LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të Kikboksit! Tensionohet situata në Mitrovicë

•Policia e Kosovës ka zhvilluar pasditen e sotme një aksion blic për arrestimin e një serbi i cili ka shërbyes si drejtues i Mbrojtjes Civile në veri të vendit. •Milun Milenkoviç i cili ndryshe njihet si 'Lune', sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ai dyshohet se është një nga organizatorët e sulmeve dhe dhunës ndaj ushtarëve të KFOR dhe forcave të Policisë në protestat e 26 dhe 29 majit. •Ai është i njohur për serbët në veri të vendit, pasi është edhe trajner i kikboksit në Mitrovicë. •Gjatë arrestimit,Lune ka shfaqur rezistencë duke lënduar 3 nga efektivët që e shoqëronin. •Arrestimi i tij ka shtuar tensionet nga ana e serbëve në veri të Mitrovicës të cilët janë grumbulluar pranë ndërtesës ku u krye aksioni. •Situata është agravuar, ku disa prej serbëve kanë sulmuar makinat e oficerëve të policisë, teksa shfaqeshin të maskuar. •Sulme janë regjistruar edhe ndaj gazetarëve, makinat e të cilëve janë sulmuar me gurë. •Protestuesit serbë nuk po e kontrollojnë dot zemërimin, pasi së fundmi edhe krerët e Listës Serbe janë sulmuar prej tyre.

14 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Përshkallëzimi i situatës në veri/ Reagon kryeministrja serbe: Kurti kërkon të shmangë zbatimin e marrëveshjes

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se është përgjegjësi kryesor i tensioneve në veri. 

Në një deklaratë për mediat nga Londra, Branbiç tha se synimi i Kurtit është të shkaktojë dhunë dhe nëpërmjet kësaj të arrijë të shmangë edhe detyrimet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit të cilat përfshijnë edhe asociacionin.

Gjithashtu ajo u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndihmojë Beogradin të ruajë paqen dhe stabilitetin.

2 VITE ME PARE

Mes tensioneve në veri, Shqiptarja martohet me një serb në Leposaviç: Tani ndihem serbe

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Mira Dreaj dhe Dejan Slavkoviç

KOSOVË- Mes situatës së tensionuar në veri të Kosovës, një shqiptare nga Durrësi, Mira Dreaj, u martua dje në Leposaviç me serbin Dejan Slavkoviç. Mira tha se ajo tani ndihet serbe dhe deklaroi se ka shumë shqiptarë me origjinë serbe, që nuk e dinë një gjë të tillë.

“Unë u martova me Dejanin për dashuri, ne u takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Unë jam e lumtur që po kthehem në besimin e të parëve të mi. Tani ndihem serbe. Ka shumë njerëz në Shqipëri qe kanë origjinë serbe, dhe nuk e dinë, ose deri tani ata ishin të ndaluar ta dinin’’- tha Mira, gruaja nga Durrësi që u martua me serbin në Leposaviç.

Ndërsa dhëndri, Dejani, tha se Mira i ka thënë se do t’i lindë fëmijët e tyre si ortodoksë, në Kosovë. Slavkoviç e dha fjalimin e tij teksa kaloi pranë pengesave ku po qëndrojnë trupat e KFOR-it, pranë ndërtesës së komunës ku po qëndron i ngujuar kryetari i ri tash e sa kohë.

2 VITE ME PARE

BE për planin e Kurtit: Nuk kemi parë hapa vendimtarë dhe të menjëhershëm

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Peter Stano

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që përmban planin e tij pesëpikësh për uljen e tensioneve në veri, por blloku evropian aktualisht tha se konsideron që kryeministri kosovar “nuk ka ndërmarrë hapa të duhur”.

Zëdhënësi i BE-s, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se në Bruksel se po vazhdojnë të shqyrtohen masat e mundshme ndaj Kosovës, nëse ndërkohë nuk merren hapat e duhur.

“Deri më tani nuk kemi parë asnjë hap të menjëhershëm dhe vendimtarë nga kryeministri Kurti. Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm dëshmojnë se përshkallëzimi po vazhdon dhe kjo shkon kundër interesave të Kosovës dhe të gjithë njerëzve në Kosovë”, tha Stano.

Më 13 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i ka dërguar Borrellit një plan prej pesë pikash, që sipas tij, do të ndihmonte në uljen e tensioneve në veri. Këtë plan, ai e ka diskutuar edhe me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it. Stano tha se me shtetet anëtare të bllokut janë ndarë disa nga masat të cilat do të ndërmerren ndaj Kosovës, nëse sipas tij, Kurti nuk ndërmerr hapat adekuat dhe menjëherë të ulë tensionet në veri.

“Diskutimet mes vendeve anëtare janë duke vazhduar dhe përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, është në kontakt të përhershëm me liderët e rajonit dhe ata të vendeve anëtare të BE-së”, tha Stano.

Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet mbetën të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Këta kryetarë u zgjodhën më 23 prill, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe. BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Megjithatë, për t’u shpallur zgjedhjet e reja, ajo ka thënë se 20 për qind e personave në listën votuese në veri të Kosovës, duhet të nënshkruajnë një peticion me kërkesën që të mbahen votimet.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

Tensionet në Kosovë! Anliza e REL: Arrestimi i Millenkoviçit dhe heshtja e Prokurorisë për "listën" e Kurtit

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Mitrovicë

KOSOVË- Millun Millenkoviç u arrestua pasditen e 13 qershorit nën dyshimet se ka organizuar sulme kundër ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.  Tensionet në këtë zonë janë të larta prej fundit të muajit maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje hynë në objektet komunale, që shfrytëzohen edhe nga autoritetet paralele serbe.

Situata u përshkallëzua në përleshje të dhunshme mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe Policisë së Kosovës. Në një seancë të Kuvendit të Kosovës, më 2 qershor, kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmendi emrat e disa personave, që sipas tij kanë përgjegjësi për organizim dhe shkaktim të dhunës në veri. Kurti, ndërkohë, kritikoi Prokurorinë e vendit për “mosveprim”, mdërsa kjo e fundit nuk e komentoi listën e tij me emra. Për dhunën në Zveçan, më 29 maj, u arrestuan më herët pesë persona, por Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi paraburgim prej një muaji vetëm për dy prej tyre.

Kush është Millun Millenkoviç?

Millenkoviç është udhëheqës i “formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijës i bandave kriminale”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pak kohë pas arrestimit të tij.

“I njëjti ka qenë edhe organizator kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, tha Sveçla.

Aksioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e tij u zhvillua në Mitrovicë të Veriut. Për aktivitetet e Millenkoviçit në internet nuk ka shumë informacione publike. Ai është trajner i klubit të kikboksit “Kosovska Mitrovica” (“Mitrovica e Kosovës”) dhe se ka marrë pjesë në emisione televizive në Serbi. Sipas intervistave që ka dhënë Millenkoviç, ky klub e ka bazën në pjesën veriore të Kosovës dhe ka më shumë se 100 anëtarë.

REL-i nuk mundi të identifikojë në mënyrë të pavarur asnjë nga profilet e Millenkoviçit në rrjete sociale. Në fotografi të ndryshme të garave sportive, Millenkoviç bashkë me sportistë të tjerë shihen me flamuj ku shkruhet “Kosova është Serbi”. Sipas pamjeve, në zyrat e klubit ka edhe disa fotografi dhe flamuj me mbishkrimin: “Nuk ka dorëzim”.

Kjo thirrje është shkruar edhe nëpër hapësira të ndryshme publike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, bashkë me thirrje të ngjashme për kundërshtimin e autoriteteve të Kosovës.

Çfarë tha Kurti pak para arrestimit të Millenkoviçit?

Pak kohë para se të arrestohej Millenkoviç, kryeministri Kurti kritikoi ashpër Prokurorinë e Kosovës. Ai tha se nuk e kupton mosveprimin e saj, pasi, siç u shpreh, ekzistojnë qindra fotografi e video-xhirime, në të cilat shihen personat që sulmuan ushtarët e KFOR-it, si dhe Policinë e Kosovës.

“Unë, edhe më tej, nuk e kuptoj Prokurorinë tonë të Shtetit. Nuk e kuptoj se si është e mundur që, përkundër qindra fotografive e video-xhirimeve të shkeljeve të ligjit e të krimeve e të denoncimeve me emër e mbiemër të të gjithë atyre personave, nuk ka veprime nga Prokuroria jonë”, tha Kurti.

Ai, po ashtu, e cilësoi si të çuditshëm faktin që Prokuroria, nga dhjetori i vitit të kaluar, nuk ngriti asnjë aktakuzë për personat që vendosën barrikada në rrugët në veri. Grupe serbësh lokalë u rebeluan në atë kohë, për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targa të Republikës së Kosovës.

Prokuroria nuk e komenton “listën” e Kurtit

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha asnjë informacion sa i takon hetimit të personave të dyshuar për organizim dhe dhunës në veri, e as për rastin Millenkoviç. Nga data 8 qershor, REL-i shkëmbeu mesazhe me Prokurorinë, por nga ky institucion nuk dhanë detaje nëse janë duke u hetuar emrat që i bëri publik Kurti, e që tha se janë përgjegjës për dhunën.

Sipas Kurtit, udhëheqës i grupit të armatosur që sulmoi KFOR-in, ishte ish-kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandar Fillipoviç.

“Personat që po i shohim të maskuar në video dhe nëpër fotografi, janë të udhëhequr nga ish-kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandar Fillipoviq, që shtirej sikur është integruar në shtetin tonë”, tha Kurti më 2 qershor.

Fillipoviç ashtu si edhe pjesëtarë të tjerë serbë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me vendimin për riregjistrimin e makinave. Pak kohë më vonë, Fillipoviç u shpërblye me “Medaljen e Artë për Guxi Millosh Obiliç”, nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Duke u bazuar në të dhënat e një institucioni të sigurisë në Kosovë, REL raportoi më 12 maj se Fillipoviç ka qenë në një takim në ambientet e Agjencisë së Informacionit (BIA) në Beograd, më 10 maj. Po sipas këtij raporti, Fillipoviç ka pasur rol në hapjen e zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Mitrovicën e Veriut. Sërgjan Simonoviç, nga Qendra Humane në Mitrovicën e Veriut organizatë kjo që monitoron situatën e sigurisë në veri – thotë për REL-in se kryeministri Kurti gaboi kur bëri publikë emrat e të dyshuarve për dhunën në veri.

“Nuk mund të flasësh në publik, nuk mund të flasësh për media duke publikuar emra dhe duke akuzuar disa persona përpara se ta provosh [fajësinë e tyre]. Nuk mendoj se Kurti e ka menduar mirë këtë përpara se të fliste. Kur ai i bëri publikë këta emra, ishte një veprim i një burri të dëshpëruar”, thotë Simonoviç, duke shtuar se “listat” me emra i kanë shqetësuar qytetarët në veri.

I pyetur nga REL-i, një zëdhënës i NATO-s tha se nuk mund t’i komentojë hetimet që mund t’i kryejnë institucionet e Kosovës për ngjarjet në veri. Megjithatë, zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, koloneli Andrea Gallieni, tha më 9 qershor se “disa grupe kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme, që u zhvilluan në Zveçan, më 29 maj”. Ai tha se grupet e dhunshme kanë qenë të organizuara për të sulmuar, dhe se i takon Policisë së Kosovës që t’i identifikojë ato. Nga rritja e tensioneve në veri, prezencë atje ka edhe misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX.

Në një deklaratë për REL-in, ky mision tha se pjesëtarët e tij janë prezentë në veri “për të vëzhguar situatën në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”. Derisa Prokuroria po heton edhe sulmet e raportuara ndaj gazetarëve në veri, disa përfaqësues mediash thonë se nuk kanë informacione për ndonjë të arrestuar të mundshëm.

“Djegia e veturës dhe thyerja e kamerës së Tëvë1 na kanë shkaktuar dëm rreth 15 mijë euro. Për rastin e veturës, institucionet e sigurisë kanë intervistuar punëtorë të Tëvë1, por se deri më tani nuk kemi informacione për të arrestuar për këtë rast”, thotë për REL-in drejtori i përgjithshëm i Tëvë1, Dukagjin Maliqi.

Si u tensionua situata në veri?

Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me rezistencën e banorëve lokalë. Në tri këto komuna, vetëqeverisja lokale që funksionon sipas sistemit të Kosovës, është e vendosur në të njëjtat objekte ku punojnë edhe autoritetet paralele serbe. Vetëm në Mitrovicën e Veriut, komuna e Kosovës është e ndarë fizikisht nga ajo serbe dhe atje nuk kishte protesta.

Protestat u përshkallëzuan në dhunë më 29 maj, kur grupe qytetarësh serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.

Popullata serbe në veri i bojkotoi zgjedhjet e prillit, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë. Përfaqësuesit politikë serbë e justifikuan bojkotimin me, siç thanë, mospërmbushjen e kërkesës së tyre për më shumë autonomi. Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për përshkallëzimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova të organizojë zgjedhje të reja lokale, t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe policinë nga veriu, si dhe të kthehet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

Tensionet në Mitrovicë/ Grenell nuk përmbahet: Kurti iu nxori gishtin e mesit SHBA-ve dhe BE-së, përshkallëzoi situatën

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Richard Grenell

KOSOVA- Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin kurtin, për situatën e përshkallëzuar në veri të MItrovicës. 

Me anë të një postimi në Twitter, Grenell u shpreh se Kurti kishte nxjerrë “gishtin e mesit” ndaj kërkesave të SHBA-ve dhe BE-së për depërshkallëzim të situatës në veri.

2 VITE ME PARE

Përshkallëzohet situata në veri/ Protestuesit serbë sulmojnë edhe krerët e Listës Serbe (VIDEO)

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
pamje nga përplasjet në veri

KOSOVË- Duket se protestuesit serbë në veri të Kosovës nuk po përmbahen, ku duket se pjesë e sulmeve të tyre janë bërë edhe krerët e Listës Serbe. Mediat e Kosovës raportojnë se protestuesit serbë kanë sulmuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetarin e kësaj partie, Igor Simiç.

Gjatë protestës janë regjistruar incidente, ku protestuesit kanë sulmuar makinat e policisë së Kosovës dhe efektivët, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur. Sulmeve nuk iu kanë shpëtuar as gazetarët të cilët janë sulmuar me gurë.

Qytetarë serbë janë mbledhur në veri të Kosovës për të protestuar kundër arrestimit të Milun Milenkoviç. Milenkoviç u arrestua si një prej organizatorëve të protestave të mëparshme ku u regjistruan edhe përplasje mes protestuesve dhe trupave të KFOR.

2 VITE ME PARE

Arrestimi i serbit në veri/ Petkoviç: Nuk është kriminel, Kosova nuk ka prova

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Petar Petkoviç

KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, deklaroi se Millun Millenkoviç- Llune nuk është kriminel dhe se Policia e Kosovës nuk ka prova për akuzat ndaj tij.

“Ai është një luftëtar i shquar për interesat kombëtare serbe dhe për të drejtat e serbëve në veri të Kosovës”, tha ai gjatë një konference për media në Beograd.

Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka arrestuar Millun Millenkoviç- Llune, që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar si “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë”.

Sipas Sveçlës, ai dyshohet se ka organizuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri. Petkoviç tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vend se të ulë tensionet, po dërgon forca të reja policore në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Petkoviç i bëri thirrje KFOR-it që të reagojë urgjentisht dhe të largojë njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu. Ai po ashtu tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë ditës ka biseduar disa herë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë.

Petkoviç po ashtu tha se komandantit i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, do të qëndrojë në Beograd të mërkurën, më 14 qershor, dhe do të zhvillojë bisedime me Vuçin dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviç.

Pas këtij aksioni policor në veri të Kosovës më 13 qershor, ku janë lënduar tre zyrtarë policorë, serbët lokalë janë mbledhur në Lagjen e Boshnjakëve. Atje, përveç Policisë së Kosovës janë parë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it.

Një pjesë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë tërhequr, por një zyrtar policor tha se ky institucion po e “riorganizon” praninë në veri. Operacioni në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, vjen në të njëjtën ditë kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i ka paraqitur bashkësisë ndërkombëtare një plan prej pesë pikash, që sipas tij do të ndihmojë në uljen e tensioneve. Dy javët e fundit raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar sërish pasi në katër komunat veriore janë duke u zhvilluar protesta nga grupe të serbëve lokalë të cilët po kundërshtojnë futjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan grupe të maskuara të serbëve lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, tre prej tyre me armë zjarri.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

Po raportonin mbi situatën, sulmohet nga persona të maskuar një ekip mediatik në Zveçan

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të

KOSOVË- Ekipi i televizionit lokal në Kosovë, ATV, është sulmuar gjatë raportimit nga Zveçani, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Sipas AGK-së, disa persona të maskuar nga sulmuar me gurë veturën me të cilën po udhëtonin tre pjesëtarë të ekipit të ATV-së, “e që si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe u janë thyer xhamat veturës”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare atje të krijojnë kushte më të mira për ta”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Në veri të Kosovës tensionet janë rritur që nga 26 maji, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, hynë në objektet komunale për të marrë detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Që nga 29 maji, në këto tri komuna, serbët lokalë kanë protestuar vazhdimisht. Që kur janë rritur tensionet, AGK ka raportuar për dhjetëra raste të sulmeve ndaj gazetarëve, të cilët kanë përcjellë ngjarjet nga veriu i Kosovës.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

Arrestimi i 'Lune' ndez tensionet edhe në Mitrovicën e Veriut, serbët sulmojnë me gurë Policinë e Kosovës (VIDEO)

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Tensione ne veri të Kosovës

KOSOVË- Sot Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar në veri një nga organizatorët e sulmeve në veri, Milun Milenkovic. Por, pas arrestimit të tij, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grumbull serbësh në veri.

Në videon e publikuar, shihet se si një makinë e Policisë Kosovës goditet me gurë nga disa persona, e po ashtu has vështirësi nga makinat e tjera për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. 

Shikoni videon KËTU

2 VITE ME PARE

Drejtues i Mbrojtjes Civile dhe trajner Kikboksi/ Ky është “Lune” që u arrestua sot në Veri, i dyshuar për disa vepra penale

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Milun Lune Milenkoviç

KOSOVË- Milun Lune Milenkoviç drejtuesi i Mbrojtjes Civile në veri është vënë sot në pranga në një aksion të organizuar nga Policia e Kosovës pasditen e sotme. Ai është i njohur për serbët në veri të vendit, pasi është edhe trajner i kikboksit në Mitrovicë.  Kryeprokurori i Prokurorisë Sepciale, Blerim Isufaj tha se ai ka qenë i dyshuar për disa vepra penale në të kaluarën. 

Për arrestimin e kikbokserit ka njoftuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Sipas tij Lune është njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. Në një publikim në Facebook, ministri tha se i arrestuari është Milun Milenkoviç, i njohur me nofkën Llune. Pas arrestimit të tij një grumbull serbësh janë mbledhur në veri. 

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Milun Lune Milenkoviç

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë e Shtetit lidhur me ngjarjet në veri. Ai tha se Prokuroria nuk po reagon ndaj disa të dyshuarve për veprime të jashtëligjshme në pjesën veriore të vendit. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Aksioni i Policisë së Kosovës në veri, momenti i arrestimit të drejtuesit të Mbrojtjes Civile

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Momenti me video i arrestimit të Milenkoviç

KOSOVË- Dalin pamjet nga arrestimi i Milun Lune Milenkoviç drejtuesi i Mrojtjes Civile, në veri të vendit.  Në një aksion të papritur nga Policia e Kosovës pasditen e sotme, Luna u arrestua si një nga organizatorët e protestave të dhunshme të 26 dhe 29 majit, ku mbetën të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it. 

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sveçla tha se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë marrë lëndime të lehta. 


Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

2 VITE ME PARE

Arrestimi i Milun Milenkoviç nga Policia e Kosovës/ Serbët mblidhen në qendër të Mitrovicës së Veriut, disa fshihen pas maskave anti-COVID

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Serbët në veri të Kosovës

KOSOVË- Dhjetëra serbë janë mbeldhur në qendër të Mitrovicës së Veriut, në udhëkryqin 'Lola Ribara' afër shkollës Teknike dhe Shtëpisë së Shëndetësisë, pak pas aksionit të Policisë së Kosovës që çoi në arrestimin e një prej organizatorëve të tensioneve në veri, Milun Milenkoviç i njohur ndryshe si Llune. 

Jo shumë larg serbëve të mbledhur, në Lagjen e Boshnjakëve ndodhen disa automjete të njësive speciale të Policisë. Arrestimi i Milun Milenkoviç është konfirmuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Sveçla gjithashtu njoftoi se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë pësuar lëndime të lehta.  

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Policia
2 VITE ME PARE

Plagosja e ushtarëve të KFOR, Policia e Kosovës arreston një nga organizatorët e sulmeve në Veri

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Kosovë

KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkoviç, i njohur si Llune i cili dyshohet se është një nga organizatorët kryesorë të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë protestave të dhunshme më datë 26 dhe 29 maj në veri të vendit.  Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. 

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, bëri të ditur ministri.

Sveçla njoftoi se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë pësuar lëndime të lehta. 

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset”, shkruan ai. 

Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

2 VITE ME PARE

Ç'po ndodh në Mitrovicën e Veriut? Lëshohet alarmi, Policia arreston një serb, mblidhen qindra qytetarë

Aksion në VERI/ Policia e Kosovës arreston trajnerin serb të
Policia

MITROVICË E VERIUT- Alarm në Mitrovicën e Veriut. 'Kosova Online' raporton se pjestarë të Policisë së Kosovës kanë vënë në pranga një shtetas serb. Po sipas kësaj media, në zonë janë mbledhur disa qindra qytetarë dhe numri i tyre po rritet çdo minutë.

Kujtojmë se sot në Zveçan sot është mbajtur një protestë, për shkak të arrestimit të Dushan Obrenoviçit dhe Radosh Petroviçit, ku qytetarët e mbledhur kërkuan lirimin e tyre.

Avokati i Dushan Obrenoviçit, Predrag Miljkoviç, ka thënë se klienti i tij dhe Radoš Petroviç janë arrestuar vetëm rreth 50 metra larg vendit ku janë mbledhur qytetarët sot derisa në mënyrë paqësore po shprehnin pakënaqësinë e tyre për vendosjen e kryetarëve të paligjshëm në komunat në veri të Kosovës dhe prania e forcave speciale të Policisë së Kosovës.

“50 metra nga këtu janë arrestuar Dushani dhe Radoshi teksa protestonin paqësisht dhe shprehnin pakënaqësinë e tyre. Dushani sot akuzohet për katër krimet më të rënda, nëse i ka kryer nuk mund të besoj në atë sistem të drejtësisë. Klienti im është i pafajshëm. po kështu edhe unë. Unë do të luftoj për të deri në atomin e fundit të fuqisë sime”, tha Miljkoviç, i cili para turmës paraqiti dëshmi për pafajësinë e tyre./Dosja.al

tensionet në veri të kosovës milun lune milenkovic

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje