LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca për Belerin/ "Dosja është e montuar", avokatët: Çështja po trajtohet me standarte të dyfishta

• Përfaqësues të opozitës dhe avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit kanë mbajtur ditën e sotme një konferencë para medias në lidhje me arrestimin e tij.• Gjatë konferencës ka mbajtur fjalën e tij Vangjel Dule i cili tha se arrestimi i Fredi Belerit ka qenë me regji të kryeministrit Edi Rama. • Ai më tej shtoi se Rama shfrytëzoi segmente të medias greke për të shpifur ndaj Belerit ndërsa tha se nuk është gjetur asnjë fakt gjatë përgjimeve. • Në konferencë ishte i pranishëm edhe kryetari i kolegjit të avokatëve të Patras Athanasios Zupas i cili u shpreh se në rastin e Fredi Belerit nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë.• Zupas u shpreh se ka pasur raste të tjera të ngjashme, por që janë trajtuar ndryshe nga rasti i Belerit. • Fjalën e tij në konferencë ka mbajtur edhe deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i cili u shpreh se dosja ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës është e montuar. • Ai u shpreh se mbajtja e tij në burg ka vetëm një motiv dhe që është “zbulimi i zullumeve të Ramës dhe qeverisë së tij me pronat në bregdet”. • Ndërkohë i pranishëm në konferencë ishte edhe avokati, Geni Gjyzari i cili ka akuzuar SPAK-un për standarde të dyfishta në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. • Avokati foli edhe për seancën e djeshme që u ndërpre sipas tij për t’i dhënë kohë SPAK-ut të sistemonte problemet që ne evidentuan mbrojtja e Belerit.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Ka standarde të dyfishta në çështje", avokati i Belerit: Seanca u ndërpre për t'i dhënë kohë SPAK-ut

 

Konferenca për Belerin/ "Dosja është e montuar",
fredi beleri

TIRANË- Avokati Geni Gjyzari gjatë fjalës së tij në konferencën për çështjen e Fredi Belerit ka akuzuar SPAK-un për standarde të dyfishta në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Avokati foli edhe për seancën e djeshme që u ndërpre sipas tij për t’i dhënë kohë SPAK-ut të sistemonte problemet që ne evidentuan mbrojtja e Belerit.

“Nuk kishte ndodhur deri më sot të ndërpritej diskutimi përfundimtar pa arsye. Ne mbaruam konkluzionet. Vetëm Beleri do të fliste. Kuptohet pse u ndërpre. Për t’i dhënë edhe pak kohë SPAK të sistemonte problemet që ne evidentuam. Numri i lartë i njerëzve të vëzhguar janë më shumë se urdhri i prokurorit. Ndjekja penale ka nisur pa urdhrin e prokurorit. Në çështje janë disa standarde të dyfishta”, tha avokati. 

Sipas tij, qëllimi i SPAK ka qenë të mbulojë veprimet e paligjshme të policisë.

“SPAK duhet të hetojë edhe për shkelje të bëra nga punonjës të administratës, apo të policisë. Qëllimi i SPAK ka qenë të mbulojë veprimet e paligjshme të policisë.Kërkesa për leje është interpretuar në mënyrë të ndryshme. Ne kemi sjellë rastin e Mark Frrokut, i cili është lejuar të shkojë të votojë në parlament. Gjykata përmend një vendim të Gjykatës së Lartë, por për një rast kur nuk është lejuar. Ndërsa në një kërkim të bërë nga Berisha përmendet Frroku, por për rastet kur është lejuar për motive të veçanta”., u shpreh Gjyzari.

 

2 VITE ME PARE

"Dosja e Belerit është e montuar", Noka: Mbahet në burg se zbuloi zullumet e Ramës

Konferenca për Belerin/ "Dosja është e montuar",
flamur noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është i pranishëm në konferencën e zhvilluar nga avokatët e Fredi Belerit. Noka është shprehur se dosja ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës është e montuar.

Ai u shpreh se mbajtja e tij në burg ka vetëm një motiv, që sipas Nokës është “zbulimi i zullumeve të Ramës dhe qeverisë së tij me pronat në bregdet”. Sipas Nokës ky është i vetmi faj i Belerit dhe që duhej ta paguante me burg.

“Dosja e Fredi Belerit e montuar. Tregon që Rama është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur një pushtet në kundërshtim me votën dhe ligjet e vendit për të fshehur batërdinë që ai dhe qeveria e tij kanë bërë me pronat e pronarët e bregdetit.

Arrestimi dhe mbajtja në burg e Belerit ka një motiv, është kundërshtari politik i Ramës që do ulej në atë karrige dhe do të zbulojnë zullumet e Ramës e qeverisë së tij me pronat në bregdet.

Ky është i vetmi faj që Fredi Beleri kishte mbi supet e tij dhe duhet të paguante haraçin nga Rama me burg. Në Shqipëria Rama ka kapur drejtësinë”, tha deputeti Noka.

2 VITE ME PARE

Konferenca për çështjen Beleri, avokati grek: Ka pasur raste të ngjashme por që janë trajtuar ndryshe

Konferenca për Belerin/ "Dosja është e montuar",
Athanasios Zupas

TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit po mbajnë sot një konferencë për mediat, pasi GJKKO shtyu për në datën 5 mars, seancën ndaj tij. Bashkë avokatët në konferencë është edhe Athanasios Zupas, kryetari i kolegjit të avokatëve të Patras dhe anëtar i asamblesë plenare të avokatisë të Greqisë. 

Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se në rastin e Fredi Belerit nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, dhe u shpreh se ka pasur raste të tjera të ngjashme, por që janë trajtuar ndryshe nga rasti i Belerit.

“Prezenca jonë këtu është bërë pas faktit të zgjedhjes së zotit Beleri dhe ndërkohë që ai u shpall si kryetar bashkie nga Gjykata Civile. Dëgjoj paraburgimin e tij duke shkelur të drejtën e prezumimit të pafajësisë së tij. 

Meqë prezumiumi i pafajësisë është një parim bazë  dhe si në çdo rast, në çdo vend të BE nëse ndodhte diçka e tillë, ku një kryebashkiak do bënte një akt që më  pas do të ishte i dënueshëm, në rastin konkret pamë se prezumim i pafajësisë nuk është respektuar në rastin e të pandehurit tonë.

Kemi vënë re se ka raste të tjera që gëzojnë një trajtim ndryshe dhe kjo është diçka që nuk duhet të ndodhte sepse kështu kemi shkelje të barazisë në të drejtë. Kemi ardhur të monitorojmë gjyqin e zotit Beleri, i cili ka dy nënshtetësi”, tha avokati grek.

2 VITE ME PARE

Çështja Beleri/ Vangjel Dule: E arrestuan në mënyrë demonstrative, me regji e monitorim të Ramës

Konferenca për Belerin/ "Dosja është e montuar",
Vangjel Dule

TIRANË- Perfaqësus të opozitës dhe avokatët e Fredi Belerit kanë mbajtur ditën e sotme një konferencë para medias. Gjatë konferencës ka mbajtur fjalën e tij edhe Vangjel Dule i cili tha se  çështja ndaj Fredi Belerit ka qenë me regji të kryeministrit Edi Rama. Dule më tej shtoi se denigrimi i figurës së Belerit me fyerje bullizëm jaën të papranueshme. Ai më tej shtoi se Rama shfrytëzoi segmente të medias greke ndërsa tha se nuk është gjetur asnjë fakt gjatë përgjimeve.

Fjala e plotë: 

Qëllimi është ti përgjigjemi sensibilitetit jashtë dhe brenda vendit mbi ecurinë e procesit ligjoj ndaj kreut të bashkisë Himarë Fredi Beleri. Kjo është një çështje që nisi në 6 maj nga kryeministri dhe kryetari i PS zoti Rama. Nisi në fushatën zgjedhore në bashkinë e Himarës, ku u evidentuan prej të gjithëve dy elemente të papranueshme për një fushate zgjedhore. Denigrimi i figurës së zotit Beleri me fyerje bullizëm dhe karakterizime të papranueshme. Dhe së dyti me shpifje. Duke instrumentalizuar një intervistë në mediat greke, Rama shfrytëzoi segmente të medias prej tij e shndërroi në helenizim duke përmbysur kuptimin e fjalës.


Kur nuk gjetën një fakt të vetëm gjatë përgjimeve. Realizohet një arrestim, në fakt rrëmbim demonstrativ në qendër të Himarës, kur ai ishte me avokatin e tij. Kemi arrestim i cilësuar në flagrancë pa asnjë prove fakt e dokument. Që nga 6 maji deri në 12 maj përgjimet e Belerit u shoqëruan në paralelen tjetër me retorikën në rritje nacionaliste të Ramës. Një orë para arrestimit Rama e kërcënoi drejtë për së drejti nga një emision televiziv. Rama nuk u ndal me kaq, para çdo vendimi të gjykatave si për gjykimin në themel edhe për masat e sigurisë apo leja për betim, i ka paraprirë me deklaratat publike, duke matur peshën e fajit dhe duke e krahasuar me raste analoge. Kjo është ndërhyrje e hapur në punën e gjyqësorit dhe dëshmon de çështja Beleri ka qenë regji e monitorim nga Rama. Ju sjell në vëmendje se përjetojmë dy shkelje madhore kushtetuese.

fredi beleri flamur noka vangjel dule

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit