LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja hyn në sektorin energjetik të Serbisë përmes hidrocentralit “Gjerdap 3”

Uashingtoni është përfshirë zyrtarisht në projekt, pasi Serbia dhe SHBA-ja nënshkruan në vitin 2024 një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë.

9 Korrik 2026, 16:48 Nga E.d
SHBA-ja hyn në sektorin energjetik të Serbisë përmes
Foto ilustruse

Shtetet e Bashkuara kërkojnë partnerë për të ndërtuar hidrocentralin “Gjerdap 3”, ndërsa Serbia dhe Rumania vazhdojnë konsultimet për projektin.

Hidrocentrali në lumin Danub, i planifikuar të jetë një nga më të mëdhenjtë në rajon, synohet të ndërtohet nga Serbia në koordinim me Rumaninë, pasi investimi është paraparë në kufirin mes dy shteteve.

Uashingtoni është përfshirë zyrtarisht në projekt, pasi Serbia dhe SHBA-ja nënshkruan në vitin 2024 një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë.

Eksperti i energjisë në Serbi, Aleksandar Kovaçeviq, thotë se prej dekadash ekziston një interes strategjik i Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e hidrocentraleve të mëdha me pompim-akumulim në Ballkan.

Sipas tij, qëllimi është të rritet stabiliteti i sistemit elektroenergjetik të Evropës dhe të zvogëlohet varësia nga importi i gazit dhe naftës nga Rusia.

“Në këtë mënyrë do të zvogëlohej varësia nga importi i gazit dhe naftës nga Federata Ruse”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. 

Qeveria e Serbisë e shpalli ndërtimin e hidrocentralit projekt me rëndësi të veçantë në vitin 2024.

Nga njëra anë, projekti shihet si një alternativë më e qëndrueshme ndaj prodhimit të energjisë nga qymyri, nga i cili Serbia vazhdon të varet në masë të madhe.

Por, nga ana tjetër, ai kritikohet nga një pjesë e ekspertëve.

Kritikat lidhen me faktin se hidrocentrali pritet të ndërtohet në territorin e Parkut Kombëtar “Gjerdap” - zona më e madhe e mbrojtur në lindje të Serbisë - si dhe me koston e lartë të projektit.

Ministria e Energjisë e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me projektin, koston dhe mënyrën e financimit, ndërsa Ambasada e SHBA-së i referoi pyetjet te ministria në fjalë.

Çfarë dihet për projektin “Gjerdap 3”?
Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, bëri të ditur më 6 korrik se gjashtë kompani kanë aplikuar në thirrjen publike për t’u përfshirë në projektin e ndërtimit të hidrocentralit “Gjerdap 3”.

Sipas saj, aktualisht janë duke u vlerësuar aplikimet për të parë se cilat kompani i plotësojnë kriteret.

Procesi udhëhiqet nga një grup i posaçëm pune i Qeverisë së Serbisë, i krijuar në bazë të marrëveshjes ndërshtetërore për bashkëpunim energjetik me Shtetet e Bashkuara.

Hidrocentrali është planifikuar të ndërtohet në kilometrin e 1007-të të lumit Danub.

Projekti parasheh ndërtimin e një hidrocentrali reversibil, i cili do të funksionojë si një “bateri natyrore” për sistemin elektroenergjetik.

Në periudhat kur Serbia prodhon më shumë energji sesa konsumon, uji do të pompohet nga Liqeni i Gjerdapit në rezervuarë të veçantë.

Kur kërkesa për energji të rritet, uji do të rikthehet përmes turbinave për të prodhuar energji elektrike.

Drejtori i përgjithshëm i Elektro-ekonomisë së Serbisë (EPS), Dushan Zhivkoviq, deklaroi në qershor se projekti synon të përmbushë disa objektiva njëkohësisht, përfshirë: dekarbonizimin, zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe rritjen e stabilitetit të sistemit energjetik.

Aktualisht, rreth 70 për qind e energjisë elektrike në Serbi prodhohet nga termocentralet me qymyr.

Por, në kuadër të procesit të integrimit evropian, Serbia është zotuar që deri në vitin 2050 ta heqë qymyrin nga prodhimi i energjisë, për shkak të ndikimit të tij në ndotjen e mjedisit. 

Sipas të dhënave të EPS-së, Serbia ka 16 hidrocentrale, të cilat prodhojnë rreth një të tretën e energjisë elektrike.

Hidrocentrali më i madh aktualisht është “Gjerdap 1”, i vënë në funksion në vitin 1972 në lumin Danub, në kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë.

Ai u ndërtua si projekt i përbashkët i Jugosllavisë së atëhershme dhe Rumanisë.

Çfarë thotë Rumania?
Si shtet anëtar i Bashkimit Evropian, Rumania ka shprehur me vite rezerva lidhur me ndërtimin e hidrocentralit “Gjerdap 3”, duke theksuar se ndikimi i projektit në mjedis dhe në lundrimin në lumin Danub duhet të vlerësohet me kujdes.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria rumune e Energjisë thotë se çdo vendim për projektin do të shqyrtohet dhe miratohet në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe atë të Bashkimit Evropian, si dhe me procedurat përkatëse institucionale.

As Komisioni Evropian dhe as Komuniteti i Energjisë nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë projekt.

Sipas mediave rumune, Qeveria e këtij vendi miratoi në qershor nisjen e negociatave dhe nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi me Serbinë për shkëmbimin e informacioneve lidhur me projektin “Gjerdap 3”.

Çfarë roli do të ketë SHBA-ja?

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Serbi, faza e parë e projektit parasheh shpalljen e një thirrjeje për kompanitë amerikane që të marrin pjesë në ndërtimin e hidrocentralit “Gjerdap 3”.

Thirrja bazohet në Marrëveshjen për Bashkëpunim Strategjik në Fushën e Energjisë ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila hyri në fuqi në vitin 2025.

Me këtë marrëveshje, Beogradi dhe Uashingtoni ranë dakord të bashkëpunojnë, mes tjerash, në zhvillimin dhe zbatimin e teknologjive të energjisë së pastër dhe në përshpejtimin e procesit për ndalimin gradual të prodhimit të energjisë nga qymyri.

Marrëveshja përcakton gjithashtu se përzgjedhja e kompanive për projektet do të bëhet sipas Ligjit serb për prokurimin publik dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë rol në zgjedhjen e kontraktorëve. 

Interesim për projektin ka shprehur më herët kompania private amerikane Bechtel, e cila tashmë është e përfshirë në disa projekte infrastrukturore në Serbi, përfshirë ndërtimin e një autostrade në pjesën qendrore të këtij vendi.

Gjatë një takimi me ish-ministren serbe të Energjisë, Zorana Mihajlloviq, në gusht të vitit 2022, përfaqësuesit e Bechtel-it njoftuan se ishin të gatshëm të financonin studimin paraprak të fizibilitetit për projektin.

Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje nga kompania Bechtel lidhur me rolin e saj të deritanishëm apo me përfshirjen e mundshme në ndërtimin e hidrocentralit.

Kush dhe pse e kritikon projektin?

Projekti “Gjerdap 3” është kritikuar ndër vite nga përfaqësues të Komitetit Akademik për Energji pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë.

Në një dokument publik drejtuar Qeverisë së Serbisë në vitin 2023, komiteti vlerësoi se kapaciteti i planifikuar i hidrocentralit tejkalon nevojat energjetike të Serbisë dhe se projekti nuk është ekonomikisht i favorshëm, duke pasur parasysh raportin mes kostos së investimit dhe kapacitetit të ruajtjes së energjisë.

Në vend të tij, ekspertët propozuan ndërtimin e hidrocentraleve më të vogla.

Por, eksperti i energjisë, Aleksandar Kovaçeviq, nuk pajtohet me këtë vlerësim.

Sipas tij, projekti “Gjerdap 3” ka evoluar gjatë viteve të fundit dhe sot mund të realizohet me kosto më të ulët dhe me ndikim më të vogël në mjedis.

“Ajo që sot quhet ‘Gjerdap 3’ bazohet në një koncept të hartuar para shumë dekadash, kur teknologjia dhe kushtet gjeografike ishin krejtësisht ndryshe”, thotë ai.

Edhe Strategjia e Zhvillimit të Energjisë, e hartuar nga Ministria serbe e Minierave dhe Energjisë, e cilëson atë si një projekt të madh, që tejkalon nevojat aktuale të Serbisë.

Megjithatë, strategjia e parashikon ndërtimin e tij deri në vitin 2040.

Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje nga Ministria serbe e Energjisë lidhur me koston e projektit.

Ulja e varësisë nga Rusia

Forcimi i sigurisë energjetike të Serbisë dhe diversifikimi i burimeve të furnizimit, me qëllim zvogëlimin e varësisë nga një furnizues i vetëm, ka qenë pjesë e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara që nga viti 2015.

SHBA-ja ka mbështetur zhvillimin e centraleve diellore, parqeve me erë, sistemeve për ruajtjen e energjisë, modernizimin e rrjetit elektroenergjetik dhe rritjen e efikasitetit energjetik.

Në planin gjeopolitik, Uashingtoni synon të kufizojë varësinë e rajonit nga energjia dhe kompanitë ruse.

Megjithatë, gazi rus vazhdon të dominojë tregun energjetik të Serbisë. 

Sipas Kovaçeviqit, rëndësia e projektit “Gjerdap 3” shkon përtej Serbisë, pasi ai do të kontribuonte në stabilitetin e sistemit elektroenergjetik të Evropës Qendrore.

Kjo, sipas tij, bie ndesh me interesat strategjike të Rusisë dhe Kinës.

“Interesi strategjik i Rusisë është që stabiliteti afatgjatë i sistemit energjetik evropian të vazhdojë të varet nga furnizimi me gaz nga Rusia dhe rajoni i Kaspikut”, thotë ai.

Sa i përket Kinës, Kovaçeviq thotë se interesi i saj kryesor është eksporti i pajisjeve energjetike.

“Kina është eksportuesi më i madh i pajisjeve për parqet me erë, centralet diellore dhe sistemet afatshkurtra të ruajtjes së energjisë me bateri”, sipas tij.

Komisioni Evropian ka deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se Rusia është dëshmuar disa herë si një furnizuese e pasigurt, pasi e ka përdorur energjinë si mjet presioni gjeopolitik.

Për këtë arsye, Bashkimi Evropian u ka rekomanduar vendeve anëtare dhe partnere që t’i diversifikojnë burimet e furnizimit dhe ta zvogëlojnë varësinë nga gazi rus, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës.

Në këtë kuadër, Bosnje dhe Hercegovina dhe Kroacia nënshkruan në prill një marrëveshje për ndërtimin e një gazsjellësi me mbështetjen e SHBA-së.

Gjithashtu, janë planifikuar edhe projekte të tjera rajonale, nga Kroacia përmes Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Serbisë, që përfshijnë ndërtimin e gazsjellësve, terminaleve për gaz të lëngshëm natyror (LNG) dhe centraleve me gaz./REL

serbi shba “gjerdap 3”

Sondazh

Poll

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE