Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një efektiv policie dhe vëllai i tij janë dhunuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. • Ngjarja ka ndodhur në orën 02:26 minuta në një pallat në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet. • Efektivi është dhunuar nga 4 persona me shkopinj bejsbolli. Efektivit i është bërë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën në momentin që është futur ne sheshpushimin e pallateve, pasi i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, kanë filluar ta qëllojnë më shkopa bejsbolli drejt xhamave te makinës. • Një nga autorët e ngjarje është vënë në pranga dhe është Blerim Bulica, ndërkohë që personat e shpallur në kërkim janë Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj. • Bulica në polici ka deklaruar se arsyeja e ngjarjes ka qenë një borxh që efektivi i kishte dhe se asnjëherë nuk ia ka kthyer.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- 29-vjeçari Blerim Bulica i arrestuar për dhunimin e një efektivi police dhe vëllain e tij ka deklaruar se shkaku i ngjarjes është për një shumë parash. Sipas Bulicës, efektivi i ka marrë një shumë parash më parë atij dhe nuk ia ka kthyer.
Sipas Bulicës, konflikti ka qenë i hershëm, pasi ata njiheshin që në Kukës. Po ashtu ai ka theksuar se sa herë që janë takuar më para, kanë përfunduar në fyerje.
TIRANË- Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për dhunimin e dy personave gjatë orëve të para të mëngjesit. I riu së bashku me 4 persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim kanë dhunuar efektivin e policisë në makinën e tij së bashku me një të afërm i tijin. 29-vjeçari i arrestuar është Blerim Bulica, ndërkohë që personat e shpallur në kërkim janë Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj.
Shkak për dhunën, dyshohet se është bërë një borxh që kishte vëllai i autorëve. Ndërkohë që nga aksioni i policisë, u sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Direction", nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Kapet dhe vihet në pranga pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, 29-vjeçari që në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim, goditi ditën e sotme dy shtetas (njëri prej tyre punonjës Policie). Sekuestrohen 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së 29-vjeçarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Besim Alla", gjatë një konflikti disa persona kanë goditur shtetasit E. F., dhe B. F., dhe automjetin e tyre, dhe më pas janë larguar, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Direction". Pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. B., 35 vjeç, Sh. B., 25 vjeç, B. B., 31 vjeç, dhe B. A., 34 vjeç.
29-vjeçari, në bashkëpunim me 4 shtetasit e tjerë, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën "Besim Alla", për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasit E. F., (punonjës Policie) dhe B. F., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi i efektivit të policisë në Tiranë dhe të të afërmit të tij, nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:26 minuta në një pallat në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet.
Dyshohet se efektivi është dhunuar nga të paktën 7 persona me shkopinj bejsbolli. Siç duket nga pamjet e siguruara nga News24, efektivit i është bërë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën në momentin që është futur ne sheshpushimin e pallateve, pasi i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, kanë filluar ta qëllojnë më shkopa bejsbolli drejt xhamave te makinës.
Edhe pse policia nuk e raportoi, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, çka ka sjellë panik edhe nga banorët e lagjes të cilët kanë lajmëruar policinë, por kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarjes kur janë larguar autorët e sulmit.
TIRANË- Një grup personash në rrethana ende të paqarta kanë goditur një punonjës policie dhe shokun e tij në Tiranë. Gjatë konfliktit efektivit i ra arma e shërbimit në tokë, e cila është gjendur më pas në vendngjarje.
Punonjësi i policisë dhe personi tjetër i plagosur ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërhohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën "Besim Alla", gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.
Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje.
Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë.