishin hedhur nga personat gjatë largimit nga manastiri”.
Kjo dioqezë tha se gjatë 25 shtatorit, Policia e Kosovës dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), kryen hetime në manastirin e Banjskës në Zveçan.
Më herët gjatë 25 shtatorit, dioqeza kishte publikuar një deklaratë – që më pas e fshiu – ku thuhej se në manastir nuk ishin gjetur armë.
“Megjithatë, në dy vende në oborrin e manastirit, armë të zjarrit, pancir dhe pajisje të tjera u gjetën, të cilat u hodhën nga personat teksa po largoheshin nga manastiri. Po ashtu, në manastir [policia dhe EULEX-i] nuk gjetën asnjë gjurmë gjaku dhe në asnjë moment nuk ka pasur viktima brenda mureve të manastirit. Ekipet e forenzikës kanë marrë shenjat e gishtërinjve dhe kanë biseduar me pelegrinët, të cilët më pas të shoqëruar nga policia dhe EULEX-i udhëtuan për në shtëpitë e tyre përmes pikëkalimit [kufitar mes Kosovës dhe Serbisë] të Jarinjës”, u tha në reagimin e dioqezës.
Ndërkaq, në një postim në X – që më herët njihej si Twitter – dioqeza tha se përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë konfirmuar se Policia e Kosovës gjatë kontrolleve të kryera të dielën “ka gjetur armë vetëm në makinat e braktisura të sulmuesve të armatosur në afërsi të manastirit”.
Dioqeza e Rashkës-Prizrenit përsëriti se priftërinjtë dhe pelegrinët në manastir “nuk kanë marrë pjesë në incidentet tragjike”.
Autoritetet e rendit më herët gjatë ditës kanë ekspozuar armatime që thanë se kanë gjetur në Banjskë. Policia tha se në dhe përreth manastirit në Banjskë janë në gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë, detonatorë emblema të ndryshme, dronë, letra ngjitëse me shenjën e KFOR-it, uniforma – disa prej të cilave me emblema të ushtrisë italiane – tabela veturash me akronime të qyteteve të ndryshme të Serbisë, granatahedhës dore (zolla), shumica e të cilave janë të prodhuara në vitin 2021.
Manastiri ishte përdorur nga një grup i armatosur që u përlesh me Policinë e Kosovës më 24 shtator. Afrim Bunjaku, rreshter policor mbeti i vdekur, ndërkaq u plagosën edhe disa zyrtarë të tjerë policorë. Zyrtarët e rendit në Kosovë kanë bërë të ditur se katër sulmues të dyshuar janë vrarë dhe gjashtë persona të tjerë janë arrestuar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përshkuar sulmuesit e armatosur si “një njësi e organizuar profesionale, që ka ardhur për të luftuar në Kosovë”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e Kurtit”. Vuçiç e dënoi vrasjen e policit të Kosovës, duke thënë se ajo “nuk mund të justifikohet”, por mohoi se Beogradi kishte ndonjë lidhje me sulmin.
Marrë nga REL
KOSOVË- Tensionet e fundit në Veri të Kosovës dhe sulmet e njëpasnjëshme të serbëve, janë bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Së fundmi gazeta konservatore gjermane 'Die Welt'ka bërë një koment lidhur me situatën mes dy vendeve, teksa analizon dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve. Gazeta shkruan se, bazuar në situatën e fundit, Brukseli duhet të kuptojë se dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar. Sipas 'Die Welt', shkak është bërë politika destruktive e presidentit Aleksandër Vuçiç.
“A nuk po e sheh Perëndimi se çfarë është duke bërë vaki para derës së BE-së? A nuk po e vërejnë europianët se për presidentin e Rusisë Vlladimir Putin është punë e lehtë që atmosferën shpërthyese në Kosovë ta nxisë edhe më shumë me ndihmën e Serbisë si vend kandidat për BE dhe kështu, në rastin më të keq, ta fundos sërish në luftë mbarë Ballkanin?”
Sipas “Die Welt”, krahas luftës në Ukrainë, kjo situatë për Perëndimin do të ishte, një katastrofë tjetër që i shkon në dobi Moskës.
“Është e hidhur të shohësh se si europianët – si më parë në Siri dhe Libi – edhe në rastin e Kosovës po dështojnë strategjikisht dhe politika europiane gjendet faktikisht para një grumbulli me rrënoja”. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e formuluar nën drejtimin gjermano-francez, sipas gazetës gjermane, nuk ka vlerë. Bisedimet mes palëve nën drejtimin e Brukselit nuk janë sjellë asgjë prej vitesh. “Mirosllav Lajçaku, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohet”, nënvizon “Die Welt”.
“Edhe sa dëshiron Washingtoni ta këqyr këtë situatë? A po e vëren edhe presidenti i SHBA-ve Joe Biden rrezikun e përhapjes së zjarrit? Mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë nuk ka më besim. Ky është një problem i madh. Sigurisht edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë gabime, ta zëmë duke i instaluar kryetarët shqiptarë në komunat në veri të Kosovës. Por arsyeja e vërtetë e tensioneve është politika destruktive e Vuçiqit. Ishin huliganët kriminelë serbë të futbollit që në pranverë sulmuan ushtarët e NATO-s dhe i lënduan rëndë. Ishte Vuçiqi i cili e dërgoi ushtrinë në kufirin kosovar dhe i tërhoqi zyrtarët serbë nga policia kosovare. Frika nga radikalizimi i mëtejshëm i Serbisë, por edhe nga një aleancë edhe më e ngushtë mes Beogradit dhe Moskës po e bën Perëndimin të tregohet shumë i butë ndaj Vuçiçit. Ky është një gabim trashanik”, shkruan gazeta.
Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
KOSOVË- Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit e Policisë së Kosovës, kanë shtetësi të Serbisë, konfirmon prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi.“Shtetas të tjerë nuk kemi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se disa nga të arrestuarit, përveç nënshtetësisë serbe, kanë edhe dokumente të Kosovës, por nuk specifikon se sa prej tyre kanë të tilla.
Sipas tij, të gjithë ata janë ende në proces të intervistimit.
Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 syresh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë - zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.
Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë katër sulmues dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, konfirmuan autoritetet. Ato nuk thanë nëse personat tjerë të armatosur, u larguan.
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se të arrestuarve u është caktuar tashmë masa e ndalimit prej 48 orësh dhe se ata dyshohen për një sërë veprash, përfshirë “sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “përgatitje të veprave terroriste” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Duke folur në një konferencë për gazetarë të hënën, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se hetimet për të arrestuarit janë duke vazhduar.
“Sa i përket identifikimit të personave që kanë qenë prezentë, është duke u bërë një punë e madhe, por, për momentin, informacionet në këtë drejtim nuk mund t’i ndajmë me publikun”, tha Hoxha.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i tij i Brendshëm, Xhelal Sveçla, akuzuan Beogradin zyrtar për orkestrimin e sulmit në Banjskë.
Çfarë thonë autoritetet në Beograd?
Në Beograd nuk ka asnjë informacion zyrtar për sulmuesit e Policisë së Kosovës, përveç asaj që tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Serbët nga Kosova u rebeluan, pasi nuk deshën ta vuajnë më terrorin e Kurtit”, tha Vuçiq.
Por, nuk ka asnjë përgjigje zyrtare në pyetjet se kush janë sulmuesit, kush i ka trajnuar dhe me kë kanë qenë të lidhur.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse dikush nga grupi i sulmuesve ka kaluar në Serbi dhe nëse ai është arrestuar.
Meho Mahmutoviq, drejtor i spitalit në Novi Pazar, qytetit më të afërt përtej kufirit të Kosovës, nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për të komentuar deklaratat e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, se gjashtë sulmues të policisë në Banjskë po trajtohen në këtë spital.
REL-i mori vesh jozyrtarisht nga një burim brenda spitalit se disa nga sulmuesit janë duke u trajtuar aty. Megjithatë, burimi nuk ka mundur ta thotë numrin e saktë dhe as të japë informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.
Ekipi i REL-it shkoi te spitali në Novi Pazar pasditen e së hënës, por nuk vërejti prani të shtuar të policisë.
Qeveria e Serbisë dhe Zyra për Kosovën në Serbi nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për t’i komentuar pretendimet e ministrit Sveçla se Millan Radoiçiq - nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe - është i lidhur me sulmin.
Qeveria serbe nuk iu përgjigj as pretendimeve të Prishtinës se grupi që ka sulmuar Policinë e Kosovës, dyshohet se është mbështetur aktivisht nga kjo qeveri.
As Presidenca e Serbisë nuk dha ndonjë koment.
Dushan Janjiq, nga Forumi joqeveritar për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e zakonshme për hetimet që të mos zbulojnë emra, derisa të kontrollohet gjithçka.
“Nëse autoritetet në Beograd dinë vetëm atë që ka lexuar Vuçiq, atëherë duhet ta zëvendësojnë menjëherë Vulinin”, thotë Janjiq.
Aleksandar Vulin është kreu i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA). Ai është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, nën dyshimet për korrupsion dhe përfshirje në trafikun e drogës, si dhe për lidhje me Rusinë.
Janjiq thotë se, aktualisht, nuk ka informacione se ku janë “njëzet apo tridhjetë personat e mbetur nga grupi që u përlesh me Policinë e Kosovës”.
Autoritetet e Kosovës thanë se grupi prej rreth 30 sulmuesish ishte i armatosur me armë të rënda, përfshirë, sipas tyre: granata, armë ushtarake dhe disa automjete të blinduara.
Një sasi e madhe e këtij armatimi u konfiskua, tha Policia e Kosovës.
Janjiq thotë se motivi i sulmit ndaj Policisë së Kosovës është politik dhe përmend deklaratën e Vuçiqit se bëhet fjalë “për rebelim të popullit” serb.
“Tash e tutje mund të flasim për parapolici apo paraushtarakë brenda komunitetit serb”, thotë Janjiq.
Në një adresim të jashtëzakonshëm më 24 shtator, Vuçiç i hodhi poshtë akuzat se policia apo ushtria serbe janë të përfshira në sulmin në Banjskë.
Ekspertë të sigurisë në Kosovë thanë për Radion Evropa e Lirë se grupi që sulmoi policët kosovarë, nuk është strukturë spontane, por e organizuar dhe e parapërgatitur mirë.
“Tash, lind pyetja: A ka qenë drejtpërdrejt shteti serb i përfshirë në këtë strukturë apo kanë qenë elemente radikale të përziera? Kjo është vështirë të konfirmohet. Por, pasi që ka persona të arrestuar, atëherë informacionet se kush i ka shtyrë ata që të organizohen, do të gjenden”, tha Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
Edhe Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i tha REL-it se sulmi në veri duket se ishte një aksion “i organizuar mirë”.
Komuniteti ndërkombëtar e dënoi sulmin në Banjskë në termat më të fuqishëm./Rel
SHBA- Profesori dhe studiuesi i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit, Edward P. Joseph ka deklaruar se më ngjarjen e dy netëve më parë koha për dialog mes Kosovës dhe Serbisë ka ikur. Në një intervistë për Syri Tv Joseph u shpreh se SHBA-ja nuk duhet t'i flasë Serbisë dhe Vuçiç duke e lutur që të bëhet mik i tyre. Po ashtu ai ka theksuar se mes dy vendeve nuk ka pasur ndonjëherë dialog, por vetëm sulm të organizuar të Serbisë në Kosovë.
"Sipas mendimit tim, nuk duhet të flitet më për dialogun. Termi dialog nuk duhet të përdoret më sepse është zëvendësuar nga një marrëveshje e arritur nga kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç të nënshkruar në shkurt në Bruksel dhe në mars në Ohër, dhe që të gjithë duhet të flasin për këtë marrëveshje dhe jo për një dialog bosh. Sipas SHBA-së dhe BE-së ka pasur një marrëveshje, por ne e dimë se presidenti Vuçiç atë ditë të marrëveshjes u tha se nuk do të zmbrapsej nga dispozitat kyçe të marrëveshjes, edhe pse kjo marrëveshje është detyruese. Edhe SHBA dhe BE janë shprehur se marrëveshja është detyruese. Dinamika tani ka ndryshuar në 24 orët e fundit.
Ne si mund të presim që kjo situatë krejt papritur të kthehet tashmë në një dialog nëse ka pasur ndonjëherë dialog, kur në fakt ka pasur një sulm të organizuar të Serbisë në territorin e Kosovës. Kjo ngjarje e ndryshon tërësisht kompleksin. Edhe SHBA dhe BE duhet të tregohen më seriozë. Politika e SHBA në Ballkan duhet të shprehet më së miri në Beograd, e prandaj duhet të fokusohemi në këtë ambasadën në kryeqytetin serb. Ngjarjet e majit kur serbët sulmuan brutalisht KFOR-in, ku dy ushtarë hungarezë kanë humbur këmbët, ishte një sulm brutal. Por në fakt SHBA e lavdëronte Vuçiçin, ambasada e SHBA në Beograd e lavdëronte Vuçiçin. Atëherë pse duhet të çuditemi, që dy javë më vonë policia serbe qartësisht nën komandën dhe dritën jeshile të drejtuesve të lartë të Beogradit, rrëmbeu tre policë të Kosovës dhe i mbajti për akuza të pabaza, siç u shpreh më vonë SHBA. SHBA dhe ambasadori Hill duhet ta kuptojnë se ka pasoja të këqija për ta, kur ata i flasin presidentit Vuçiç me këtë gjuhë, me këtë qëndrim, duke iu lutur të bëhet miku i SHBA," tha Edward P. Joseph.
BRUKSEL- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të hënën me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshilltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, Emmanuel Bonne, Jens Plotner. Lajçak ka shkruar në platformën “X” se kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës.
“Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plotner, Talo dhe DAS Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore. Sipas informacioneve zyrtare, tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona.
TIRANË- Homazhe në nder të efektivit të vrarë në Kosovë Afrim Bunjaku janë mbajtur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin Nënë Tereza, ku me foto të efektivit hero të Kosovës kanë ndezur qirinjë.
Qytetaët te fotot e efektivit, që u vra dy ditë më parë nga forcat serbe në Kosovë, kanë vendosur dhe lule. Ndërkohë që qytetarët nuk kanë ngurruar që të marrin flamuj të UÇK-së.
Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
Kosova mori një fitore të papritur, por të merituar, kur ishte në një ditë të keqe për shkak të lodhjes së Perëndimit që nuk po e zgjidh dot ngërcin mes saj dhe Serbisë. E izoluar dhe e lënë vetëm nga aleatët e vet natyralë, Kosova gjeti aleatë aty nuk e priste :tek kundërshtarët e saj. Ata i bënë një dhuratë që ajo do ta shijojë për një kohë të gjatë. Serbët i dhuruan Kosovës provën e padiskutueshme se e kanë sulmuar pabesisht ndërkohë që ajo ishte ulur në tryezë për të biseduar. Në asnjë kod lufte, ai që pranon të bisedojë, nuk sulmohet pas shpine dhe serbët e shkelën këtë kod.
Qëllimi i atyre që e sulmuan ishte i qartë: të krijonin në Kosovë një vatër konflikti të armatosur, e cila do t’i jepte mundësi Serbisë të fitonte avantazh në bisedime. Dekori i këtij zjarri, tymi i të cilit do arrinte menjëherë në Washington dhe Moskë, ishte perfekt: disa serbë të sulmuar nga policia që fshihen në një manastir, aty rezistojnë bashkë me priftërinjtë dhe pelegrinët e pafajshëm, për t’i dhënë mundësi gjithë botës të shikojë sesi Qeveria Shqiptare e Kosovës trajton pakicat etnike dhe fetare. Ky operacion konsiderohej një spastrim etnik.
Meqë manastiri ishtë në mes të fshatrave, nuk përjashtohej që dhjetëra fshatarë serbë, të mblidheshin aty për të mbrojtur vëllezërit e rrethuar nga shqiptarët, në territorin e shenjtë të Banjskës. Nga krahu tjetër i kufirit, në Serbi, thirrjet për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë do ktheheshin në ulërima dhe Presidenti lunatik i Serbisë, do ia shiste shtrenjtë Perëndimit përpjekjen e tij të mundimshme, për të qetësuar popullin e revoltuar serb. Në shkëmbim, do kërkonte diçka më shumë në tavolinën urgjente të bisedimeve, ku ai do shkonte si viktimë dhe Kosova si agresor. Ndoshta autonominë e Veriut të Kosovës, çka do ishte një hap më shumë se asosacioni i komunave serbe që diskutohet sot. Republika Serbska e Kosovës do ishte themeluar në atë manastir, të dielën e 24 shtatorit 2023. Kjo Republikë kishte dëshmorët e vet të vrarë nga shqiptarët, priftërinjtë ortodoksë do ta pagëzonin, ndrësa ndërkombëtarët do ta negocionin në pushimin mes dy sulmeve ruse në Ukrainë.
Nëse ky ka qenë plani që ka dështuar, do të thotë se Kosova ka qenë me shumë fat. Horoskopi i historisë së popujve njeh ditë me fat për ata që janë në krahun e të drejtës, siç është edhe rasti i Kosovës.
Megjithatë kjo fitore nuk është vetëm një fitore e fatit, por edhe e shtetit të Kosovës. Jo vetëm ata që e kanë sulmuar Kosovën, por edhe ata që e kanë dashur dhe e duan, kanë dyshuar gjithmonë në aftësinë e saj për t’u mbrojtur. Ky dyshim i kthyer në bindje ishte arsyeja që 40 serbë të armatosur u sakrifikuan në atë mënyrë, duke besuar se ata mund ta mundnin lehtësisht mbrojtjen e një Republike të vogël dhe pa përvojë ushtarake siç është Kosova.
Por ajo që ndodhi ishte e paimagjinueshme. Pa patur nevojën e Kforit, Kosova i neutralizoi serbët e armatosur me një operacion kirurgjikal, të denjë për manuale të ndërhyrjes së shpejtë. Republika e Kosovës bëri atë që do bënte çdo republikë tjetër kur sulmohet me armë :ajo të ndjek, të gjen, të rrethon dhe të vret. Në këtë betejë të fituar me gjak ajo la një të vrarë, por vrau më shumë nga pala tjetër.
Një ditë më parë, kjo ndërhyrje kaq efikase, as mund të imagjinohej. Dyshimet se Kosova ka aftësi të mbrohet dhe të vetëqeveriset kanë qenë armiku i saj kryesor. Nga dita e dielë ato janë fashitur. Serbët, që kur nisen në Kosovë sillen sikur po shkojnë në një gjueti lepujsh, do mendohen mirë nëse hyjnë më në përplasje fizike me forcat e shtetit të Kosovës.
Në 25 vitet e fundit, Kosova ka fituar mbi serbët si një popull, por asnjëherë si shtet. Në vitin 1999 shqiptarët u ngritën si popull kundër shtetit serb dhe me ndihmën e Perëndimit i mundën. Ndërsa të dielën, Kosova i mundi serbët si shtet dhe për më tepër i mundi vetëm, pa ndihmën e askujt. Prandaj Kosova ka arsye ta festojë këtë ditë si një fitore të Republikës së vet. Atëherë kur duhej Republika e Kosovës funksionoi dhe mbrojti territorin e saj, çka përbën detyrën e parë të çdo Republike.
Tani Kosova mund të shkojë në bisedime më e fortë dhe më e pavarur. Natyrisht që kurthet e historisë nuk kanë mbaruar këtu. Ato vazhdojnë. Kundërshtarët e saj kanë marrë një goditje, por nuk janë tërhequr. Diplomacia është terreni ku duhet mundur Serbija. Në këtë fushë, Kosova ka kufizimet e veta, si çdo Republikë e re, e vogël, e varfër dhe pa përvojë. Megjithatë fitorja e Banjskës që u arrit me gjuhën e armëve do t’ia lehtësojë edhe gjuhën e diplomacisë dhe këtë kosovarët e dinë mirë. Por tani edhe serbët e dinë shumë mirë.
SERBI- Numri i serbëve të vrarë gjatë sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovëska shkuar në 10. Në një postim në Twitter, avokati Çedomir Stojkoviç pretendon se ka edhe të plagosur tjerë në Serbi, për të cilët ministri Xhelal Sveçla, bëri të ditur gjatë ditës së hënë.
“Sipas informacioneve të mia, të paktën 7 por me shumë gjasa 10 serbë të armatosur kanë humbur jetën dje në një sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës. 3 trupa janë gjetur në vend. Pjesa tjetër e trupave janë tërhequr drejt Novi Pazarit. Ka edhe të plagosur që tani ndodhen në Serbi”, tha Stojkoviç.
???? Prema mojim informacijama najmanje 7 ali najverovatnije 10 naoružanih Srba je juče izgubilo život u terorističkom napadu na policiju Kosova. 3 tela su pronađena na licu mesta. Ostatak tela je povučen u povlačenju prema Novom Pazaru. Ima i ranjenih koji su sada u Srbiji.
— Advokat Čedomir Stojković ???????????????? (@FIGHT_4_RIGHT_S) September 25, 2023
Sveçla, i ka kërkuar Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës personat që sulmuan Policinë e Kosovës, që siç tha ai, t’iu pergjigjen autoriteteve të drejtësisë për aktet terroriste. Ndërsa, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe mekanizmat relevantë, ka udhëhequr veprimet hetuese edhe gjatë ditës së sotme në vendin e ngjarjes – në Banjskë të Zveçanit. PSRK-ja ka konfirmuar se sot, në vendngjarje është gjetur një trup tjetër i pajetë, që kishte vepruar si pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit.
FRANCË- Franca është e radhës që reagon për sulmin dhe trazirat e djeshme në veri të Kosovës. Në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës të hënën, është bërë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë sa më shpejt.
“Franca dënon ashpër sulmin e papranueshëm ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi më 24 shtator, duke lënë të vdekur një zyrtar policor dhe dy të tjerë të lënduar. Franca shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe bën thirrje që autorët të dalin sa më shpejt para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Francës.
Duke dënuar sulmin që çoi në vrasjen e oficerit të lartë të Policisë, Franca shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe kanë bërë thirrje që autorët të sillen shpejt para drejtësisë.
Parisi zyrtar konsideron se këto ngjarje theksojnë nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi me qëllim të uljes së tensioneve dhe rikthimit në mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë që normalizimi i raporteve të ketë sukses dhe që do të lejojë të dy vendet të bëjnë progres drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Veri, pas sulmit terrorist të grupeve kriminale serbe ku mbeti i vrarë një polic.
Presidentja ka theksuar se veprimet terroriste dhe akti i agresionit në veri janë të orkestruara dhe zbatuara nga struktura të mbështetura nga Beogradi. Veprimet e tilla përbëjnë cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe për këto veprime duhet sanksionuar Serbinë.
Presidenca njofton se pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kosova ka ndërmarrë veprime muajt e fundit për ta shtensionuar situatën në veri të vendit dhe se Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm të lartë në përballje me grupet kriminale serbe.
Osmani ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë dhe koordinimit të vazhdueshëm me ta në përpjekje për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.
Presidentja ka përsëritur se veprimet e Policisë së Kosovës kundër strukturave ilegale e grupeve kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Në takim u diskutua po ashtu për rezultatet që priten nga Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë gjatë muajit tetor.
KOSOVË- Polici Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit është përcjellë për në banesë të fundit me ceremoni shtetërore. Në varrimin e tij në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, pjesëmarrës ishin krerët e shtetit, po ashtu, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe shefi i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog. Presidentja Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj ka thënë se Afrim Bunjaku, është hero i secilit shqiptar, pasi ai bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës.
“Teksa po i japim lamtumirën heroit Afrim Bunjaku, duhet ta sjellim në vëmendje guximin dhe vetëmohimin e tij, të cilin ai e tregoi gjatë gjithë karrierës së tij. Afrimi është personifikim i patriotit dhe profesionistit, i cili nga viti 2001 e veshi uniformën e Policisë së Kosovës, e deri në rënien heroike në krye të detyrës u dëshmua për devotshmërinë ndaj Republikës. Përballja e tij me terroristët e dirigjuar nga Serbia ishte beteja e fundit për të, por jo fundi i tij. Prej sot Afrimi është hero i secilit shqiptar, i secilit qytetar që e do Republikën e Kosovës. Sepse ai dje e mbrojti integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë, ai mbrojti dinjitetin e shtetit tonë”, deklaroi Osmani.
Kryeministri Albin Kurti u shpreh se rreshter Bunjaku ra heroikisht për të mbrojtur paqen dhe sigurinë e vendit.
“Afrim Bunjaku u qëllua dhe u vra në një natë me hënë, teksa po kryente detyrën bashkë me kolegët e tij që morën plagë në atë rast. Në orët që pasuan gjatë ditës së 24 shtatorit, nën dritën e diellit u ndriçuan rrethanat dhe kryerësit e këtij akti kriminal dhe terrorist. U ndriçuan nga kolegët e Afrimit, pjesëtarë të Policisë së Kosovës që me profesionalizimin më të lartë reaguan. Ata e kryen detyrën e tyre, e nderuan Afrimin, na nderuan të gjithë neve dhe Republikën e Kosovës. Çdo minutë të një dite të gjatë zbatonin ligjin dhe mbronin territorin, mbanin rendin dhe ruanin qytetarët. Për paqe me siguri, për të gjithë me secilin. Rënia në detyrë e rreshter Afrim Bunjakut, i veshur me uniformën e Policisë së Kosovës është sakrifica në betejën e Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri, për drejtësi dhe për të drejta për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim”, u shpreh Kurti.
Dje, më 24 shtator, në fshatin Banjska, serbë të armatosur, në orët e hershme të mëngjesit kanë vrarë policinë e Kosovës Afrim Bunjakun. Më pas, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë neutralizuar terroristët, të cilët u strehuan në Manastirin ortodoks në fshat. Gjatë aksionit, janë vrarë së paku 3 serbë, të cilët “The Geopost” merr vesh se janë serbë të Kosovës, kurse 2 të tjerë janë kapur të gjallë. Në mbrëmje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media, krejtësisht i hutuar fajësoi Albin Kurtin.
FRANCË- Franca ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës, ku ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë gjatë ditës së djeshme, ku u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë.
Shteti francez bën thirrje që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë dhe që Serbia dhe Kosova të riangazhohen në dialogun mes tyre ër arritjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
REAGIMI I PLOTË:
Franca dënon ashpër sulmin e papranueshëm ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Ajo shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe bën thirrje që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë. Serioziteti i këtyre ngjarjeve nënvizon urgjencën që Serbia dhe Kosova të tregojnë përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për t’u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e vetmja rrugë e mundshme për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe mundësimin që ata të përparojnë drejt Bashkimit Evropian.
Sulmin në Kosovë e ka dënuar edhe Ministria e Jashtme e Belgjikës ku janë shprehur se autorët duhet të vihen para drejtësisë.
“Belgjika dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet e saj për familjen dhe të dashurit e oficerit të vrarë. Faktet duhet të hetohen plotësisht dhe autorët të vihen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
GJERMANI-Pas situatës që po kalon veriu i Kosovës, deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiç po gënjen me paturpësi. Politikani gjerman ka reaguar pas pretendimeve të presidentit serb të bëra në takim me ambasadorin rus, duke thënë se në Kosovë s’ka spastrim etnik. Deputeti ka shkruar se gënjeshtrat serbe po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës.
“Vuçiq gënjen me paturpësi: në Kosovë nuk ka spastrim etnik. Gënjeshtrat serbe po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës. Narrativa e Vuçiqit i jep justifikim ekstremizmit serb. A do të sjellë BE-ja pasoja?”, ka shkruar Butikofer.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar sot me ambasadorin rus Aleksandar Bocan-Harchenko. Në takim ata kanë rënë dakord që fajin për të gjithë ngjarjen e djeshme tja lënë Kosovës dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare.
SERBI- Lista Serbe ka reaguar për herë të parë lidhur me sulmin në Veri, që ndodhi orët e para të mëngjesit të djeshëm ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, kjo parti ka ngushëlluar familjarët e policit shqiptar të vrarë në veri si dhe familjarët e serbëve.
“Në emër të Listës Serbe dhe të gjithë popullit serb nga Kosova shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të serbëve të ndjerë dhe policit shqiptar të Kosovës në ngjarjen tragjike të djeshme në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit”, thuhet në njoftim.
Lista Serbe pretendon që dy serbë janë vrarë nga Policia e Kosovës, pasi janë dorëzuar.
“Po ashtu, do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet me tej.
Kjo parti ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje, ndërsa ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri të Kosovës, për ta parandaluar siç thonë përshkallëzimin e situatës.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve për paqe dhe vetëpërmbajtje, sepse është e nevojshme që sa më parë të rivendoset paqja në rrugët tona, në këtë kuptim ne kemi nevojë urgjente që KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe të parandalojnë politikën. shpërdorimi i kësaj ngjarje tragjike”, thotë Lista Serbe.
Po ashtu Lista Serbe ka fajësuar kryeministrin Kurti se po ushtron presion mbi serbët e Kosovës.
“Prej më shumë se një viti ne paralajmërojmë se regjimi në Prishtinë po ushtron presion mbi serbët dhe çdo ditë po përshkallëzon situatën dhe po provokon reagimin e popullit. Të panumërta kërkuam nga KFOR-i që të ngrejë forcat e veta dhe të veprojë në mënyrë parandaluese, kërkuam nga bashkësia ndërkombëtare që ta frenonte Kurtin, gjithmonë bënim thirrje për paqe… por më kot. Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshiroi Kurti”, thuhet në fund.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
TIRANË- Pas sulmeve të fundit ndaj policisë së Kosovës nga terroristët serbë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka anuluar takimin e parashikuar për tu mbajtur sot, të shkrimtares dhe gazetares serbe Ivona Djuric.
Djuric ndodhet në Tiranë si rezidente e projektit READ, me partneritet Institutin e Librit dhe Promocionit. Ditën e sotme gazetarja serbe do të ishte në një takim me gazetarë të kulturës dhe lexues mbi rolin e medias në kontekste të reja shoqërore e kulturore, dhe ndikimin që ka tek brezi i ri, përvojën e saj në Tiranë, dhe letërsinë bashkëkohore ballkanike.
Autorë të rëndësishëm të letërsisë ballkanike kanë qënë pjesë e diskutimeve në këtë hapësirë të librit shqip, duke e parë kulturën dhe librin si pjesë e proceseve që kërkojnë të integrojnë fqinjët me njëri-tjetrin.
Anullimi i takimit me gazetaren serbe vjen menjëherë pas ngjarjeve të ndodhura në Kosovë, ku mbeti i vdekur një efektiv i policisë së Kosovës dhe u plagosën dy të tjerë.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
SHBA-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të shtetit, duke u bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet.
“Autorët e këtij krimi duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”, tha Blinken përmes një deklarate.
"Ne u bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet, dhe menjëherë të punojnë, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për shtensionimin e situatës, të ofrojnë siguri dhe sundim të ligjit dhe t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian", deklaroi ai. Sipas kryediplomatit amerikan, Policia e Kosovës “ka përgjegjësi të plotë për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës”.
“SHBA-ja njeh dhe respekton rolin e Policisë së Kosovës si reaguesja e parë për situata të emergjencës dhe krizave”, tha Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni e vlerëson koordinimin e ngushtë me Policinë e Kosovës, misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe atë të NATO-s, KFOR, “veçmas për të ofruar siguri për civilët në vendngjarje”, duke shtuar se SHBA-ja do të vazhdojë ta monitorojë situatën.
Në orët e hershme të së dielës, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi autoritetet e rendit tentuan të largonin barrikadat e vendosura në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e përleshjeve, zyrtari policor, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën. Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës dhe gjatë ditës u përlesh me Policinë e Kosovës. Të dielën, autoritetet thanë se tre sulmues u vranë, ndërkaq më 25 shtator u raportua se është gjetur trupi i pajetë edhe një sulmuesi tjetër të dyshuar. Ndërkaq, gjashtë persona janë arrestuar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përshkuar sulmuesit e armatosur si “një njësi e organizuar profesionale, që ka ardhur për të luftuar në Kosovë”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e Kurtit”. Vuçiq e dënoi vrasjen e policit të Kosovës, duke thënë se ajo “nuk mund të justifikohet”, por mohoi se Beogradi kishte ndonjë lidhje me sulmin.
Një ditë pas përleshjeve në veri, situata në këtë zonë të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – raportohet se është e qetë, por qasja për në fshatin Banjskë në Komunën e Zveçanit është ende e mbyllur nga Policia e Kosovës./REL
SERBI-Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhëtoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i tha sot “The Geopost”-it një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë.
“Ditën e djeshme dikush e ka tradhtuar Presidentin Vuçiq, dhe se këtë do ta hetojnë shërbimet serbe të inteligjencës”, theksoi burimi. Sipas tij, Vuçiq është tradhtuar lidhur me rezistencën në Banjska.
“Së paku 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk do të duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e dëmton shumë Vuçiqin dhe institucionet e Serbisë edhe te serbët e Kosovës, edhe pozicionin e Serbisë në dialog”, ka thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe.
Dje, më 24 shtator, në fshatin Banjska, serbë të armatosur, në orët e hershme të mëngjesit kanë vrarë policinë e Kosovës Afrim Bunjakun. Më pas, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë neutralizuar terroristët, të cilët u strehuan në Manastirin ortodoks në fshat.
Gjatë aksionit, janë vrarë së paku 3 serbë, të cilët “The Geopost” merr vesh se janë serbë të Kosovës, kurse 2 të tjerë janë kapur të gjallë. Në mbrëmje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media, krejtësisht i hutuar fajësoi Albin Kurtin.
KOSOVË- Xhelal Svelça Ministri i Punëve të Brendshme gjatë mbeldhjes së homazheve për policin e ndjerë Afrim Bunjaku, që u vra në mëngjesin e dielës në Zveçan, u shpreh se “ai ra si një hero që motivoi betejën tonë”. Nga ana tjetë ministri dënoi me forcë sulmin e grupit serb dhe tha se secili do të marrë përgjegjësinë e merituar.
"Sot do doja që fëmijët dhe gruaja e Afrimit ta nisnin këtë ditë duke përshëndetur njëri-tjertin, që kjo të ishte një ditë, sikur secila ditë tjetër që ai të kthehej përsëri në shtëpi. Afrimi dje nuk u kthye në shtëpinë e tij, por u kthye në motiv për shokët që e vazhduan betejën kundër terroristëve. Ai u kthye në një hero”, tha Ai tha se rreshteri Afrim Bunjaku është polici i 23-të që bie në krye të detyrës.Dje humbëm një njeri të mire, një baba të mrekullueshëm, një polic të ndershëm dhe profesionist.”, tha Sveçla.
Gjatë homazheve ka folur dhe e bija e të ndjerit Bunjaku, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe koleg të Forcave të Policisë së Kosovës.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
RUSI- Një reagim lidhur me tensionet e fundit dhe situatën në veri të Kosovës ka ardhur për herë të parë nga Rusia, ku terroristët serbë vranë një efektiv të policisë së Kosovës.
Përmes një deklarate të zëdhënësit Dimitry Peskov, Moska bën me dije se po vëzhgon nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk dënon sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj policisë.
“Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve… gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për media ditën e sotme.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka folur sot në mbledhjen përkujtimore për policin e vrarë në veri, Afrim Bunjakun.
“Nga dje asgjë më nuk mund të jetë njësoj. Faktet dolën sheshazi para syve tanë, para bashkësisë ndërkombëtare, para secilit që ka kurajë dhe vullnet për ta parë të vërtetën e rajonit në të cilin jetojmë”, ka thënë Kurti. Kryeministri tha se Kosova veproi me maturi dhe në përputhje me natyrën e saj perëndimore.
“Sot përballë e pranë portretit të Afrim Bunjakut dhe përballë veprës së tij heroike përkulemi me nderime dhe respekt, si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujdes”, u shpreh ai.
Familja e efektivit të vrarë në veri në orët e para të 24 shtatorit pranuan urdhrin më të lartë shtetëror "Hero i Kosovës" që u dorëzua nga presidentja, Vjosa Osmani.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
KOSOVË- Vajza e Policit Afrim Bunjaku, ka mbajtur një fjalim për të atin, gjatë mbledhjes përkujtimore për policin që mbeti i vrarë në veri. Në nisje të fjalës së saj, vajza nuk mundi t'i mbante lot lotët, duke krijuar pauza të herë pas hershme. Ajo u shpreh se vendin e të atit nuk do ta zëvendësojë njeri, si dhe shtoi se është shumë krenare për babain.
"Sa vështirë e kam të shkruaj për ty babi im. Kurrë nuk e kam besuar se ikja jote na la një plagë në zemrat tona. Nuk e di si do jetoj pa ty, hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pashë. Vendin tënd nuk e zëvendëson askush, të gjitha na mësove vetëm të jetojmë pa ty asnjëherë. Të gjithë jemi krenarë për ty, do të ndjekim rrugën tënde, me mall dhe me dhimbje"- tha vajza e Bunjakut.
Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
KOSOVË-Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Jashtëm Igli Hasani janë nisur drejt Prishtinës për të marrë pjesë në homazhet e të ndjerit Afrim Bunjaku, efektivit që humbi jetën mëngjesin e së dielës gjatë sulmit në Zveçan. Të dy ministrat kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës. Balla ka zhvilluar ditën e djeshme një komunikim me homologun e tij Xhelal Svelça, ku ka shprehur ngushëllimet për humbjen e efektivit dhe shërim për të plagosurit. Nga ana tjetër Hasani ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim të ngushtë me aleatët. 25 Shtatori u shpall nga Presidentja e Kosovës ditë zie shtetërore.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është e pranishme në ceremoninë e nderimit për oficerin e vrarë ditën e djeshme në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku. Osmani e ka nderuar Bunjakun me urdhrin "Hero i Kosovës", i cili u pranua nga dy djemtë e efektivit.
“Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin më të lartë shtetëror “Heroi i Kosovës”, rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, deklaroi presidentja.
“Ai ra në mbrojtje te dinjitetit të Republikës sonë. Kosova nga sot ka edhe një hero i cili sakrifikoi jetën për sigurinë e qytetarëve tanë. Afrim Bunjaku u sfidua nga bandat e Beogradit. Heroi ynë ishte një shtyllë e fuqishme e Policisë se Kosovës, ai tregoi trimëri të pashoq. Afrimi na kujton se heronjtë nuk lindin por bëhen me veprat e tyre. Republikën e Kosovës nuk do të arrij askush ta gjunjëzojë e ta ulë. Lavdi dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për Afrim Bunjakun!", ishin fjalët e Osmanit
Osmani tha se Policia e Kosovës riktheu ligjin dhe mbrojti integritetin territorial të Republikës së Kosovës që dje u sulmuan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi. Në mbledhjen komemorative janë duke marrë pjesë krerët shtetërorë, ambasadorët të shteteve aleate, familjarët e Afrim Bunjakut dhe qytetarët. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, shpalli ditën e sotme, 25 shtator 2023, ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, vrarë në veri të vendit.
KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka kritikuar heshtjen e partisë më të madhe serbe në Kosovës, Lista Serbe për sulmin që iu bë policisë kosovare në veri, ku një efektiv humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.
Përmes një postimi në platformën “X” ka shkruar se kur Lista Serbe do ta ndalë këtë heshtje dhe ti bashkohet të gjithëve në qëndrimin kundër atij sulmi.
POSTIMI I PLOTË:
Si e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë të tronditur dhe dënuan ngjarjen e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Serbe do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
KOSOVË- Pamje të reja kanë dalë nga sasia e armëve dhe municioneve të sekuestruara nga policia e Kosovës ditën e djeshme në Zveçan. Policia publikoi mbrëmjen e një nate më parë disa lloje nga arsenali i armëve që kanë gjetur gjatë kontrollit në disa lokacione e objekte banimi në Banjskë të Zveçanit.
Sipas tyre, bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
“Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj”, njoftoi Policia.
Ndërkohë sot në orën 14:00 do të bëhet prezantimi i armatimit të plotë që është sekuestruar dje në Manastirin e Banjskës. Prezantimi i armatimit pritet të bëhet në Kampin “Enver Zymberi” në jug të Mitrovicës.
KOSOVË-Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka folur për mediat pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti lidhur me situatën në veri të Kosovës. Sarrazin deklaroi se dënojnë fuqishëm sulmin kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës.
"Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm e dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”, ka thënë Sarrazin. Ditën e djeshme, Gjermania dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ndërsa paralajmëruan vizitën e emisarit Sarrazin në Kosovë.
Sarrazini do të marrë pjesë edhe në mbledhjen komemorative që do të mbahet nga ora 12:30, në nderim të policit të rënë në detyrë, rreshter Afrim Bunjakut. Pas kësaj mbledhje, Sarrazini pritet që të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
KOSOVË-Alban Reshiti efektivi i plagosur mëngjesin e së Dielës nga grupet serbe në Zveçan ka dal paraditen e sotme nga spitali. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale Nazmi Kolgeci.
“Mirë është, e kemi liruar më herët”, tha ai.
Siç shihet dhe në foto efektivin e ka vizituar dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka përshëndetur detyrën e tij dhe e ka uruar për shërim të shpejt.
“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës nëBanjskë të Zveçanit.” – ka thënë Kurti.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
SHKUP- Kryeqyteti i Maqedonisë së Veritu do të nderojë policin hero, Afrim Bunjaku që humbi jetën pas një sulmi në veri të Koovës. Sonte do të vendosen lule dhe ndizen qirinjë tek sheshi “Skenderbeu”.
Qytetarët e Shkupit sonte do të solidarizohen me familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje pas sulmeve të terroristëve serb në manastirin në Zveçan të Mitrovicës së Veriut.Me ndezjen e qirinjve dhe vendosjen e luleve në sheshin Skenderbeu në Shkup me fillim nga ora 19:00, Shkupi i bashkohet maratonës nderuese për policin hero që organizon Prishtina dhe Tirana.
NJOFTMI I PLOTË:
Sot në ora 19:00 të mblidhemi në Sheshin Skënderbeu në Shkup të bëjmë homazhe për policin e ndjerë, Afrim Bunjaku.
Dikush bën lutje, dikush ndez qirinj e dikush edhe vendos lule.
Nuk ka rëndësi mënyra, por me rëndësi është të jemi të pranishëm dhe të vlerësojmë dhe respektojmë veprën heroike të vëllaut tonë nga Kosova dhe ti tregojmë gjithëve se JEMI NJË.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
KOSOVË- Prokurori special që po heton sulmin në veri të Kosovës, Naim Abazi, ka njoftuar se është gjetur edhe një veturë me armatim në Zveçan.
“Po, mund të ju konfirmoj që tashmë është gjetur edhe një veturë me armatim”, ka thënë Abazi. Të paktën 10 vetura të Policisë dhe civile janë parë të hënën duke shkuar për te Manastiri i Banjskës. Kjo kolonë veturash ishte me hetues, prokurorë e inspektorë policorë.
Më herët Abazi tha se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se kanë armatim si dhe po punohet ende për të identifikuar persona tjerë të dyshuar lidhur me këtë rast. Prokurori tha se aksioni është ende në procedurë dhe se po merren edhe disa veprime shtesë. Abazi bëri të ditur se janë sekuestruar edhe disa kamera në lokacionin e manastirit lidhur me këtë ngjarje. Më tej, ai ka deklaruar se nga Prokuroria Speciale do të parashtrohen edhe kërkesa për paraburgime.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
KOSOVË- Prokuroi special i rastit në veri, Naim Abazi ka thënë se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se kanë armatim si dhe po punohet ende për të identifikuar persona tjerë të dyshuar lidhur me këtë rast.
Abazi, tha se aksioni është ende në procedurë dhe se po merren edhe disa veprime shtesë.
“Jemi në atë drejtim, tu punu hala në atë drejtim, për me mujt me identifiku edhe persona tjerë që janë të përshirë në këtë aktivitet kriminal”, ka thënë Abazi.
Abazi bëri të ditur se janë sekuestruar edhe disa kamera në lokacionin e manastirit lidhur me këtë ngjarje.
“Jemi tu i identifiku edhe kamerat dhe lokacionet e ndryshme po ashtu kemi sekuestruat disa kamera, dëshmitaret jemi tu identifiku janë plotë veprime tjera që ndoshta s’mundem me t’i lisitu për shkak të hetimeve që janë tu u ba”, tha prokurori Abazi për “Betimi për Drejtësi”.
Më tej, Abazi ka deklaruar se nga Prokuroria Speciale do të parashtrohen edhe kërkesa për paraburgime.
“Po patjetër, po, po do të ketë veprime dhe do të ketë kërkesa që do të adresohen edhe përmes gjykatës edhe veprime tjera”, ka thënë prokurori Abazi.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
KOSOVË- Operacioni i policisë së Kosovës për ndalimin e grupit terrorist që kreu sulmet një ditë më parë në Zveçan ka vijuar edhe gjatë natës.
Mësohet se 20 murgj të manastirit të Banjskës janë shoqëruar në drejtorinë e Policisë. 20 murgjit e ndaluar dyshohen si bashkëpunëtorë të grupit terrorist dhe mund të kenë bërë të munduar fshehjen e armëve. Gjithashtu bëhet me dije se operacioni do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme.
ÇFARË NDODHI NË KOSOVË NJË DITË MË PARË?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 efektiv policie dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim, si të pavarur”.
KOSOVË- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që ishte planifikuar të mbahej sot është anulluar. Vendimi është marrë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar.
Arsyeja për anullimin e mbledhjes është sepse dita e sotme në Kosovë është shpallur Ditë Zie shtetërore pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku, në fshatin Banjskë të Zveçanit.
NJOFTIMI:
Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 efektiv policie dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim, si të pavarur”.
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha të hënën herët se do të përqendrohet ditëve në vijim për të gjetur një rrugë përpara në dialog, pas sulmit më armë ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën të dielën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.
Në një shkrim në llogarinë e vet në Facebook pak pas mesnatës, Lajçak tha se mbeti i tronditur nga sulmi ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.
“Akte të tilla të dhunës janë thellësisht shqetësuese dhe janë kundër parimeve të paqes dhe bashkëpunimit”, tha ai.
Ai tha se ky sulm e thekson edhe më shumë nevojën për dialog dhe diplomaci parandaluese “e cila u nënvizua gjatë javës së kaluar kur mora pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork”.
“Për të gjetur një rrugë përpara në rajon dhe në veçanti në dialog, unë kisha bisedime strategjike me partnerët tanë amerikanë”, shtoi ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 14 shtator në Bruksel për një nivel të lart bisedimesh në dialogun e ndërmjetuar nga Bashkimi Evropian, por nuk arritën asnjë pajim për normalizimin e marrëdhënieve.
Kurti e akuzoi Lajçakun se u pozicionua kundër Kosovës në takimin mes palëve.
Autoritetet kosovare thanë të dielën se rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit. Sipas tyre, sulmuesit e armatosur, rreth 30 syresh, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit gjatë gjithë ditës së diel.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan.
Sipas Sveçlës, autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi.
Kosova e bëri përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.
Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar.
Situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.
Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të koordinohet për hapat e mëtejmë dhe të punojë drejt shtensionimit të situatës./REL
KOSOVË-Luljeta Zhubi drejtoresa e Spitalit të Mitrovicës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes është paraqitur një tjetër i polic i Kosovës për të kërkuar ndihmë mjekësore. Drejtoresha thotë se polici kishte copa predhash në “abdomen”, muskul i thellë në pjesën e këmbës. Sipas saj polici i është nënshtruar një operacioni dhe raportohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut.
“Në orët e mbrëmjes ka ardhë edhe një pjesëtar i policisë me copa të predhave në pjesën e abdomenit dhe është ndalur në spitalin tonë dhe posa është kryer ndërhyrja operative ndaj tij dhe operacioni është kryer me sukses, janë larguar ato copat e predhave. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Edhe dy të tjerë kanë qenë poashtu me lëndime të lehta dhe pas marrjes së terapisë dhe ndihmës së parë janë liruar për kujdes shtëpiak.”, u shpreh ajo.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
GJERMANI-Michael Roth deputeti i Bundestagut ka reaguar në platformën "X" mbi sulmin e serbëve mëngjesin e së dielës në veri të Kosovës. Roth i ka etiketuar vrasjet e dy palëve si një “krim të tmerrshëm”.
"Serbët dhe kosovarët meritojnë të jetojnë në paqe!" -është shprehur midis të tjerash Michael Roth. Nga ana tjetër deputeti gjerman nuk i kursyer kritikat as ndaj Presidentit Vuçiç duke i cituar agresorët serb si “banda me mbështetje të drejtëpërdrejt nga Beogradi”.
“I nderuar president, Aleksandar Vuçi. Vrasja e njerëzve është një krim i tmerrshëm. Për mua nuk ka rëndësi se nga vijnë viktimat dhe autorët. Nuk më interesojnë fare kombësitë apo etnitë. Edhe kosovarët edhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet, liri dhe kufij të sigurt.Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi mund të nxjerrë presidenti Vuçiç këtë herë”, ka shkruar deputeti gjerman.
Dear Mr. President @avucic! Killing people is a terrible crime. It doesn't matter to me where the victims and perpetrators come from. I don’t care nationalities or ethnicities at all. Both Kosovars and Serbs deserve to live in peace, security, dignity, freedom and safe borders.
— Michael Roth - official ???????????????? (@MiRo_SPD) September 24, 2023
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
KOSOVË-Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se pas shkëmbimeve të zjarrit në fshatin Zveçan në veri numri i serbëve të vrarë është shtuar. Gazeta Sinjal raporton se dyshohet të ketë shkuar 10 numri i të asgjesuarve serbë në dy luftimet në Manastir. Ndërkohë konfirmimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme mbetet ai tre sulmuesve të vrarë dhe një të arrestuari.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
KOSOVË-25 Shtatori është shënuar ditë zie shtetërore për Kosovën. Dita është caktuar në nder të policit të rënë në krye të detyrës në veri të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së dielës. Lajmin e shpalljes së të hënës ditë zie e ka njoftuar një ditë më parë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Njoftimi i Presidencës së Kosovës:
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”. / Dosja.al
Grupi i personave të armatosur që sulmoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, nuk është strukturë spontane, por e organizuar dhe e parapërgatitur mirë, thonë njohësit e çështjeve të sigurisë.
Avni Islami, profesor i shkencave të sigurisë në Prishtinë, vlerëson se “formacioni imiton grupin mercenar rus, Wagner”, ndërsa Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se ai nuk ka mundur të veprojë “pa dijen e autoriteteve të Serbisë”.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën të dielën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.
Autoritetet thanë se rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit.
Sipas tyre, sulmuesit e armatosur, rreth 30 syresh, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit gjatë gjithë ditës së diel.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan.
Sipas Sveçlës, autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi.
Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.
Profesori Islami thotë për Radion Evropa e Lirë se grupi i armatosur, i cili sulmoi policinë në Banjskë, ishte një formacion i strukturuar dhe i përgatitur mirë.
Sipas tij, grupi nuk funksionoi si i izoluar dhe i vetorganizuar, por si një formacion me uniforma, me armatim specifik dhe i lidhur “me institucionet e sigurisë së Serbisë”.
“Uniformat e tilla i ngjajnë grupit [mercenar rus] Wagner. Duket se ky grup i strukturuar edhe ishte imitues i grupit Wagner”, thotë Islami duke iu referuar mercenarëve rusë që kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë dhe në zona të tjera konflikti.
“Armët e gjata, armët luftarake, të gjitha ato janë armë që përdoren në vijën e parë të frontit nga afërsia. Këto janë të mjaftueshme që të thuhet se ky grup terrorist, i lidhur me shtetin serb, ka kryer terrorizëm shtetëror në një territor të huaj”, thotë Islami.
Vrajolli, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se, bazuar nga mënyra se si u realizua sulmi në Banjskë, nuk mund të thuhet se formacioni kreu një akt spontan.
Sipas tij, ai veproi i orkestruar dhe me plan për ta destabilizuar pjesën veriore të Kosovës.
Një gjë e tillë, thotë ai, nuk ka mundur të ndodhë pa dijen e autoriteteve të Serbisë.
“Nëse flasim për mënyrën se si ata janë paraqitur, ajo tregon qartë se ata persona janë trajnuar, janë përgatitur, kanë marrë resurse mjaft të kushtueshme që të mund të operojnë. Mendoj se është e pamundshme që [autoritetet serbe] të mos i kenë informacionet. Tash, lind pyetja: A ka qenë drejtpërdrejt shteti serb i përfshirë në këtë strukturë apo kanë qenë elemente radikale të përziera? Kjo është vështirë të konfirmohet. Por, pasi që ka persona të arrestuar, atëherë informacionet se kush i ka shtyrë ata që të organizohen, do të gjenden”, shpreh bindjen Vrajolli.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se procesi i hetimeve do të ofrojë më shumë të dhëna se kush ishin personat e “formacionit profesionist” që sulmoi policinë, si hynë dhe kur hynë në Kosovë, si dhe kush janë urdhërdhënësit dhe dirigjuesit e sulmit.
“Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot dhe që nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se bëhet fjalë për “grup terrorist”.
Sipas tij, disa nga sulmuesit janë “pjesëtarë të Mbrojtjes Civile” - organizatë të cilën Qeveria e Kosovës e shpalli terroriste, në fund të qershorit.
Duke folur për Radio Televizionin e Kosovës, Sveçla tha se sulmi kundër Policisë së Kosovës është realizuar me mbështetjen e “shtetit të Serbisë” dhe drejtoi gishtin drejtpërdrejt kah presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq i hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve të Kosovës.
Duke folur në një adresim të drejtpërdrejtë televiziv, ai tha se serbë të Kosovës u rebeluan “duke mos dashur që ta durojnë më tej terrorin e Kurtit”.
Dy nga tre personat e vrarë nga grupi i sulmuesve, tha Vuçiq, janë nga Mitrovica e Veriut.
“Ne ende po kontrollojmë për t’u siguruar që nuk janë emra të rremë”, tha ai.
“Fajtori i vetëm për atë që ndodhi në Kosovë është Albin Kurti”, tha Vuçiq dhe shtoi se sulmuesit nuk kishin uniforma të ushtrisë apo policisë serbe.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e dënoi vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe tha se është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se i dënon ashpër sulmet “e dhunshme dhe të orkestruara“ ndaj Policisë së Kosovës.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetëson edhe bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, tha se ka biseduar të dielën me udhëheqësit e të dyja vendeve.
Borrell, u tha në një komunikatë të zyrës së tij, bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit.
Pjesa veriore e Kosovës, përkatësisht komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe.
Popullata atje, e ndikuar nga Beogradi zyrtar dhe strukturat që funksionojnë nën udhëheqjen e tij, nuk u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës./REL
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes me një postim, në nder të policit të vrarë në krye të detyrës në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se përulemi me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, shkruan Rama.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë. Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar.
Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
KOSOVË-Kur kanë kaluar 24 orë nga situata në Veri situata ka vijuar qetë. Pas sulmeve nga grupet serbe, forcat policore të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë pranë Zveçanit për të ruajtur perimetrin e sigurisë. Grupet serbe janë vendosur në zonën e Manastirit të armatosur prej orësh por pas të dielës nuk është rregjistruar ende asnjë tension.
Veton Elshani zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut ka bërë të ditur se pas sulmeve të një dite më parë në veri, nata që ka pasuar ka vijuar e qetë.
I shprehur për mediat shkurtimisht, Elshani ka thënë se “nuk është rregjistruar asnjë incident dhe situate duket e rregullt”.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”./Dosja.al