LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kapet pas disa orësh 26-vjeçari që shkaktoi aksidentin te diga e Liqenit Artificial, u arratis bashkë me targën për të humbur gjurmët

•Mëngjesin e sotëm, një automjet përfundoi mbi digën e Liqenit Artificial. • Shoferi i BMW-së, 26-vjeçari Eldi Allushi, është shoqëruar për në rajonin e policisë. •Pas aksidentit ai u arratis me targat e automjetit, për të humbur gjurmët. •Automjeti kishte dalë jashtë rruge dhe ishte ngjitur në skarpatin e digës së Liqenit Artificial në Tiranë, duke u përplasur më pas me bordurën mbrojtëse anash. •Dyshohet se i riu mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike në momentin e aksidentit.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTO-VIDEO/ "BMW"-ja luksoze shkaktoi aksidentin te diga e Liqenit Artificial, autori kapet pas disa orësh në arrati

Kapet pas disa orësh 26-vjeçari që shkaktoi aksidentin te diga

TIRANE- Policia e Tiranës ka vënë në pranga Eldi Allushi, i cili mëngjesin e sotëm shkaktoi aksidentin te diga e Liqenit Artificial.

Kapet pas disa orësh 26-vjeçari që shkaktoi aksidentin te diga
Eldi Allushi

26-vjeçari që në orët e para të mëngjesit, doli nga rruga me një makinë luksoze dhe u përplas tek bordurat mbrojtëse të liqenit.

I riu nga Durrësi, me shpejtësi skëterrë është ngjitur sipër kodrës e më pas ka përplasur mjetin "BMW" me bordurën e digës së Liqenit Artificial të Tiranës. 

Pas përplasjes, u largua nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe targën. 

Njoftimi nga policia

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Momenti kur 'BMW' me shpejtësi skëterrë 'fluturon' mbi kodër, përplaset me bordurën e digës së Liqenit artificial në Tiranë

Kapet pas disa orësh 26-vjeçari që shkaktoi aksidentin te diga
Momenti me video

TIRANË- Ky është momenti kur Eldi Allushi, 26-vjeçari nga Durrësi, me shpejtësi skëterrë ngjitet sipër kodrës e më pas përplas mjetin 'BMW' me bordurën e digës së Liqenit Artificial të Tiranës. 

Siç shihet edhe në video, mjeti ngjitet sipër kodrës, e më pas ndalon në digë, duke parandaluar një mbytje në liqen. 


Mjeti ka marrë para gardhin dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Mjeti ka ecur vetëm drejt dhe është ngjitur në malore, ndonëse rruga e ‘Kosovarëve’ pritet nga një aks tjetër ai nuk është kthyer majtas.

Pas përplasjes, Alushi ka marrë targën e mjetit e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes./Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTO- U aksidentua, braktisi 'BMW' te diga e liqenit e më pas mori targën, ky është 26-vjeçari nga Durrësi

Kapet pas disa orësh 26-vjeçari që shkaktoi aksidentin te diga
Eldi Alushi

TIRANË- Ky është Eldi Alushi është 26 vjeçari që në orët e para të mëngjesit doli nga rruga me makinë dhe u përplas tek bordurat mbrojtëse të liqenit. Alushi u përplas me mjetin 'BMW' në digën e Liqenit Artificial, e pas përplasjes, u largua nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe targën. 

Kapet pas disa orësh 26-vjeçari që shkaktoi aksidentin te diga

Ngjarja ndodhi në orët e parat të mëngjesit, e që nga ajo kohë, 26-vjeçari është shpallur në kërkim./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Aksidenti te diga e Liqenit Artificial, identifikohet autori (EMRI)

Kapet pas disa orësh 26-vjeçari që shkaktoi aksidentin te diga
Policia

TIRANË- Eldi Alushi është 26-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia pasi u përfshi në një aksident te zona e liqenit në Tiranë. I riu, i cili drejtonte mjetin tip 'BMw' ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit. 

Ai ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit. I riu do të hetohet për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip "BMw" me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

2 VITE ME PARE

Doli për vrap, por u has me aksidentin/ Braçe ndan video nga Liqeni: Idiotë si kjo kategori vështirë që të ketë

Kapet pas disa orësh 26-vjeçari që shkaktoi aksidentin te diga
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe hasi në vrapin e mëngjesit nga Liqeni Artificial i Tiranës, makinën 'BMW' që u aksidentua e më pas u braktis nga drejtuesi i saj. Ai ka ndarë video nga vendi i ngjarjes, duke thënë se ata që e kanë bërë një veprim të tillë janë idiotë të një kategorie të rrallë. 

“Ka idiotë, po idiotë si kjo kategori vështirë që të ketë! Se ç’duhet këtu në digën e liqenit kjo makinë gangsterash, horrash, askush nuk e di”, dëgjohet të thotë ai në videon që ka regjistruar dhe publikuar vetë.

“Duket sikur idioti eshte limiti; por ka shume se idioti, eshte ky! BMW mbi digen e liqenit, aty ku prej mengjesit heret ne mbremje ka vec kembesore e cikliste!!

Domethene ka ngjitur Digen nga ana e pishinave, mbi 15 metra lartesi e pjerresi, ka marre perpara peme e shtylla dhe eshte perplasur ne murin e diges nga ana e liqenit!

Ka qene i vetedishem; Ka dale nga makina, ka hequr targat prej saj dhe ka ikur!! Domethene, ta mendosh te dehur ben gabim, ta mendosh te taposur nga malli ben gabim prape; Tipikisht idiot qe ka bere prove te ngjise digen me makine te forti”, shkruan Erion Braçe.

2 VITE ME PARE

'BMW'-ja luksoze përfundoi në digën e Liqenit të Tiranës, identifikohet shoferi, policia në kërkim

Kapet pas disa orësh 26-vjeçari që shkaktoi aksidentin te diga
Makina

TIRANË- Identifikohet personi që braktisi mjetin 'BMW' në digën e liqenit artificial të Tiranës. 

Bëhet fjalë për një djalë të moshës së 26 vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit, i cili ka qenë me shpejtësi të lartë. Dyshohet se ai ka qenë duke lëvizur nga “Rruga e Kosovarëve” dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike.

Policia po punon për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Gomat e shkatërruara! Mjeti aksidentohet te diga e Liqenit Artificial, shoferi merr targën dhe largohet

Kapet pas disa orësh 26-vjeçari që shkaktoi aksidentin te diga
Makina

TIRANË- Një ngjarje misterioze ka ndodhur gjatë mbrëmjes në digën e Liqenit Artificial. Mëngjesin e sotëm, policia ka gjetur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë, mjetin luksoz tip 'BMW' të shkatërruar.

Siç shihet nga fotot makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar. Brenda mjetit nuk është gjetur asnjeri, duke lënë të dyshohet se drejtuesi i saj është larguar.  Makina ka ardhur nga rruga poshtë digës dhe për shkak të shpejtësisë ajo ka fluturuar në digë duke u përplasur në murin mbrojtës të digës.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka marrë targën dhe është larguar.

Kapet pas disa orësh 26-vjeçari që shkaktoi aksidentin te diga

Ende nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet, e sesi ka ndodhur ngjarja. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje rreth kësaj ngjarje./Dosja.al

aksident ne tirane

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri