29 Korrik 2024, 21:38
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ANGLIA- Dy fëmijë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një ngjarje në veriperëndim të Anglisë, njoftoi policia të hënën. Një 17-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për sulmin, tha policia. Ai akuzohet për vrasje dhe tentim vrasje. Nëntë fëmijë të tjerë u plagosën, gjashtë prej të cilëve rëndë, ndërsa dy të rritur janë në gjendje kritike.
“Ne besojmë se të rriturit, të cilët u plagosën, po përpiqeshin trimërisht t’i mbronin fëmijët”, tha Serena Kennedy nga Policia e Merzesajd.
Ajo tha se shërbimet emergjente që mbërritën në vendin e ngjarjes zbuluan se “shumë njerëz, shumica e të cilëve fëmijë, u përballën me një sulm mizor dhe pësuan lëndime të rënda”. Në një njoftim të postuar online, ngjarja ku ndodhi sulmi ishte përshkruar si një seminar vallëzimi për fëmijët e moshës mes gjashtë dhe 11 vjeç.
Policia e Merzesajd tha se nuk është i qartë motivi i sulmit, por nuk besohet se ka të bëjë me terrorizëm. Policia nuk është në kërkim të ndonjë personi tjetër në lidhje me sulmin. Policia tha se policë të armatosur e arrestuan një të dyshuar dhe e konfiskuan një thikë, pasi u thirrën pak para mesditës në një adresë në Southport, në veri të Liverpulit./ REL
angli
Bota
29 Korrik 2024, 21:28
E. D
fotot ilustruese
LIBAN- Disa qeveri perëndimore po u kërkojnë qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani ndërsa p...
Bota
29 Korrik 2024, 21:20
E. D
foto ilustruese
AUSTRALI- Një turiste ka vdekur në një tragjedi në ajër pasi ajo pësoi kolaps në një fluturim n&eum...
Bota
29 Korrik 2024, 21:18
M.B
Foto ilustruese
SHKUP- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut ka ngritur një padi penale kundër ish-min...
Bota
29 Korrik 2024, 20:38
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Dy gra u vranë dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur të shtënat me armë shpërthyen n...
Bota
29 Korrik 2024, 20:24
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Një pushues 47-vjeçar humbi jetën në një prej plazheve në Kalabri teksa u sulmua nga disa grerë...
Bota
29 Korrik 2024, 20:00
E. D
Sergej Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov ka thënë se Rusia nuk i kushton shumë vëmendje pretendimeve të Ki...
Bota
29 Korrik 2024, 19:28
E. D
Giorgia Meloni dhe Xi Jiping
PEKIN- Presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni diskutuan luftën në Ukrainë dhe kr...
Bota
29 Korrik 2024, 19:15
E. D
foto ilustruese
SHBA- Përdoruesit e Google janë befasuan kur zbuluan se plotësimi automatik i motorit të kërkimit nuk dukej se tre...
Bota
29 Korrik 2024, 19:04
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Violeta, emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë, ishte rreth 40 vje&c...
Bota
29 Korrik 2024, 18:54
E. D
Kamala Harris
SHBA- Pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara për zgjedhjet e 2024-ës, vëmendja është zhvendosur t...