LIVE UPDATES
Bota

Nuk u arrit për muajin e Ramazanit, Izraeli njofton se bisedimet për armëpushim në Gazë vazhdojnë

Një burim i Hamasit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se delegacioni i grupit “nuk ka të ngjarë” të kthehet në Kajro gjatë fundjavës për bisedime.

9 Mars 2024, 20:18 Nga r.ll
Nuk u arrit për muajin e Ramazanit, Izraeli njofton se bisedimet për
foto ilustruese

GAZË- Agjencia izraelite e zbulimit Mossad tha sot se përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për ndërprerjen e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë, pavarësisht zbehjes së shpresave për një armëpushim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Drejtuesi i agjencisë izraelite të zbulimit Mossad, David Barnea u takua me homologun e tij, drejtuesin e CIA-s, William Burns të premten për të nxitur një marrëveshje që do të bënte të mundur lirimin e pengjeve, njoftoi agjencia Mossad në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

"Kontaktet dhe bashkëpunimi me ndërmjetësuesit vazhdojnë gjatë gjithë kohës në përpjekje për të përafruar qëndrimet dhe për të arritur një marrëveshje", tha agjencia Mossad.

Izraeli dhe grupi militant islamik Hamas kanë fajësuar njëri tjetrin për bllokimin e bisedimeve në prag të Ramazanit, i cili fillon në 10 mars. Një burim i Hamasit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se delegacioni i grupit “nuk ka të ngjarë” të kthehet në Kajro gjatë fundjavës për bisedime.

Egjipti, Shtetet e Bashkuara dhe Katari kanë ndërmjetësuar negociatat për armëpushimin që nga muaji janar. Marrëveshja e fundit çoi në një ndërprerje njëjavore të luftimeve në nëntor, gjatë së cilës Hamasi liroi mbi 100 pengje dhe Izraeli liroi të burgosur palestinezë.

Sulmi në Rafah

Dhjetëra familje në qytetin jugor Rafah, në Rripin e Gazës, mbetën të pastrehë të shtunën pasi forcat izraelite goditën një nga ndërtesat më të mëdha të banimit atje, duke deklaruar se godina përdoret nga Hamasi për të planifikuar sulme ndaj Izraelit.

Nuk ka njoftime për viktima. Sulmi i fundit i Izraelit shton trysninë ndaj territorit të fundit të rajonit që nuk ka qenë objektiv i operacioneve të deritanishme, ku janë strehuar mbi 1 milion palestinezë të zhvendosur.

Ndihma përmes korridorit humanitar Qipro-Gazë

Në portin Larnaka në Qipro, u ngarkua sot anija me ndihma humanitare për Gazën, në atë që pritet të jetë dërgesa e parë përmes një korridori detar mes Qipros e Gazës.

Anija “Open Arms”, e një organizate bamirëse spanjolle, që është ngarkuar me paketa ushqimore me oriz, miell dhe ushqime të tjera parashikohet të niset nga Qipro të shtunën drejt Gazës në kuadër të përpjekjeve për të ndihmuar popullatën që gjendet në prag të urisë.

Ndërkohë edhe sot vazhdoi dërgimi i ndihmave humanitare përmes rrugëve ajrore në Gazë. Ushtria jordaneze lëshoi pako me ndihma humanitare në Rripin e Gazës, në bashkëpunim me vende të tjera, Egjiptin, Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Belgjikën. Kombet e Bashkuara thonë se 2.3 milionë banorët e Gazës janë duke u përpjekur për të gjetur ushqim dhe mbi 500,000 përballen me uri.

Lufta në Gazë nisi pas sulmit të Hamasit në 7 tetor ndaj Izraelit, ku sipas autoriteteve izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën 250 pengje. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi, si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 30 mijë palestinezë./VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë