LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dje e shkarkoi Kurti/ Haki Abazi: Ka video se kush i zhduki mostrat e Astrit Deharit. Prokuroria: Do e marrim në pyetje

• Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ashtu siç e paralajmëroi dje, sot ka bërë deklarata të fortë kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij. • Në një konferencë për media, Abazi ka bërë me dije se është në dijeni të video-incizimeve të cilat, sipas tij, konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e rastit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. • Fill pas deklaratës së tij për shtyp, Prokuroria përmes një njoftimi për media ka njoftuar se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për t'u marrë në pyetje. • Ndërsa deklaratat e tij, kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes VetëVendosje, Mimoza Kusari- Lila, i cilësoi si të parëndësishme. • Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016. Dehari ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i arrestuar bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të kësaj lëvizje, nën akuzat se kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës. Dehari vdiq në burg duke bërë shkak për protesta nga LVV në rrugët e Prishtinës. • Zyrtarisht u konstatua se ka bërë vetëvrasje, por Vetëvendosje pretendon se ka ndodhur e kundërta. • Provat janë dërguar edhe në institute jashtë vendit, por nuk është arritur të konstatohet se ka pasur persona të tjerë të përfshirë në vdekjen e Deharit.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U shkarkua nga dy poste pas deklaratave për çështjen 'Dehari'/ Kush e zëvendëson Haki Abazin në Komisionin për Punë të Jashtme?

Dje e shkarkoi Kurti/ Haki Abazi: Ka video se kush  i zhduki mostrat e Astrit
Haki Abazi dhe Arbëreshë Kryeziu-Hyseni

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është larguar nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që ai të zëvendësohet me bashkëpartiaken e tij Arbreshë Kryeziu-Hyseni. Edhe në Komisionin për Stabilizim Asocim, deputeti Haki Abazi është zëvendësuar me deputetin Dimal Basha. Kjo u bë pas propozimit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në votim morën pjesë 62 deputetë, 53 prej të cilëve votuan për dhe nëntë abstenuan.

Më 15 shkurt, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka dhënë urdhër për largimin e tij nga pozita e kryesuesit të komisionit. Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi të mërkurën kishte njoftuar përmes një njoftimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se për këtë gjë do të flasë më shumë të enjten.

Ai në këtë konferencë për media, ka bërë të ditur se ai është në dijeni të video-incizimeve të cilat, sipas tij, konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e rastit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Pikërisht kjo dijeni dhe hulumtimi i Abazit i bërë në këtë drejtim, sipas tij, kanë sjellë deri te shkarkimi i tij nga posti i kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisionit për Stabilizim Asociim edhe anatemimit të tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“Hulumtim im i fundit dhe pyetjet që i kam shtruar, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellë tek shkarkimi dhe anatemimi brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Si është e mundur që në pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë”, pyet fillimisht ai.

Abazi duke folur për mostrat e gjakut të Deharit që muaj më parë u zhdukën nga Institutin i Mjekësisë Ligjore ka thënë se Prokuroria duhet ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu e disa anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes.

3 VITE ME PARE

Abazi e quajti “Çadra e Gadafit”/ Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së: Deklaratë e parëndësishme, nuk dua ta komentoj

Dje e shkarkoi Kurti/ Haki Abazi: Ka video se kush  i zhduki mostrat e Astrit
Mimoza Kusari-Lila

KOSOVË- Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar lidhur me deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i cili ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shprehu pakënaqësitë e tij me VV-në, ku përmendi edhe Mimoza Kusarin të cilën e quajti “çadra e Gadafit”. Ajo e konsideroi si deklaratë të parëndësishme dhe nuk pranoi ta komentonte. 

Nuk e komentoj fare! Është tërësisht e parëndësishme si deklaratë”, tha ajo.

Më herët Abazi deklaroi se Kusari-Lila ka shkaktuar përçarje në grupin parlamentar duke e quajtur 'çadra e Gadafit'. 

Këtë valle ne e kemi parë të kaluarë, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi duke shtuar se Kusari-Lila “ka shkaktuar përçarje në grupin parlamentar”.

Deputeti Haki Abazi mori vëmendje të madhe kur tha se pamjet e kamerave tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Deharit. Për këtë çështje Abazi i ka dërguar porosi ministres Haxhiu që ta kryejë punën e saj. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se do ta thërrasë për të dhënë dëshmi deputetin Haki Abazi, ky i fundit tha se është i gatshëm t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë. Prokuroria nuk ka asnjë person të dyshuar për rastin e zhdukjes së mostrave të Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria ka konfirmuar se kanë intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve.

3 VITE ME PARE

Zhdukja e mostrave të Deharit/ Haki Abazi plas 'bombën': Prokuroria duhet të marrë në pyetje Kurtin dhe 4 persona të tjerë

Dje e shkarkoi Kurti/ Haki Abazi: Ka video se kush  i zhduki mostrat e Astrit
Haki Abazi

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka bërë deklarata të forta sot duke trazuar opinionin publik, pasi implikoi edhe kryeministrin Kurti në rastin e zhdukjes së mostrave të aktivistit të ndjerë, Astrit Deharin.  Sipas tij ekzistojnë video-inçizime dhe që e konfirmojnë identitetin e personit/personave që i zhdukën mostrat e rastit Dehari. Aktivisti Astrit Dehari kishte vdekur në rrethana të dyshimta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ai thotë që ka bërë një hulumtim dhe se ka shtruar pyetje e diskutime në lidhje me rastin, çka kishte sjellë edhe anatemimin dhe shkarkimin brenda Vetëvendosjes.

Por ne as si shoqëri as si qytetarë individualë nuk mund të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë, dhe të gjithë duhet ta kryejmë punën që na takon. Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave. Dihet qartë kush ka hyrë te frigoriferi dhe ka nxjerr mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostra tjera, dhe janë zhdukur.” - u shpreh ai.

Kush do ta dinte që këto mostra ishin të vendosura nën mostra tjera përveç dikujt që ka njohuri specifike për këtë çështje?

Video-inçizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, pyetjet e mia që kam shtru, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellur tek shkarkimi dhe anatemimi brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për ta sqaruar deri në fund se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari, dhe si është e mundur që në pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje të zhduken mostrat e Astrit Dehari dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë. Asnjë', tha ai.

Ndërkohë, në fund iu desh që të lexonte nga letra e tij për t’i parë mirë emrat dhe ndoshta edhe renditjen e tyre për këtë rast.

Mendoj që prokuroria duhet ta marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajramin.” - u shpreh ai.

3 VITE ME PARE

Kush i zhduku mostrat e Deharit? Haki Abazi: Video-incizimet tregojnë kush ka dorë në këtë çështje

Dje e shkarkoi Kurti/ Haki Abazi: Ka video se kush  i zhduki mostrat e Astrit
Haki Abazi

KOSOVË- Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka “shpërthyer bombën” me deklaratat e tij në konferencën e sotme për media në hollin e Kuvendit. Abazi tha se ka video-incizime që dëshmojnë kush i ka zhdukur mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Audio-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit e Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit. Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit”, tha Abazi, raporton Nacionale.

Sipas tij, pyejet që ka ngritur ai rreth rastit Dehari, kanë bërë që të kërkohet shkarkimi i tij.

Hulumtimi im, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellur tek shkarkimi dhe anatemomi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor ndaj borxhit që kemi se ka ka ndodhur me rastin Dehari, si është e mundur në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit, dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme. As si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të tillë, dhe duhet ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë temë. Instituti monitorohet 24 orë nga kamerat dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera dhe janë zhdukur. Porosia ime për Albulena Haxhiun është që të kryejë punën e saj”, deklaroi Haki Abazi.

 

3 VITE ME PARE

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi shkarkohet nga dy poste

Dje e shkarkoi Kurti/ Haki Abazi: Ka video se kush  i zhduki mostrat e Astrit
Haki Abazi

KOSOVË-Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar sot kërkesën e subjektit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të zëvendësuar anëtarët në disa Komisione Parlamentare. 

Deputeti i LVV-së,  Haki Abazi është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë. Në vend të tij, është emëruar  deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu- Hyseni. Nga 62 vota, 53 ishin pro, as një kundër dhe nëntë abstenime. Ndërkohë, në Komisionin për Stabilizim Asociim, deputeti Haki Abazi është zëvendësuar  me deputetin Dimal Basha.

haki abazi astrit dehari mostrat e astrit deharit

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion