LIVE UPDATES
Bota

Zbardhet rezoluta e PE-së për tensionet në Veri të Kosovës, kërkohen masa ndëshkuese ndaj Serbisë

Burimet brenda PE-së raportojnë se në bazë të asaj që është deklaruar në një diskutim për situatën në Kosovë para dy javësh, mund të pritet që në këtë rezolutë të bëhet ftesë për Kosovën dhe Serbinë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, por edhe do të kërkohen masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

16 Tetor 2023, 15:39 Nga f.i
Zbardhet rezoluta e PE-së për tensionet në Veri të
foto ilustruese

KOSOVË-Grupet politike në Parlamentin Evropian (PE) janë duke formuluar propozimet e tyre për një rezolutë të posaçme për zhvillimet në Kosovë dhe për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Burimet brenda PE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se në bazë të asaj që është deklaruar në një diskutim për situatën në Kosovë para dy javësh, mund të pritet që në këtë rezolutë të bëhet ftesë për Kosovën dhe Serbinë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, por edhe do të kërkohen masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Sa i përket vendosjes së masave ndaj Serbisë ka pajtim të shumicës në PE, thanë burimet. Por, vendimet në këtë drejtim i merr Këshilli i BE-së në rast se bëhet fjalë për sanksione klasike, apo Komisioni Evropian që ka kompetenca të vendosë masa ndëshkuese, ashtu siç tashmë ka vendosur ndaj Kosovës. Kjo rezolutë do të vendoset në procedurë të përshpejtuar dhe pritet të miratohet më 19 tetor gjatë seancës plenare të PE-së.

Sipas burimeve, përmes rezolutës pritet të kërkohet hetimi i plotë për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit. Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin e grupit të armatosur të serbëve ndaj policisë së Kosovës, që la të vrarë policin Afrim Bunjaku. Serbia ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje.

Më herët BE-ja ka thënë se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të ndërmarrë hapa dhe masa të mundshme. Ndryshe, ideja për një rezolutë të tillë në PE është prezantuar nga deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Piculla, dhe ka marrë mbështetjen e nevojshme nga grupet politike.

Tani pritet që secili grup politik të paraqesë draftin e vet për rezolutë. Pas kësaj, do të caktohet një udhëheqës i cili do të koordinojë në arritjen e një kompromisi për amendamentet e rezolutës. Kur grupet të arrihet pajtimin për tekstin e përbashkët të rezolutës, atëherë do të hidhet në votim në seancën plenare të PE-së./REL

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj