“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
• Tradita vazhdon! Emigrantët po vijnë në Shqipëri për festat e fundvitit. • Por bashkë me kthimin e emigrantëve, shtohet edhe fluksi në pikat kufitare të vendit, sidomos ato me Greqinë. • Është shtuar fluksi i automjeteve që vijnë drejt vendit tonë pasi ka radhë kilometrike në pjesën greke të Kakavijës. • Por radhë ka edhe në Kapshticë. • Ndërsa edhe pse jo në të njëjtat valë, duket se fluks emigrantësh ka edhe në portin e Durrësit. • Teksa emigrantët kthehen në Shqipëri, shqiptarët ikin jashtë. • Vendi më i preferuar është Dubai.
3 artikuj për këtë temë.
KAPSHTICË- Në këto ditë festash është rritur dhe fluksi i hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit në vendin e tyre, e sipas Policisë së Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 5772 shtetas dhe kanë dalë 2462.
Për të përballuar fluksin në rritje Policia Kufitare e Kapshticës do të shtojë numrin e sporteleve në hyrje dhe dalje në varësi të situatës, ndërkohë që kanë dalë 2462 qytetarë. Por duket se në portin e Durrësit, situtata është më intensive, kur për 24 orët e fundit kanë hyrë 7 mijë persona dhe mbi 1800 mjete. Vetëm mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 4 persona.
Udhëtimet jashtë vendit për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri janë kthyer gati gati në një traditë për shqiptarët. Për këtë fundvit, ka gati 30% më tepër prenotime krahasuar kjo edhe me vitin 2019 kur ende nuk kishin nisur kufizimet e pandemisë së COVID-19.
“Nuk janë më pengesat për pandeminë, janë hequr kudo kështu që mundësia për të lëvizur ka qenë e hapur. Mund të jetë 20-30% më shumë se sa viti i fundit para pandemisë pra një lëvizje më e shtuar,”- shprehet Besnik Vathi, operator turistik.
Prenotimet ashtu si dhe në numër kanë qenë të shumta edhe në destincione që përfshijn jo vetëm ato europiane por dhe vendet e rajonit, kjo edhe prej cmimeve më të lira që këto vende kanë përmes paketa që ofrojnë.
“Që nga Dubai, Stambolli, Parisi, Budapesti, Viena, Amsterdami, Barcelonë, Madrid, Romë, Firenze. Po kështu edhe brenda rajonit.Me festimet e natës së vitti të ri janë 3-4 destinacione janë në Selanik, Ulqin dhe në Malin e Zi në Budva”, thotë Vathi.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e udhëtimeve për këtë vit është edhe shtimit i linjave direkte me vendet e Europës./ Top Channel
TIRANË- Fluksi i emigrantëve ka nisur që prej ditës së djeshme Portin e Durrësit, ndërsa në orët në vijim priten pesë tragete nga Bari dhe Ankona. Një prej trageteve është shtyre më dy orë dhe pritet të mbërrijë këto momente.
Vetëm gjatë 24-orëve në Durrës kanë mbërritur mbi katër mijë emigrant dhe një mijë automjete. Fluksi është shtuar ndjeshëm, ndërkohë autoritetet kanë shtuar masat. Kompanitë e lundrimit kanë rritur numrin e lundrimeve, me qëllim përballimin e situatës.
Në Kakavijë këtë vit vihet re një fluks i dyfishuar i emigrantëve të cilët vijnë nga Greqia. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë mbërritur rreth 4 mijë e 700 emigrantë, ndërsa aktualisht situata duket nën kontroll.
Autoritetet shqiptare janë duke punuar me tre sportele në hyrje dhe tre në dalje. Pritet që fluksi të shtohet në vigjilje të Krishtlindjeve në orët në vijim. Ndërkohë ka kontroll të shtuar në vijnë e dytë të kufirit, sidomos bagazhet e mjeteve. Prenotime të shumta janë vënë re në të gjithë juglindjen.
Në Kapshticë, në 24 orët e fundit ëshjtë vënë re një shtim të fluksit të emigrantëve. Autoritete shqiptare janë duke punuar me 6 sportele, ndërsa Greqia me tre. Në këto kushte, autoritet kanë kërkuar shtim të numrit të sporteleve nga pala greke. Rreth 3 mijë e 600 persona kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve nga kjo pikë kufitare, ndërsa shumë të tjerë kanë kaluar drejt Greqisë, për të kaluar festat pranë familjarëve të tyre që ndodhen atje./Marre nga Top Channel