LIVE UPDATES
Bota

Studenti serb viziton Prishtinën për herë të parë: E kaluara me shqiptarët nuk duhet ta prekë të ardhmen

Me kolegë nga Kosova, ai thotë se ka pasur rastin të diskutojë tema të ndryshme, por jo aq shumë për të kaluarën midis shqiptarëve dhe serbëve.

24 Korrik 2022, 15:24 Nga A.B

Studenti serb viziton Prishtinën për herë të parë: E

E kaluara në mes të shqiptarëve dhe serbëve nuk ishte problem për Kristian Kumoviçin, një i ri nga Novi Sadi i Serbisë, që të shkonte në Kosovë për t’u bërë pjesë e Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kjo është hera e parë që 21-vjeçari viziton Kosovën. Në Novi Sad, ai studion në fushën e softuerëve dhe të teknologjisë së informacionit, ndërsa në Prishtinë takoi studentë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe kolegë nga Universiteti i Prishtinës.

Sugjerimin për të aplikuar në këtë universitet veror thotë se e mori nga një mik i tij.

“Unë, zakonisht, udhëtoj për projekte të ndryshme të shkëmbimit. Në kalendarin tim i kisha disa javë të lira dhe një mik më tha se është Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës. Vendosa të aplikoj… Pse jo kur do ta kisha mundësinë të shoh se si është këtu dhe të takoj shumë njerëz?!”, thotë Kumoviç për Radion Evropa e Lirë.

Me kolegë nga Kosova, ai thotë se ka pasur rastin të diskutojë tema të ndryshme, por jo aq shumë për të kaluarën midis shqiptarëve dhe serbëve.

“Ne kemi histori shumë interesante dhe njerëzit nganjëherë i përmendin, por shumica nga ne as që kemi qenë të lindur në atë kohë. Kështu që ne nuk lejuam që ky aspekt të na e prishë qejfin tonë këtu”, thotë Kumoviç.

Në vitet 1998-99, në Kosovë është zhvilluar një luftë e iniciuar nga regjimi i atëhershëm serb, duke lënë të vrarë mbi 13.000 civilë dhe të zhdukur mijëra të tjerë. Edhe 23 vjet pas luftës, më shumë se 1.600 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve, por procesi është duke shkuar ngadalë.

“Gjithmonë është mirë të shmangen këto tema. Por, kur flasim për to, ne mundohemi t’i shohim nga aspekti i miqësisë, jo nga aspekti politik… por, çfarë do të bëjmë së bashku me njëri-tjetrin”, thotë Kumoviç.

Ai shton se në bisedat me kolegët shqiptarë, ka vërejtur se ai dhe ata kanë të përbashkëta dhe dallime, por nuk i elaboron më shumë.

“Nuk mund të flas për të gjithë serbët dhe nuk mund të flas për njerëzit nga Kosova. Por, mund të flas si një individ, i cili beson se njerëzit duhet të punojnë së bashku që t’i tejkalojnë dallimet e tyre dhe të ndërtojnë diçka të qëndrueshme”, thotë Kumoviç.

Ai shprehet i lumtur që zgjodhi të vizitonte Kosovën, ku, përveçse ka ndjekur Universitetin Veror, ka vizituar edhe lokacione turistike, përfshirë manastiret serbe.

Incidenti në Skenderaj shqetësoi studentët

Përveç tij, në Universitetin Veror të Prishtinës ishin të pranishëm edhe katër studentë të tjerë nga Serbia. Radio Evropa e Lirë provoi të fliste me ta, por ata hezituan.

“Pas asaj ngjarjeje që ndodhi atë ditë [v.j. protesta e grupit të tifozëve ‘Shqiponjat e Zeza’], nuk ndihem rehat të flas për ndonjë gazetar”, tha njëri prej tyre përmes një mesazhi të shkruar.

Edhe studentë të tjerë serbë thanë se nuk do të dëshironin të ekspozoheshin në media, duke u shprehur të shqetësuar për incidentin që ndodhi më 17 korrik në qytetin e Skenderajt.

Në këtë ditë, disa tifozë, të njohur si “Shqiponjat e Zeza” dhe të përkrahur nga disa veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, penguan vizitën e studentëve të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës në Memorialin e familjes Jashari në fshatin Prekaz, duke pretenduar se në grupin e studentëve kishte edhe serbë.

Zyrtarë nga Universiteti Veror i Prishtinës thanë se në grupin që udhëtonte për në Prekaz, “të gjithë ishin ndërkombëtarë”, dhe se vizita më pas u anulua “për të mos provokuar situatën”.

Ngjarja shkaktoi reagime për dhe kundër, sidomos në mediat sociale.

Kompleksi “Adem Jashari” është monument i trashëgimisë kulturore, i cili përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur forcat e regjimit të atëhershëm serb vranë 20 anëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit dhe mbi 30 kushërinj dhe të afërm të tij.

Bekim Jashari, nga kjo familje, tha se pengimi i vizitës së studentëve në memorial, ishte në kundërshtim me qëndrimet e kësaj familjeje.

Ndryshe, Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës organizohet çdo vit nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe në kuadër të tij marrin pjesë qindra studentë dhe profesorë, vendorë e ndërkombëtarë.

Këtë vit, ai nisi punën më 11 korrik dhe përfundoi më 22 korrik. Punimet e tij, sipas Universitetit të Prishtinës, i ndoqën rreth 300 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. /REL

studenti serb

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë