Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Vazhdojnë reagimet lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë amerikan, Charles McGonigal. Ish-agjenti i FBI u vetëdeklarua sot i pafajshëm pas një seance që zgjati 15 minuta. • Partia Socialiste i cilëson groteske të gjitha lidhjet që opozita shqiptare. • Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri tha se njëri prej personave të përmendur ka pasur lidhje familjare me Sali Berishën por ka qenë edhe mik me Azem Hajdarin. • Ndërsa shtoi se janë qesharake akuzat e opozitës se një shqiptar po lëviz 'fijet e botës' janë qesharake. • Përgjigje i ka kthyer vetë Berisha, i cili ka mohuar lidhjet familjare met Agron Nezën. • Në një konferencë për mediat, Berisha kërkoi largimin e Edi Ramës nga detyra e kryeministrit dhe hetimin e tij nga drejtësia amerikane. Të njëjtën gjë kërkoi dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.• Vetë Duçka, më herët në një komunikim me Euronews Albania, nuk ka pranuar të japë asnjë koment në lidhje me çështjen "McGonigal". Për të njëjtë media, Neza është shprehur se 225 mijë dollarët që i ka dhënë ish-agjentit McGonigal s’kanë lidhje me Ramën.
12 artikuj për këtë temë.
SHBA- Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, i cili është i akuzuar për ndihmën e një oligarku rus për t’iu shmangur sanksioneve amerikane është liruar me kusht. Charles McGonigal, 54 vjeç, u lirua nga gjykata federale e Manhatanit pasi pagoi një garanci prej 500,000 dollarësh, pas arrestimit të tij të shtunën për akuzat e paraqitura. Një nga aktakuzat, e ngritur në Manhattan, akuzon McGonigal për shkelje të ligjeve të sanksioneve të SHBA-së duke punuar për Oleg Deripaska, një mik miliarder i Vladimir Putin, pas tërheqjes së tij në 2018 nga FBI.
Akuzat e tjera, të ngritura në Uashington, pretendojnë se McGonigal ka marrë 225,000 dollarë ryshfet në para nga një ish-agjent i paidentifikuar i inteligjencës shqiptare (Agron Neza), ndërsa drejtonte degën e kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork. McGonigal, i cili doli në pension në vitin 2018, luajti një rol në hetimet e ndjeshme dhe të profilit të lartë, duke përfshirë hetimin e Robert Mueller mbi lidhjet e supozuara të Rusisë me fushatën presidenciale të Donald Trump në 2016.
Në aktakuzë thuhet se McGonigal shoqërohej nga Neza kur ai u takua fshehurazi me kryeministrin shqiptar Edi Rama në shtator 2017, ku i ofroi Ramës këshilla për licencat fitimprurëse të shpimit të naftës. Ndërsa largohej nga gjykata, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, u tha gazetarëve se klienti i tij “ka pasur një karrierë të gjatë dhe të shquar me FBI-në”.
“Kjo është padyshim një ditë shqetësuese për zotin McGonigal dhe familjen e tij, por ne do t’i shqyrtojmë provat, do t’i shqyrtojmë nga afër dhe kemi shumë besim te z. McGonigal,” tha DuCharme.
Vetëm dy ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al
TIRANË- Agron Neza, shqiptaro-amerikani i identifikuar si ‘Personi A’, në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal rezulton se jeton në zonat shumë të privilegjuara në SHBA. Report Tv ka publikuar pamje nga shtëpia e tij në lagjen Leonia në Nju Xhersi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një prej lagjeve më të shtrenjta në zonat rezidenciale të këtij qyteti. Kjo zonë rezidenciale, sipas Report TV, njihet për vilat luksoze dhe shumë të shtrenjta, në një prej shteteve më të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Neza del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Personi B, Dorian Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se dorëheqja e Edi Ramës nga posti i kryeministrit është një veprim i detyruar dhe i pashmangshëm. Në një postim në Facebook, Meta është shprehet se Rama ka bashkëpunuar me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, për të goditur opozitën.
“Dorëheqja e Edi Ramës është një veprim i detyruar dhe i pashmangshëm. Niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të Kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm”, ka shkruar Meta.
Reagimi i Metës vjen një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al
SHBA- Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua i pafajshëm sot në gjykatë, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera. Siç vihet në dukje në akt-padi ai ka patur kontakte të shumta mes të tjerash me biznesmenë, ish zyrtartë dhe zyrtarë shqiptarë.
Në një seancë të gjykatës së Uashingtonit që zgjati më pak se 15 minuta dhe ku i pandehuri McGonigal mori pjesë virtualisht, u ra dakord që ai të gjykohej në gjendje të lirë dhe që një seanca e ardhshme të mbahet në një moment të dytë. Seanca u përqendrua kryesisht në detajet teknike të procesit.
Të hënën, ai nuk i pranoi akuzat e tjera të ngritura ndaj tij në Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor.
Marrë nga VOA
TIRANË- Agron Neza, qytetari shqiptaro-amerikan që përmendet në dosjen hetimore të ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me 225 mijë dollarët e përmendura nga hetuesit. Në një prononcim për EuroNews, Neza thotë se paratë që i ka dhënë McGonigal nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare dhe as me kryeministrin Edi Rama. Ai thotë se me kryeministrin Rama është njohur përmes ish-agjentit dhe se bashkë nuk kanë folur asnjëherë për çështje parash e biznesi. Neza thotë me bindje se Rama e ka mësuar nga shtypi këtë gjë, ndërsa akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se ato para ishin të kryeministrit apo njerëzve pranë tij, Neza i konsideron një shpifje.
Reagimi i Nezës:
Po sqaroj si Sali Berishën që për interesat e tij politike dhe personale është gati të shpifë mbi gjithçka dhe të shkoj edhe më tej shpifjes nëse mundet, ai ka rekorde të errëta në lëmin e shpifjes. Po ashtu, po sqaroj dhe gazetarët, opinionistët, analistët dhe shqiptaret tanë të dashur kudo që janë dhe ky do të jetë reagimi im i fundit se; Me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama jam prezantuar diku në vjeshtën e vitit 2017 nëpërmjet mikut tim Charles Mcgonigal, ish-drejtor i Zyrës së Kundërspiunazhit të FBI-së për Nju Yorkun, në ndërtesën e Zyrës së kryeministrit, takim që zgjati ndoshta më pak se dy minuta. Pas këtij takimi jam takuar dhe disa herë të tjera dhe në këto takime ka pasur edhe njerëz të tjerë. Nuk mund të them që kryeministri i Shqipërisë është miku im, e as unë miku i tij përveçse një i njohur. Asnjëherë me KM Rama nuk kam biseduar çështje biznesi dhe as parash, e gjithashtu mund të them të njëjtën gjë dhe për stafin e tij me të cilët mund të njihem, siç njoh dhe kam miq dhe të PD, PR, PSD, PL e të tjera parti në Shqipëri. Për sa i përket problemit që Sali Berisha po flet, duke shpifur se paratë që i kam dhënë mikut tim Charles McGonigal janë para të kryeministrit Edi Rama apo njerëzve të tij, kjo kategorisht nuk është e vërtetë. Jam i bindur që kryeministri Rama, çështjen e dhënies së parave e ka mësuar nga shtypi në të njëjtën kohë që e ka mësuar dhe Sali Berisha dhe çdokush tjetër. Këtu përfundon çështja në lidhje me paratë që unë i kam dhënë Charles McGonigal.
Reagimi i Nezës vjen një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al
TIRANË- Mediat kanë bërë publike ditën e sotme një foto të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berishës me Agron Nezën.
'Hashtag' publikoi foton e cila daton në vitin 2000 në zyrën e Berishës pas një takimi që kanë patur të dy. Sot kreu i PD-së deklaroi se nuk e njeh Agron Nezën, tropojanin i cili ka qenë pjesë e strukturave të sigurisë në fund të viteve 80-të dhe fillim të viteve 90-të.
“Unë nuk e kam kushëri, e dyta nuk e njoh, njoh të tjerë por atë jo, e treta ai ka punuar ne qytete te ndryshme”, – citohet të jetë shprehur sot Berisha.
Neza është emri i cili përflitet për lidhje me ish-shefin e FBI-së Charles McGonigal.
Ishte pikërisht kyedemokrati Berisha ai i cili bëri të ditur dje se kush ishin dy personat që shfaqen në të gjithë dosjen prej 16 faqesh ku zbërthehen shkeljet e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, udhëtojnë me ish-agjentin, ndërmjetësojnë takimet e tij me kryeministrin Edi Rama. Berisha deklaroi se ishin Agron Neza dhe Dorian Duçka.
Neza në dosje del pikërisht si njeriu që dorëzon 225 mijë dollarët në duart e McGoningal, të ndara në tre pjesë, dy herë nga 80 mijë dollarë dhe një herë 65 mijë dollarë. Kurse roli i Duçkës ishte kalimi i ifnormacioneve. Paratë dhe informatat do të shërbenin që McGonigal të ndikonte që FBI-ja ku punonte të hetonte njeriun që po lobonte për PD-në në SHBA.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas arrestimit të zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama. Në një dalje për mediat, Meta u shpreh se Rama në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka bashkëpunuar në akte korruptive dhe ka pasur ndikim në këtë çështje. Kreu i 'PL'-sw shton se Rama nëpërmjet manipulimit dhe korruptimit është përpjekur që të përdorë marrëdhëniet dhe komunikimin me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të goditur opozitën dhe për të zhbërë shtetin ligjor dhe për të siguruar fitime korruptive për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.
'Fshehja e takimeve me Edi Ramën prej Mc Gonigal, si dhe përfshirja publike e bashkëpunëtorit të tij dhe ortakut të tij Rosini edhe në media kundër opozitës dhe Zotit Sali Berisha në momentin e djegjes së mandateve janë prova dërmuese se Edi Rama nuk përfaqëson asgjë tjetër veçse një mafioz të ulur në zyrën e Kryeministrit.'- u shpreh ndër të tjera Meta.
Ai u shpreh se dorëheqja e Ramës është një veprim i detyruar pasi niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm.
DEKLARATA E METËS
Opinioni shqiptar dhe mbarëbotëror është njohur me dosjen e ish-funksionarit të lartë të FBI, McGonigal dhe me lidhjet e tij të faktuara me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij janë evidentuar qartë si pjesëtarë në akte korruptive dhe ndikimi të paligjshëm në “Çështjen McGonigal”. Edi Rama nëpërmjet manipulimit dhe korruptimit është përpjekur që të përdorë marrëdhëniet dhe komunikimin me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të goditur opozitën, për të zhbërë shtetin ligjor dhe për të siguruar fitime korruptive për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.
Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin. Veprimtaria e tij për të manipuluar dhe përdorur një zyrtar të lartë të SHBA ka patur një qëllim të vetëm që përveç mbajtjes së pushtetit të garantojë investime nëpërmjet parave të pista ruse duke i futur ato si atavizma në ekonominë shqiptare dhe duke e vendosur Shqipërinë, jo në frontin e luftës kundër korrupsionit dhe trafiqeve, por në funksion të mbështetjes dhe përdorimit të tyre prej Edi Ramës. Fshehja e takimeve me Edi Ramën prej Mc Gonigal, si dhe përfshirja publike e bashkëpunëtorit të tij dhe ortakut të tij Rosini edhe në media kundër opozitës dhe Zotit Sali Berisha në momentin e djegjes së mandateve janë prova dërmuese se Edi Rama nuk përfaqëson asgjë tjetër veçse një mafioz të ulur në zyrën e Kryeministrit.
Është e qartë se për Edi Ramën marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë kurrë dhe nuk janë marrëdhënie vlerash, por marrëdhënie aferash.
Edi Rama është njeriu që me qëllim dhe me strategji të mirëpërcaktuar ka kompromentuar këto marrëdhënie, është përpjekur t’i trondisë ato, është përpjekur të ulë respektin dhe dashurinë që shqiptarët kanë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në funksion të axhendave tashmë të vërtetuara proruse të tij. Dorëheqja e Edi Ramës është një veprim i detyruar pasi niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm. Drejtësia shqiptare duhet të ishte ngritur në këmbë me kohë përballë fakteve të tilla kaq tronditëse që implikojnë Kryeministrin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Drejtësia shqiptare duhet të komunikojë intensivisht dhe ngushtësisht me drejtësinë amerikane për të zbardhur deri në fund të gjithë këtë aferë shtetërore që tashmë kalon edhe kufijtë e Shqipërisë dhe të hetojë e ta çojë Kryeministrin përpara Drejtësisë.
Reagimet vijnë një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të./Dosja.al
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vazhduar me akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjen e tij me zyrtarin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal. Në një postim të fundit, Berisha ka publikuar foton e kryeministrin me Dorian Duçkën, i cili shënohet jozyrtarisht në aktakuzën e FBI si "personi B". Për Berishën, B është Duçka. Në aktakuzë, personi B përshkruhet si këshilltari jozyrtar i kryeministrit shqiptar, që prezantohet me adresë, llogari emaili dhe të dhëna të qeverisë dhe kryeministrit.
Postimi i plotë i Berishës:
Rama me këshilltarin e tij Dorian Duçka në Kiev!
Ps. Personi në cep majtas me shishe në dorë është famozi Dorian Duçka.
Vetë Duçka, më herët në një komunikim me Euronews Albania, nuk ka pranuar të japë asnjë koment në lidhje me çështjen "McGonigal". Reagimet vijnë një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra, pasi i doli emri në dosjen e hetuar nga FBI, ku në pranga përfundoi ish-zyrtari i lartë, Charles McGonigal. Në fjalën e tij, Berisha tha se e gjithë bota po zien me skandalin e publikuar, duke kërkuar menjëherë një hetim sa më të shpejtë në lidhje me ndikimin e kryeministrit Edi Rama.
"Këto janë të gjitha si i mbyturi që kapet në fijen e barit. Po zien bota, Shqipëria ka korruptuar dhe ka paguar shefin e inteligjencës së organizatës më të fuqishme në botë. Po për Duçkën dini gjëra. Keni dëgjuar për konglomertatin energjitik. Është nën hetim në Kinë dhe në SHBA. Edhe vetë Duçka që lidh Ramën me Sinaloan e Meksikës. Këto që lexoni janë thellësisht të redaktuara. Por janë vetëm maja e ajzbergut. Duçka me pasaportë qeveritare qarkullon. Një gjë e mbyll këtë punë, Rama është një përgjegjësi e madhe. Është krijesë e Sorosit. Edhe unë edhe njëherë e denoncoj para botës këtë rast. Po ja cilat janë pasojat. Kujt mund t'i shkonte ndërmend që Shqipëria të sillej me SHBA në këtë mënyrë. Është tejkaluar çdo vijë e mundshme, Rama duhet të ikë, përndryshe shqiptarët do e kthejnë,"-tha Berisha.
TIRANE- Dorian Duçka, refuzon të komentojë lidhjet me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. I kontaktuar nga Euronews Albania, Duçka thotë se nuk ka asnjë koment për pyetjet e drejtuara, se: Cila është lidhja e tij me ish-agjentin e FBI-së? Në cilat aktivitete rezulton të jetë apo ketë qenë partner biznesi me ish-oficerin e inteligjencës shqiptare Agron Nezaj dhe se cili ka qenë roli i tij në takimet me kryeministrin Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, ku sipas akt-padisë ish-këshilltari rezulton se ka qenë i pranishëm?
Duçka refuzon të komentojë apo sqarojë faktin se emri i tij përmendet në akt-padi nga autoritetet në SHBA, përgjigje të cilat sipas tij mund t’na i japë vetëm Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Nuk kam koment, mund t’i drejtoheni Departamentit të Drejtësisë Amerikane nëse keni nevojë për më shumë informacion”, shprehet Duçka.
Reagimi i Duçkës vjen një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të./Dosja.al
TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e quajti ekzagjerim dhe skenar filmi çështjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama. I pyetur sot nga gazetari Muhamed Veliu, Gjiknuri pranoi se McGonigal ishte një zyrtar i nivelit të lartë në FBI, por mohoi që paratë të jenë dhënë për të hetuar Nick Muzin dhe dosjen hetimore në SHBA për lobimin e PD me para ruse. Gjiknuri nisi me një shpjegim së pari për hierarkinë e krimeve, ku sipas tij në majë qëndron "21 Janari" dhe vrasja e 4 qytetarëve dhe më pas të tjerat. Sipas PS, problemi lidhet me zbatimin e detyrës nga një zyrtar amerikan dhe jo nga takimet e tij me kryeministrin Edi Rama apo dy personat A dhe B, që në aktakuzë rezultojnë si lidhje të afërta të qeverisë shqiptare.
Pyetje: Arrestimi i MCgonigal ka një prapaskenë tjetër me paratë që ka marrë, paratë janë paguar që zyrtari i FBI të zhvillonte veprime ndaj kompanisë së Nick Muzin. Do doja një koment tuajin?
Përgjigje: Kjo nuk ka lidhje me konferencën, por nisur nga dokumenti që del. Së pari, kjo është tymnajë e fortë e ngritur nga opozita për të sfumuar 21 janarin dhe faktet e reja që kanë. Kjo është mëse e kuptueshme, kjo kuptohet nga gjasme që ngrihet një alibi. Nuk ka krim më të rëndë në hierarkinë e krimeve, sesa vrasja e qytetarëve, në disa vende quhet edhe genocid.
Zyrtari në fjalë, zyrtar shumë i lartë, drejtues i zyrës së Nju York, që mbulon një territor të gjerë, duhet të dini që Nju Jorku ka 50-60% të transaksioneve botërore. Ai ishte shumë i rëndësishëm. Ai akuzohet për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus. Ngjarjet që përmenden, nuk faktojnë krime të kryera nga autoritete shqiptare. Por ka patur një thyerje të etikës dhe besimit për kontaktet që ka bërë.
Për Nick Muzin, rasti i tij është tjetër. I është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe askush se ka hedhur poshtë që paratë janë ruse. Ka dokumente zyrtare. PD e asaj kohe ka përfituar para ruse. Askush se mohon këtë. Në vetvete, problemi ka të bëjë me sesa drejt e ka zbatuar detyrën një zyrtar amerikan dhe jo me kontaktet me Shqipërinë. Ka lidhje që s'ka deklaruar takimet? Po për këtë s'ka faj kryeministri, se si të rrinte ai pa takuar një zyrtar të lartë të FBI? Kuptoni diçka, për SHBA ky lajm ka rëndësi sepse cënohet autoriteti i FBI, por s'ka lidhje me Shqipërinë. Mos e bëni si Berisha se del një nga Tropoja, mik i Hajdarit dhe Berishës dhe ky lëvizka të gjithë çështjen e Muzin dhe historia kthehet në qesharake. Doli tani kushëriri i Besnik Mustafajt dhe gjithë ky komplot u bëka nga zyra e Edi Ramës. Këto janë histori qesharake, se nuk e bëjnë as bukur. Marrin Sami Amenin dhe ia vene Daniel Craig. Unë kam një shpjegim psikologjik, Berisha nga rusofil kthehet në rusofob. Kështu e ka bërë gjithmonë.
Reagimi i Gjiknurit vjen një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të./Dosja.al
SHBA- 'Sjellja kriminale e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal nuk përfaqëson veprimet e pjesës tjetër të Byrosë Federale të Hetimit.' Kështu u ka thënë punonjësve drejtori i FBI-së Christopher Wray në një mesazh të brendshëm të përmbledhur për ABC News.
Në mesazhin i cili nuk u publikua, Wray u tha punonjësve të FBI-së se sjellja e supozuar e McGonigal nuk përfaqëson sjelljen e rangut dhe dosjes së byrosë.
"Mënyra se si ne ruajmë besimin dhe besimin e popullit amerikan është përmes punës sonë duke treguar, kur të gjitha faktet dalin në shesh, se ne i kemi qëndruar procesit dhe i kemi trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë, edhe kur ai është i yni." tha Wray në deklaratë.
"FBI do të bëjë përpjekje të mëdha për të hetuar dhe për të mbajtur përgjegjës këdo që shkel ligjin, duke përfshirë kur individi është punonjës i FBI-së. Ne e mbajmë veten në standardet më të larta dhe fokusi ynë do të mbetet në misionin tonë dhe në të bërë gjënë e duhur, në mënyrën e duhur, çdo herë”, tha Wray.
McGonigal u deklarua i pafajshëm në çështjen e Nju Jorkut dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë kur të paraqitet para një gjyqtari federal në Uashington.
“Arrestimi i ish-shefit të zyrës fushore të FBI-së në Nju Jork, kreut të kundërzbulimit për akuzat për pastrim parash të lidhur me një oligark rus me lidhje të forta me presidentin Putin është një zhvillim serioz që mund të ketë kompromentuar kundërzbulimin e tjerë ekzistues të FBI-së ose hetimet e sigurisë kombëtare në lidhje me Rusia apo tema të tjera”, tha për ABC News, Javed Ali, ish-drejtor i lartë kundër terrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Gjatë viteve, një numër i hetimeve më të ndjeshme dhe më të rëndësishme të kundërzbulimit të FBI-së janë mbaruar nga zyra e Nju Jorkut dhe kreu i kundërzbulimit atje do të kishte pasur një perspektivë strategjike për numrin e rasteve, statusin e tyre dhe të ndryshmet. teknikat dhe metodat hetimore të përfshira për të mbledhur inteligjencë dhe për të ndërtuar prova për ndjekje penale të mundshme”, tha Ali, i cili ishte gjithashtu një zyrtar i lartë i FBI-së dhe tani është profesor në Shkollën e Politikave Publike Ford në Universitetin e Miçiganit.
Çfarë ka ndodhur?
Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.