LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi-Ballës: Zar i Suel Çelës, do shkosh në burg. Socialisti: Ik ore ...

• Konferenca e Kryetarëve është zhvilluar mes debatesh të shumta ditën e sotme. • Shkak për debatet janë bërë akuzat që të dyja palët si opozita dhe maxhoranca kanë hedhur drejt njëra-tjetrës. • Në fjalën e tij kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj disa deputetëve që sipas tij e marrin forcën nga krimi i organizuar. •  Bardhi deklaroi se këta deputetë duan që t’i mbyllin gojën, duke u zotuar se kjo nuk ka për të ndodhur. • Në debat e sipër, Gaz Bardhi ka shpërthyer në akuza ndaj kreut socialist, Taulant Balla për përfshirje në krimin e organizuar. • Bardhi akuzoi Ballën për lidhje me të fortin e Elbasanit, Suel Çela, por nuk ka munguar dhe një përgjigje e pahijshme nga ana e socialistit. 

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

"Duhet konsultim!" Konferenca e Kryetarëve, PD kërkon heqjen nga programi i punës së Kuvendit të pr.ligjit për Barazinë Gjinore: Cënon familjen

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi-Ballës: Zar
Luçiano Boçi

TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar sot heqjen nga programi i punës së Kuvendit të pr.ligjit për Barazinë Gjinore. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Krytarëve, deputeti demokrat Luciani Boçi tha se është një ligj me ndjehsmëri të lartë publike i cili në teb cënon familjen. Boçi më tej u theksoi se duhet të përfshihen në konsultime grupe të ndryshme interesi, përfshirë edhe komunitetet fetare.

“Ky ligj duhet të hiqet nga programi i punës së Kuvendit, pasi është një ligj me ndjeshmëri të lartë publike dhe që, në thelb, cenon familjen. Duhet t’i japim kohë debatit, pasi, siç jemi në dijeni, ka një interes të madh nga grupe të ndryshme interesi, përfshirë edhe komunitetet fetare, për t’u përfshirë në konsultime dhe debat. Këto grup dhe komunitete janë kundër”, tha deputeti Luçiano Boçi./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Reforma Territoriale dhe Zgjedhore/ Zbardhen projektvendimet, anëtarë të barabartë te zgjedhorja, PS maxhorancën te territorialja

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi-Ballës: Zar
Konferenca e Kryetareve

TIRANË- Maxhoranca ka hedhur në diskutim ditën e sotme draftet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetareve, në draftin e zgjedhores, thuhet se në përbërje të këtij komisioni do të ketë 16 anëtarë dhe do të ndahen në mënyrë të barabartë me 8 anëtarë të PS-së dhe 8 anëtarë të Opozitës. Po ashtu ky komision do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga PS dhe një nga PD. 

Pjesë nga projektvendimi

I. Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore.

II. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore, në veçanti trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, zgjedhjet e mëparshme të patrajtuara dhe të raportit të pritshëm për zgjedhjet e 11 majit 2025;  trajtimin e rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse, si dhe hartimin e ligjit për financimin e partive politike.

III. Komisioni i Posaçëm ngrihet mbi bazën e barazisë pozitë-opozitë. Në përbërje të tij do të ketë 16 anëtarë, nga të cilët 8 janë përfaqësues të  Partisë Socialiste, 8 përfaqësues nga Partitë e tjera parlamentare. Emrat e anëtarëve të Komisionit përcaktohen me vendim të Kuvendit.

IV. Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi-Ballës: Zar

Ndërsa Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale do të ketë 17 anëtarë, ku shumicën do të ketë PS-ja ndërsa pjesa tjetër Opozita. Kryetari i komisionit do të jetë nga PS dhe zëvendëskryetari do të jetë nga Opozita. 

Pjesë nga drafti:

I. Ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë.

II. Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij:

a) të shqyrtojë kuadrin ligjor dhe institucional të ofruesve të qeverisjes;

b) të analizojë dhe të propozojë opsione për ridizenjimin territorial dhe zbatimin e kapaciteteve administrative të njësive të ofruesve të qeverisjes;

c) të analizojë sistemin aktual të financave dhe të rekomandojë masa për shëndetin financiar dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes së financave, duke përfshirë forcat e decentralizimit fiskal, rritjen e sigurimeve të financave, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar;

ç) të shqyrtojë cilësinë dhe aksesin e shërbimeve publike të financave;

d) të sigurojë qëndrueshmërinë dhe propozimet me sukses të Bashkimit Evropian dhe politikës së kohezionit rajonal;

dh) të zhvillojë procesin e konsultimit të mëtejshëm, të gjitha informacionet dhe transparentet me njësinë e qeverisjes së shitësve, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë;

e) të paraqesë për Kuvendin e dokumenteve analitike me rekomandime për hapat e mëtejshëm dhe ligjërimin e projektit të propozimit

III. Komisioni i Posaçëm ka kaluar nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë të përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, 1 përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ndryshim dhe 1 përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë. 

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi-Ballës: Zar

9 MUAJ ME PARE

"Balla fyerje jashtë mikrofonit dhe zonjat...", debat në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj ironizon socialistët: Mbyllni deri në pranverë Parlamentin, pushoni dhe reflektoni

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi-Ballës: Zar
Agron Gjekmarkaj

TIRANA- Agron Gjekmarkaj foli me tone të ashpra në lidhje me retorikën e përdorur në Kuvend nga deputetët e Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj sugjeroi se Parlamenti të mbyllet deri në pranverë për t’u rikthyer më i përgatitur. Gjekmarkaj nuk la pa përmendur se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka bërë një fyerje jashtë mikrofonave, ku sipas tij 'zonjat e PS shtrembëruan fytyrën për fjalët e Bardhit' duke shtuar se Balla duhet të kërkojë falje. 

Agron GjekmarkajUnë mendoj qe secili është përgjegjës për veten, për retoriken që ndërton. Ju na thoni, fol si duhet, fol ashtu, fol kështu, fole gjate, fole shkurt, mos bej moral, mos bej zhurme, po me duket normale qe nga pala tjetër të na mësojnë se si të sillen deputetet kjo është çështje e secilit, silleni nga arroganca si edukator!

Më bëri përshtypje në sallë një fyerje që zoti Balla beri jashtë mikrofonit dhe zonjat e PS, te cilat shtrembëruan fytyrën  për fjalët e Bardhit, nuk e dëgjuan aromën akustike te metaforës se Taulant Balles!

Te gabosh është njerëzorë, të përsëritesh në gabim është djallëzore! Gjithë kohës jeni me dy standarde dhe zoti Balla duhet  te kërkojë falje dhe nuk e kuptoj këtë çmenduri te këtyre, njoftime e procesverbale e ikni me vrap! Meqë jeni lodhur  sugjeroj  ta mbyllni  deri ne pranvere ketë parlament pushoni, reflektoni, kalon dimrin, vjen pranvera e shohim e bëjmë.

9 MUAJ ME PARE

“O zari i Suel Çelës, do shkosh në burg”, plas keq në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi akuzon Ballën, socialisti ia kthen: Ik ore pirdhu..

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi-Ballës: Zar
Konferenca e Kryetarëve

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka debatuar me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, demokrati ka shpërthyer në akuza ndaj kreut socialist, Taulant Balla për përfshirje në krimin e organizuar. Bardhi akuzoi Ballën për lidhje me të fortin e Elbasanit, Suel Çela, por nuk ka munguar dhe një përgjigje e pahijshme nga ana e socialistit. 

Bardhi: Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e Rregullores dhe e Kushtetutës. Nuk mund të mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin. Seanca e datës 9 tetor është mbyllur në mënyrë të njëanshme. Në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve.

Ta harrojnë! Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nëse nuk e mbani dot atë karrige, lërojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar.

Bardhi - Ballës: Ke komunikime me Suel Çelën.

BallaIk ore pirdhu.

BardhiPirdhu ti, i paedukatë. Ke fjalor rruge. Ça je ti mo, kush je ti? Ti je zar i Suel Çelës e na jep ne leksione etike. Ti do shkosh në burg, do shkosh në burg!

9 MUAJ ME PARE

“Ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar”, debatet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Mendojnë se mund të na e mbyllin gojën, por…

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi-Ballës: Zar
Konferenca e Kryetarëve

TIRANA- Mbledhja me dyer të mbyllura e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Në fjalën e tij kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj disa deputetëve që sipas tij e marrin forcën nga krimi i organizuar. 

Bardhi deklaroi më tej se këta deputetë duan që t’i mbyllin gojën, duke u zotuar se kjo nuk ka për të ndodhur. Gjithashtu Bardhi iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, dhe i kërkoi që të lërë karrigen e kryetarit të Kuvendit.

Gazment BardhiAjo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: “Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë.”

Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin.

Seanca e datës 9 tetor është mbyllur sepse deputetët po flisnin. E kuptoj që në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve. Ta harrojnë! Ne nuk marrim urdhra dhe as nuk diktohemi nga krimi i organizuar.

Po e përsëris: ta harrojnë! Nëse ju, zoti Niko Peleshi, nuk e mbani dot atë karrige, lërojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar./ Dosja.al

konferenca e kryetarëve

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen