Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kur më shumë se 2 javë kanë mbetur nga fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, duket se partitë politike i kanë "hapur" të gjitha kartat. • Deputeti i Partisë Demokratike, i vetëcilësuar si kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bërë thirrje indirekte që të qytetarët të votojnë kryeministrin Edi Rama. • Gjatë një takimi në Shkodër, Alibeaj tha se në krahasim me kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Rama është progres. • Nderin nga Elbasani ia ktheu kryesocialisti, i cili shprehu hapur mallin që e kishte kapluar për ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha. • Sipas Ramës, Basha ishte i vërtetë dhe serioz. • Ndërkohë që kur Alibeaj dhe Rama e kanë shpallur hapur aleancën e tyre, edhe opozita vazhdon me fushatën. • Sot, Këlliçi vazhdon takimet në Tiranë, ndërsa Sali Berisha vazhdoi turin e tij në Kamëz.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar sot “TI Tirana”. Ky aplikacion do të vijë në ndihmë të qytetarëve, me informacione të bollshme, në shumë drejtime. Cilido shërbim do të jetë funksional, dhe në telefonin e çdo përdoruesi. Që nga orari i mbërritjes së autobuzit, hapësirat boshe në parkingje, apo edhe rreth eventeve që ndodhin në Tiranë.
“Me zhvillimet më të reja në Inteligjencën Artificiale bota po ndryshon në mënyra të paimagjinueshme dhe shumë shpejt. Për të ndjekur hapin e kohës, në projektin tim për Tiranën Inteligjente, TI Tirana, teknologjia do të vihet në përdorimin më të mirë për të krijuar një mjedis urban modern, duke u përqendruar tek ti dhe nevojat e tua të përditshme,”- u shpreh Kelliçi.
Në qendër të këtij plani është trafiku, që do të jetë më i lehtë dhe i menaxhueshëm me zbatimin e aplikacionit TI Tirana. Urbanin do ndjekësh lehtësisht nga celulari, për të parë se ku gjendet dhe kur mbërrin. Stacionet do të kenë të dhëna bazike dhe pika karikimi. Udhëzuesit për përdorimin e linjave, si dhe informacionet turistike do të jenë të gjitha në dorën e kujtdo që ka një celular. Këlliçi tha se kjo ju vjen në ndihmë drejtuesve të mjeteve.
“Nëse je shofer, ky aplikacion do ta mundësojë të dallosh parkingjet e lira dhe ta prenotosh vendin para se të arrish. Ata që kanë parkingje private, do të mund t’i japin në përdorim sa herë që i kanë të lira dhe të përfitojnë nga kjo. Ata që kanë makina elektrike, do kenë më shumë pika karikimi”.
Semaforët inteligjentë do të vihen në punë që t’i përshtaten mbingarkesës, duke e shfryrë trafikun. Koshat e mbeturinave përmes sensorëve do të ndihmojnë për një mjedis më të pastër. Me Tiranën Inteligjente, Interneti do të jetë falas në të gjitha hapësirat publike dhe vende të caktuara do kenë informacione shtesë si për turistët, ashtu dhe për banorët.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se pret kryeministrin Edi Rama në një debat publik. Në fjalën e tij, Meta tha meqë Rama nuk do të përballet me kryedemokratin Sali Berisha, të përballet me të.
"Nëse i intereson përballja me Ilir Metën, meqë nuk del dot me doktorin, ma sill këtu Edi Ramën çdo sekondë të përballet me Ilir Metën. Dhe të përballet me mua,"-tha ndër të tjera Ilir Meta.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi deklaratën e Edi Ramës, i cili tha se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk ka kuptim pa Serbinë. Nga Valiasi i Kamzës ku zhvilloi takimin elektoral me qytetarët, Berisha tha se Rama është argat i Beogradit dhe se përfaqëson interesa antikombëtare.
"Edi Rama vetëm për maskuar vjedhjet e tij, vetëm për të larguar nga vëmendje dramën që u ka krijuar ju dhe shqiptarëve të Shqipërisë, është i gatshëm të marrë edhe lëkurën e gomarit e të vë dhe zorrë rreht qafe në mënyrë të mos diskutojmë bashkë për këto që u ka krijuar qytetarëve. Ky zotëri që vjen tek ju, me një fjalor ordineri, në mediat e huaja, sapo ka deklaruar se, nuk ka kuptim Shqipëria në BE, pa Serbinë. Shikoni çfarë antishqiptari është ky, çfarë argati i shpifur i Beogradit.
Serbia e ka të lidhur fatin me Rusinë dhe ky na lidh pas bishtit të Serbisë ne dhe merrte një përgjigje shembullore nga një shtetar evropian; të dëgjosh kryeministrin e Shqipërisë që thotë se nuk ka kuptim anëtarësimi i vendit të tij në BE pa Serbinë, kjo është habia e kohës. Nuk ka interesa shqiptare. Ka absolutisht interesa antikombëtare. Nuk do të ndalemi këtu, sepse ju e keni shumë të qartë se çfarë përfaqëson ai për veriun. Unë u them ju, se pas Car Dushanit, Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër në të gjithë shekujt për veriun. Nuk ka njeri që ka urryer veriun dhe veriorët si Edi Rama. Një racist i shpifur dhe natyrisht racizmi i tij ndaj veriut ka rrënjë kryekëput antishqiptare", deklaroi kreu i PD.
Miqtë e mi! Rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore me 14 maj, hap dyert për largimin e shpejtë, të pashmangshëm të Edi Ramës nga pushteti. Dhe ai e ndjen, ai e di, ai dridhet nga kjo. E di se ka kryer krime monstruoze, ka bërë vjedhje të paimagjinueshme. E di gjithashtu se e pret gjykata federale Amerikane në Uashington, dhe se ajo gjykatë atë dënim që do ti japë McGonigalit për tradhti të SHBA-së do ti japë dhe Edi Ramës, si ryshfetdhënës i McGonigal. E ka shumë të qartë këtë, por ne do të bëjmë gjithçka që para se të shkojë atje, të shkojë aty ku e meriton në Shqipëri njëherë. Po, po. Ndaj dhe shkel çdo ligj, ndaj dhe thotë Kodi Zgjedhor është kinezëri, kushtetuta është letër e vdekur. Skapin e ka në xhep, por 14 maji i jep fund pushtetit të tij monist. Në 14 maj flisni ju, flasin qytetarët. Pushteti juaj vendoset në piedestal dhe ne rikthejmë pluralizmin politik në Shqipëri. Edhe njëherë ju bëj thirrje të marrim të gjithë pjesë në votime,"-tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se shumë shpejtë do të vijë dhe emri i tij në fletën e votimit. I ftuar në emisionin “Frontline”, ai komentoi edhe veprimin e Ramës për të vendosur foton e tij në poster. Meta tha se i vjen keq për një person që sipas tij ka probleme të mëdha.
“Me cilën bashki kandidon ky zotëria?! Ky do bënte fushatë të lirë? Si e mbushi Shqipërinë me banera? Ato kushtojnë! Vetëm të na thotë ku do votojmë ne për këtë, se ky është kryeministër apo jo? Se pushteti vendosur është i pavarur nga ai qendror. Ky kë respekton? Ndarjen midis qeverisë dhe pushtetit vendor? Apo kandidon për çdo gjë? Institucionet e tjera nuk kanë vlerë në këtë vend?!
Vetëm keqardhje për një njeri me probleme të mëdha që nuk e ka vendin aty ku është, por të paktën të ketë një mjekim të specializuar mendor, që askush nuk ka guxim t’ia ofrojë mesa duket. Shumë shpejt do vijë vota dhe për emrin tim, por në 14 maj votohet Belind Këlliçi ose kandidati që ky e fsheh nga qytetarët”, tha Meta.
ELBASAN-Kryeministri Edi Rama kujtoi ditën e sotme ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Teksa zhvilloi sot një takim me gra dhe vajza në qytetin e Elbasanit ai përmendi edhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi.
Rama tha se mendonte se Basha ishte kulmi, por ai është shumë më i vërtetë dhe më serioz se Boçi. Ai e cilësoi atë si një aktor i një filmi, i cili përdoret nga regjisorë dhe producentë për llogari të këtyre të fundit.
"Më besoni që unë mendoja që Basha ishte kulmi i artistit që të rreh edhe kur e pyet sa ishte ora, por Luli është shumë më i vërtetë dhe më serioz se sa “lulushi” që keni ju këtu. Unë nuk besoj se në historinë e zgjedhjeve ka pasur ndonjë kandidat që e ka nisur me një skenë filmi. Ai i cili do të sillte 400 milion euro këtu në Elbasan dhe një konsulent dhe firmosi marrëveshjen, dhe aty thuhet kryetari i ri i Bashkisë, një post që nuk ekziston.
Më e bukura është se asnjëri nuk është kryetari dhe as tjetri nuk është konsulenti, të dy gënjejnë. Është artist më heq mallin e Lulit, hapi i dyti është Elbasani është një qendër xhirimi, do të bëjmë për të xhiruar skena filmi, do ta bëjë Elbasanin Kinostudio. Do u drejtohem grave dhe vajzave të Elbasan që janë nëpër shtëpitë e të djathtëve të Elbasanit, si mund t’i lejoni burrat tuaj të dalin nga shtëpia në datën 14 dhe të votojnë një njeri që thotë do e bëjmë Elbasanin shesh xhirimi dhe “Like Floririt”. Këta e duan Elbasanit për ta marrë peng politikisht, për t’i rezistuar drejtësisë”.-tha Rama.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ishte në Shkodër për të bërë thirrje që të votonin kandidatët e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit. Por ngatërroi "ngjyrat" e përkatësisë së tij politike. Në fjalën e tij, Alibeaj tha se në krahasim me kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama duket me të vërtetë një alternativë. Me pak fjalë, po orienton ato pak qytetarë që i ndjekin takimet e tij që të shohin kryeministrin Edi Rama me një sy tjetër, më optimist, ashtu siç ndoshta e sheh vetëm Alibeaj.
"Edi Rama thotë vetëm përpara, kurrë mbrapa. Mesazhi i tij në fakt duket i vërtetë vetëm kur njerëzit e krahasojnë kryeministrin e vendit dhe qeverisjen e tij, qeverisjen skandaloze të tij, kur e krahasojnë me Berishën dhe Metën, të cilët janë regres absolut. Edhe subkoshienca u ka folur. Vetëm ekzistenca politike për 33 vite e Berishës dhe Metës e bën Ramën që të duket si një alternativë,"-tha Alibeaj.
Më në fund, Enkelejd Alibeaj i ka dhënë fund vetë aludimeve që ka një bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, duke i dalë në krah në këto zgjedhje lokale; ndërsa Rama nga ana tjetër ka zgjedhur që gjatë gjithë fushatës të mos e përmendë kurrë në asnjë moment, por të merret vetëm me Berishën e Metës që në asnjë moment gjatë gjithë sesionit parlamentar nuk iu referua si opozitë. Por në zgjedhje ka vendosur që të jetë përballë tyre, tek e fundit, Alibeajn e paska në krah.
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas zbardhjes së ngjarjes kriminale ndodhur në Shëngjin pak ditë më parë, ku ka ironizuar akuzat e “katranit me bojë”, siç e ka cilësuar ai Sali Berishën i cili i’a ka atribuuar kundërshtarëve politikë autorësinë e krimit. Balla gjithashtu është shprehur se edhe në këtë shah-mat të radhës Saliu do të kundërshtojë të vërtetën dhe do të varet në litarin e gënjeshtrës dhe shpifjes, dy armët e vetme që ka pas dhe ka ky mbeturinë politike.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për zbardhjen në një kohë rekord të ngjarjes së rëndë kriminale në Shëngjin, ku tashmë janë identifikuar mbështetur në prova të pakundërshtueshme autorët, porositësit dhe për t’i dhënë mundësinë publikut të njohë plotësisht organizimin dhe financimin e atij akti të rëndë kriminal.
Dhe siç ndodh gjithmonë në këto 30 vite, sapo ndodh një ngjarje kriminale, nuk munguan as akuzat e katranit me bojë Sali Berisha dhe rrugëhumburve që i shkojnë pas, gjithmonë i gatshëm t’ia atribuojë kundërshtarëve politikë autorësinë e krimit. Madje këtë e ka bërë edhe kur ka qenë vetë i përfshirë si më 12 Shtator 1998 apo më 21 Janar 2011. Tashmë Policia e Shtetit dhe Prokuroria e kanë zbardhur ngjarjen brenda disa ditësh dhe harresa nuk mund të jetë shpëtimi nga turpi i deklaratave dhe akuzave të non-gratës. Jam i sigurtë që edhe në këtë shah-mat të radhës do të kundërshtojë të vërtetën dhe do të varet në litarin e gënjeshtrës dhe shpifjes, dy armët e vetme që ka pas dhe ka ky mbeturinë politike”.
TIRANË- Nisma Thurje organizoi një takim me banorët e Tiranës tek zona e Xhamllikut. Këtë takim e drejtuan Endrit Shabani dhe Pano Soko, të cilët janë kandidatët e Nismës Thurje për në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ata u përqëndruan tek nevoja për ndryshimin e klasës politike dhe tek stanjacioni që po i largon të rinjtë nga Tirana.
Në fjalën e tij Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje theksoi nevojën për ndryshim në qeverisjen e vendit. Ai iu referua kandidatëve të Nismës, të cilët kanë lindur në vitet 90, kur Berisha Meta dhe Rama erdhën për herë të parë në pushtet.
“Tridhjetë vjetë më vonë, në fletën e votimit, shqiptarët kanë të njëjtat emra në fletën e votimit” u shpreh Shabani. Prandaj ai iu bëri thirrje qytetarëvë që në këtë 14 Maj të votojnë KREJT NDRYSHE, nëse duan një Tiranë të ndryshme nga kjo që kemi deri më sot.
Kandidati tjetër i Nismës Thurje, Pano Soko tha se kur të shkojnë në Këshillin Bashkiak do i mbrojnë paratë e buxhetit të Tiranës, njësoj siç i ruajnë paratë e shtëpisë, dhe kujtdo që i shkon në mëndje të vjedhë paratë publike do “t’i priten duart” figurativisht.
TIRANË- Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar programin e tij me 5 pika që sjellin ndryshimin, me banorët në zonën e Saukut. Këlliçi tha se korrupsioni në Bashki është një prej arsyeve kryesore pse qytetarët nuk kanë ujë dhe skolla, apo shërbime të tjera bazike.
“Ka bërë shumë bujë një poster që unë kam nxjerrë, që kam folur për korrupsionin edhe i kam treguar gishtin e mesit korrupsionit. Janë shqetësuar, kanë qit “urdhër psikologu”, kanë qit “urdhër KQZ-je”, kanë bërë mbledhje te PS-ja, janë shqetësuar shumë për moral këta, pse ka qit Belindi gishtin e mesit, kujt? Korrupsionit! Për çfarë e kam bërë unë? Për të folur për korrupsionin, që s’flitet kurrë në media. Për të folur për Erion Velinë, që nuk flet njeri për korrupsionin e tij. Politikani më i korruptuar që mund të jetë në Ballkan. Dhe për të tërhequr vëmendjen për këtë çështje që nuk flet njeri”, u shpreh Këlliçi.
Ai shtoi më tej, se aktualisht panorama që paraqitet në televizior, është ajo e një Tirane pa kulla, me ujë 24 orë, apo me shkolla e çerdhe. Por në fakt, sipas Belind Këlliçit, sot Tirana është një qytet ku ka probleme me infrastrukturën, ujin e pishëm, shkollat, çerdhet, kopshtet.
“Shihni shpesh herë që diellin ky e lind nga veriu, shihni kullën e sahatit, pa kulla që e mbysin, shihni projeketet 3D të bukura, shihni shkolla që nuk ekzistojnë, shihni çerdhe kopshte që nuk janë pjesë këtu. Tallet me ju, u thotë që keni 24 orë ujë të pijshëm. Flitet për një Tiranë që nuk ekziston. Ndërkohë realiteti i Tiranës, vetëm këtu 1 km larg nga qendra, është i tmerrshëm. Një mungesë totale nga ana e qeverisë lokale, nga ana e bashkisë për qytetarin, me mungesë rrugësh, me mungesë infrastrukture, me mungesë ndriçimi, sinjalistike, me mungesë çerdhesh, kopshtesh, shkollash” u shpreh Këlliçi.
Teksa kundërshtari nuk ka as bilanc dhe as program, Belind Këlliçi u shpreh se plani i tij për Tiranën po sulmohet dhe kritikohet, për shkak se të gjitha parashikimet, janë me kosto të ulët.
“Një javë debat me urbanistët me inxhinierët, me jepni koston e nënkalimit, 200 metra nënkalim, 170 metër rampë hyrëse dhe dalëse, sa kushton. Belind, do 4 milionë, por ja po të themi maksimumi për shkak të çmimit të hekurit, e betonit, e të gjitha, mund të shkojë 4.5. Ore e keni seriozisht u thoja? Se jemi mësuar me të tjera shifra! Po! Dola e dhashë premtimin, nuk më thuhet është i gabuar premtimi, është në rregull, por kushton shumë pak”, tha Këlliçi.
Belind Këlliçi foli edhe në Sauk për transportin publik falas, duke theksuar se ai do të jetë një shërbim nga i cili do të përfitojnë çdo ditë 200 mijë qytetarë të Tiranës.
“Kam dhënë një premtim për transportin publik falas. Fare e lehtë, fare e lehtë. 6.8% e buxhetit total të bashkisë, shkon për 200 mijë qytetarë në ditë. Dolën dhe thanë fillimisht, kjo është tallje. Në rregull! E provuan dy ditë, u ra kjo tezë. Dolën thanë nuk bëhet, nuk paska lekë. Po kur paska lekë për 430 milionë euro për incenerator fantazëm, nuk paska lekë për 200 mijë qytetarë të Tiranës. 16.5 milionë euro në vit, për t’i shërbyer qytetit? Problemi është se unë llogaritë i kam bërë fare thjeshtë: kam hyrë në këtë garë, dhe dua kur të dal nga jeta publike dhe politike, dua të dal me faqe të bardhë” u shpreh ai.
Belind Këlliçi akuzoi Erion Veliajn se i ka marrë frymën biznesit të vogël e të mesëm me taksa, ndërsa u angazhua që pas 14 majit ato të ulen apo zerohen.
“Nuk thotë dot asnjë fjalë, thotë ku do t`i gjejë lekët. Unë kam propozuar një paketë për biznesin e vogël e të mesëm, për uljen e taksave dhe tarifave. Asnjë fjalë nuk thotë dot, asnjë fjalë, nuk e koncepton dot ai në llogjikën e vet. I ka 10-fishuar taksat. Ja ka nxirë jetën biznesit të vogël, Ja ka marrë frymën biznesit të vogël. Për hapësirën publike i ka marrë shpirtin bareve e lokaleve. Dhe ndërkohë unë kam premtuar gjysmën e tarifës”, tha ai.
Një tjetër angazhim është ai për oazet e gjelbërta. Belind Këlliçi u shpreh se ato do të ndikojnë në rritjen e jetës komunitare.
“Nga ana tjetër kam premtuar oazet e gjelbërat për lagjet, për ata që jetojnë në lagje e Tiranës me 200 metra katror me bë një kënd pushimi me stola, me pemë, me ndenjtë, qoftë mosha e tretë, qoftë të rinjtë, qoftë me nxjerr fëmijët, qoftë me pas një jetë komuniteti. Unë jam një fëmijë që jam rritur në vitet 1990. Jam rritur duke luajtur top në lagje, si të gjithë ata që janë brezi im. Sot është e tmerrshme. Një pjesë e madhe e prindërve kanë probleme me fëmijët e tyre për shkak se nuk janë socialË. Nuk dinë të lozin, rrinë gjithë ditën o në tabletë o në lokal. Dhe kjo nuk është normale, kjo që po i bëhet Tiranës. Jam në këtë betejë për një qytet normal” tha Belind Këlliçi.
Plani me 5 pika i Këlliçit duket se është mirëpritur nga qytetarët, madje edhe nga ata që në 30 vjet kanë votuar PS. Një i moshuar, tregoi historinë e tij, duke u shprehur se është socialist, por për shkak të programit bindës të Belind Këlliçit ka zgjedhur të votojë për transportin publik falas, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë të mbështesin kandidatin e opozitës në 14 maj.
“Unë jam Besnik Uku. 30 vjet socialist. Kam ardhur këtu me ballin lartë, kur i thonë llafit, nuk kam ardhur këtu me pishman se po vij këtu. Sepse programi dhe modeli që keni paraqitur ju z.Këlliçi, na ka bind neve që ne të vijmë këtu te kjo forcë politike. Ti ke filluar te transporti, kryesorja, është shumë bindës, prandaj kam ardhur sot. është tepër bindës. Je i vetmi person, i vetmi politikan në këtë moshë, që nuk je përfolur për asnjë aferë korruptive. Për këtë arsye të gjithë ju të nderuar pejsëmarrës, duhet t’i vëmë gishtin kokës, të trokasim derë më derë, shtëpi më shtëpi, lagje më lagje, ku kemi shokë edhe miq, se në qoftë se fiton ai tjetri, kuptohet se çfarë na pret”-u shprehën disa qytetarë.