LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

14 maji/ Rama: S'bashkëpunojmë me ata që duan t'i mbajnë bashkitë si pengje lufte, Këlliçi, kukull e zorrës qorre

• Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryesinë e PS, ku në fokus ishte fushata për zgjedhjet lokale. • Kryesocialisti foli shkurtimisht para mediave në përfundi ku tha se do të nisej me urgjencë për të firmosur një marrëveshje të madhe me një ekip futbolli, për të hapur akademinë e parë elitë në Durrës. • Dosja zbuloi se bëhej fjalë për ekipin e Manchester City. • Rama u ndal edhe te mesazhet e tij politike gjatë fushatës. • Kryeministri tha se posteri i kandidatit Belind Këlliçi është ofendim për zgjedhësit, ndërsa atë e quajti "kukull" të çiftit Berisha-Meta. • Këta të fundit sipas tij, duhet të mos harrojnë se drejtësia nuk ka për të vonuar dhe do të merret edhe me ta. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rama 'sfidon' gazetarët: Gjeni marrëveshjen me ekipin, keni 11 bluza të firmosura

14 maji/ Rama: S'bashkëpunojmë me ata që duan t'i
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama sfidoi sot gazetarët se në rast se duan të fitojnë 11 bluza të firmosura nga ekipi që do të vijë në Shqipëri për të hapur një Akademi Futbolli. Dosja.al ka zgjedhurë mos bëjë hamendësime dhe as mos të presë të vijë darka për  të deklaruar se ekipi në fjalë është Manchester City. Një akademi elitare do të hapet në Durrës për fëmijët që duan të ndjekin shembullin e idhujve të tyre. 

"Nëse doni të bëni hamendje, keni kohë deri sot në mbrëmje mundësinë që të hyni në garë, të bëni hamendjen tuaj. Do hedhim një short dhe kushdo që të fitojë do marrë 11 bluza të firmosura me dedikim të asaj skuadre. Kushdo që të fitojë. Që është një nga skuadrat më të mëdha të botës, kjo gjë nuk diskutohet."-tha Rama.

Atëherë, kush fiton?/Dosja.al

3 VITE ME PARE

Posteri i Këlliçit/ Rama: Ofendim përtej dëftesës që i mungon! Njeri që është kthyer në maskë për non-gratan

14 maji/ Rama: S'bashkëpunojmë me ata që duan t'i
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e quajti "ofendim" posterin e kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlliçi që zgjodhi të prezantonte strategjinë kundër korrupsionit, me dy gishtat e mesit. Rama tha se ky është gjest që nuk i bën përshtypje ndërsa Sali Berishën e quajti 'zorrë qorre'.

Pyetje: Jo, nuk e dimë nëse keni një koment për posterin e Këlliçit?

Edi Rama: Është një ofendim, përtej dëftesave të shkollës që u mungojnë, përtej gishatve të mesit që ua ngatërrojnë vendin. Nuk më bëjnë përshtypje sepse këta njerëz janë vënë në dispozicion për zorrën qorre, një maskë për non-gratan. Për zorrën qorre që e ka bërë Shqipërinë një shqetësim. Mund të mos kesh dëftesën, punë e madhe fort. Këto jan gjëra që i kalojnë, por t'i japësh fytyrën surretërve të të shkuarës për të marrë peng të ardhmen e vendit për halle personale, kjo është e papranueshme./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rama për Berishën e Metën: Drejtësia vonon por nuk ka shanse të harrojë njerëz si ju!

14 maji/ Rama: S'bashkëpunojmë me ata që duan t'i
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të vonojë koha kur drejtësia të merret me liderët e opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta. Rama tha se qytetarët duhet të votojnë vetëm PS ose të mos dalin të votojnë, referuar deklaratës së djeshme duke thënë se "qytetarët duhet të mendohen mirë kë votojnë". Në pyetje përgjigjet me gazetarët, Rama tha se rrogat po rriten dhe qeveria po punon për njerëzit, ndërsa nuk pranoi krahasim me dy kundërshtarët e tij. Kur gazetarët e pyetën ai tha me ironi "edhe ata mbjellin pemë". 

Pyetje: Ju thatë dje që nëse nuk votojnë PS-në, të mos dalin të votojnë, a është etike?

Edi Rama: Unë u kam thënë qytetarëve që të mendojnë mirë se kë dëshirojnë të marrin në punë në katër vitet e ardhshme. 

Pyetje: Keni evidentuar zona problematike ju si PS, sa i takon një acarimi gjatë ditës së zgjedhjeve? Si do të veprohet?

Edi Rama: Historitë e kërcënimeve janë të njohura dhe keni parë që e vetmja pasojë që kanë sjellë është ndryshkja e dhëmbëve të atyre që përdorin dhëmbët për të bërë kërcënime.

Pyetje: Duam t'i rikthehemi edhe njëherë kundërshtarit tuaj politik. Ju thoni që nuk konsideroni Berishën dhe Metën si kundërshtar, por në postera ke këto dy figura. Nga ana tjetër e krahasoni veten me Berishën e 10 viteve më parë. Ju duket e drejtë që premtoni gjëra më mirë se viti 2013?

Edi Rama: Ju nuk më paskeni ndjekur me vëmendje, unë nuk bëj asnjë krahasim sepse është një ofendim për mua dhe socialistët që të bëjë krahasime me non-gratën apo një zorre qorre që Shqipëria po e adreson, por që duhet ta operojë. Rrogat po rriten sot, sot që flasim. Që Shqipëria duhet të kishte rrugën 900 euro pas pandemisë dhe kësaj krize nuk do ta mendonte njeri. Posteri është thjesht e tashmja dhe e shkuara. Ne nuk zgjedhim kundërshtarët tanë, këtë gjë e bën vota. Ka një pjesë të njerëzve që vijojnë të zgjedhin akoma këta njerëz. Duhet ditur që drejtësia vonon, por nuk ka shanse që t'i harrojë këta njerëz. Këta njerëz kanë vënë në pikëpyetje dhe kanë arritur që të marrin me vete një sërë shqiptarësh. Vërtet BE-ja nuk ka një normë të shpalljes non-grata të një personi, por të jeni të sigurtë që nuk ka derë që od të hapet pqër këta. Nuk është puna e një fryme, është puna e një historie të dhimbshme. Duhet patjetër të ndëhskohet nga shqiptarët.

Pyetje: Cili kryebashkiak ka punuar më mirë se një ish-kryebashkiak?

Edi Rama: Janë kohë të ndryshme, do ta tregojë vota.

Pyetje: Keni zgjedhur një formë ndryshe për fushatë.

Edi Rama: Për këtë diskutuam, synimi është të arrijmë të mbjellim mbi 25 mijë pemë. Shoh që ka njerëz që tallen me këtë gjë, jo po se politika. Çfarë është politika, zhurmë, rrëmujë për tu kthzer më pas në mbeturina? Jo, është një fushtatë e pastër. 

Pyetje: Duket se ka një pikë të përbashkët mes jush dhe kundërshtarit

Edi Rama: Kanë mbjellë dhe ata pemë?/Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rama sqaron kërcënimin për ata që votojnë kundër: S’është presion, por me opozitarët s’ka bashkëpunim në bashki

14 maji/ Rama: S'bashkëpunojmë me ata që duan t'i
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se bashkëpunimi me kundërshtarin e tij, Sali Berishën dhe me aleatin Ilir Meta është i pamundur. I pyetur nga gazetarët për një presion të mundshëm prej tij, kur thotë se nuk do të ketë fonde për kandidatët e opozitës në rast se ata fitojnë bashkitë, Rama tha se ky është tregues që nuk do të ketë bashkëpunim. 

"Unë s’kam folur për kandidatë kundërshtarë as për të opozitës, kam folur për kukullat të një çifti ku kemi një non grata. Cilësia e marrëdhënieve dhe natyra e raporteve me Shqipërinë është e aleatëve tanë. Ata e vendosin kur një individ i shpallur non grata mban damkën e personit që është i padëshirueshëm. Kjo e bën të vështirë ndërveprimin,. S’është presion, por mënyrë për t’ua thënë  drejtpërdrejt njerëzve që do jetë 9i pamundur bashkëpunimi jo se nuk duam ne po se këta kandidatë s’janë vënë aty për të bërë detyrën, por për të krijuar oaze të luftës politike. Për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar qeveritë vendore si pengje lufte. Si Shkodra për shembull, jo se ne nuk kemi dashur, po se këta kandidatë i përkasin një familje të shthurur politike që nuk kanë dashur kurrë që të qeverisin vendin në mënyrën e duhur. Këta kanë sjellë vetëm degradim. Shkodra është i vetmi qytet ku plehrat rrinë në kazan e nuk mblidhen, njëlloj si dikur para se ne ta kishim pastrimin prioritet. Kemi treguar që dimë çfarë bëjmë, jo se kemi bërë gjithçka në rregull por se kemi vullnetin. Vendi ynë s’ka qenë kurrë më i respektuar, më i fuqishëm e më i vlerësuar në rajon por jo vetëm. Siç hoqa unë apendicitin duhet të heqin këtë zorrë qorre. “- tha Rama./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rama: Kundërshtarët tanë janë problemet në bashkitë e vendit, synojmë që rrogën minimale ta çojmë 450 mijë lekë

14 maji/ Rama: S'bashkëpunojmë me ata që duan t'i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kundërshtarët e tyre të vërtetë janë problemet që ka çdo bashki në vend. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Rama u shpreh se vendi po del nga një kthesë e madhe ekonomike dhe se këtë e ka faktuar dhe raporti i Bankës Botërore. Rama tha se synimi i tyre është që rroga minimale në vend në vitin 2025 të shkojë në 450 mijë lekë, ndërkohë që theksoi se deri në fund të mandatit 2030 rroga minimale të shkojë në 60 mijë lekë. 

"Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë element dhe po dalim nga një kthesë e madhe nga plani ekonomik, ju i keni ndjekur raportin e fundit të Bankës Botërore dhe përpos analizës së qëndrueshmërisë së ekonomisë fakti që ne jemi në momentin që kemi nisur rritjen e pagave në këto 3 dekada, flet qartë për qëndrueshmërinë e ekonomisë. Prill më prill ka filluar dhe do të përfundojë kurba që do e çojë pagën mesatare në 900 euro dhe fakti që kemi rritjen e pagës minimale të programit elektoral të 2021 dhe të PD të asaj kohe që parashikohej 38 mijë lekë, ne tashmë e kemi 40 mijë lekë dhe në 2025 të shkojë 45 mijë lekë. Gjithashtu pritet që në një kohë deri në fund të mandati 2030 të shkojë në 60 mijë lekë. Pavarësisht se këto janë zgjedhje vendore më 14 maj do të vendoset fuqia e bashkëpunimit mes dy qeverive atyre vendore me qendrore dhe askush nuk mund ta fshehë si struci që fut kokën në rërë se me 14 maj njerëzit duhet që të qëndrojnë në krahun e duhur të historisë”, tha Rama.

edi rama kryesia e ps 26 prill fushata 2023

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje