Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Megjithëse autorët u përpoqën të mos linin gjurmë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Renisit, kushëriri i tij që po udhëtonte nga Burreli drejt Zenishtit ka parë nga afër skenën e ndalimit të Dobrës.
MAT- Natën e 8 korrikut, teksa Renis Dobra, 23-vjeçari nga Mati po i afrohej shtëpisë së tij në fshatin Zenisht, ai u ndalua nga një automjet ku ndodheshin dy persona të veshur me rroba policie.
‘Në Shënjestër’ ka zbuluar me detaje se çfarë ndodhi në orët e vona të së martës 8 korrik, bazuar në dëshmitë e personave që qëlluan rastësisht pranë vendit ku ndodhi rrëmbimi i 23-vjeçarit, bazuar në pamjet filmike të nxjerra nga kamerat e sigurisë në rrugën Burrel-Tiranë, të cilat janë administruar nga policia.
Megjithëse autorët u përpoqën të mos linin gjurmë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Renisit, kushëriri i tij që po udhëtonte nga Burreli drejt Zenishtit ka parë nga afër skenën e ndalimit të Dobrës. Por kushëriri i viktimës Renis Dobra, tha se ai nuk mundi të shquajë në atë errësirë targat e automjetit të ndaluar në rrugë. Po kështu as portretet e personave që e urdhëruan të largohej nga aty.
“Unë nuk arrita të dalloja dot as targën dhe as fytyrat e personave, sepse kishin ndezur dritat e gjata. Pasi telefonova dhe mora dajën te shtëpia e tij, shkuam te policia që të interesoheshim.
Sipas dëshmisë së dhënë nga babai i Renis Dobrës atë mbrëmje ai e priste të birin në familje. Pasi kishin një darkë familjare dhe po sipas tij rreth orës 21.30, i biri i kishte dërguar një mesazh që po vinte në familje. Edhe pse është e paqartë se nga po vinte Renisi ndërkohë, apo cili ishte drejtimi që kishte marrë.
Ajo që mesa kuptohet tashmë është se autorët kishin informacion të saktë, për faktin që Renis Dobra, atë mbrëmje, po kthehej në familjen e tij në fshatin Zenisht të Burrelit. Për këtë arsye njëra nga makinat e ka pritur në rrugën Burrel-Tiranë. Dhe pasi e kanë hipur në automjetin e tyre, me siguri në pjesën e pasme të sediljes, automjetin e Renisit mendohet ta ketë udhëhequr një nga personat e pranishëm, pjesë e togës kriminale.
Kjo deri në një pjesë të segmentit, ku më pas trupin e Renisit e kanë marrë dhe e kanë futur në automjetin e tij, të cilin më pas e kanë hedhur në Liqenin e Shkopetit, aty ku edhe u gjet, disa orë më pas. Në dyshimet e forta se fillimisht ishte qëlluar me plumb, por më pas në mendimin se ishte mbytur nga ushtrimi i një force njerëzore, kjo për shkak të shenjave të gjetura në trupin e tij dhe sidomos në zonën e qafës.
“Vendi ku mendohet se është rrëmbyer 23 vjeçari Renis Dobra, ndodhet vetëm 5 minuta larg banesës së viktimës. Dyshimet e para janë se autorët e kanë mbytur të riun me litar dhe më pas e kanë futur në makinën e tij tip Benz dhe më tej e kanë hedhur në liqenin e Shkopetit.
Por gjatë rrokullisjes së automjetit, trupi i pajetë i Renis Dobrës ka dalë nga makina, ku ka pësuar dëmtime të tjera në kokë dhe në trup”, thuhet në dosjen hetimore./ Në Shënjestër, BW
Foto nga emisioni MAT- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, i përgatitur nga gazetarja Klodiana Lala, trajtoi k&eu...
Foto nga emisioni MAT- Vdekja e Renis Dobrës ka ardhur si pasojë e shtrëngimit me anë të një laku, apo ndryshe stranguli...
Babai i një prej pengjeve izraelite TIRANA- Babai i një prej pengjeve izraelite që u morën nga Hamasi më 7 tetor 2023 ka ardh...
Foto ilustruese UKRAINA- Një grua 41-vjeçare nga ukraina vdiq tragjikisht në Shqipëri më 11 korrik, duke u përpjekur të...
Foto ilustruese DRENOVA- Vatra e zjarrit në Drenovë që nisi thuajse 2 ditë më parë raportohet se është izoluar...
Shkëlqim Hajdari TIRANA- Pezullim i AKU, lirim i hapësirave publike apo aksion ndaj ndërtimeve pa leje. Këto janë frazat m&eu...
Foto ilustruese SHKODRA- Dy vajza të show biz-it shqiptar me inicialet A.D dhe R.R, raportohet në media se kanë marrë pjesë në...
Foto ilustruese SHKODRA- Mungesa e tualeteve publike në zona turistike është bërë shpesh objekt diskutimesh në forume të...
Foto ilustruese KOSOVA- Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës të martën ta dënojë një të mitur me burgim p&e...
foto ilustruese ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Italisë. Mësohet se gjatë kontrollit i ri...