Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Hetimet nga policia kanë nisur prej ditësh, por tashmë tabloja do të dukej e qartë dhe avokatët e 53-vjeçarit do të vazhdojnë tezën e vetëmbrojtjes.
ITALI- Sandro Mugnai, italiani që vrau shqiptarin Gëzim Dodoli, ka lënë qelinë. Sipas mediave italiane, Mugnai, vrau me armë shqiptarin, pasi tentoi t’i shkatërronte shtëpinë me ekskavator, u la i lirë nga kjo e fundit. Kjo pasi trupi gjykues vlerësoi se 53-vjeçari kishte vepruar në vetëmbrojtje. Hetimet nga policia kanë nisur prej ditësh, por tashmë tabloja do të dukej e qartë dhe avokatët e 53-vjeçarit do të vazhdojnë tezën e vetëmbrojtjes.
Do të vazhdojnë të pretendojnë se Mugnai qëlloi për të shpëtuar veten dhe familjen: 6 persona, të ëmën e moshuar, bashkëshorten, djalin e vogël, vëllain dhe të afërm tjerë, që rrezikonin të vdisnin nëse do të shembej çatia si pasojë e goditjeve nga ekskavatori. Banesa në fjalë u shpall e pabanueshme, që ditën e ngjarjes. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, në seancën gjyqësore, Mugnai tregoi edhe dinamikën e ngjarjes që duket se edhe bindi gjykatësin. Sipas 53-vjeçarit, të shtënën e parë e gjuajti përtokë, jo në drejtim të fqinjit të tij Gëzim Dodoli, e më pas e paralajmëroi duke i bërtitur: Ndal!
Po në ato momente, vëllai i autorit kishte dalë në dritare dhe po përpiqej të bindte shqiptarin që të ndalej, por pa sukses. Të shtënat e tjera iu drejtuan Dodolit, i cili gjeti vdekjen në vendngjarje. Por çfarë alternative kishte i zoti i shtëpisë? Sipas gjykatësit të çështjes, të paktën subjektivisht, ekzistonte rreziku që personat që ndodheshin në shtëpi të humbnin jetën, ndaj dhe ishte mbrojtje e ligjshme.
Në këtë mënyrë bie akuza e vrasjes me dashje, me të cilën Mugnai u arrestuar nga karabinierët natën mes 5 dhe 6 janarit. Në telefon i kishte marrë vetë ai: Hajdeni se ka ndodhur një tragjedi. Më herët në mediat italiane është raportuar se mes fqinjëve, të cilët dikur kishin qenë miq, kishte prej kohësh mosmarrëveshje. Megjithatë ende mbetet mister çfarë e shkaktoi sulmin e së enjtes, pasi më herët atë ditë mes tyre nuk kishte pasur një debat.
Në orët e fundit, për më tepër, duket se ka dalë arsyeja e cila gradualisht do të kishte çuar në një shtrëngim gjithnjë e më radikal të marrëdhënieve midis dy familjeve të lidhura dikur nga një ndjenjë e miqësisë së thellë: sipas asaj që raportonte gazeta La Nazione, çarjet e para në marrëdhëniet mes Mugnait dhe Dodolit do të ishin shfaqur për shkak të disa tubave që nuk funksiononin. Shqiptari do t'i kishte vënë në dukje vazhdimisht praninë e erërave të këqija, ndoshta për shkak të një defekti në tubacionet e kullimit të shtëpisë së tij, me ujërat e zeza që me sa duket përfundonin në tokën e tij. Do të kishin pasuar diskutime të shumta të cilat gradualisht u bënë gjithnjë e më të ndezura, deri në epilogun dramatik të 5 janarit të kaluar.
Mattia Mugnai, djali i Sandros, shpjegoi pak ditë më parë se babai i tij nuk kishte alternativa dhe ishte detyruar të hapte zjarr: ai ishte përpjekur të bindte Dodolin të hiqte dorë, duke i treguar se si ndërtesa rrezikonte të shembet me ata brenda. Duke mos marrë asnjë përgjigje, duke mos parë asnjë rrugë shpëtimi që mund të ndërmerrej shpejt, 54-vjeçari përdori pushkën, të cilën e përdorte për të gjuajtur derrat e egër.
Mallrat TIRANË- Në kuadër të operacionit "Mix”, është vënë në pranga personi me inicialet A. B., 21...
Policia DURRËS- Pas tre ditësh, janë arrestuar dy personat që grabitën me armë xhiron e një marketi në Durrës....
Korçë KORÇË- Reshje të dendura bore kanë përfshirë Korçën të cilat arrijnë lart...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka vënë në pranga ditën e sotme 55 vjeçarin Naim Maloku në Kamëz. Sipas...
Arrestimi ELBASAN- Sixhei Hoxhallari dhe Gerti Paja janë dy të rinjtë e arrestuar nga Policia pasi janë kapur në flagrancë me...
Arrestim FIER- Fluger Xhafa është vënë në pranga pasi është kapur në flagrancë duke shitur një sasi l&eum...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Juljan Shkambi, 29 vjeç, është dënuar me 3 vjet e gjysmë burg pasi shkaktoi një aksident m...
Alda Klosi, Havier dhe Rozeta Dobi TIRANË- Për tre ditë me radhë, opinioni publik po flet për skandalin e vjedhjes së më...
Foto nga terreni TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se edhe pse në zonat malore kanë nisur reshjet e dëb...
Moti i keq SHKODËR- Rikthehet moti i keq në vend! Në Shkodër kanë nisur problemet e para. Bashkia bën të ditur se gjat&e...