Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas mediave turke, në operacion u përfshin 3000 policë, ndërsa janë lëshuar urdhër arreste për më shumë se 100 persona, duke përfshirë bashkëpunëtorë të Imamoglu.
STAMBOLL- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar gjatë një operacioni të madh policor dhe pas një hetimi për institucionin që ai drejton. Sipas mediave turke, në operacion u përfshin 3000 policë, ndërsa janë lëshuar urdhër arreste për më shumë se 100 persona, duke përfshirë bashkëpunëtorë të Imamoglu. Urdhër-arrestet janë lëshuar pas akuzave për korrupsion dhe abuzim me tenderat në bashkinë e Stambollit, si edhe lidhje me organizatën terroriste PKK.
Zyra e prokurorit të Stambollit tha se urdhrat e arrestit janë lëshuar për 100 persona, duke përfshirë drejtues të dyshuar të një organizate kriminale, Ekrem Imamoglu, Murat Ongun, Tuncay Yilmaz, Fatih Keles dhe Ertan Yildiz. Hetimi ka në fokus veprimet e kompanisë Medya AS dhe projektin “Urban Consensus”.
Në një video të postuar nga Imamoglu nga shtëpia e tij, kryetari i Stambollit shprehej se po përgatitej për arrestimin e tij. Ai deklaroi se nuk do të dorëzohet dhe se do të vazhdojë betejën kundër Erdoganit. Dhe në fakt, pamjet e transmetuara nga kanalet turke tregojnë forca të shumta policore jashtë shtëpisë së Ekrem Imamoglu dhe të paktën 20 automjete policie në zonë.
“Një grusht njerëzish po përpiqen të përmbysin vullnetin e kombit tonë dhe dërguan qindra policë në shtëpinë time. Dua t’ju them se nuk do të dorëzohem. Fatin ia besoj kombit. Të gjithë duhet ta dinë se unë do të qëndroj i vendosur në pozicionet e mia. Unë do të vazhdoj të luftoj kundër politikanëve që e përdorin këtë proces”, tha ai.
Millet iradesine darbe vuruluyor. pic.twitter.com/waXHu23ZVN
— Ekrem İmamoğlu (@ekrem_imamoglu) March 19, 2025
Zëdhënësi i shtypit i Imamoglu, Murat Ongun, njoftoi gjithashtu arrestimin e tij, duke shkruar se ndodhet në paraburgim.
“Jam në paraburgim. Ata mendojnë se duke na mbyllur gojën, mund të na pengojnë të mbrojmë dhe mbështesim Ekrem Imamoglun. U bëj thirrje qytetarëve tanë që kanë llogari në të gjitha platformat e mediave sociale: Që tani e tutje Imamoglu i beson kombit turk. Ata nuk mund ta mposhtin kombin”, njoftoi ai.
Ekrem Imamoglu TURQI - Universiteti i Stambollit në Turqi ka anuluar diplomën e kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, duke përmendur parregullsi me...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Aeroplanët luftarakë izraelitë realizuan gjatë orëve të ditës së hënë...
Ekrem Imamoglu TURQI - Policia turke ka arrestuar ditën e sotme kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, një rival kryesor i presidentit&...
Donald Trump dhe Vladimir Putin SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu rus, Vladimir Putin kanë realizuar një bisedë tele...
Gjykata spanjolle SPANJË- Një gjykatë në Barcelonë miratoi eutanazinë e një vajze paraplegjike, duke refuzuar...
Foto ilustruese SHBA- Politikanët e Bashkimit Evropian thanë se po vazhdojnë përpjekjet për një mbështetje të munds...
zelensky, trump, putin SHBA- Si pala ruse ashtu edhe ajo amerikane kanë vendosur një vështrim pozitiv në bisedën e gjatë...
Foto ilustruese SHBA- Një gjykatës federal ka urdhëruar Elon Musk dhe departamentin e tij të efikasitetit të qeveris&eum...
Foto ilustruese RUSI- Presidenti i SHBA Trump dhe presidenti i Rusisë Putin dakord për një armëpushim të përgjithshëm n&...
foto ilustruese BULLGARI- Mbi 500 persona kanë dhuruar gjak për të lënduarit e incidentit tragjik në diskotekën e Koça...