“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
Osmani është shprehur se sulmet ndaj Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve nga strukturat ilegale dhe kriminale në veri të vendit, nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar.
KOSOVË- Takimi trepalësh mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel është fokusuar në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, forcimin e marrëdhënieve trepalëshe, nxitjen e bashkëpunimit dhe diskutimin në fushat kryesore me interes të përbashkët.
Presidentja Osmani ka shprehur falenderimet ndaj Holandës dhe Luksemburgut për mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku dhe ka nënvizuar vlerat dhe qëllimet e përbashkëta që lidhin të tri vendet evropiane së bashku.
Më tej, Presidentja theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, janë orientim strategjik, ndaj shtroi nevojën e mbështetjes dhe përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në këto dy organizata. Një pjesë e diskutimit me dy kryeministrat u fokusua në situatën aktuale dhe të sigurisë në veriun e vendit.
Presidentja Osmani tha se "Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit dhe se vendosja e rendit dhe e ligjit është në përputhje me investimin ndër vite të shteteve të BE-së me qëllim të promovimit, mbrojtjes dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës". Osmani ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës, që sfidat t`i tejkalojnë me partnerë dhe aleatë.
Osmani është shprehur se sulmet ndaj Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve nga strukturat ilegale dhe kriminale në veri të vendit, nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Në raport me procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani tha se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, ndërsa Serbia refuzon zbatimin e marrëveshjeve të arritura, sikurse edhe shkelë marrëveshjen e fundit të Brukselit të arritur në Ohër.
Presidentja Osmani dhe kryeministrat Rutte e Bettel, diskutuan edhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.
Takimi i Presidentes Osmani me kryeministrat Rutte dhe Bettel u përmbyll me rikonfirmimin e përkushtimit të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit, nxitjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon e më gjerë.
Albin Kurti dhe Mark Rutte KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të mbajtur me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë t&...
Foto ilustruese SHBA- Pas shtatë vjetësh, klima e botës kërcënohet sërish nga El Nino. Fenomeni atmosfer...
foto ilustruese AFGANISTAN- Qeveria talebane e Afganistanit ka urdhëruar që sallonet e bukurisë në vend, të m...
Mark Rutte, Xavier Bettel dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Lukesemburgut, Xavier Bettel, kanë nisur ta...
Peshkaqeni SHBA- Momente tmerri kanë përjetuar notarët dhe larësit në një plazh në Florida, kur kanë par&...
Dmitry Medvedev RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar se një apokalips bërthamor është shumë i mund...
Mark Rutte, Aleksandër Vuçiç dhe Xavier Bettel KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë sot n&e...
Miroslav Lajçak KOSOVË- Ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi nga BE-ja, Miroslav Lajçak, do të shkojë në...
Flamujt amerikane SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 247-vjet...
Qyteti bjellorus, Tsel, duket të jetë një destinacion ideal për t’u larguar nga zhurma dhe mbingarkesa e jetës së qytetit,...