LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmi kibernetik, Balluku dhe drejtoresha e AKSHI-t: Donin të fshinin të dhënat! Na ndihmoi FBI

•Të dhëna të tjera kemi mësuar sot lidhur me sulmin kibernetik që pësoi vendi, por ende nuk dimë nga erdhi. •Pasditën e sotme, zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Linda Karcanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin dhanë detaje të reja për sulmin. • Belinda Balluku tha se në shënjestër ishin informacionet kritike dhe qeveritare. •Synimi ishte që t'i fshinin. Po ashtu, Balluku njoftoi se sulmi ishte i vështirë dhe në ndihmë hyri dhe FBI amerikane. •Zv.Kryeministrja dhe drejtoresha e AKSHI-t thanë se gjithçka po kthehet në normalitet, nuk pati asnjë humbje të dhënash. Drejtoresha Karcanaj tha se mbi 98% të shërbimeve janë tashmë funksionale. • Gjithashtu, drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj ka bërë me dije se 98% e shërbimeve online janë funksionale pas sulmit kibernetik që zgjati për 14 ditë. •Karcanaj shtoi se është kthyer në funksion edhe e-albania. •Ende po punohet për të kthyer në normalitet njehsimin e diplomave dhe lëshimin e certifikatave, listës së notave dhe vërtetimin e diplomës, kryerjen e pagesës së ujit dhe energjisë elektrike. •Edhe i dërguari i Microsoft në Shqipëri konfirmoi vështirësinë e sulmit. • Në fund, u bënë thirrje autoriteteve për zbardhjen e shkaqeve të sulmit dhe origjinës së tij.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VD-Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, specialisti i Microsoft: Po punojmë për të rritur sigurinë

Sulmi kibernetik, Balluku dhe drejtoresha e AKSHI-t: Donin të fshinin
Pjesë nga konferenca

TIRANË- Përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin foli për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë. Gjatë konferencës së sotme, Chin lexoi deklaratën e Kelli Bizel, zv.presidentes të koorporatës së tyre për sigurinë në Microsoft, duke theksuar edhe njëherë forcën e sulmit kibernetik.

“Microsoft është e përkushtuar për të ndihmuar klientët tanë për të arritur më tepër duke qenë të sigurt. Gjatë kësaj ngjarje ne mobilizuam shpejt njësinë tonë të reagimit që të ndihmojë qeverinë shqiptare të rikuperohet nga ky sulm kibernetik. Microsoft do të vijojë partneritetin me Republikën e Shqipërisë me menaxhimin e sigurisë kibernetike duke rritur nivelin mbrojtës nga sulmet keqdashëse,”- tha Chin.

Deri më tani, hetimet po drejtohen drejt mundësisë së një sulmi kibernetik për të destabilizuar vendin. Ka dyshime se këto sulme vijnë nga jashtë Shqipërisë, nga një vend tjetër por pa u specifikuar se cili është ky shtet jo mik për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama tha dje se dyshohet tek dy vende jomike, por nuk dha detaje të tjera.

1 VITE ME PARE

VD-Sulmi kibernetik, drejtoresha e AKSHI: Donin fshirjen e të gjitha sistemeve kritike dhe qeveritare

Sulmi kibernetik, Balluku dhe drejtoresha e AKSHI-t: Donin të fshinin
Linda Karcanaj

TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, Linda Karcanaj ka bërë me dije se 98% e shërbimeve online janë funksionale pas sulmit kibernetik që zgjati për 14 ditë. Karcanaj shtoi se është kthyer në funksion edhe e-albania, por po punohet ende për njehsimin e diplomave dhe lëshimin e certifikatave, listës së notave dhe vërtetimin e diplomës, kryerjen e pagesës së ujit dhe energjisë elektrike. Por edhe për shërbimet e tjera që nuk janë rikuperuar ende.

Po ashtu, ajo dha të dhënë edhe lidhur me sulmin, duke shtuar se hackerat kërkonin zhdukjen e të gjitha sistemeve kritike dhe qeveritare.

"Unë jam sot këtu për t'ju thënë se pas 14 ditësh pune të pandërprerë, më në fund u bë e mundur që administrata t'i kthehet punës hap pas hapit. Përgjigjia jonë ka qenë në dy fronte, rikuperimi i punës dhe izolimi i aktivitetit keqdashës. DART team ka udhëhequr këtë investigim dhe po punojnë me ne, e kjo sipas vlerësimit nga ana e tyre e këtij sulmi që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në vendin tonë. Aktiviteti i parë nisi me një sulm me inkriptimin e të dhënave. Por në rastin kontrekt nuk ishte ashtu, për fshirjen e të gjitha sistemeve kritike dhe qeveritare. Nuk pati asnjë humbje të dhënash sepse u krye izolimi i tyre.  Falë bashkëpunimit me partnerët dhe punës së madhe që është bërë nga stafi i AKSHI-t që këto 2 javë nuk kanë vënë gjumë në sy. Faqet u kthyen në sistem brenda 12 orësh. Mbi 98% e shërbimeve online janë fuksionale. E-Albania u rikthye në funksion se gjeneroheshin dokumente elektronike. Të vetmet shërbime që po punohet janë diplomat dhe certifikatat të lëshuara nga institucionet e huaja, lista e notave dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike. Falenderoj stafin e AKSHI-t të gjithë ekspertët e kompanive lokale dhe Microsoft. Punonjësit e administratës qëndruan me durim ër të kryer të përditshmen e tyre. Të gjithë aktorët janë vënë në gatishmëri të plotë. Po bëhet një hetim i thelluar dhe për organet tona kompetente. Duhet të lëmë organet për të zbardhur këtë krim kibernetik,"-tha drejtoresha e AKSHI.

Deri më tani, hetimet po drejtohen drejt mundësisë së një sulmi kibernetik për të destabilizuar vendin. Ka dyshime se këto sulme vijnë nga jashtë Shqipërisë, nga një vend tjetër por pa u specifikuar se cili është ky shtet jo mik për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama tha dje se dyshohet tek dy vende jomike, por nuk dha detaje të tjera.

1 VITE ME PARE

VD-Sulmi kibernetik, Balluku: Jemi pa mediat, na e kërkoi Microsoft. FBI na ndihmoi

Sulmi kibernetik, Balluku dhe drejtoresha e AKSHI-t: Donin të fshinin
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku sqaroi në komunikimin live, përpos falënderimeve bëri me dije se do kryhet një hetim i thellë i sulmit kibernetik tek sistemet shqiptare. Në deklaratën e saj për shtyp, Balluku tha se ndihmë kishin marrë dhe nga FBI amerikane çka tregon qartë për shkallën e vështirësisë dhe sulmit. Sipas saj, sulmi ka qenë i vështirë, por do të shërbejë si mësim për të rregulluar pikat e dobëta të sistemit. Po ashtu, ajo shtoi se mungesa e gazetarëve në konferencën live ishte kërkuar nga ana e ekspertëve të Microsoft. 

"Ky është komunikimi i parë pas agresionit që ka shqetësuar jo vetëm shqiptarët por edhe aleatët tanë. Jam me drejtoreshën e AKSHI dhe përfaqësues të Microsoft. është një luftë e mirëfilltë nga e cila do të duhet të vazhdojmë të mbrohemi. Sistemet po rikuperojnë dhe po kthehen në normalitet. Megjithatë vigjilenca jonë është maksimale. Jemi pa mediat për shkak të kërkesës së Microsoft për shkak të protokollit të sigurisë. Do informoj për të disa hapa të rëndësishëm nga qeveria, ku dje kishim një takim, e dje ka pasur një takim me ekspertët e fushës. Duhet përmendur edhe mbështetja e FBI dhe shërbime të tjera inteligjente. Në situata të tilla do të ishte mirë që të prisnim hetimet dhe raportin përfundimtar. Edhe sot na kërkoi Microsoft për të mos pasur gazetarë në sallë. Deri në atë moment për të mos pasur disinformim do të ishte mirë që të ishim të kujdesshëm në gjithçka themi dhe të kemi parasysh se teknologjia ndryshon. Ky nuk është një moment për t'u përdorur politikisht. Ka shqetësuar edhe partnerët. Ky atak ka krijuar një sërë problematikash. Në vetëm në 4 ditë kemi pasur rikthim të shërbimeve dhe një pjesë e mirë e tyre duan ende kohë. Për këtë arsye po marrim një sërë masash, është mësim për AKSHI për të mësuar pikat e dobëta,"-tha ndër të tjera Balluku. 

Deri më tani, hetimet po drejtohen drejt mundësisë së një sulmi kibernetik për të destabilizuar vendin. Ka dyshime se këto sulme vijnë nga jashtë Shqipërisë, nga një vend tjetër por pa u specifikuar se cili është ky shtet jo mik për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama tha dje se dyshohet tek dy vende jomike, por nuk dha detaje të tjera.

hackerat sulmojne shqiperine belinda balluku

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni