Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia ditën e sotme ka zhvilluar kërkime dhe ka rrethuar banesën dhe lokalin e tij në zonën e Fushë Kuqes, në Kurbin, por nuk arritën që ta gjenin.
KURBIN- Policia ka zhvilluar një megaoperacion ditën e sotme për të arrestuar Gëzim Çelën, i dënuar me 20 vite burg për drogë dhe prostitucion. Policia ditën e sotme ka zhvilluar kërkime dhe ka rrethuar banesën dhe lokalin e tij në zonën e Fushë Kuqes, në Kurbin, por nuk arritën që ta gjenin.
Kush është Gëzim Çela?
Gëzim Çela është i cilësuar si ‘baroni i drogës’. Ai është shpallur në kërkim ndërkomnëtar nga Interpoli. Fillimisht Çela u bë punonjës policie dhe më pas iu fut trafikut te heroinës. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014, kur Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.
Gjatë operacionit, u arrestua në pikën kufitare të Morinës shtetasi Realt Hysolli, i cili po sillte 7 kilogramë kokainë për llogari të Çelës. Kjo ngarkesë ishte siguruar në Kosovë nga Valentina Tufa, e cila u arrestua në një banesë në një fshat në Pejë, ku u zbulua edhe një laborator për përpunimin e kokainës dhe u arrestua Veim Berisha, pronari i ambientit. Në të njëtën kohë, policia shqiptare organizoi operacionin për arrestimin e Gëzim Çelës.
U bënë kontrolle në banesën e tij 3 katëshe në Fushë–Kuqe të Laçit, si edhe në apartamentin e tij, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por nuk u bë e mundur gjetja e tij. Çela kërkohet edhe në Itali, ku rezulton i dënuar në mungesë me 19 vjet e 9 muaj burg për disa vepra penale, trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje, favorizim të emigracionit klandestin dhe pjsëmarrje në organizatë kriminale.
Dritan Meta LAÇ- Personi që shihni në foto është shefi i komisariatit të Laçit Dritan Meta, i cili u arrestua d...
Muhamet Rrumbullaku TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se për 3 personat shpallur n&...
Muhamet Rrumbullaku TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga operacioni 'Flak&...
Muhamet Rrumbullaku TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka nxjerr emrat që janë shpallur n&eu...
TIRANË- SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste ditën e sotme. Mësohet se disa prej urdhër-arresteve po ekzekutohen nga policia, e cil...
Policia KURBIN- Nga megaoperacioni i sotëm i zhvilluar në Kurbin, një prej të arrestuarve është edhe një sh...
Gezim Cela KURBIN- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka zhvilluar një aksion në Fushë Kuqe pasditen e ...
Pronatyra TIRANË- Grupi Pronatyra sjell në Shqipëri një nga rrjetet më të mëdha italiane të shpërndarjes ushqi...
Foto ilustruese VLORË- Zjarr në një banesë dy katëshe në Vlorë. Sipas burimeve, pronari i shtëpisë harroi bomb...
Agron Çobani TIRANË- Një nga zërat më të rëndësishëm të gazetarisë shqiptare vjen përmes doku...