LIVE UPDATES
Bota

Vijon krisja Francë-Itali/ Darmanin: Meloni mashtron, s’po zgjidh emigracionin. Tajani anulon udhëtimin në Paris: Kërkoni falje

Italia dhe Franca kanë qenë shpesh në mosmarrëveshje për emigracionin, por marrëdhëniet u përkeqësuan pasi qeveria e djathtë e Melonit erdhi në pushtet në tetor. 

5 Maj 2023, 14:12 Nga F.M
Vijon krisja Francë-Itali/ Darmanin: Meloni mashtron, s’po zgjidh
Antonio Tajani dhe Gérald Darmanin

ITALI- Përplasje mes Italisë dhe Francës! Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, anuloi një udhëtim në Paris të enjten si një shenjë revolte ndaj komenteve “fyese” të ministrit të brendshëm francez kundër kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Por çfarë ndodhi?

Në një intervistë për radion RMC, Gérald Darmanin tha se Meloni nuk është në gjendje tu japë zgjidhje problemeve të emigracionit, për të cilat dhe u zgjodh dhe e akuzoi atë se "gënjente" votuesit kur shprehej se do t'i jepte fund fluksit të njerëzve që kalonin Mesdheun në kërkim të një të ardhmeje në Evropë.

Tajani po përgatitej të fluturonte për në Paris për një takim me homologen e tij franceze, Catherine Colonna, që pjesërisht kishte për qëllim rivendosjen e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve, por pas komenteve të Darmanin, anuloi gjithçka.

"Unë nuk do të shkoj në Paris për takimin e pritur me Colonna,"- shkroi ai në Twitter.

“Fyerjet e ministrit Darmanin ndaj qeverisë dhe Italisë janë të papranueshme. Kjo nuk është fryma në të cilën duhet të trajtohen sfidat e përbashkëta evropiane,”- shtoi ai.

Parisi u përpoq të siguronte me shpejtësi Tajanin për gatishmërinë për të punuar me Romën "për të përballuar sfidën e përbashkët të përfaqësuar nga rritja e shpejtë e flukseve të migracionit", por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ndryshuar mendjen e tij.

Colonna tha se kishte folur me Tajanin në telefon. 

“I thashë atij se marrëdhëniet midis Italisë dhe Francës bazohen në respektin reciprok, midis dy vendeve tona dhe liderëve të tyre”, shkroi ajo në Twitter . 

“Shpresoj të jem në gjendje ta mirëpres atë në Paris së shpejti,”- shtoi ajo.

Italia dhe Franca kanë qenë shpesh në mosmarrëveshje për emigracionin, por marrëdhëniet u përkeqësuan pasi qeveria e djathtë e Melonit erdhi në pushtet në tetor. Në nëntor, Darmanin akuzoi qeverinë italiane se po tregohej "egoiste" pasi refuzoi të lejonte një anije shpëtimi me 230 njerëz të ankorohej në Itali, duke e detyruar atë të ndërmerrte udhëtimin për në Francë. Meloni u përgjigj duke thënë se reagimi i Francës kishte qenë "agresiv".

Emmanuel Macron dhe qeveria franceze ende kujtojnë grindjen e dëmshme me Italinë katër vjet më parë, kur Parisi ndërmori hapin e jashtëzakonshëm për të tërhequr ambasadorin e tij nga Roma, në krizën më të rëndë mes dy vendeve fqinje që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në atë kohë, Franca fajësoi sulmet verbale të pabaza nga liderët e atëhershëm politikë të Italisë, të ekstremit të djathtë Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio të Lëvizjes Pesë Yjet anti-establishment, të cilat ajo tha se ishin "pa precedent që nga Lufta e Dytë Botërore". Imigrimi në kufirin francezo-italian ishte gjithashtu një pjesë e arsyes së asaj grindjeje.

Qeveria franceze është nën presion për emigracionin pasi shtyu një projekt-ligj në vjeshtë, sepse grupimi qendror i Macron, i cili ka humbur shumicën e tij absolute në parlament, nuk mundi të mblidhte mbështetjen e nevojshme parlamentare për projektligjin në vazhdën e krizës për Ligjin që rrit moshën e pensionit në 64 vjeç.

antonio tajani gérald darmanin giorgia meloni

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen