1 Qershor 2023, 11:45
Nga a.l
Andrej Plenkoviç
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç në Forumin 'Globsec 2023' në Bratislavë të Sllovakisë ditën e djeshme ka folur mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe përplasjet e dhunshme mes protestuesve serbë, KFOR dhe policisë së Kosovës. Ai shpreson që situata në Kosovë të zgjidhet sa më shpejt e cila do të pasojë me finalizimin e një marrëveshjeje.
“E dyta është se jemi të vetëdijshëm për situatën delikate. Mënyra se si unë e kuptova në disa aspekte qëndrimin e lidershipit të Kosovës në raport me Beogradin, apo me Serbinë në përgjithësi, do ta përmbledh në tri fjalë: kërkim falje për agresionin e Millosheviqit, njohje, dhe pastaj normalizim”, ka thënë Plenkoviç.
Deklaratat e tij vijnë pasi protestuesit me maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.
Sot dita e 4-t e protestës në veri të Kosovës
Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë.
andrej plenkoviç.
Bota
1 Qershor 2023, 11:43
a.l
Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz
Kancelari Scholz e presidenti Macron duan të ndërmjetësojnë në konfliktin e ashpërsuar dit&eu...
Bota
1 Qershor 2023, 11:38
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës ka vënë në pranga 3 shtetas serbë në Zveçan të cilët akuzohen...
Bota
1 Qershor 2023, 11:27
a.l
Veriu i Kosovës
KOSOVË- Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviç ka dhënë detaje lidhur me pl...
Bota
1 Qershor 2023, 11:19
a.l
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç
MOLDAVI- Takime maratonë janë duke u zhvilluar pak para samitit të Komunitetit Politik Europian ...
Bota
1 Qershor 2023, 11:11
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç propozon për ulje të tension...
Bota
1 Qershor 2023, 11:04
a.l
Antony Blinken dhe Jens Stoltenberg
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken se një nga aryset kryesore për suksesin e Ukrainës në ...
Bota
1 Qershor 2023, 10:59
a.l
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Tajvani pritet të nënshkruajnë një marrëveshje tregtare. Lajmin e ka bër&e...
Bota
1 Qershor 2023, 10:51
a.l
Mike Pence
SHBA- Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence do të nisë fushatën e tij presidenciale javën e ardhshme në Des...
Bota
1 Qershor 2023, 10:45
a.l
Kim Yo-Jong
KOREJA E JUGUT- Pheniani ka vendosur satelitin e tij ushtarak si një kundërpërgjigje ndaj pranisë ushtarake në rr...
Bota
1 Qershor 2023, 10:38
a.l
Minatorët në veri të Kosovës
KOSOVË- Qytetarëve të Zveçanit në protesta iu bashkuan minatorët e mi...