“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
LIVE UPDATES
Vrasje e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, arrestohet autori! I riu ushtroi dhunë edhe ndaj nënës së tij (EMRAT+ FOTO)
• Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Podgoricë, ku tre persona janë gjetur të pajetë. • Bëhet me dije se, mes viktimave janë identifikuar dy vëllezër, Denis Hoti 28-vjeç dhe Nezrin Hoti 27-vjeç. • Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim Vehid Murić, i cili dyshohet se ka kryer krimin gjatë natës në një apartament me qira. • Sipas hetimeve paraprake, ai ka vrarë tre personat me të cilët punonte në një kantier ndërtimi dhe më pas është larguar nga vendngjarja. • Policia bën me dije se ngjarjes i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale mes viktimave dhe të dyshuarit, ndërsa të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja. • Dyshohet se krimi është kryer me armë të ftohtë, ndërkohë që pas ngjarjes autori mendohet të jetë kthyer në qytetin e tij të lindjes. • Siç raportohet, ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në banesën familjare. • Ka qenë pikërisht familja që ka njoftuar policinë për incidentin, çka ka çuar më pas në zbulimin e krimit në Podgoricë. • Autoritetet po zhvillojnë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e të dyshuarit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë
4 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE
Vrasja e trefishtë në Podgoricë, arrestohet autori i dyshuar
Pamje nga arrestimi
PODGORICA- Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së trefishtë e cila ndodhi ditën e sotme në Podgoricë. I arrestuari është, Vehad Murić, 25 vjeç. Ai ka vrarë dy vëllezërit shqiptarë Denis Hoti dhe Nezrin Hoti, si dhe Kenan Miraljemović me origjinë nga Serbia.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “vrasje e rëndë”. Ai është transferuar drejt ambienteve të parabugimit, ndërsa policia po heton më shumë mbi shkqet dhe rrethanat e ngjarjes./Dosja.al
2 MUAJ ME PARE
Detaje nga vrasja e trefishtë në Podgoricë/ Pasi vrau tre shokët, autori ushtroi dhunë edhe ndaj nënës së tij
Foto ilustruse
PODGORICA- Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë i cili ndodhi sot në Podgoricë, ku tre persona mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë humbën jetën. Viktimat janë identifikuar si Denis Hoti dhe Nezrin Hoti. Ndërsa autori ngjarjes dyshohet të jetë Vehid Murić, me origjinë nga Rozhaja.
Policia bën me dije se ngjarjes i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale mes viktimave dhe të dyshuarit, ndërsa të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja.
Pasi ka vrarë tre shokët, të cilit ishin akomoduar në një banesë me qira në lagjen e njohur si “Aeroporti i Vjetër”, autori ka shkuar drejt qytetit të tij të lindjes ku dhe ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Policia është vënë në kërkim të tij, ndërsa po heton më shum mbi zbardhejn e ngajrjes dhe zbulimin e shkaqeve që çuan autorin drejt atij veprimi./Dosja.al
2 MUAJ ME PARE
EMRI+FOTO / Vrasja e trefishtë në Podgoricë, ja kush është autori i dyshuar
Vehid Murić
PODGORICA- Personi që po shikoni në foto është autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Podgoricë. Ai është është Vehid Murić, me origjinë nga Rozhaja. Mes viktimave të kësaj ngjarje të rëndë janë dhe dy vëllezër shqiptarë.
Ata janë identifikuar si Denis Hoti dhe Nezrin Hoti. Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim, Vehid Murić, i cili dyshohet se ka kryer krimin gjatë natës në një apartament me qira.
“Të gjitha kapacitetet e disponueshme të Drejtorisë së Policisë janë vënë në dispozicion me qëllim gjetjen dhe ndalimin e tij, dhe gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve të japin të gjitha informacionet që mund të jenë të rëndësishme për informacionin e tij.
U kërkojmë qytetarëve të raportojnë këtë informacion në stacionin më të afërt të policisë ose duke telefonuar në numrin 122, dhe nëse gjenden në të njëjtën zonë ose ndërtesë me këtë person, të jenë të kujdesshëm. Po u dërgojmë foto të fytyrave të të dyshuarve në stacionet radiofonike. Burime të hapura, në mënyrë që ta bëjnë më të lehtë njohjen dhe raportimin e të dyshuarit”, njoftoi policia./Dosja.al
2 MUAJ ME PARE
Vrasje e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, në kërkim autori (EMRAT)
PODGORICË- Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Podgoricë, ku tre persona janë gjetur të pajetë. Bëhet me dije se, mes viktimave janë identifikuar dy vëllezër, Denis Hoti (28) dhe Nezrin Hoti (27). Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim një tjetër shtetas, Vehid Murić, i cili dyshohet se ka kryer krimin gjatë natës në një apartament me qira.
Sipas hetimeve paraprake, ai ka vrarë tre persona me të cilët punonte në një kantier ndërtimi dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Policia bën me dije se ngjarjes i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale mes viktimave dhe të dyshuarit, ndërsa të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja.
Dyshohet se krimi është kryer me armë të ftohtë, ndërkohë që pas ngjarjes autori mendohet të jetë kthyer në qytetin e tij të lindjes. Siç raportohet, ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në banesën familjare.
Ka qenë pikërisht familja që ka njoftuar policinë për incidentin, çka ka çuar më pas në zbulimin e krimit në Podgoricë. Autoritetet po zhvillojnë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e të dyshuarit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë./Dosja.al