“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
VIDEOLAJM/ Zjarri masiv në kompleksin ' Arlis' në Tiranë, momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë disa persona nga flakët
Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihet momenti kur zjarrfikësit zbresin përmes shkallëve disa persona, të cilët kishin ngelur brenda në banesë.
14 Prill 2026, 18:49Nga E. D
TIRANË- Një zjarr i frikshëm ka përfshirë një pallat në kompleksin ' Arlis' në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihet momenti kur zjarrfikësit zbresin përmes shkallëve disa persona, të cilët kishin ngelur brenda në banesë.
Si pasojë e zjarrit disa banorë dhe zjarrfikës janë dërguar në QSUT të asfiksuar nga tymi. Siç shihet edhe në pamje pallati është shkrumbuar thuajse i gjithë, ndërkohë që tymi ka 'pushtuar' të gjithë zonën.
Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por ende janë të paqarta rrethanat sesi ra zjarri dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës. Në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe 2 helikopterë Cougar. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ndërkohë që beteja me flakët vazhdon prej dy orësh./Dosja.al