Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është kundërpërgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj, pas pretendimeve të këtij të fundit se numri një i opozitës, Lulzim Basha kur ka mbajtur postin e tij nuk ka investuar për lumin e Tiranës. Në një prononcim për shtyp, Zhupa u shpreh se ishte pikërisht ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, ai që nisi investimin për sistemimin e Lumit të Tiranës, pasi paraardhësi i tij, Edi Rama për 11 vjet e la në ‘harresë’.
“Projekti i Lulzim Bashës për Lumin e Tiranës ishte shndërrimi i tij nga një bombë ekologjike, që mblidhte mbi 1 milion metër/kub plehra, në një oaz të gjelbër për kryqytetin, pjesë e Bulevardit të Ri. Në të vërtetë, Erion Veliaj nuk ka vizion, nuk punon për qytetarët, sepse, njësoj si Edi Rama, shkon pas pasurimit, pas betonit, pas luksit. Bulevardi i Ri, Pazari i Ri, Lumi i Tiranës, çdo projekt strategjik në interes të qytetarëve dhe me të cilin Erion Veliaj mburret, është projekt i Lulzim Bashës si Krytar i Bashksië së Tiranës dhe i bllokuar nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet,”-tha ndër të tjera Zhupa.
Pak orë më parë, ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, ai që postoi një video të lumit të Tiranës, duke nënvizuar sipas tij, punën e bërë sistemimin e Lumit të Tiranës dhe kthimin e zonës në një hapësirë të gjelbër.
Shumica e shiut iku☔️?, por shumica e kujtesës nuk duhet të na lerë…! ??#LumiTiranes #PuneJoGjume #DjeVsSot pic.twitter.com/eF7cWjlcfy
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) January 12, 2021
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA
Qytetarët e Tiranës panë sot kryebashkiakun Erion Veliaj duke gënjyer edhe një herë tjetër. Të mashtrojë qytetarët përmes propagandës fallco është puna që ai di të bëjë më mirë.
Erion Veliaj gënjeu sot paturpësisht, kur akuzoi kreun e opozitës se nuk bëri asnjë investim për Lumin e Tiranës, një nga burimet e përmbytjeve në kryeqytet. Faktet flasin vetë. Ishte Lulzim Basha që nisi investimin për sistemimin e Lumit të Tiranës, pasi Edi Rama për 11 vjet e la në gjendje të mjerueshme, si një segment të botës së tretë.
Projekti i Lulzim Bashës për Lumin e Tiranës ishte shndërrimi i tij nga një bombë ekologjike, që mblidhte mbi 1 milion metër/kub plehra, në një oaz të gjelbër për kryqytetin, pjesë e Bulevardit të Ri. Të dashur qytetarë! Ju ftoj të ndiqni për pak momente një dëshmi, ku pamjet dhe puna e Lulzim Bashës për Lumin e Tiranës flasin vetë. Qytetarët nuk harrojnë. Ata e dinë kush flet përmes gënjeshtrave dhe kush punon për interesin e tyre.
Në të vërtetë, Erion Veliaj nuk ka vizion, nuk punon për qytetarët, sepse, njësoj si Edi Rama, shkon pas pasurimit, pas betonit, pas luksit. Bulevardi i Ri, Pazari i Ri, Lumi i Tiranës, çdo projekt strategjik në interes të qytetarëve dhe me të cilin Erion Veliaj mburret, është projekt i Lulzim Bashës si Krytar i Bashksië së Tiranës dhe i bllokuar nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet.
Me mashtrime të tilla si ky i sotmi, as erion Veliaj as Edi Rama nuk mbulojnë dot dështimin për 8 vjet në krye të qeverisë dhe 6 vjet në krye të bashkisë. Kur të votojnë në 25 prill, qytetarët do të kenë në kujtesë se kur ata ishin në hall nga pandemia, ku ishin në hall nga tërmeti, kur ishin në hall nga përmbytjet, kur ishin në hall për bukën e gojës dhe për një vend pune, qeveria e Edi Ramës ishte në Dubai, në restorantin më të shtrenjtë, ku 1 biftek shitet deri në 1 mijë usd. Këta nuk kanë turp! Erion Veliaj nuk ka turp, Edi Rama nuk ka turp! Gënjejnë, mashtrojnë, bëjnë propagandë, sepse për këta njerëzit nuk janë asgjë.
Puna e tyre është trefishimi i pasurive të deklaruara. Puna jonë është ta largojmë këtë të keqe. Qytetarët duan ndryshim dhe Partia Demokratike është e gatshme të sjellë ndryshimin. Lulzim Basha do të sjellë një të ardhme të re për Shqipërinë dhe një qeveri që kujdeset për qytetarët!
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se është përgjegjëse për situatën e shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në Shqipëri për shk...
SHKODËR- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka qenë në Shkodër për tu njohur me situatën që është krijuar në vend për s...
SHKODËR- Kryetarja e Patisë Lëvizja Scialiste për Integrim Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat në Shkodër deklaroi se kryeministri Edi Rama po ...
TIRANË- Ambasadori BE në Tiranë Luigi Soreca në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet se beson që negocitatat me Shqipërinë do të hapen gjatë presid...
TIRANË– Ditën e nesërme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do mbledhë partitë politike për të diskutuar lidhur me identifikimin biometrik në zgjedhjet e...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra Kryetaren e Gjykatës së Faktit të Gjirokastrës Albina Spaha. Sipas njoftimi...
FIER – Përfaqësuesi turk i projektit i cili ishte në tokën ku pritet që të ndërtohet spitali në Fier ka thënë se spitali pritet të kushtojë 60-70 milion euro. T...
TIRANË– Drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për ruajtjen dhe mbajtjen e vaksinave anti-Covid nuk dinë ende se në sa gradë ruhen dozat e Pfizer/Biontech...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama njihet për replikat e tij me komentuesit e tij në ‘Facebook’ të cilat shpërndahen menjëherë në rrjet. Një komentues nuk do e ...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar që ditën e nesërme të takohet me partitë politike në vend. Takimi kërkohet për konsultim në lidhje me vot...