LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PS&Alibeaj 'ok' hapjes e dosjeve të Sigurimit, kalon në parim pr.ligji! PL kundër: Po e përdor Rama

• Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në projektligjin për deklasifikimin e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. • Këto ndryshime ishin kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili, gjatë fjalës së tij u shpreh se ky draft nuk duhet të përdoret për "luftë" politike por si një instrument për të pastruar politikën dhe shoqërinë shqiptare nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit. • Deputeti Fatmir Mediu kërkoi që të përndjekurit politikë të përjashtohen nga ky verifikim pasi sipas tij nuk mund t'i rëndojmë ende shtresës më të vuajtuar nga sistemi. • Kundër ishte edhe Oerd Bylykbashi, i cili kërkoi futjen në fuqi të ligjit të vitit 2008 për lustracionin. • Ndërsa përfaqësuesja e Partisë së Lirizë e akuzon kreun e Autoritetit se po përdoret politikisht nga shumica për të goditur Ilir Metën, emri i të cilit rezulton të jetë i akuzuar nga një individ si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.• Por Gentiana Sula, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, hodhi poshtë këtë akuzë duke shpjeguar përse ju drejtua Kuvendit për ta vënë në djeni pas email-it që mori për Ilir Metën. • Me ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit, në një prej neneve të ligjit ekzistues shtohet një paragraf ku parashikohet se “bashkëpunëtorëve ose të favorizuarve të ish-Sigurimit të Shtetit, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak. • Ndërsa ndryshimi i ligjit aktual për partitë politike synon moslejimin e drejtimit të një force politike nga kryetar me dosje në Sigurimin e Shtetit ose ata që kanë shërbyer si sekretar partie.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Spiunët” jashtë politikës, “Ligjet” miratojnë ndryshimet në projektligjin për deklasifikimin e dosjeve të ish-Sigurimit

PS&Alibeaj 'ok' hapjes e dosjeve të Sigurimit, kalon në
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni I Ligjeve, ka miratuar ditën e sotme projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, pas diskutimeve të shumta lidhur me këtë çështje.

Ndryshimet me të rëndësishme në tentativën për të pastruar politikën shqiptare nga spiunët, janë në ligjin e dekriminalizimit. Në një prej neneve të ligjit ekzistues shtohet një paragraf ku parashikohet se “bashkëpunëtorëve ose të favorizuarve të ish-Sigurimit të Shtetit, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi”.

Ndërsa ndryshimi i ligjit aktual për partitë politike synon mos lejimin e drejtimit të një force politike nga kryetar me dosje në Sigurimin e Shtetit ose ata që kanë shërbyer si sekretar partie.
Thelbi ndryshimeve të propozuara është hapje totale e dosjeve përfshi edhe ata të cilët njëherë kanë kaluar filtrat e komisioneve Bezhani dhe Mezini.

3 VITE ME PARE

'Ligjet'/ Përplasja me Bushkën, Mediu: Hiqni dorë nga hapja e dosjeve (LARGOHET nga mbledhja)

PS&Alibeaj 'ok' hapjes e dosjeve të Sigurimit, kalon në
Fatmir Mediu

TIRANË-Ditën e sotme, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka u përplas me deputetin Fatmir Mediun. Ky i fundit kundërshtoi nismën e deputetit Enkelejd Alibeajt për hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit për çdo qytetar. Ai tha se nuk mund të hapen dosjet për shtresë e ish-të përndjekurve politikë.

DEBATI:

Fatmir Mediu: Nuk mund ti bëjmë moral ish të përndjekurve politikë. Ka histori të presioneve brenda familjes që ne nuk mund ti rindezim. Nëse nuk u dhamë mundësinë që për këto krime nuk ka asnjë përgjegjës sot, të paktën të mos u shtojmë mundimet brenda familjeve. Vetë shteti funksionon bazuar mbi balancën e pushteteve. Nuk fillon çdo gjë kur na do qejfi ne për të goditur politikisht. Do të ishte e drejtë që të orientohemi drejtë transparencës. Shtresën e të përndjekurve politikë duhet ta përjashtojmë për të mos i shtuar më shumë se çka kaluar në këto 30 vite.

Klotilda Bushka: Nisma është tërësisht në përputhje me të drejtën e publikut për transparencë dhe të drejtë informimi. Është për ata persona që mund të ushtrojnë funksione publike. Është një simbolikë e fuqishme për brezat e ardhshëm. Mund të keni të drejtën tuaj ta paragjykoni.

Fatmir Mediu: Hiqni dorë nga hapja e dosjeve për të përndjekurit politikë.

Enkelejd Alibeaj: Jam i prirur të shoh dhimbjen që ka ndodhur ndaj të gjithë pjesës së të persekutuarve politikë. Dilema ka qenë kjo: të mos hapim dosjet se mund të ketë pasur raste kur vrazhdësia e ish sigurimit mund të ketë shkuar brenda familjeve të ish të përndjekurve politikë. Por kjo ka edhe rastin tjetër që vrazhdësia e ish sigurimit nuk do të dilte asnjëherë. Kjo lloj dileme na ka shoqëruar ne gjatë gjithë kohës. Ajo që kam bindjen që duhet të ndodhë është: e vërteta na bën të lirë. Edhe ish të përndjekurit politikë që kundër dëshirës së tyre, të shtyrë, të shantazhuar, nën presion mund të jenë thyer nga presioni komunist, shoqëria shqiptare sot, por edhe familjet e tyre, do të duhet të kuptojnë që shkak nuk ka qenë thyerja e tyre, por ka qenë kriminaliteti i shtetit komunist.

3 VITE ME PARE

Ligji për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, Felaj: Të hapen të gjitha dosjet për çdo qytetar

PS&Alibeaj 'ok' hapjes e dosjeve të Sigurimit, kalon në
Ermonela Felaj

TIRANË- Partia Socialiste ka rënë dakord me propozimin e Partisë Demokratike për hapjen e dosjeve për ish-bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit. Gjatë komisionit të Ligjeve, Felaj u shpreh se duhen hapur të gjitha dosjet për qytetarët në mënyrë që të mos fshihet asnjë pas klauzolave të tjera. 

'Ka ardhur koha që të jemi të hapur ndaj të shkuarës duke mos lejuar më atë që zoti Alibeaj tha që mund të jenë përdorur për shantazh. Nuk është në nderin e deputetëve që të fshihen pas klauzolave të tilla. Ka ardhur koha që të jemi të gjithë bashkë për heqjen e paragrafit katër të ligjit. Ligji për autoritetin e dosjeve i është nënnshtruar vetëm njëherë ndryshimit, do ta shihja të gjykonim qoftë ndryshimit të bërë nga zoti Alibeaj. Autoriteti do ta thotë vetë”- u shpreh Felaj.

3 VITE ME PARE

Hapja e Dosjeve, Bushka: Disa personazhe me certifikatë pastërtie, nuk rezultojnë të tillë

PS&Alibeaj 'ok' hapjes e dosjeve të Sigurimit, kalon në
Klotilda Bushka

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, deklaroi ditën e sotme se hapja e dosjeve ka rëndësi pasi zbardh të vërtetën për disa individë që siç tha ajo, tregojnë disa të vërteta që nuk diheshin më parë. Ajo tha se ka disa personazhe që dhe pse mund të kenë pasur një certifikatë pastërie të mëparshme, nuk rezultojnë të jenë të tillë si rezultat i dokumenteve të reja që dalin në dritë.

“Pavarësisht fakteve të tjera që mund të dalin në dritë që përmbysin deklaratat e mëparshme si ish komisionet Bezhani apo Mezini, duke pasur ndalim në ligj, mungon kompetenca lëndore e shqyrtimit të akteve. Autoriteti nuk ka dot mundësinë të bëjë shqyrtim aktesh se nëse do e bente do ishim në kushtet e pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ. Nisur nga shpeshtësia e informacioneve të cilat rrëzojnë herë pas herë deklarata të mëparshme pastërtie ka lindur e nevojshme që kjo pengesë ligjore të evitohet për arsyen e parë që në kuadër të transparencës dhe të drejtës të informimit, duhet që ligjvënësi ta pajisë autoritetin me të gjitha mundësitë për të realizuar punën e vet. E dyta dhe pse kanë kaluar shumë vite nga ai regjim, ende ka shumë dritëhije, ende ka të pasakta informacione, ende ka të vërteta që rrëzohen dhe opinioni do duhet të informohet në mënyrë profesioniste, të vërtetë, mbi atë që ndodh për personazhe të ndryshëm që dhe pse mund të kenë pasur një certifikatë pastërie të mëparshme, nuk rezultojnë të jenë të tillë si rezultat i dokumenteve të reja që dalin në dritë.

Kjo është një cështje që është e natyrës kombëtare, një cështje që do duhet ti shërbejë të vërtetës, që të ketë një pajtim social, që njerëzit që kanë vuajtur në atë regjim e ata që nuk kanë vuajtur të dinë cfarë historish, cfarë të vërtetash ka rreth individëve të caktuar se kur nuk e zbulojmë të vërtetën si është, shanset janë që historitë e këqija përsëriten. Kam dëgjuar shpesh që thonë pse sot, asnjëherë nuk është vonë në shërbim të të vërtetës”, tha Bushka.

3 VITE ME PARE

Ligji i Dosjeve, Alibeaj: T'i hapet rrugë deklasifikimit të plotë dhe automatik të të gjitha dokumenteve

PS&Alibeaj 'ok' hapjes e dosjeve të Sigurimit, kalon në
Komisioni

TIRANË-Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohen dy nisma, një nga grupi parlamentar i PS dhe një nga grupi parlamentar i PD i prezantuar nga Enkelejd Alibeaj, lidhur me transparencën për dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Në fjalën e tij, Alibeaj u shpreh se i duhet hapur rrugë deklasifikimit të plotë dhe automatik të të gjitha dokumenteve të dosjeve. Ndër të tjera, ai shtoi se i duhet dhënë fund dhënies së dosjeve të personave që janë shantazhues. 

'Zbardhja e këtyre dokumentave do zbardhë atë që ka ndodhur. Ajo pjesë që ka vuajtur nuk kanë urrejtje por një kërkesë, të drejtën për të njohur të drejtën se c'ka ndodhur. Duhet hapur rrugë deklasifikimit të plotë dhe automatik të të gjitha dokumenteve të dosjeve. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Per shumëkënd hapja e dosjeve ka qënë ose një diskutim i parakohshëm, këto arsyetime tashmë kanë rezultuar se nuk është i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar hakmarrje por kanë kërkuar interes për të ditur të vërtetën. Ka ngelur psikoza e shantazhit. Psikoza e shantazhit e ka shoqëruar shoqërinë. I heqim nga dora shantazhuesve, mjetin me të cilin bëjnë shantazh. '- u shpreh Alibeaj. 

ligji per lustracionin

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen