“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Zjarri në Saraqinisht, Golemi: Banorët janë të moshuar, do i evakuojmë me forcë nëse është nevoja
4 Gusht 2021, 14:53Nga DOSJA
GJIROKASTËR– Kryebashkiaku i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi ka deklaruar nga fshati Saraqinisht të Gjirokastrës se vendi ka struktura të nevojshme akomoduese për të gjithë banorët që kanë nevojë të akomodohen.
Golemi shtoi se shumica e banorëve të këtij fshati ku është aktivizuar një vatër zjarri janë të moshuar.
“Po vazhdojmë punën me emergjencat civile. Janë drejtuesit e FA dhe të zjarrfikëseve që vendosin sa i takon anës profesionale. Në operacione janë përfshirë forcat e armatosura dhe ato të bashkisë si dhe policia. Kemi dy mjete zjarrfikëse, i patë sapo kaluan. Për momentin jemi larg vatrës, por ja shikoni mjetet ku janë pozivcionuar. Në vend të parë është siguria e jetës së njerëzve sepse janë moshatarë. Për t’i evakuuar mund të veprojmë edhe me forcë sepse janë moshatarë. Nëse është e nevojshme, po. Bëhet fjalë për një fshat me rreth 100 banorë,”- tha Golemi.
Sot është dita e 12 që Shqipëria po përballet me flakët. Situata paraqitet më e qetë në Karaburun, por ka zjarr në Gjirin e Gramës dhe rrezikohet parku i Llogarasë. Në ndihmë drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 2 helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË- Një makinë është djegur ditën e sotme në Bypass-in e Vlorës. Nga fotot e siguruara nga Dosja.al, shihet makina me targa AA 958 0M e djegur. Burime b...
VLORË– Dosja.al ju sjell pamje nga Himara, aty ku janë dy vatra zjarri aktive aktualisht. Në videon e mëposhtme shihet helikopteri që vjen rrotull va...
TIRANË– Ministria e Mbrotjes ka blerë gjashtë helikopterë në vitin 2014, nga të cilët, dy janë për emergjencat civile, por asnjëri nuk është parë të flutur...
VLORË– Një shtëpi mësohet se është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja është regjistruar në Dukat të Vlorës. Mësohet se shkak për zjarrin është ...
Aktualitet 4 Gusht 2021, 13:35
TIRANË– Sinoptikania Lajda Porja nuk ka dhënë lajme të mira në lidhje me parashikimin e motit, në këto ditë të nxehta gushti, në të cilat shpresohet të ket...
GJIROKASTËR– Riaktivizohet vatra e zjarrit në njësinë administrative Antigonë, në fshatin Saraqinisht. Forcat e ushtrisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në ven...
TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka reaguar sërish lidhur me largimin e ti nga detyra në ditët kur vendi po përballej me flakët që kish...