LIVE UPDATES
Bota

VIDEO+ FOTO/ Me pranga në duar dhe i rrethuar nga agjentët e DEA, Nicolas Maduro mbërrin në qendrën e paraburgimit në Brooklyn

Ai mbërriti më herët të shtunën në një bazë ushtarake në SHBA. Më pas u dërgua në zyrat e Agjencisë Amerikane kundër Drogës (DEA) në Nju Jork, ku u padit për akuza që lidhen me drogën dhe armët, përpara se të transferohej në qendrën e paraburgimit në Brooklyn.

4 Janar 2026, 07:25 Nga E. D
VIDEO+ FOTO/ Me pranga në duar dhe i rrethuar nga agjentët e DEA,
Nikola Maduro

SHBA- Presidenti i Venezuelës, Nikola Maduro ka mbërritur në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Brooklyn. Kjo qendër është e njohur për mbajtjen e të burgosurve me profil të lartë, përfshirë Ghislaine Maxëell dhe P. Diddy.

Ai mbërriti më herët të shtunën në një bazë ushtarake në SHBA. Më pas u dërgua në zyrat e Agjencisë Amerikane kundër Drogës (DEA) në Nju Jork, ku u padit për akuza që lidhen me drogën dhe armët, përpara se të transferohej në qendrën e paraburgimit në Brooklyn.

Ndërkohë janë publikuar pamje të reja të Nicolas Maduro me pranga në duar. Siç shihet edhe në pamje ai është i rrethuar nga agjentë të Administratës Amerikane kundër Drogës (DEA) dhe Hetimeve të Sigurisë Kombëtare.

Maduro shihet me pranga në duar i veshur me një bluzë sportive ngjyrë blu të çelët, ndërsa shoqërohet nga zyrtarë amerikanë. Pamje të publikuara në platformën X, të cilat ende nuk janë verifikuar, duket se e tregojnë Maduron të ulur në një karrige, i rrethuar nga agjentë.

Në foto ai shihet me pranga në duar, të vendosura përpara, ndërsa në një prej imazheve pozon duke bërë shenjën e “gishtit lart”. Në një tjetër pamje, ai duket duke qëndruar jashtë avionit, pak pas uljes në Nju Jork.

Në të dyja fotografitë, Maduro shihet i veshur me të njëjtën bluzë sportive blu të çelët, pantallona sportive blu të errëta, çorape të bardha dhe sandale sportive. Maduro i ka mohuar më herët akuzat se është drejtues i një karteli droge. Gjithashtu Maduro dhe bashkëshortja e tij pritet të dalin para një gjykatësi në Nju Jork në një datë ende të papërcaktuar.

Ndërsa Maduro dhe gruaja e tij, të cilët kërkoheshin nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattanit për trafik droge, posedim armësh dhe akuza për komplot, Venezuela po zien. Në Karakas, njerëzit janë në rrugë. Ndërsa disa festojnë dhe të tjerë protestojnë arrestimin e Maduros, shumica janë të shqetësuar për të ardhmen. Supermarketet në San Cristobal po mbyllen njëri pas tjetrit dhe radhë të mëdha përshkruhen si njerëz që duan të furnizohen me ushqime dhe sende thelbësore, pasi janë stresuar.

Ndërkohë, meqë Trumpi deklaroi se SHBA-të do ta “drejtojnë” (në kuptimin e marrjes nën kontroll) Venezuelën derisa të ketë një tranzicion të sigurt, ligjor dhe të drejtë të pushtetit, Gjykata Supreme e vendit mbajti një seancë emergjente dhe emëroi nënkryetaren aktuale të vendit, Delcy Rodriguez,  në pozicionin e presidentit të rrëzuar. 

Presidenti amerikan la të kuptohej se ishte dakord me Rodriguezin, pasi deklaroi se kishte folur me Marco Rubion dhe se ajo ishte e gatshme ta bënte Venezuelën përsëri të madhe, por ajo, në deklaratën e saj, nuk tregoi asgjë të tillë./Dosja.al

nikola maduro


Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion