LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së Tiranës, qytetarët në një thirrje: Hajdutë! Këlliçi: Veliaj më 5 prill në Holandë te kompania e Inceneratorëve

• Protesta para Bashkisë Tiranë kundër dosjes 5D ka përfunduar pas rreth 2 orësh. • Qindra qytetarë janë mbledhur para bashkisë dhe kanë protestuar për korrupsionin dhe tenderat e vjedhur nga drejtorët e Bashkisë Tiranë.  • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës. • Ai shton se në protestë duhet të mblidhen kundër vjedhjes së taksave, kundër dhunës dhe përjashtimit social, kundër rrëmbit kriminal të pronave dhe të shembjes antiligjore të shtëpive, kundër ndotjes vrastare të ajrit, kundër zhdukjes së hapësirave të gjelbërta dhe kundër betonizimit të kryeqytetit. • Një person i dyshimtë është filmuar ditën e sotme në tarracën e Bashkisë Tiranë. • Teksa qindra qytetarë po protestojnë kundër dosjes 5D dhe korrupsionit, një i infiltruar nga Bashkia po u bën foto protestuesve. • Aktori Mehdi Malkaj para protestuesve ka deklaruar se bashkia e Tiranës është kthyer në një institucion kriminal. • Protesta para bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione ku qytetarët kanë hedhur bojë dhe koktejl molotov në drejtim të godinës. • Gjithashtu opozitarët njoftuan se mes protestuesve kishte efektivë policie të infiltruar. • Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti theksoi se Veliajn e ka kapluar një frikë dhe është fshehur pas policëve dhe bllokimit të derës. • Shefi i organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në fjalën e tij përpara Bashkisë së Tiranës, ku po zhvillohet protesta për dosjes 5D, iu bëri thirrje punonjësve të policisë që të lënë kapelet dhe t’i bashkohen qytetarëve. • Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja u shpreh se AMT-ja ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe ata nuk kanë bërë asgje. • Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, në fjalën e tij në protestën përpara këtij institucioni shtroi pyetjen se përse ka policë të maskuar si civilë brenda turmës.

18 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, ambasada britanike: Përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci! Dënojmë dhunën

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Ambasada britanike

TIRANË-Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar ashpër në lidhje me inicidentet e regjistruara ditën e sotme në protestën mbajtur nga opozita para Bashkisë së Tiranës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada dënon përdroimin e akteve të dhunës dhe frikësimit.

Më tej në reagim shkruhet se përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Gjithashtu në reagim thuhet se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet të kryhen përmes proceseve demokratike.

Postimi i plotë:

Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.

2 VITE ME PARE

Në një linjë me SPAK, ambasada e SHBA-së për protestën e opozitës para bashkisë: Korrupsioni nuk luftohet me dhunë

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar ashpër në lidhje me incidentet e regjistruara ditën e sotme në protestën mbajtur nga opozita para Bashkisë së Tiranës. Për mes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme.

Në reagim më tej shkruhet se aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Më tej ata kanë përshëndetur zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës.

Reagimi i plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.

2 VITE ME PARE

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Delegacioni i BE: Dënojmë fort dhunën, akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Protesta

TIRANË- Belegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar pas protestës së sotme në Bashkinë Tiranë. Delegacioni me anë të një postimi në Facebook shkruan se dhuna dhe mjetet piroteknike nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Po ashtu ata shkruajnë se protesta është një e drejtë paqësore.

Postimi i Plotë:

Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore.

Kjo ishte protesta e radhës që u mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Policët civilë tentojnë të arrestojnë e qytetarët pas proteste, përfaqësuesit e opozitës "i shpëtojnë"

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Policia

TIRANË- Pas protestës së ditës së sotme nga opozita duket se janë regjistruar incidente nga pala e policisë. Sipas raportimeve policë të veshur civilë kanë nisur shoqërimin e protestuesve pas protestës.

 

Nga fotot dhe videot nga vendi i ngjarjes duken disa persona të cilët kanë kapur një person dhe e kanë rrethuar në tentativë për ta arrestuar. Nuk dihet nëse ky qytetar ka qenë i pranishëm në protesteë dhe arsyen e shoqërimit të tij. Ndërkohë persona që kanë qenë të pranishëm kanë reaguar duke mos lejuar shoqërimin e tij. Ata gjithashtu kanë bërë video të personavë të cilët tentuan të shoqëronin qytetarin.

 

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Noka nuk i heq sytë nga kordoni i policisë, Zhupa e buzëqeshur në turmë, çfarë nuk u pa nga protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës?

 
Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Foto nga protesta

TIRANA- Protesta e sotme e opozitës e thirrur para Bashkisë së Tiranës në lidhje me skandalin e dosjes 5D, ka përfunduar. Incidentet e raportuara nga kjo protestë nuk munguan, të tilla ishin hedhja e bojës apo e koktejleve molotov në drejtim të godinës së Bashkisë.

 

Por jo gjithçka u pa. Fotot e mëposhtme sjellin detaje interesnte dhe një këndvështrim tjetër nga protesta. Nga deputeti Flamur Noka i gjendur pranë kordonit të policisë e deri te deputetja Ina Zhupa në mesin e protestuesve, apo dhe pankartat që u përdorën, fotot sjellin një tjetër panoramë nga ngjarja e sotme.

2 VITE ME PARE

“Policë të maskuar në turmë?” Alimehmeti: Ne u dalim përpara gjërave, nuk veprojmë me skema anonime

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Ilir Alimehmeti

TIRANA- Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, në fjalën e tij në protestën përpara këtij institucioni shtroi pyetjen se përse ka policë të maskuar si civilë brenda turmës. Ai tha se Bashkia e Tiranës është bërë një vend krimi dhe se ky institucion e ka për detyrë të thotë se ku shkojnë paratë e qytetarëve. Ai shtoi se ata po u dilnin përpara gjërave dhe nuk po vepronin me skema anonime.

“Ky është shteti i krimit, kjo është bashkia e krimit. Kjo bashki këtu vetëm vjedh përditë qytetarët. Bashkia Tiranë duhet të thotë se ku shkojnë paratë. Pse ka policë të maskuar si civilë në turmë?

Këtë të na shpjegojë ky shtet. Këta kanë frikë nga gjithçka, janë frikacakë. Ata shefa policie që marrin urdhra, ndryshojnë nga ne. Ne u dalim përpara gjërave, nuk veprojmë me skema anonime”, tha Alimehmeti.

2 VITE ME PARE

Dosja 5D/ Përfundon protesta në Bashkinë Tiranë, qytetarët shpërndahen

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Protesta

TIRANË- Protesta para Bashkisë Tiranë ka përfunduar pas më rreth 2 orësh tubim. Qytetarët janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre, pasi protestuan kundër korrupsionit dhe dosjes 5D në bashki. 

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Kalaja: Dumani më i rrezikshëm, mbyll dosjet e Veliajt dhe iu bën dëm të madh shqiptarëve

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Adriana Kalaja

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka qenë ë pranishme në protestën e sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja u shpreh se  Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe ata nuk kanë bërë asgje.

Ajo më tej shtoi se kreu i SPAK, Alti Dumani është më i rrezikshëm se Erion Veliaj. Sipas saj Dumani mbyll dosjet e Veliajt dhe u bën dëmin më të madh shqiptarëve.

“Ju kujtoj se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit deri në momentin që flasim ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe çfarë është bërë?! Asgjë! Mbrojnë njeri tjetrin, ashtu siç mbrojnë këta banditët që na vjedhin!

Unë mendoj se akuzat ndaj SPAK-ut madje janë shumë të lehta, ashtu siç mendoj që është më i rrezikshëm Altin Dumani që mbron Erion Veliajn, sesa Veliaj. Sepse ne e dimë kush është Erion Veliaj, por Altin Dumani që i mbyll dosjet Erion Veliajt është më i rrezikshëm dhe dëmin ia bën më të madh qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë,” u shpreh Kalaja.

2 VITE ME PARE

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Balliu thirrje efektivëve të policisë: Hiqini kapelet dhe bashkojuni qytetarëve

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Foto nga protesta

TIRANA- Shefi i organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në fjalën e tij përpara Bashkisë së Tiranës, ku po zhvillohet protesta për dosjes 5D, iu bëri thirrje punonjësve të policisë që të lënë kapelet dhe t’i bashkohen qytetarëve. Balliu tha u tha efektivëve të mos kthehen nga policë të shtetit, në policë të pushtetit.

“Një thirrje kam dhe për efektivët e policisë që janë këtu. Të gjithë këta qytetarë nuk e kanë me ju. Ju ftoj që të ktheheni dhe të kapni atë vemjen atje, që nuk ju jep rrogat që ju takojnë apo t’ju rrisin rrogat. Duhet t’u bashkojuni qytetarëve, t’i hiqni ato kapele dhe të nxirrni prej zverku atë që është brenda dhe jo qytetarët. A shihni këtu anëtarë të 5 D apo të Pëllumb Gjokës. Mos u ktheni nga policë të shtetit, në policë të pushtetit”, tha Balliu.

2 VITE ME PARE

Protesta/ Tedi Blushi: Opozita t’i prijnë popullit dhe të mos rrijë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve para bashkisë

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi mbajti fjalën e tij gjatë protestës së sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Blushi tha se ndodhen aty për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe se policia është në krahun e hajdutit. Ai shtoi se ndodhen aty gjithashtu për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës, nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkina. Blushi kishte një mesazh kolegët e opozitës kur tha që duhet t’i prijnë popullit dhe të mos rrinë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve këtu para bashkisë së Tiranës.

“Koha e fjalëve ka kohë që ka mbaruar! Është koha e aksionit. Ju vetë e shikoni sesi një kriminel mbrohet me policë. Një hajdutë në asnjë vend të botës nuk mbrohet nga drejtësia. Ne jemi këtu për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe Policia është në krahun e hajdutit. Jemi për të denoncuar vjedhjen e miliona eurove me inceneratorin fantazëm, policia është këtu për të arrestuar popullin që proteston.

Jemi këtu për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës, nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës. Jemi për të protestuar kundër shembjes dhe rrëmbimit të pronave të banorëve të kryeqytetit, të atyre që janë në qiell të hapur sepse Erion Veliaj ka të shenjtë oligarkinë dhe klientët  e tij dhe të Edi Ramës.

Kam sot dhe një mesazh për kolegët e mi të opozitës, që duhet t’i prijnë popullit dhe të mos rrinë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve këtu para bashkisë së Tiranës. Sot ëhstë detyra jonë t’i primë popullit, për të luftuar ne të parët në emër të tyre. Ne jemi sot këtu jo për t’u fshehur po sepse kemi mbështetjen tuaj”, tha Blushi.

2 VITE ME PARE

FOTOT/ Efektivë policie të infiltruar mes protestuesve, çfarë po ndodh në Bashkinë Tiranë

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Foto nga protesta

TIRANË- Tensionet në protestën para bashkisë Tiranë janë shtuar. Teksa këshilltari opozitar në Bashkinë Tiranë, po merrte fjalën, ka denoncuar se disa efektivë policie janë infiltruar si policë.

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Foto nga protesta

Ai ka deklaruar se ata janë identifikuar të paktën 2 punonjës policie të veshur civilë. Ndërkohë që u ka bërë thirrje atyre që të mos përshkallëzojnë situatën.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Flakë te Bashkia Tiranë, momenti kur godinës i hidhen koktejl molotov

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Shperthimi

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga protesta para Bashkisë Tiranë. Siç shihet qytetarë të shumtë me koktejl molotov i kanë hedhur para derës së godinës, duke krijuar shpërthime. Nga plasja e molotvëve, është krjuar një flakë e madhe, e cila u arrit që të fikej me fikse zjarri nga Policia.

 

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Protesta e opozitës, qytetarët hedhin bojë në drejtim të Bashkisë së Tiranës

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Protesta

TIRANË- Ditën e sotme qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakur, Erion Vleiaj. Kjo protestë para bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione ku qytetarët kanë hedhur bojë në drejtim të godinës.

 

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

2 VITE ME PARE

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Dorjan Teliti: Qytetarët janë të vjedhur dhe jo të varfër

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Dorjan Teliti

TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti ka folur në protestën para bashkisë së kryeqytetit, kundër dosjes 5D. Teliti theksoi se Veliajn e ka kapluar një frikë dhe është fshehur pas policëve dhe bllokimit të derës. Po ashtu Teliti ka deklaruar se qytetarët e Tiranës janë të vjedhur dhe jo të varfër.  

"Të dashur protestues shikojeni frikën që ka kapluar Erion Velinë. Të rrethuar për të tretën herë nga policë duke i vendosur zinxhirin derës kanë mbyllur sot bashkinë, bashkinë që është e qytetarëve nuk është e tij. Bashkia që duhet të jëtë e hapur në orar zyrtar pune. Sot është e mbyllur për tu dhënë shërbime qytetarëve. Është e mbyllur për tu dhënë përgjigje halleve të qytetarëve. Por është e hapur për afera korruptive. Janë të mbyllur për ju, por janë të hapur ndaj vjedhjes. Janë të mbyllur për biznesin por të hapur për të mbledhur taksat dhe për të vendosur gjoba. Janë të mbyllur për njerëzit e thjeshtë por të hapur për të bërë afera me inceneratorët dhe 5D. Jemi të vjedhur nuk jemi të verfër. E verteta është se 30 milionë euro që ka vjedhur Erion Veliaj me bandën e tij mund ti shërbenin shume Tiranës, mund të ndihmonin 1200 familje të pastreha që të strehoheshin. Do të bëhej e mundur që me 30 milionë euro të pagueshisn 8 vjet ushqime për çerdhet dhe kopshtet," tha Teliti.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

2 VITE ME PARE

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Mehdi Malkaj: Është kthyer në një institucion kriminal

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Mehdi Malkaj

TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit dhe dosjes 5D. Malkaj para protestuesve ka deklaruar se bashkia e Tiranës është kthyer në një institucion kriminal. Po ashtu ka theksuar se në atë bashki nuk ka me njerëz të ndershëm.

"Ndodhemi tek një institucion, i cili nuk nuk është se ka vjedhur, por është kriminal i gjithë. Është kriminal se vjedh çdo gjë që i del përpara. Vjedh edhe popullin, edhe frymën e popullit dhe të gjitha. Drejtuesi i institucionit i jep fytyrën e vet institucionit. Hajdut, kryetari i bashkisë, më poshtë drejtorët të gjithë hajdutë, kriminelë; administrata po ashtu deri tek pastruesja. Këtu i ndershmi mund të jetë vetëm pastruesja. Nuk ka njeri të ndershëm aty. Edhe fryma në sallonet e bashkisë është frymë kriminale, e gjitha," tha Malkaj.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Me kapuç teksa bën foto, kush është personi i dyshimtë në bashkinë Tiranë

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Personi

TIRANË- Një person i dyshimtë është filmuar ditën e sotme në tarracën e Bashkisë Tiranë. Teksa qindra qytetarë po protestojnë kundër dosjes 5D dhe korrupsionit, një i infiltruar nga Bashkia po u bën foto protestuesve.

Siç shihet në foton e mësipërme, personi ka vënë një kapuç në kokë në mënyrë që të mos njihet nga kamerat dhe qytetarët. Nuk dihet se cili është qëllimi i fotove që personi i futur nga kryebashkiaku Veliaj, po u bënë protestuesve.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Nis protesta para Bashkisë Tiranë

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Protesta

TIRANË- Protesta para Bashkisë Tiranë ka nisur ditën e sotme kundër dosjes 5D. Qindra qytetarë janë mbledhur para bashkisë dhe po protestojnë për korrupsionin dhe tenderat e vjedhur. 

"Hajdutë, hajdutë," është thirrja e qytetarëve në protestë. 

2 VITE ME PARE

Sot protesta para Bashkisë së Tiranës, Tedi Blushi: Drejtësia me regji i amniston të korruptuarit, populli i arreston

Dosja 5D/ Molotov dhe bojë, protesta para Bashkisë së
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme që do të mbahet para Bashkisë së Tiranës. Blushi thotë në rrjetet sociale se kur drejtësia me regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është populli që i arreston.

Ai shton se në protestë duhet të mblidhen kundër vjedhjes së taksave, kundër dhunës dhe përjashtimit social, kundër rrëmbit kriminal të pronave dhe të shembjes antiligjore të shtëpive, kundër ndotjes vrastare të ajrit, kundër zhdukjes së hapësirave të gjelbërta dhe kundër betonizimit të kryeqytetit.

Postimi i Blushit:

Sot, EJA EDHE TI, në ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës për të kërkuar shporrjen dhe arrestimin e Pronarit Faktik të inceneratorit të Tiranës dhe Kryetarit të organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj!

EJA EDHE TI për të protestuar kundër vjedhjes papushim të taksave, kundër dhunës dhe përjashtimit social, kundër rrëmbit kriminal të pronave dhe të shembjes antiligjore të shtëpive, kundër ndotjes vrastare të ajrit, kundër zhdukjes së hapësirave të gjelbërta dhe kundër betonizimit të kryeqytetit. Kur Drejtësia me Regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është POPULLI QË I ARRESTON!

proteste para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër