Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Dosja 'Gërdeci' ka kaluar për gjykim dhe ish-ministri Fatmir Mediu është marrë zyrtarisht i pandehur. Vendimi u mor sot kur u zhvillua seanca paraprake për ngjarjen në fjalë. • Vetë Mediu nuk u paraqit në sallë, por u përfaqësua nga avokatët e tij, Ardian Visha dhe Henrik Ligori të cilët kërkuan që ish-ministri të gjykohej me proces të shkurtuar. Kërkesa është pranuar nga GJKKO. • Të pranishëm në sallë ishin edhe anëtarë të familjes Durda, një nga të dëmtuarit në këtë tragjedi bashkë me avokatin e tyre, Dorian Matlija. Këta të fundit kërkuan që pranoheshin si palë në gjykim, gjë që nuk u miratua nga trupi gjykues. • Për rrjedhojë, vetë Zamira Durda bashkë me avokatin Matliija, në një prononcim për mediat pas mbylljes së seancës, tha se do të vijojë betejën për drejtësi. • SPAK u përfaqësua sot me tre prokurore, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Klodian Braho.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Zamira Durda është shprehur se do të bëjë ankimim pasi nuk pranon që të refuzohet si palë në gjykimin e dosjes Gërdeci. Në një prononcim për mediat pas vendimit të marrë, Durda e konsideroi të turpshme faktin që GJKKO ka vendosura që familja të mos jetë palë në gjyq dhe tha se do të bëjë ankimim në KLGJ dhe KLP. Avokati Dorian Matlija konfirmoi të njëjtën gjë duke shtuar se me këtë vendim, është shkelur një standart shumë i rëndë.
Pjesë nga deklaratat e tyre:
Zamira Durda: Zamira nuk është e kënaqur me këtë veprim që këta bënë, është e turposhme. Unë do të drejtohem në KLP dhe KLGJ. Duhet të shkarkohet SPAK-u i gjithë. Është e turpshme, vetëm për të zezën e tyre e kanë. Beteja vazhdon se në të dyja institucionet unë do të bëj ankimimin.
Dorian Matlija: Ne nuk ishim pjesë e procsit, nuk jemi informuar, por jo zyrtarisht kemi marrë vesh që Gjykata ka vendosur të mos e legjitimojë praninë e familjarëve të viktimave në proces. Do të shohim arsyetimin, e vetmja arsye që kuptojnë deri tani ësht se sipas prokurorisë, akuza në fjalë është se nuk ka lidhje me shpërthimin. Nëse është ky arsyetimi, kanë të drejtë, në të kundërt do të vijohet me praninë e familjarëve. Është shkelur një standart shumë i rëndë. Ne do të jemi prezent në seancën e ardhshme që është me dyer të hapura dhe nuk na e mohon askush këtë gjë. Pjesë më e rëndësishme për ne në këtë moment që flasim është që i gjithë ky proces do të shkojë përpara vetëm me familjarët, nuk ka si të ndodhë ndryshe.
TIRANË- Është pranuar procesi për gjykim të shkurtuar lidhur me dosjen e Gërdecit ku është i pandehur ish-ministri Fatmir Mediu. Vendimi është marrë këtë mesditë, gjatë seancës paraprake që u mbajt sot. Në sallë u paraqitën avokatët e Mediut, të cilët kërkuar që të procedohej në këtë mënyrë. Kërkesa është pranuar nga trupa gjykuese pas shqyrtimit të bërë. Të pranishëm në sallë kanë qenë dhe anëtarë të familjes Durda, një nga të dëmtuarit nga kjo tragjedi.
Por pse akuzohet Fatmir Mediu?
SPAK kërkoi rigjykimin e Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.
Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj./Dosja.al