22 Qershor 2025, 12:25
Nga N.F
Foto
TIRANË- Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Tiranë. I riu është vënë në pranga në vijim të operacionit "Blloku 33" ku ditë më parë u prangosën 25 persona. I riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga operacioni u sekeustruan 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash si dhe gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Njoftimi:
Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Blloku 33”. Vihet në pranga një 23-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash si dhe gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Blloku 33”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin, A. H., 23 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Policia pak ditë më parë ka lëshuar 33 masa sigurie nga të cilat 25 u ekzekutuan me sukses. 24 të arrestuarve u është caktuar masa "arrest në burg" ndërsa një personi i është caktuar masa "arrest në shtëpi". Policia po vijon punën për kapjen e 7 personave të tjerë që janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë nga mosha 19 deri në 53 vjeç. Të arrestuarit janë: Arnold Hida, Durim Gurzi, Artur Gurzi, Elvis Sejdo, Julian Bushati, Adnan Hida, Sabian Jashari, Mario Avdiaj, Geraldo Kovaçi, Albert Shushku, Emrah Mustafaj, Xhoana Rustemi (Hasani), Vladimir Qerimi, Myzafer Xhanari, Albi Shehu, Ledio Dervishi, Juljan Rabushja, Elisard Rrustaj, Kledi Sinani, Bledar Duka, Kevin Troplini, Samuel Demiri, Ardit Dervishi dhe Ledin Kazanxhi. Faik Kurtit i është caktuar masa e sigurisë "arrest shtepie".
“blloku 33”
Aktualitet
22 Qershor 2025, 11:28
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 33-vjeça i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga n...
Aktualitet
22 Qershor 2025, 11:05
N.F
Foto
KORÇË- Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, 22 qershor në fshat...
Aktualitet
22 Qershor 2025, 10:38
N.F
Zjarri
HIMARË- Prej më shumë se 15 orësh zjarri dhe flakët kanë marrë kontrollin e kodrave të fshat...
Aktualitet
22 Qershor 2025, 09:57
N.F
Foto
FIER- Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Fier. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap në...
Aktualitet
22 Qershor 2025, 07:21
N.F
Foto
TIRANË- Vitet e fundit është shtuar numri i individëve që po investojnë në blerjen e pasurive të paluajtshme. ...
Aktualitet
22 Qershor 2025, 07:08
N.F
Foto
TIRANË- Territori shqiptar do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më të theksuara kthjell...
Aktualitet
21 Qershor 2025, 22:01
r.ll
foto ilustrues
LEZHË- Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banor...
Aktualitet
21 Qershor 2025, 21:21
r.ll
foto nga vendngjarja
MIRDITË- Një zonë pyjore në Malaj të Mirditës është përfshirë ditën e sotm...
Aktualitet
21 Qershor 2025, 19:36
r.ll
foto ilustruese
PUKË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pukë-Shkodër. Në aksident raportohet se jan&eu...
Aktualitet
21 Qershor 2025, 19:04
r.ll
droga dhe parate e sekuestruara
PISA- Një 31-vjeçar shqiptar është vënë pranga ditën e sotme në Pisa të...