Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deklarata e tij më 19 prill vjen pasi Shtetet e Bashkuara zgjatën përjashtimin për naftën ruse më herët gjatë javës, ndërsa të dhënat tregojnë se Moska pothuajse i dyfishoi të ardhurat nga nafta në mars, mes rritjes së çmimeve të energjisë, ndërsa Irani vazhdon të pengojë transportin në Ngushticën kyç të Hormuzit.

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar lehtësimin e sanksioneve ndaj energjisë ruse, duke shkruar në X se “çdo dollar i paguar për naftën ruse është para për luftën”.
Deklarata e tij më 19 prill vjen pasi Shtetet e Bashkuara zgjatën përjashtimin për naftën ruse më herët gjatë javës, ndërsa të dhënat tregojnë se Moska pothuajse i dyfishoi të ardhurat nga nafta në mars, mes rritjes së çmimeve të energjisë, ndërsa Irani vazhdon të pengojë transportin në Ngushticën kyç të Hormuzit.
Zelensky pretendoi se më shumë se 110 cisterna nga flota në hije e Rusisë janë aktualisht në det, duke transportuar mbi 12 milionë tonë naftë ruse me vlerë 10 miliardë dollarë.
Ai shtoi se “lehtësimi i vazhdueshëm i sanksioneve ndaj Rusisë nuk pasqyron situatën reale në luftë apo në diplomaci dhe ushqen iluzionin e udhëheqjes ruse se ata mund ta vazhdojnë luftën”.
Zelensky tha se Rusia ka lëshuar më shumë se 2.360 dronë sulmues, 1.320 bomba të drejtuara dhe pothuajse 60 raketa gjatë javës së kaluar.
Sulmet e fundit përfshinë një goditje gjatë natës në Chernihiv që vrau një djalë 16-vjeçar dhe plagosi katër të tjerë, thanë zyrtarët lokalë më 19 prill.
“Është e rëndësishme që cisternat ruse të ndalen, të mos lejohen të dorëzojnë naftë në porte”, tha Zelensky në postimin e tij në X. “Eksportet e naftës së agresorit duhet të ulen dhe sanksionet me rreze të gjatë të Ukrainës të vazhdojnë të punojnë drejt këtij qëllimi”.
Ndërsa Perëndimi ka vendosur një kufi global për tregtinë me produktet e naftës ruse të transportuara me det, Rusia ka arritur ta anashkalojë këtë me të ashtuquajturën flotë në hije të anijeve — shpesh me struktura të paqarta pronësie dhe sigurimi — e cila vazhdon tregtinë e këtyre produkteve.
Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga eksportet ruse, si të naftës bruto ashtu edhe të produkteve të rafinuara, arritën në 19 miliardë dollarë në mars — nga 9.7 miliardë dollarë në shkurt.
Më 17 prill, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) në Departamentin amerikan të Thesarit autorizoi një përjashtim të ri nga sanksionet për naftën ruse që zgjat deri më 16 maj, duke zëvendësuar një licencë të mëparshme që skadoi më 11 prill.
Megjithëse përjashtimi i fundit vlen vetëm për naftën që tashmë është ngarkuar në anije, zgjatja e re erdhi si befasi, pasi sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, më herët kishte hedhur poshtë idenë se një zgjatje ishte e afërt.
Edhe BE-ja nuk ka arritur të vendosë sanksione të reja ndaj naftës ruse.
Masa të reja u propozuan në janar, të cilat do të përfshinin ndalimin e shërbimeve detare të lidhura me produktet e naftës ruse. Kjo do t’i ndalonte kompanitë me bazë në BE që të ofrojnë shërbime për çdo anije që transporton këto produkte nga portet ruse.
Gjithashtu kishte përpjekje për të përshpejtuar eliminimin e plotë të importeve të naftës ruse para afatit aktual të dhjetorit 2027.
Megjithatë, nuk është arritur unanimitet mes shteteve anëtare të BE-së për këtë çështje, pjesërisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, pasi Irani në mënyrë efektive e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit për më shumë se një muaj — duke i çuar çmimet e naftës shumë mbi 100 dollarë për fuçi./REL
BULLGARI- Qoftë në aeroportin e kryeqytetit bullgar, Sofje, apo përgjatë rrugëve që lidhin qytetet në mbarë vendin, fy...
Donald Trump dhe Jared Kushner SHBA- Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-këshilltar i lartë i Shtëpis&eu...
Daniel Kinahan DUBAI- Në një nga zhvillimet më të rëndësishme të viteve të fundit në luftën ndërkomb...
Putin dhe Victoria Bonya Cila është ngjyra juaj e preferuar e buzëkuqit? Influencerja ruse Victoria Bonya parashtroi këtë pyetje ...
Aktualisht, shumë vende po përpiqen të kufizojnë aksesin e të miturve në rrjetet sociale, duke përfshirë Zeland&e...
Votimi BULLGARI- Bullgarët kanë filluar të votojnë në zgjedhjet e teta parlamentare në pesë vjet, pasi protestat masive ...
SPANJË- Kryeministri spanjoll udhëhoqi një konferencë progresive në Barcelonë, ku mblodhi së bashku liderët botër...
IRAN- Kryetari i parlamentit të Iranit tha se ka pasur “përparim” në bisedimet me Uashingtonin, por se mbeten dallime “themel...
FINLANDË- Ish-gazetarja hulumtuese finlandeze, Jessikka Aro, paralajmëron se dezinformimi i organizuar nga Rusia është shndërruar n&e...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Edhe pse vendet anembanë botës po marrin masa të rrepta ndaj përdorimit të rrjeteve sociale nga më t...