“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
• Të shtëna me armë gjatë natës në Tiranë. • Një person i paidentifikuar ende ka qëlluar 6 herë në katin e tretë të një banesë në Lundër. • Pronari i banesës është një zyrtar i OSHEE-së Dorian Balla. • Ai ka deklaruar se në punë nuk ka asnjë konflikt, ndërkohë që ka hedhur dyshime se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti të hershëm për pronat. • Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të ngjarjes
2 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë gjatë natës në Lundër. Mësohet se banesa që është qëlluar është në pronësi të zyrtarit të OSHEE-së, Dorian Balla. Balla për mediat ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt nga profesioni i tij.
Ndërkohë që ka theksuar se kjo ngjarje mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të hershëm të tij për pronat. Fatmirësisht personat kanë qëlluar në katin e tretë ku nuk banonte njeri, pasi familje jetonte në katin e parë dhe të dytë.
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Tiranë. Një person i paidentifikuar ende ka qëlluar gjatë natës që lam pas në një banesë të pabanuar në Lundër.
Ende nuk dihen arsyet e të shtënave, ndërkohë që mësohet se në banesën e katit të tretë që është qëlluar 3 herë nuk banonte askush. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.