LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia e TRISHTË e 14-vjeçares/ Si u përdhunua për t’u marrë për grua nga adoleshenti, dhunohej çdo ditë. U arratis

14 Maj 2020, 15:25 Nga DOSJA
Historia e TRISHTË e 14-vjeçares/ Si u përdhunua për

Ajo s’ka mbushur ende 14 vjeç. E ka lënë shkollën që në klasën e pestë. Është e komunitetit rom. Por, gjithçka ka kaluar është përtej imagjinatës. Ai është 19 vjeç. Nuk është ulur asnjë ditë në bankat e shkollës. Për shkak të kulturës së komunitetit nga vjen i vuri syrin vogëlushes kur ajo nuk i kishte prekur ende të 14-at e përdhunoi për ta marrë për grua dhe kur e bëri të vetën e mori në shtëpi. Aty e mbylli brenda dhe e ktheu në një “skllave” që duhej t’i bindej kujtdo. Deri ditën kur vogëlushja pasi qëndronte urtë e butë dhe u bindej për çdo gjë, ai i tha 50 lekë që të blinte bukë dhe ajo u arratis duke u kthyer te prindërit e saj. Gjithë kjo dramë në jetën e 14-vjeçares është treguar nga vetë ajo në polici, teksa për dore e mbante motra e saj më e madhe që i kishte kërkuar të shkonin në polici, ndërsa nga ana tjetër tundte kokën në heshtje një psikolog. Vajza tregonte dhunën, thotë një burim zyrtar i gazetës “Si”, pa e kuptuar aspak se ndërkohë se ajo ishte nën moshë dhe gjithçka i kishte ndodhur është një krim. “Histori të tilla fëmijësh që martohen në moshë kaq të vogël dhe që i përkasin komunitetit rom kam ndeshur pa fund”, – tregoi për gazetën “Si” një psikologe e policisë. Akoma më e rëndë është që të dyja palët, edhe i akuzuari edhe viktima mendojnë që diçka e tillë lidhet me traditën për t’u martuar hershëm”.

Burimet e gazetës “Si” pohojnë se i arrestuari i radhës nga policia e kryeqyteti dhe që i përket komunitetit rom është O. T, nën akuzë për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur dhe dhunë në familje. Ai e quajti 14-vjeçaren bashkëshorten e tij, për të cilën kur ishin “rrëmbyer” prindërit e saj nuk ishin dakord. Por pastaj kishin pranuar. Për të tjerat adoleshenti ka shtuar se njohja e tyre u bë me dijeninë e prindërve kur gruaja e tij e ardhshme ishte vetëm 13 vjeç. Në mesin e muajit dhjetor tregoi në polici i akuzuari ne filluam të jetojmë në një shtëpi, familja ime përbëhet nga mami, babi, dy vëllezërit , motra dhe djali i motrës. 14-vjeçarja dëshmon fillesat e historisë . “Pasi ishim njohur prej disa javësh pra në 2019, ishim në qendër të Tiranës. Ishte ora dy apo tre e natës dhe ndodheshim në sheshin “Nënë Tereza”. Më kërkoi të kryenim marrëdhënie. I thashë nuk dua. Më qëlloi me dërrasë në kokë, pata gjendje të fikëti, më shtyu te stolat blu që gjenden aty dhe aty kreu marrëdhënie me forcë. U mundova të kundërshtoj, por ai kreu marrëdhënie pa dëshirën time. Të nesërmen më kërkoi falje duke më treguar se e bëmë këtë gjë si çdo çift tjetër. Pas një jave u largova tek shtëpia e tij”, dëshmon 14-vjeçarja në polici.

Pas kësaj për vajzën nisin peripecitë e tjera. Dhunë e përditshme. Urdhra të pambarimta prej tij. Dhe kërkesa që ajo mos ta ngrinte zërin.. “Arsyet pse më rrihte ishin të përditshme, përditë nga një shkak. E ëma e pyeste shpesh pse e godet, por O. T përgjigjej nuk ka ç’të duhet ty. Ditën e parafundit kur ai më dhunoi, mami i tij më kishte thirrur për të larë tapetet. Unë nuk e kisha dëgjuar. Erdhi O. më kapi për krahu. Mbylli derën dhe filloi të më rrahë. Gjatë kësaj kohe mendoja përditë si do largohem, doja të kthehesha te prindërit e mi. Por kisha frikë prej tij. Ai nuk më linte asnjëherë vetëm. Fillova të mendoj si do i shpëtoj. Më dhanë 500 lekë, më thanë ec e ble bukë te dyqani i lagjes. Sapo dola, u afrova te dyqani dhe fillova të vrapoj. U ktheva te prindërit”.

Policia thotë për gazetën “Si” se 14-vjeçarja kishte vendosur mos t’u tregonte prindërve. Por, e motra, e cila e ka parë vogëlushen duke u larë dhe ka vërejtur frakturat dhe shenjat e zeza në trupin e saj është alarmuar. Kur motra e ka pyetur çfarë ishin ato shenja të zeza, 14-vjeçarja ka shpërthyer në lot dhe është lutur “mos më ktheni më atje, nuk duroja më dot”. Sipas burimit të policisë, e motra pasi e ka dëgjuar të gjithë rrëfimin e vajzës, e ka marrë në krahë dhe i është lutur “ne do shkojmë bashkë në polici, këtë që më tregove do ua thuash edhe policëve”. Pas këqyrjes së trupit të 14-vjeçares ku edhe janë shënuar frakturat si dëshmi e dhunës, policia ka arrestuar menjëherë 19-vjeçarin, i cili vazhdon ta quajë vajzën “gruaja ime”.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet historia e perdhunimit historia e perdhunimit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen